Kulturë
Brahim Avdyli: Vlera e përjetshme e mikropoezisë shqipe
E shtune, 22.07.2023, 07:57 PM
VLERA E PËRJETSHME
E
MIKROPOEZISË SHQIPE
(Studim
për veprën poetike të Prend N. Buzhalës, „Këngëz me errësirë blu“, LENA Grafik,
Prishtinë 2022)
Nga
Brahim (Ibish) AVDYLI
1.
Themeli i digës poetike
Të
shkruash një recension mjaft të denjë për një shkrimtarë të përgjithshëm
shqiptarë dhe kritikut mjaft të madh të letrave shqiptare, me 23 vepra poetike;
10 vepra me prozë , ndër to dy roman e
tetë me tregime; 70 vepra me kritika, studime, studime monografike e vështrime;
4 vepra publicistiko-historike dhe kulturore; si dhe 18 libra përgatitje për
shtyp; këto vepra të shtyjnë të mendosh e të studiosh tërë veprimtarinë e tij,
edhe të kritikës dhe të teorisë letrare, që të mund të shkruash disa faqe
tekstualisht të këtij studimi.
Dorën
në zemër, i kam lexuar nga një herë edhe këto vepra të tij, si p.sh.: „Sizifi
pa gurin e tij“ e „Një rê pa atdhe“, tregime me pak fjalë; „Në
kapërcyell“, një roman; dhe „Shenjat e kryqëzimit“, rrëfejza të
vërteta. Mund të them se nuk mjafton një lexim për të shkruar për këto vepra.
Në të vërtetë, po i vazhdoj shkrimet e gjata, të filluar për veprën me tregime të shkurtra, „Heroi i rrugës“, SHB „Rozafa“, Prishtinë 2017 dhe „Ani i ilirishteve“, poezi, Lena Grafik, Prishtinë 2020. Po i vjen radha veprës me mikropoezi. Vepra poetike „Këngëz me errësirë blu“, mikropoezi, është e sistemuar në 4 ndarje të poezive, me nga një titull sinjifikativ: „E parrëfyer kjo lumturi“; „Para derës së rruzullimit“; „E shqipërishme“; dhe „Shpirti i qetësisë së një peme“. Në radhë të parë, duhet të dimë çka nënkupton në teorinë e poezisë mikropoezia. Na vjen në mendje vepra e njohur e letërsisë moderne, në tërë botën e njohur perëndimore (Gjermani, Austri, Zvicër, Itali e Francë), e Mario Adreotit, „Stuktura e letërsisë moderne“[1], e cila jo vetëm që i ka rrugët e interpretimit të prozës tregimtare dhe të lirikës poetike postmoderne, por edhe strukturën e tyre në tërë letërsinë postmoderne, duke e përfshirë edhe strukturën e prapavijës së thellë tejshkrimore, që i përmban disa figura të rëndësishme të makro-strukturës dhe të mikro-strukurës, e të cilat na e paraqesin funksionin e vërtetësisë së tyre.
"Në një kuptim më të gjerë, eksperimentalja, në lidhje me testimin e mundësive të reja të shprehjes, është një tipar bazë i tërë letërsisë ( së sotme, po them unë) moderne".[2] – na thotë zotëri Andreoti.
Letërsia
bën pjesë në strukturën e mendimeve botërore eksperimentale të re (novatore),
edhe kur arrin apo kur nuk e arrin me strukturën e vet, të jetë shprehje e
mjeteve të zgjedhura të jetës e qenësisë së qëllimeve të saj. Ajo shpesh mund
të jetë një dhunti e mirëfilltë. Mjaft forma të mendimeve të saj nuk janë
eksperimentale, por të thëna me artin poetik mjaft bukur e suksesshëm në botën
tonë artistike, të cilat njeriu që i përcjell këto risi, i modifikon që në
gjenezë. Në të gjitha format e saj, kjo është bazë për tërë poezinë
postmoderme. Në fjalorët tanë, të parat fjalë që janë të shënuara për të voglën
e të madhen, janë për „mini“ dhe „maksi“. Këtu është minimalizimi
i poezisë, por në formën e saj më të zgjedhur.
Çka
mund të thotë Prend N. Buzhala për poezinë e tij edhe në formën e vet më të
vogël?
Natyrisht
mund të quhen thjeshtë poezia minimaliste sot, dhe kjo gjë është minimalizimi
në art dhe në letërsi. Minimalizimi është një dukuri e gjerë e artit shkrimor e
vizual apo video-filmik. E kemi thënë me vërejtjet tona në dy vazhdime, për
tregime të shkurtra, ‘Heroi i rrugës’. Tani, i vjen radha poezisë
minimaliste, ‘Këngëz me errësirë blu’,[3]
e cila e ka si nëntitull të saj referencën ‘mikropoezi’. Mikropoezia e poetit
të madh kombëtar gjithëshqiptar, i ka këto kontura të veçanta të poezisë, e
cila i ka themelet veta të ngjeshura; përdorimin e fjalëve të pakta;
strukturimin me pak të fjalëve; figurën poetike, e cila ngërthen
shumëkuptimësi; dhe sintezën e përvojave të veta jetësore.
Me
poezinë minimaliste merren trajtat e shkurtra të poezisë poetike, që ngjasojnë
me tanka, vake (wake), haiko japonese, por këto gjuhë të tjera e kanë një
strukturë tjetër të tyre. Diga poetike është e veçantë në këtë vepër.
Tri-katër
poezi janë të haikut.
Haiku ka rregulla strikte dhe i ka tri vargje. Metrika e saj është e kufizuar edhe në formën e vargjeve: a) 5 rrokje, rreshti i parë; b) 7 rrokje, rrjeshti i dytë; dhe c) 5 rrokje, rrjeshti i tretë. Katër poezitë janë mjaft domethënëse: 2. Haiku, faqe 9; 4. Haiku, faqe 15; dhe 2 së bashku, me një titull, 3. Qumështi prej guri (Haiku buzë Rozafës). Forma tjetër është tanke, p.sh. me 5 vargje, vake (wake), dhe vargje të lira, me minimalizmin e mundshëm të tyre. Janë poezi më të shkurtra.
2.
Elipsa poetike dhe vizionare e poetit
Misioni i parë që na jepet gjatë leximit të kësaj vepre poetike, është vetëdijesimi për shkurtesat e vargjeve në përmasat e vlershme të poezive të shkurta. Sikurse proza e tij, nëpër disa përmbledhje artistike me tregime të shkurtra, edhe kjo vepër e plotë artistike, me vargje të tëra që lundrojnë e përbalten nëpër lumin e jetës, plot batica e zbatica, deri në sipërfaqen e mbufatur ndër pezmatime përgjithësisht të kësaj jete, plot përvojë jetësore të poetit, na vinë me pak fjalë, sepse përmbytja nëpër lumin e jetes nuk ua mundëson të flasin më tepër, vetëm aq sa dalin nga pena e poetit. Po e kujtojmë edhe një thënie të këtij autori, i cili thoshte:
„Poeti, duke punuar me fjalën, arrin ta qetësojë stuhinë e mendimeve e të ideve, përmes thënies minimaliste të shprehjes. Ai e rivlerëson rolin funksionalizues të fjalës, gjën prozedime të përshtatshme për të arritur, përmes saj, te thelbi i çështjeve dhe gjërave. Të tilla janë ato edhe kur emërtohen si kronikë, parakallxim, rrufe, rrëfim, metaforë… Ai pranon ta sfidojë fjalën në thelbin e thjeshtësisë së thënies dhe sfidohet prej saj: duke e gjetur edhe te një grimcë e padushme poezinë e fshehur.“[4]
Ndonëse
poeti Prend N. Buzhala shkuan në këtë vepër për një shkrimtar tjetër
minimalist, e kjo vlen edhe për tërë poezinë e tij minimaliste.
