E shtune, 25.03.2023, 11:48 AM (GMT)

Kulturë

Përparim Hysi: Demarsh për një homazh

E merkure, 15.03.2023, 06:42 PM


Demarsh për një homazh

(një poezi pak ndryshe)

Nga Përparim Hysi

Në shkurt të vitit 2006, unë ndodhesha në Florida. Sado larg Shqipërisë, për çdo ditë jetoja me Shqipërinë. Shkurti i atij viti qe si një cunam që ra mbi letërsinë, kulturën dhe artin shqiptar. Më 3 shkurt 2006, u nda nga jeta i madhi VATH KORESHI. Më 7 shkurt 2006 u nda nga jeta, PIKTORI I MADH, IBRAHIM KODRA. Më  18  shkurt 2006, fotografi MJESHTËR KELË KODHELI. Më 17 shkurt 2006,  u nda nga jeta një nga POETËT më të bukur, Frederik RRESHPJA.Natyrshëm, ndjeva dhimbje për ta dhe mirë apo keq,  e kam zakon: kurrë nuk shkruaj për gjëra që nuk di.

Për, të ndjerin RRESHPJA, shkrova një elegji, ku e qaja si një POET të MADH që jeta e sakatoi. RReshpjen e burgosën dhe dihet mirë seç hiqnin  intelktualët e burgosur,  Por dhimbja ime, sipas shënimeve në fletore, për RRESHPJEN m'u bë dyfish më e madhe, kur në funeralin e tij, nuk ndenjoi të merrte pjesë qoftë dhe një punonjës nga Ministria e Kulturës.Kjo ishte sa fyese dhe po aq revoltuese. Por fyerja ndaj një POETI aq të bukur dhe të papërsëritshëm,  e rriti kurbën.gati 10 -ditë pas vdekjes së Poetit. Në datën 28 shkurt 2006, Ministri i Kulturës, për të nderuar këta PERSONALITETE të Letërsisë, kulturës dhe artit, me nismën e tij (dhe është për t'u përshëndetur), organizoi një "koncert-homazh për nder të KODRËS, KODHELIT e KORESHit",  Përsëri, Rreshpja u "harrua" si LIPE SHTOGU i Estradës së FIERIT. Dhe a e dini pse u denigrua kaq shëmtuar, POETI FREDERIK RRESHPJA? SE ishte dhe vdiq si opozitar. Tani dhe unë nuk durova më dhe u lëshova me anatema kundër Ministrit jo të Kulturës, por të"çkulturës".

SE ministrat e kulturës, të majtë apo të djathtë, kur hipin në karrike, sikur një pjesë të mendjes e humbasin. Njëri e prishi "Lidhjen e Shkrimtarëve" dhe godinën e bëri pronë të MInistrisë së Kuiturës.Jo vetëm kaq, me sa shoh në shënime, sikur vuri dhe një pllakatë si emblemë a obelisk:me demek, këtë e bëra unë. Kështu bëri Sulltan MEHEMTI në Kalanë e Elbasanit që shkroi:-Vura dorën! Ky që e prishi"Lidhjen..." e pagoi me ca"mbërthecka" që ia nxorrën nga hundët, hynerin që bëri. Kur them kështu, ministrja e kulturës(e majtë kjo), sa mori karriken,  të parin të"paaftë" që shkurtoi, qe POETI më i bukur që është gjallë, pushoi Xhevahir Spahinë!!! Dhe tani që po shkruaj, jam mirë, se as që e di kush është Ministër Kulture (thonë se si ndërtesë është larg e larg, "mërguar", por le të jetë ku të dojë, notën e ka marrë me ato që na servir Kultura në ekrane:me"Përputhen", me "Big Brader" dhe sa për shkrimtarët e poetët le t'i bien fyellit sipas qejfit.

Dhe ja poezia që kam shkruar më 28 shkur 2006/

Demarsh për një homazh apo homazh përgjysëm

"Do bëhet një koncert homazh, me nismën e Ministrit të Kuturës, për Ibrahim Kodrën, Vath  Koreshin dhe Kelë Kodheli"

Nga shtypi

Dikush mungon në atë koncert-homazh

Si LIPE SHTOGU është lënë pas listës

Ndaj protestoj dhe bëj"demarzh"

Kjo lloj harrese nuk ka kokrrën e kripës.

SE hiqeni sikur ende nuk e kini marrë vesh

SE në muajin shkurt,  u nda nga jeta FREDERIK RRESHPJA!

Mos kujtoni se ka ende syleshë

Dhe , sa për vete,  nuk më rri mirë "festja".

Si mund të harrohet një LIRIK aq i bukur,

QË një pjesë të jetës i prangosur në qeli?

Rrëneqthem dhe jam krejt i turbull

Si mund të harrohet një POET si ai?

Prapavija e kësaj"harrese" është krejt e dukshme

SE LIRIKU I BUKUR ishte opozitar!!!

Është e dukshme dhe, njëkohësisht, e turpshme

Koncerti-homazh i"plagosur" dhe krejt i stonuar.

Florida,  28 shkurt 206

Tiranë, 27 shkurt 2023



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora