Kulturë
Jahja Drançolli: Sipas një burimi bullgar të viteve 927-1014, arbërishtja ishte ndër gjuhët e njohura europiane të asaj kohe!
E enjte, 16.03.2023, 06:19 PM
Sipas një burimi bullgar të viteve 927-1014, arbërishtja ishte ndër gjuhët e njohura europiane të asaj kohe!
Nga Jahja Drançolli
Krahas
kronikave të Raguzës, të cilat njoftojnë fuqishëm praninë e arbërve në
territoret e tyre etnike gjatë shekujve V-XI, një njoftim tjetër për të njëjtin
problem është burimi që fshihet në një tekst të vjetër bullgar, që daton nga
koha e Pjetrit, Borisit ose Samuilit, perandorë bullgarë (927-1014). Dokumenti
në fjalë është riprodhuar edhe në një dorëshkrim cirilik të shekullit të 17-të
(1628). Në fakt, është një fragment i marrë nga një legjendë e periudhës së
perandorëve bullgarë të përmendur më sipër, ku autori përpiqet në formë
pyetje-përgjigje të shpjegojë origjinën e popujve dhe gjuhëve të Europës së
asaj kohe. Së këtejmi, autori i këtij burimi të rrallë edhe për historinë tonë
të lashtë, e kishte ndarë qytetërimin botëror dhe në veçanti atë europian në
shtatëdhjetë e dy gjuhë dhe tre kategori fetare: 1. Ortodoksë, 2. Gjysmë
besimtarë dhe, 3. Jobesimtarë. Sipas burimit, dallohen pesë gjuhë ortodokse:
greqisht-bizantine, bullgarishtja, siriane, ibero-gjeorgjishtja dhe rusishtja.
Tre prej tyre zotërojnë gjithashtu alfabetin ortodoks: greko-bizantin, bullgar
dhe ibero-gjeorgjian. Ndërsa, në rangun e popujve të quajtur gjysmëbesimtarë
ose romano-katolikë, ata veçuan dymbëdhjetë gjuhë, të cilat i flisnin:
1.
Alamanët, 2. Frëngët, 3. Hungarezët, 4. Indoeuropianët, 5. Jakobitët (Skocezët.
), 6. Armenët, 7. Saksonët, 8. Leçet (Lekët), 9. Arbërorët, 10. Kroatët, 11.
Hizetët dhe 12. Gjermanët.
Burimi: Copëz nga
faksimili i dokumentit të viteve 927-1014, riprodhim i shekullit XVII!
Ilustrimi për postim
është realizuar nga MA. sc. Ermal Gashi!