Ai shton më tutje, në këtë faqe:
„Poezia nuk na është vetëm tekst. Shkon më tej: është këndim, por edhe imazh, spektër, tinguj, kundrim, meditim, hapësirë kozmike…“[5]
Siç
thotë poeti, do të futemi në emocionet e brendshme të përceptimit e të
persiatjeve të tij me fjalën e përdorur racionalisht, në magjinë e botës së
poetit. Mikrostrukturat e jetës na shpalosen me ndjeshmëri të vërtetë nëpërmes
të fjalës së shkruar, gjithnjë me dashurinë jetësore, që nuk është vetëm
dashuria ndaj femrës, por është dashuria ndaj gjuhës së shkruar, në një ATDHE
të veçantë, për të gjithë pjesëtarët e vuajtur të tij.
Është
elipsa magjike e jetës se provuar të poetit në jetën e përkohshme, me të gjitha
krajatat e vetëdijshme jetësore e mendore, të arritura me një përvojë të
mjaftueshme në këtë jetë, që arrin ta thotë pikërisht poeti në këtë skaj të
jetës, që të tjerët nuk kanë ditur të shkruajnë e me këtë përvojë, dhe as nuk e
kanë hasur apo nuk e kanë këtë njohuri të shkrimit.
Po e marrim një eseiste europiane, zonjën Sigrun Hoellrigl, nga Gato-monodesign.de, „Arti i minimalizimit“, e cila na i reflekton këto gjëra, të cilat shtohen gjatë sprovimit të kthimit në film të këtyre poezive minimaliste, me një muzikë të veçantë. Me konsideratë, ajo thotë:
„Edhe mjeshtrit me përvojë dhe me shumë para mund të dështojnë në këtë detyrë, veçanërisht pasi ata gjithmonë duhet të ndërmarrin shumë rreziqe, d.m.th të shtyjnë kufijtë për të krijuar diçka të jashtëzakonshme…“[6]
Poezia minimaliste është në kufi të vrulleve të jashtzakonshme, sepse kur i lexojnë këto vargje të poetit mund të hedhim para syve një bredhje të vetmuar të tij dhe të dëgjojmë edhe një muzikë të trishtë, pastaj t‘i hedhim para syve edhe këto vargje aq sa janë, as më pak e as më tepër, pa i dëmtuar aspak përjetimet tona.
„… Në fakt tashmë duhet të jetë e qartë në konceptin bazë se si mund të arrihet ky minimalizëm…“
Në tërë vizionin e tij poeti ynë, Prend Buzhala e ka arritur këtë minimalizim të artit të madh jetësor dhe të poezisë së tij, që na shfletohet prej faqes së parë e deri në faqen e fundit.
„Poezia
është bima e vogël më e ndjeshme në strukturën e përgjithshme që duhet
mbrojtur. Arritja e ekuilibrit të duhur është një akt balancues shumë i
ndjeshëm.“[7] – konsideron eseistja e njohur, Sigrun Hoellrigl,
duke shkruar për poezinë minimaliste.
Poeti ynë, Prend N. Buzhala, e ka të qartë elipsimin e vet poetik nëpër thëniet e tij jetësore.
3. Esenca e poezive të shkurta dhe kuptimi i mikropoezisë
Po
të marrim çka është termi sipas etimologjisë, në Wikipedia Org, do të shohim se
për vargje të shkurtra është përdorur tanka prej gjysmës së dytë të shekullit
të tetë dhe në shekullin e nëntë e dhjetë të erës sonë, kur ajo u bë forma
mbizotëruese e poezisë në Japoni, e cila është quajtur waka (vaka), si formë
kryesore. Sipas kësaj Web-faqe, në fillim të shekullit njëzetë, nga poeti e
kritiku japonez Masaoka është riaktualizuar waka në një deklaratë, e cila duhet
të rinovohet dhe modernizohet.
Atëherë
kishte tanka 5 njësi, të cilat shpesh na trajtohen si rreshta të veçanta
të shprehjeve, të cilat quhen „on“ dhe kanë 5-7-5-7-7 rrokje. Tri
rreshtat me 5-7-5 rrokje quhen kami-no-ku (fraza e sipërme), ndësa 2
rreshtat me 7-7 rrokje quheshin shimo-no-ku (fraza e poshtme).[8]
Historiku
i tankave, wakave dhe haikut kanë një varshmëri e kundërshti, jo
vetëm për format e vargjeve dhe metrikës, por edhe të ideve që kanë ato nëpër
shekuj. Me historitë e tyre nuk po merrem aq shumë.
Në
fakt, nuk e kam për detyrë të merrem me ato forma të poezisë në këtë recension
të gjatë për poetin e madh dhe veprën e tij poetike, Prend N. Buzhalën. Më
duhet të theksoj se tanka, waka e haiku vazhdojnë të shkruhet edhe sot, p.sh.:
familja perandorake japoneze shkruan tanka për vitin e ri.[9] Poezitë janë më të rralla dhe vetëm te
familja perandorake, e pak guxojnë të shkruajnë ata të cilët nuk e posedojnë
këtë titull, megjithëse thuhet se këto forma të artit japonez janë të përhapura
ndërkombëtarisht. Interpretimi i këtyre poezive, të tankës, wakës dhe haikut,
është i lirë nga poetë e përkthyes nga poezia japoneze, të cilët nuk u
përmbahen rregullave të saja strikte. Gjuha japoneze është po ashtu gjuhë e
veçantë.
Në
të vërtetë, e pa plota, e pa thëna ose vetëm e nënkuptuar apo e lënë me qëllim
jashtë thënies thelbësore, por që nënkuptohet nga ato që janë thënë kuptimisht,
është haiku. Ndërsa tanka është nga pesë vargje të thurura me rrokje të
caktuara të fjalëve. Nëse kanë më tepër vargje, ajo nuk është tanke. Pastaj
vaka (waka) është tjetër, por e papërdorur në letrat shqipe.
Poezitë
janë të përzgjedhura si metafora të jetës njerëzore, të pavarura nga format e
ndryshme kulturore dhe sociale të tyre, por strikte sa i përket metrikës së
tyre, është ndërveprimi i tyre (tanke, wake e haiku), që rrjedh në një zonë të
madhe shoqërimi për interpretimin subjektiv (jo objektiv) të mendimeve, e të
cilat lidhen me përmbajtjen e tyre. Ky ndërveprim i këtyre teksteve nga njëra
anë dhe imazhit që krijon kjo ndërlidhje reciproke, është kozmosi i vogël, që lidhet
me të madhin. Te poeti i madh, Prend N. Buzhala, në veprën me mikropoezi „Këngëz me errësirë blu“, del imazhi
kozmogologjik i jetës dhe duhet të studiohet mirëfilli. Mikropoezia e tij është
e ndërtuar me 8 vargje, por edhe 5, 6, 7 vargje, që janë poezi lirike, e jo
poezi abstrakte (hermetike), të cilat nuk kufizohen nga numri i rreshtave dhe
nga numri i rrokjeve, por nga idetë e tyre. Vargjet e tij janë të stilit
të lirë, e rrokjet dalin të ndryshme nga poezia në poezi. Këtu nuk janë rrokjet
që i klasifikojnë këto poezi, por kuptimësia e tyre simbolike e metaforike, jo
e stilit hermetik.
Ato
janë të lira, të thjeshta, të thëna lirshëm, por me thënie të ngjeshura me pak
fjalë, për të kaluarën apo për të ardhshmen.
Po e marrim një poezi ku poeti shfryen, në pamundësi tjetër:
„E
fjalët na qortojnë: shikoni përpara,
e tashmja m’i shprishi zanorët.”
( Poezia „Fjalët e dëmtuara“, Pjesa 1. „Si flasin rrugët“, faqe 105. )
Minimalizimi
shquhet si veçanti e këtyre poezive, ndonëse të duket se mos i ka kënduar më
parë poeti, por janë origjinale. Të kujtohet muzika e ndërdijes së qenies së
mërzitur me vetminë për dore të poetit që këndon vargje të trishta,
melankolike, pa kuje, të thëna lirshëm e me kuptim të veçantë, me pikëllime të
ndjeshme, por krenare. Të rrjedhin pak lot, ty si lexues, e jo poetit. Po të
ishe njëfarë regjisori, i vetëdijshëm si artist i artit, dhe poezia e ka në
vetvete artin e shkruar, do ta bënte një film, të ngjeshur me mall të dramës
kolektive shqiptare dhe e nxjerrë trininë artistike të jetës.
Pse
quhet këngëz dhe pse errësirë blu, e jo e kaltër? Polemikat mund
të vinë nga ata që nuk e njohin çështjen. Errësira është blu, e kaltër e çelur,
e mesme dhe e mbyllur. Nuk është si thonë disa fjalorë. Kur shikohet qielli,
është blu, por nuk është i errët. Kur vdes, e sytë të rrotullohen, ata e kanë
të kaltër e deri në blu. Ndërsa i shohim se kur rrotullohen sytë janë të
bardhë. Jeta paralele, krahas jetës së përkohshme dhe jetës së përjetshme,
është ngjyrë e kaltër në blu, pa ré e pa të zezën, sepse të zezën e mban toka e
ferri. Kur vdes njeriu, kalon nga kjo jetë në jetën paralele. Aty pret, sa
mbahet vlerësimi. Nëse është mbi gjysma e jetës me të liga, kalove në ferr.
Nëse mbi gjysma e jetës është me të mira, shkove në parajsë. Poetët nuk shkojnë
në ferr, sepse kanë për ta përcjellë këtë jetë, të cilës fé qofshin.
Errësira
blu i përfshin të gjitha ngjyrat e të kaltrës, si në gjuhën angleze. Aty
thuhet: e kaltër dhe e çeltë; e kaltër dhe i mesëm; e kaltër dhe e mbyllët.
Blu, është tërësisht e kaltër, me tre nuancat.
Errësira
blu është aspekti shpirtëror, d.m.th. kozmologjia, si dije e veçantë. Në
fjalorin Anglisht-Gjermanisht thuhet: out the blu=aus heiterem Himmel=në
qiellin e ngrohtë. Ngjyra blu është e ngrohtë për qiellin, sepse është i
ngrohtë kur kalojmë në te, kur ta mbarojmë ciklin e jetës sonë. Kjo jetë
është jetë e përkohshme, ndërsa jeta tjetër është jetë e përhershme.
Togun e fjalëve „errësirë blu“ nuk e kam hasur në asnjë shkrim, vetëm në librin poetik të Prend N. Buzhalës dhe në shqipe, sado që i kam lexuar mija vepra. I pari është Prend N. Buzhala. Prapashtesa „ëz“ është prapashtesë zvogëluese, si p.sh.: pakëz, çikëz, vashëz, etj. e që haset edhe në të folmet arbëreshe. Prendi e përdor „këngëz“ për shpjegimet osmologjikë të filozofisë së thjeshtë në „errësirën blu“, derisa i shkruan këto mikropoezi thellësisht filozofike! Filozofia i ka nëndegët e veta nëpër të gjitha shkencat e krijimet, edhe ato shkrimore. Duhet që ta njohësh filozofinë, që t’i njohësh poetët, autorët, shkencëtarët, etj...
4. Hapësirat e hapura dhe katarsisi i pikëpamjeve të arta
Në
këtë përmbledhje të shkrimtarit Prend N. Buzhala, është vetëm poezia
postmoderne lirike. Vjersha e parë, që e hap ciklin, „E parrëfyer kjo
lumturi“, është „Zbritja shqip nëpër shekuj“.
Për
mendimin tim, zbritja është shprehje e gramatikës dhe është e vlershme në
matematikë, si p.sh.: pjesëtim, shumëzim, etj. Kjo fjalë në gjuhë, „zbres“,
e ka kuptimin „e heq“, minus, sikurse „e shtoj“, plus.
Në
gjuhën e përgjithshme kuptimore dhe normale do të duhej të ishte „Dalje
shqip nëpër shekuj“. Po këtu thuhet poetikisht dhe ka kuptimin se zbres
nga qielli, e nuk del nga nëntoka. Qielli është i pakufi. Thuhet se
shpirtrat zbresin nga qielli. Nuk thuhet: „dal nga qielli“ e as „u
linda“ prej tij, sepse prej nëne je i lindur, e shpirtrat zbresin andej.
Ndërsa nëntoka ka kufizim. Është një planet dhe është i errët në brendi të saj.
Fshihet, çdo gjë. Shpirtrat ngrihen e dalin nga nëntoka. Nga nëntoka lindin
shpirtrat e mbylltë e në të zezë, me ndikimin e plotë të Kryedemonit. Atyre, u
rrahim këmbët fuqishëm për tokë. I ngreh poli negativ i energjisë kozmike, jo
poli pozitiv i energjisë kozmike, që e identifikojmë me Zotin e Madh. Ai është
në qiell të thellë, në qiellin e ngrohtë, dhe njerëzit që i besojnë atij,
mendojnë vetëm pozitivisht me besim të plotë e janë më të lehtë, ecin me hap të
lehtë.
Të
marrim një gjë, nga kozmologjia: Jezu Krishti është i zbritur në tokë prej
qiellit, që kah të rrotullohet njeriu e ka Zotin e Madh dhe çka të prek në
tokë, qoftë se çan një copë dru për Zjarr dhe e mendon Hyjniun, e ka pranë
vetes Zotin e Madh.
Kur thuhet „Në fillim ishte fjala“, kjo është fjali tekstualisht biblike. Poezia është e thjeshtë, i ka pesë vargje:
„…
drita erdhi andej e na u dhurua
E
zbriti shqip nëpër shekuj,
ku
shpirtat vijnë këndej
nga parajsa dhe ferri.
( „Zbritja shqip nëpër shekuj“, faqe 7. )
Zbritja
shqip nëpër shekuj është lindja e njerëzve tanë nga parajsa e ferri, por janë
në dije të përgjithshme të Zotit të Madh, Hyjniut. Çdo gjë është që di AI, i
Madhi Zot, Hyjniu ynë, dhe ka mëshirë të jashtëzakonshme, por edhe fuqi të
gjithmbarshme. Kjo zbritje nga altari i shpirtrave bëhet me lejen e Zotit të
Madh. Poeti Prend Buzhala e di se vepra e parë e përmbledhur nga Jezu Krishti
dhe e lënë me porosi si e vetmja kopje e gjuhëve të vjetra, të cilën gabimisht
e quajnë „Gjuhë KOPTE“, në vend se ta quajnë „Gjuha KOPJE“ dhe deshifrohet
SHQIP. Gjuha e vjetër shqipe ka qenë gjuha që e flasin njerëzit e parë në
tokë dhe është „Gjuha KOPTE“, e lënë prej të vetmit që fliste atëherë
gjuhën arameike, Jezu Krishti, kushërinj të të vjetërve ylliro-shqiptarë të
sotëm. Zbritja shqip nëpër shekuj është të zbriturit nga qielli shqip i
lindjeve, të ardhurit nga qielli, është të zbriturit poshtë me lejen e Zotit të
Madh e Hyjniut. Kjo quhet për fenë katolike „zbritja e njeriut në tokë“.
Vërtet,
është kënaqësi kur i përcjell bijtë, pasardhësit, „i rrethuar me zogj e me
fëmijë“. Kështu fillohet „Mikropoezi, 1“, që i ka 4 pjesë dhe i
pesti është vetë poeti, që këndon, që s‘është tërë i rrëfyer, por ndjehet në
secilin varg. Të gjitha mikropoezitë janë kryesisht me nga 4 pjesë, e i pesti
nuk figuron, por ndjehet. Ndonjëherë, i ka edhe gjashtë pjesë. E shtata
nënkuptohet.
Poeti thotë për vetveten:
„…kur
ti mungon,
dhe vjen si një parandjenjë e beftë.
( „Mikropoezi, 1/3. E parrëfyer kjo lumturi“, faqe 10. )
Pjesa
që mungon, është parathënia, në të cilën identifikohet edhe poeti, si qenie
intelektuale. Një pjesë e vogël e njerëzve, janë të tillë.
Poezia
e katërt e mikropezisë së parë është varri i ëndërruar, i cili është i prehur
për tërë kohën, ashtu, në qetësi të përjetshme, të gjithë të vdekurit, qoftë
edhe kur flet malli i mërgimtarit.
Ku u linde më së pari, dëshiron edhe aty të vdesësh. Edhe mërgimtari dëshiron që të vdesë në atdheun e tij. Është Fjala Shqipe, me shkronja të mëdha, si e vetmja formë e shprehjes së kuptimit të saj, të cilat i ka dëgjuar së pari edhe poeti, dhe është shtëpia e tij, ku u lind:
„…
Toka që më ushqeu, më dha ujë,
ku
qava, qesha, luajta.
Janë varret e të parëve të mi…“
( „Mikropoezi 1/4. Varri i ëndërruar“, në faqe 11. )
Mikropoezia
e dytë fillon me shtegtimet e nëpër tokë, me elegjinë e jetës e ringritjet
gjatë jetës së përkohshme, drejt „këngëve
të dashurisë“. Dashuria e prindërve të tij e kanë sjellë në këtë jetë, në
përpëlitjet e këndshme me magjinë jetësore përmes vdekjes. Midis jetës dhe
vdekjes lind dashuria e jonë për këtë jetë, sepse e shohin këtë dritë të madhe
kur u lindëm. Vjen dashuria ndaj prindërve, që me mundim na rrisin e na forcojnë
me dije. Shprehimisht e duam atdheun, tokën e të parëve tanë, në luftë të
përhershme për mbrojtjen e truallit të parëve, me gjuhën e vjetër e të re
shqipe. Të vdekurit janë ata të cilët banojnë edhe në qenien tonë.
Fillon
katarsisi i jetës sonë dhe atë e ndjejmë tani fuqishëm. Shtatë breza më para
nesh jetojnë me ne e ndikojnë në jetën tonë të re, prandaj ne kemi rrezatim të
fuqishëm në shtatë brezat e ardhshëm. Është numri SHTATË numri i zotave. NJË
është Zoti i Madh, që nuk shihet. Është DRITË! Gjashtë janë Nënzota. Ndërsa,
zotat e jetës sonë janë PRINDËT. Të dytë (Babai dhe Nëna) numërohem së bashku,
e janë të barabartë. NËNTË është numri i zotave. E merr me mend Zotin e Madh,
ndërsa syri ynë e sheh Babain e Nënën. Janë 3 Zota. Në përgjithësi, janë Zoti i
Madh, gjashtë Nënzota, Baba (Ati) dhe Nëna (Ama). Bëjnë Nëntë Zota. Kjo gjë del
nga metafika, e jo nga fetë. E njoh mirë metafizikën, e jo tërësisht.
„Kur na përshëndesin/nga një rreze dielli.“ – thotë poeti. Këtu është dielli, Zoti i Madh.
„Ti
ndien nevojë
të
rendësh kundër rrymës
me barkën e thyer të jetës.
( „ Haiku“ , faqe 15. )
Është
thënë filozofikisht për jetën tonë, që shkon kundër rrymës, me „barkën e
thyer“ nëpër beteja e nëpër vorbullat e fatit. Nga çdo hap, të jetës së
provave, e ke nga një gjë themelore të prishtë. I tërë kozmosi është tejet i
madh dhe i pa fund, biliona të yjeve të larta, galaktikës blu e të errët,
planetëve të tjera e të dyfishtë apo disa fish, e nuk e kapin as teleskopët e
mëdhenj, që do të thuhet prej meje, një libër i mrekullueshëm, por i panjohur,
në pjesën dërmuese. Planeti tokë e ka këtë jetë, me yllin më të vogël pranë
tij, që quhet DIELL.
Poezia
e fundit e këtij cikli, „E parrëfyer kjo lumturi“, është ky fat i yni.
Në radhë të parë është e pa shpjeguar nga askush.
Poeti na e shpjegon në këtë formë të veçantë të tij, në „Mikropoezi 4“ me 4 nëntituj. E para është „Jeta shpërngulet në përjetësinë e ëndërrimit“, në të cilën zbret dashuria, si qenie e përjetshme, „në rruzullim“, Zotit të Madh, DIELLIT, në këtë botë, DIJES e DITURISË SË PASKAJSHME, kurse të vdekshme, u mbesin të kujtojnë humbjet, plagët, vetminë:
„E
jeta shpërngulet në përjetësinë e ëndërrimit,
e, veteveten e shndërron në përrallë të bukur.“
( „Jeta shpërngulet në përjetësinë e ëndërrimit“, faqe 18. )
Hyjnizimi vijën si shprehje religjioze, por ne po e themi për herë të parë se nga vjen Hyji. Duhet të meditojmë për lirinë, kur duhet të gjejmë origjinën e fjalës Hyji. Natyrisht, edhe ne duhet të mendojmë për tiranët, për gjithë të urryerit, që na sfidojnë pa masë këtë mendim për lirinë, sepse ajo është e para, që secili njeri e dëshiron. I kujtojmë dy vargje:
„…
për t’i parë deri ku shtrihen Kufijtë e Hyjit
për të dëgjuar ligjërimin e yjeve.“
( „Mikropoezi, 4/2. Aty ku shtrihen kufijtë e Hyjit“, faqe 19. )
Emri Hyji rezulton prej Yjit. Ne kemi zbritur prej Yjit, përmes Hyjit, prej Yllit të dyfishtë Sirri (Sirius). Në gjuhën shqipe e kanë kuptimin e vet. Nuk do koment më shumë. Kufijtë e Hyjit janë në kuptimin e yjeve. Ndër miliona vite na ngjallë ëndrra për të parë këtë Hyjni, edhe atëherë kur „mbyllesh në vetminë e shenjtë“ (një varg i të njëjtës poezi), për të medituar, por ai është kthyer prapë te Ylli. Askush nuk e ka përjetuar asnjëherë këtë dhunti.
„Tek
e vështron një zog të vetmuar në degë,
thua:
zogjtë nuk dinë të ndërtojnë burgje,
por
çerdhe,
ata
nuk thurin kafaze, as strehë
por
e lënë një hapësirë të madhe kah qielli,
kah
dielli,
as
rrugë të asfaltuara nuk ndërtojnë,
ata
të vetme e kanë lirinë në kaltërsi qielli.
Thua:
edhe mendja e gjen lumturinë e saj,
kur
fluturon nëpër hapësirë.
Mbeti duke ëndërruar zogjtë e mirë.
( E tërë poezia „3. Lumturia e mendjes“, në këtë cikël, faqe 20. )
Këtu
është çelësi: lumturia është vetëm në mendje, e jo tjetër! Gjërat
jetësore na vijnë përkundër nesh, por ne i gjejmë ato të mirat, duke e shikuar
natyrën. Ato që ndërtojmë janë kundër lirisë sonë: burgjet, kafazet, streha,
rrugët e asfaltuara, etj., e nuk fluturojmë aspak në hapësirë, si zogjtë e
bukur të maleve tona. Ne punojmë për komoditetin tonë, e këtë na e shkatërrojnë
me forcë ushtarët e një ushtrie tjetër, e shtetit okupues. Gjithmonë është
dhuna, ajo që na sfidon në realitetin tonë.
„Ky
mal është i vemuar si dhimbja“, - thotë në poezinë e fundit të këtij cikli, me
të njëjtin emër. „Aty mësova të mos kem frikë nga vuajtja“ (faqe 21), -
dhe e gjen çelësin e shpirtit të vet.
Këtë jetë e quajmë „jetë e sprovave“. Kur i kryejmë sprovat, ik shpirti ynë, del nga trupi, fluturon në qiell. Me të gjitha format e provave, shpirti ynë sprovohet dhe kjo del nga bota e përkohshme!...
5. Shpirti i fuqishën lirik në pikëpamje të vlerave jetësore
Çka
kuptojmë ne me fjalën „rruzullim“? Rruzullimi është emër i gjinisë
mashkullore. Nga fjalori i gjuhës shqipe (ASHSH 2006) kuptojmë se e ka rrënjën rruzull:
rruzull, rrúzull/-lli emër i gjinisë mashkullore; numri shumës; -j(t).
Është edhe term në gjeografi; term në astronomi; trup i rrumbullakët; lëmsh,
sferë: rruzulli i Tokës (tokësor), lëmshi i dheut, globi. Do të thonë
njëkohësisht gjithësia; bota. Le ta dijë gjithë rruzullimi, ta dijë e gjithë
bota. Ndërsa poeti është përpara derës së rruzullimit, kur hapet dera tjetër e
këtij rruzullimi, bota paralele, bota e përjetshme, amshimi.
Kur
dëshiron Hyji apo Zoti i Madh hapet porta e qiellit, ai ndërron jetë. E poeti
thotë „hapet dera“ në vend të portës, e dera është objekt i jetës së
përkohshme, e në kuptimin religjioz është porta. Edhe në gjuhën e parë
të tërë botës, që është Gjuha KOPTE, „Në philim“, është phorta,
ku shkronja e sotme „f“ është me dy shkonja „ph“. Këtë gjë nuk e
logjikojnë akademikët tanë të shkencave dhe nuk i japin në fjalorët e tyre këtë
domethënie.
Ky është cikli i dytë dhe mjaft i rëndësishëm. E fillon me poezinë, „E gjithmonshmja“:
„…
shkruan fjalët e dobësisë së çastit…
Shënon
mëkatet e botës
Si
të ishin krejt të tuat,
herën
tjetër krijojnë rruzullimin e dashurisë…
…
siç e pikturon piktori
Kryeveprën
e Ëndrrës,
siç
e krijon kompozitori
Himnin e Madh të Kohës.
Asnjë
krijim nuk bën pa dorën
Si të ishte një semper creator.“
( „E gjithmonshmja“, faqe 25. )
Këto
e shprehin poezinë me fjalë të saj hyrëse. Kreatori është në të gjitha
shprehjet për Krijimin, qoftë në vizatim, portrete e piktura; qoftë në muzikë
kompozitori, në teatër e në film, në poezi, në prozë, në romane; kreatori i
shkrimit, edhe në publicistikë e shkencë. Të gjithë janë kreator, e kanë
krijimin, në shenjë të Zotit të Madh, në shëmbëllim të tij, por jo njerëzit t’i
krijojnë, se janë përgjithmonë këndej rruzullimit, në jetën e provave. Asgjë
nuk bëhet pa dorën e tij. Dora vepron në bazë të mendjes, si çdo gjymtyrë.
Plaga e bekuar është ajo plagë që e kanë të gjithë, në vete. Janë njerëzit e mirë, përkundër njerëzve të ligj, që nuk duan të jenë nëpër sprovat e Zotit të Madh. Në shpirtrat e tyre i mbajnë plagët e krijimit, por njerëzit e mëdhenj dhe artistët i drejtohen Zotit të Madh, ashtu sikurse poeti, i cili ofshan:
„…
faleminderit o Zot, për plagët,
sikur
të mos isha njeri por gur,
do të vuaja nga mallkimi i vetmisë.“
( „Mikropoezi për jetën, I/1. Plaga e bekuar“, faqe 27. )
Shenja e gjallë del për jetën e gjatë. Nuk e kërkon fajin, por gjatësinë e jetës, sepse çdo njeri është shenjë e vogël e kësaj jete (jetës së përkohshme, jeta e provave, jeta e tokës):
„Ani,
zhytu në dëshprim:
është
shenjë e gjallë
se e ke dashur shumë jetën.
( „Mikropoezi për jetën, I/2. Shenja e gjallë“, faqe 28. )
Ky
është në të vërtetë veli i jetës sonë ( „Mikropoezi për jetën, I/3. Veli i
jetës“), sepse nuk hiqet ky vel i jetës, ndonjëherë me dëshpërim;
ndonjëherë me dhembje; ndonjëherë me vetmi. Ndonjëherë, kreatori, piktori,
etj., ia prish qetësinë ( vargu: „njeriu ia prishi qetësinë“ ). Ky është
rreshti i fundit i poezisë „Vizitori në ekspozitën e pikturave“.
Më
kujtohet një thënie e bukur e Linda Hutcheon-it, në teorinë e saj:
„Teoria
e praktika sërish ndodhen së bashku në artikulimin postmodern të dallimeve.“ [10]
Ky
mendim dhe kjo gjë na vjen në shprehje, në poezinë kryesore, me nga 3 pjesë dhe
është triptik. Numri tre është numri i tre Zotave, që i numëron njeriu: Zoti i
Madh, Baba e Nëna.
Ka të tjera mundësi për të numëruar zotat. Këtu, këto tri poezi e mbulojnë përvojën e dhimbshme dhe na i nxjerrin vetitë kryesore të jetës:
„Qielli
e ka
artin
e fshehjes së burimit
për
të vërtetat që vijnë prej shumë rrjedhash
të
pikave të ujit.
Të
duhet ta mësosh
Kthimin
te etja e ujit
te
etja e jetës
është rruga deri në shtëpinë tënde të shpirtit.
( „Burimi/1. Arti i fshehjes së burimit“, faqe 31. )
Kur
vdes njeriu, i kthehet tokës. Shpirti është diapazoni i energjisë dhe ikë prej
jetës sonë të përkohshme, del dhe shkon nga ne, fluturon në hapësirën e pafund,
në jetën e përjetshme. Jetën e përjetshme nuk e shohin, as jetën paralele. Jeta
paralele është në mes të jetës së përkohshme e jetës tjetër. Sa mund të lexojmë
psikologji, parapsikologji, spiritualizëm, vepra të tjera e të shumta që i
tregojnë këto gjëra mjaft të panjohura, edhe për religjionet e ndryshme të
botës, atëherë i ndanë këto jetëra, jo sipas një religjioni.
Nëse
piktori përpiqet të pikturojë këtë natyrë të veçantë të botës sonë, e
religjionet i kanë shpjegime tjera të këtyre dukurive, si. p.sh.: Metafizika,
Parapsikologjia, Psikometria, etj., i kanë shpjegimet e veta. Titulli i
kësaj poezie është: „1. „Arti i fshehjes
së burimit“, ndërsa poezia paraprake „Vizitori
në ekspozitën e pikturave“. Pamjen kur e sheh: „njeriu ia prishi qetësinë“, është jeta e jonë (në poezinë
paraprake, rreshti i fundit). Veli që e mbanë këtë jetë të ndarë me jetët e
tjera është i padukshëm. Njeriu nuk e dallon këtë pëlhure të vetëdijes për
botën tjetër, e cila dallohej me syrin e tretë, të cilin nuk e ka sot njeriu.
Ai nuk e di se vetë është energji, që lëvizë me gjymtyrë të vetat e të kësaj
bote. Edhe dheu, prej të cilit janë të gjithë njerëzit të krijuar prej Zotit të
Madhe, përmes trupit të nënës, është një materie relative e energjisë së
përgjithshme. Kulmi i kësaj energjie është shpirti. Kjo energji lëviz,
mendon, vepron dhe shprehet në jetë aq sa ka kapacitet, me gjymtyrët e tokës.
Gjymtyrët i nënshtrohen mendjes e shpirtit.
„Ky
burim paska lumin që fluturon“, dhe „Ky sy e paska/burimin e dritës“ –
na shprehet vetë poeti (faqe 32).
Pra,
ky burim, që derdhet nëpër hapësirë, nëpër vizionet e tij e kujtime, apo edhe
të terratisjeve, na e ngjall vetë jetën tonë, jetën e sprovave të përkohshme,
na ngjall atë me „dramën e shpirtit“ (faqe
33). Njeriu duhet ta ndjekë zemrën e tij dhe të pranojë ndonjë gabim të
mosdijes. Ta njohë atë çka është më mirë e çka është më keq.
Njohja
e tij është relative.
Qarkullon prej dijes në dituri e prej diturisë në njohjen që dallon prej
individit në kolektivitet e prej një kolektiviteti në relacion të kolektiviteve
të tjera, deri në pafundësi.
Ne
e quajmë „njohje“. Kjo njohje është relative, aq sa e përkrahë shumica e
individëve. Duke lexuar poezitë „Këngëz me errësirë blu“, të katër
poezitë e Prend Buzhalës, që e mbajnë titullin e tërë librit të mikropoezive të
tij, na shkon nëpër mendje biseda që zhvilloi Prendi me mua, në bisedë, në
restorantin „Edi-2“, përballë Fakultetit Filologjik, në Prishtinë.
Në
pyetje që ia pata bërë, si e mendon ai mikropoezinë, si autor, sepse është
filluar një recension dhe do të bëhet një studim, përderisa mikropoezia e tij e
meriton një studim të tillë:
„Bukur
e ke vërejtur për errësirën blu! Këtu po t’i jap edhe pak ide të mia. Në
simbolikën botërore <errësira blu> na sugjeron thellësitë më misterioze,
ndonjëherë antinominë e ndonjë cilësie që ndjell prapësi. Është metaforë që
nënkupton edhe fuqi e përgjegjësi; blu-ja e errët përcjell fuqi, thellësi dhe
elegancë. Ajo e sugjeron parashikueshmërinë, ndodhinë e një ngjarjeje që nuk e
pret. Herën tjetër: një ngjarje që ndodh rrallë e përjetohet rrallë. Errësira
blu sugjeron edhe trishtimin, dhimbjen, dëshpërimin... por vijnë vargjet që duan
të hedhin dritë mbi këtë blu mbi cipën e dhimbjes... shënon bukurinë e qetë të
blusë, vetë majën e ëndrrave, që është nuanca e thellë dhe e gjallë në
shumëkuptimësinë e saj: blu e errët përfaqëson kuptimin e thellësisë, besimit,
besnikërisë, sinqeritetit dhe mençurisë. Blu-të elektrike ose brilante janë
mjaft dinamike dhe dramatike - shprehja e fundit e ngazëllimit.“
E di se errësira blu është një imazh figurativ e thellësisht shpirtëror. Pra është „kujtesë me yje“ („Këngëz me errësirë blu“, 1. Kujtesë me yje“, faqe 34 ), sepse ne, e kemi origjinën prej Yjeve, prandaj edhe Gadishullit të parë i kemi thënë Gadishulli Yllirik, e kjo është thënie e imja.
„…
secilit na e kujton dashurinë
yjet
kur ndiçojnë
vetëm
vallëzojnë
e
kroi derisa rrjedhë
vetëm
dëgjon
si i bie violinave pyelli.“
( Po aty, e njëjta poezi, faqe 34. )
Natyra luan rol në përkujtimet tona dhe parapsikologët na i thonë disa herë se duhet të dalim nëpër pyll e të dëgjojmë zërat e pashtershëm të pyjeve tona dhe të meditojmë pak më mirë se sa mund të merret me mend. Bëhemi guaskë në pyll, që është e rrallë që mbyllet, për të harruar disa gjëra, pastaj hapemi „siç hapet një guaskë“ (rreshti i fundit i poezisë së këtushme):
„Po
afrohet anija
e
ti harrohesh i humbur në mjegullën e kaltër.
Të
shkon mendja të bëhesh një i huaj
Në vendin tënd…“
( Po aty, nga pjesa e dytë e poezisë, e 4 pjesëve, në „Këngëz me errësirë blu/2. Në fashë“ , faqe 35. )
Fasha nënkupton një gjendje të qetë, njëfarë qetësie, sepse mediton edhe i qetë kur je në pyll, kur pushon e je në një prehje, qetësohesh dhe je në fashitje. Ajo që e mendon, është e ardhmja e njeriut të parë nga yjet, mbi çdo gjë, edhe nga pylli, që të imponohet me hije dhe më të errët. Meditimet janë në mendje dhe mendja është e mbushur me anë të padijes, si një mjegullirë. Na është sikur një natë. E nata është në kaltërsinë e errët të qiellit dhe yjeve:
„Është
një natë që shqipton një zë të ngrirë
me
një këngë tepër të ftohtë
pranë
një kishëze të rrënuar
pa
kambanë
si
thikë akulli
me
një psherëtimë shekujsh…
Kushedi
pse të pëlqen të zhytesh
në atë hapësirë misteri.“
( „Këngëz me errësirë blu/3. Natë misteri“, faqe 36. )
Kjo gjë na i cilëson me të vërtetë thellësitë misterioze të imazhit figurativ thellësisht religjioze, me një „kishëz të rrënuar“, kur ky fakt i pamohuar i ndjenjave të arta dramatike e dinamike, na dërgon përtej kishëzave, që ka kuptimin e monumentit fetar, pa e caktuar as njërën konkrete e as tjetrën, prej lartësive dhe lashtësive të vjetra shqiptare, e poeti është ai që i shkruan këto poezi, që disa „recensionistë“ nuk janë aq të zgjuar dhe nuk e shohin këtë njeri të denjë, që natyrisht është ia që e shkruan poezinë, ndonëse nuk e thotë këtë gjë në poezitë e tij, si mua që më quajnë një poet me „nuanca kombëtare, familjare, autobiografike në vargëzimet poetike“[11], pa e vërejtur aspak metafizikën, të cilën e bashkoj me filozofinë poetike e kreative.
„Kjo
errësirë i vë në pranga njerëzit
është
e verbët
është
e shurdhër, me shtigje pa dritë
si
zemërligësia njerëzore.
E
kotë, pasi aty ngihen ëndrrat
si
shtjellë me lëvizje shakullore
dhe i gjëjnë rrugët.“
(Poesia e mbramë e mikropoezive me titull, „Këngëz me errësirë blu“/4. Lëvizje shakullore“, faqe 37. )
Kush
u vë prangat të gjithë njerëzve, janë ata që i sundojnë njerëzit, prej gjenezës
së njerëzimit, që kishte folur shqip, si poeti i këtyre poezive të kësaj vepra,
me shqipen e vjetër apo në shqipen e re, por ata nuk u mbahen aspak këtyre
„lëvizjeve shakullore“ të shpopullimit të shqiptarëve dhe besimtarëve të
vërtetë të besimit, e jo zhytjes së verbët me lutje e me parulla, të cilat nuk
i kuptojnë, në gjuhët e tjera konvertuale e konceptuale.
Nuk
po ndalem në poezitë e tjera të këtij cikli, e njëra ndër to është „Në
shoqëri me të pamundshmem/1. Ftesa e lirisë kah e panjohura“.
Po ndalem në poezinë „Shprishje“ dhe „Pika e zezë“, poezia e fundit të këtij cikli, „Kishat nëpër male“.
„Një
përrallë, në librat e shenjte a në jetë
një
insekt e mposhti elefantin,
një
David e mundi Goliatin?
Jeta
jep shembullin e saj
Kur
një i ri i përbuzur u bë hero.
Mbajeni
në mend këtë të përbuzur.
Mbajeni në mend kombin që përbuzet!“
( „Shprishje/ 1. Mbajeni mend njeriun e përbuzur“, faqe 44. )
Kombi
që përbuzet, harrohet! Njeriu i përbuzur, harrohet! Jeta e jep në shembullin e
saj, por njerëzit e harrojnë! As në jetë nuk plotësohen të gjitha gjerat
jetësore, sepse biliona e biliona njërëz ka globi! Madje as dashuria nuk mund
të plotësohet, e as e burrit ndaj gruas. Poeti e ka zemrën përplot me dashuri.
Gruaja i beson trupit, e burri e ka trupin përplot me dashurinë e vet, shumë më
të madhe se sa për gruan e tij. Ai e do At-dheun; i do njerëzit e tij, pa marrë
parasysh se cilit besim ata i përkasin, sepse janë SHQIPTARË; e do pafundësisht
JETËN, sepse po jeton, pa marrë parasysh vështirësitë, ngecjet, rrënimet,
burgun e veçantë, etj., të bërë nga kriminelët e shtetit okupues, „Jugo-sllavia“
(Sllavët e Jugut, jo shqiptarët!) ; etj.
Ai
është i ngritur. Por pushtetarët e vjetër e të rij e injorojnë, nuk e
përfillin. I flasin keq dhe ai izolohet, vuan nga kjo gjë, pra i plagoset zemra
e nuk flet me asnjërin, deri pas vdekjes, kur kujtohen për të, të gjithë që nuk
kujtohen me kohë. Të vdekurit, edhe trupin ia shohin. Ky „tjetër“, ka sekrete. Ata e bartin larg nga njerëzit, nga të
njohurit dhe miqtë e tij, që nuk kanë mundësi ta bëjnë të njohur deri sa të
vdes, sepse dikush do ta shpallte „fajtor“.
Do të duhet të pajtohet me braktisjen, me izolimin nga të tjerët, me lënien mënjanë, me injorimin nga të tjerët, me pamundësinë që t’ua plotësojë të gjitha dëshirat, e kur nuk ka asnjë mundësi tjetër t’i plotësojë, etj., atëherë plagoset në zemër. Zemra i dhemb dhe e ndjenë në vete këtë dhembje, por vuan e nuk thotë asnjë gjë, sepse edhe „kujtimet iu shprishën“:
„U
plagos në zemër,
dhe
plagën e fshihte nga bota.
Mësimi
i jetës u mësua
pasi u largua nga kjo jetë.“
( „Shprishje/2. Plaga e fshehur nga bota“, faqe 45. )
Ferrin e ndryshimit në jetë e gjen kushtimisht në vetvete:
„Në
ecje do pastruar terratisje të së kaluarës
Shpalosja e mrekullisë të pret në shtet të rri.“
( Poezia e fundit të këtij triptiku, „3. Ferr dhe shtegu i ri“, faqe 46. )
Mbyllet
ferri apo hapet një shteg i ri, një rifillim, kur dështon një ferr, sepse
vendos t’i futesh një gjallërimi të jetës. Duhet ndryshuar jetën, kur nuk
mundesh në atë formë. Në të vërtetë, është njeriu i përbuzur apo kombi i
përbuzur, i nënçmuar, në të cilën mund të bëhesh edhe hero. Kjo është vet
shprishja, humbja e lidhjes së mëparshme dhe hapja e një shtegu të ri. Duhet të
fillosh me mësimet e nga pësimet. Këtë gjë e kam thënë edhe në një novelë
autobiografike.[12] Ky është një fillim i ri, një fillim tjetër.
Çdo çështje e ka anën tjetër të kundërt. Ana tjetër quhet „Pika e zezë“. Ajo është pas çdo faqe të dukshme, faqja e padukshme. E bardha e ka edhe një faqe të zezë. Në fund të një tuneli të zi, është një pikë e bardhë, - thotë Nëna Terezë. Duhet të posedosh një shpirt të tejkohësh, për të arritur te pika më e panjohur e jetës. Poeti thotë:
Si
të dimë për Këngën tuaj Epike,
kur
ajo dëgjohet
vetëm
nëpërmes shqisës tejkohore
në
amfiteatrin ilir me shkallarët në qiell.
Nuk
e dimë
a
ta lexojmë Lutjen Tuaj
a Kërkimfaljen tonë.
(„Pika e zezë/1.Shqisë tejkohore“, faqe 47. )
Gjithçka duket e parëndësishme, veçanërisht për iluzionistët, madje edhe liria. Po e marrim tërë poezinë, që duhet edhe ju ta lexoni:
„Në
kohë zi buke
edhe
rrënjë ke ngrënë.
E
tash ilusionistët
në
tryezën për ngrënie
ta
vënë lirinë.
Si
liringrënës,
si
magjistar,
edhe
një bibliotekë
të
tërë
e
ke zvogëluar sa një kuti shkrepëse,
me
fitila që ndezin qiell e tokë.
Dhe gjithçka tjetër për ta shndërruar në flakadan.“
( „Pika e zezë/2. Biblioteka sa një kuti shkrepëse“, faqe 48. )
Pika
e zezë në horizont është pikë e beftë, më e rëndësishme, që „e merr në
shenjë mendimin tënd“ ( „Pika e Zezë/3. Pikë e beftë“). Edhe kjo
mikropoezi është një triptik. Nuk është e vetmja. Pika e beftë është më
zhgënjyese, është „shpëtimi i pakuptimtë“, është si „vdekja më e
panjohur“. Për ata që vdesin, „më nuk ka siguri.“ Befasia është një
tipar i rëndësishëm i jetës së provave.
Golgota vjen në kohët memece:
„Jehojnë
kohët e shurdhëta
ilirike,
arbërore.
Diku
tjetër do të shihni
vetëm
një shenjë,
ndonjë
gur themeli
a
kryq të përmbysur,
të varrosur thellë nën dhé.“
( „Kishat nëpër male/1. Kohët e shurdhëta“, faqe 53. )
Këto janë golgotat e heshtura iliro-arbërore, pa asnjë tingull kozmik. Me këtë poezi mbaron ky cikël, por hapet dosja e nëndheshme për gjuhën e vjetër shqipe e ylliriane. Ata që e lexojnë këtë studim të gjerë, le t’i kthehen prapë leximit të „Këngëz me errësirë blu“:
„Murgjit
qëndrojnë nëpër varre.
Kori
i kishës, shumë pashë nën dhé,
nxjerrë
melodi të paqarta,
si
të tingujve kozmikë.
Më
tutje do ta gjeni një gur të përgjakur
Në
te, të skalitur një ikonë kryqëzimi-
Rrëfim
për golgotat e heshtura.
Kujtimet
e fshehta përgjojnë.
Mund
t’i shihni vizitorët e fshehur
Sikur
përkulen para atij guri.
Dheu memec ligjëruaka!“
( „Kishat nëpër male/2. Golgotat e heshtura“, faqe 54. )
6. Kornizat e tjetërsimit dhe poetika vizionare
Në
të vërtetë, errësira blu është për shkrimet e tjera mjaft e rëndësishme, të
qiellit të largët nga kuptimet planetare, edhe të meditimeve të tjera. Planeti
tokë përfshin edhe gjëra të tjera që kuptohen nga distanca e madhe midis
dhembjes, që del nga aftësia e krijuesit dhe shpirtrat në botën paralele.
Bota e përjetshme lidhet me botën paralele dhe botën tonë. Kjo gjë del nga faqja 60. Është poezia „Ekstazë planetare“. As që duan të dinë retë, të cilat po grinden nëpër qiellin e mbushur me bubullima, se këto shpirtra ndodhen nëpër rruzullim. Janë vetëm të vdekurit – thotë poeti- që i numërojnë varret e të gjallëve. Rrotullohen shpirtrat nga të vdekurit te të gjallët:
„…
sikur shkruajnë një poezi të tensionuar,
e
me baltën lirike
që
e krijojnë me furtunat e shiut
përhapin
një ekstazë
në
të gjithë kontinentin…
Balta
dhe ekstaza shkrihen në një,
duke pikturuar furtunën e shpirtit…“
( „Ekstazë planetare“, po kjo faqe, nr.: 60. )
Nga
vështrimi kritik del se vargjet janë shkruar nga poeti ynë, një shpirt i
gjallë, por i zhvendosur diku në planet dhe gjykon edhe njëherë për botën
iliro-shqiptare, në tërë planetin tonë. Ai është i gjallë në hapësirë, i cili e
fantazon me vërtetësi të lashtat kohëra ilire, të bëra baltë jashtë kësaj bote,
pra nëpër meditime, kur „retë po grinden në qiell“ (rreshti i parë i
poezisë).
Duket
sikur dhembjet e poetit, me furtunat e shpirtit të tensionuar nga kjo botë,
shpallen në tërë planetin tonë, në mënyrën më skofiare dhe e rrokin tërë
kontinentin apo edhe tërë planetin tonë në një rruzullim, me krisma të
bubullimave e zbrazje të vetëtimave, i pa kënaqur nga jeta. Me të bashkohen „jo
të gjallët“, që kanë qenë dikur në këtë botë, por lidhen me bubullimat
nëpër krismat ilirike dhe i numërojnë varret e të gjallëve. Në të vërtetë, „Ekstaza
planetare“ na është një poezi e rrallë, sikur mjaft poezi të tjera, në tërë
këtë cikël, e cila quhet „E shqipërishme“, që del ky emërtim shqiptar
dhe i vetëm, i përdorur me qëllim të caktuar nga ana e poetit, e cila, jo vetëm
për gjuhën është një fjalë e re, e artikuluar thjesht, dhe i plotëson pikërisht
fjalët e reja të shqipes, por edhe kuptimësinë novatore të veprës.
Poetika
vizionare e poetit Prend Buzhala, shkon më tej. Nga dhembjet tona e të
përditshme, të cilat e rrokin tërë planetin, del njësia planetare e
hidhërimeve, që dalin në një ekstazë të madhe për tërë planetin tokë, edhe pse
njeriu i ynë nuk e pranon të vërtetën. As nuk e rrok madje as aftësinë krijuese
të poetit e nuk i kupton këto premisa mendore.
Ai
është si i vdekur për së gjalli. Merr frymë kot dhe numërohet nga të vdekurit.
Armiqtë tanë dëshirojnë të na lënë kështu, përkundër hidhërimeve të njerëzve të
paktë e të vetëdijshëm, si vetë poeti. Më qartë del një poezi e këtij cikli,
për të shenjtën tonë, Shën (Nëna) Tereza, megjithëse ka edhe sa të shenjtër të
tjerë, në mes të tyre tetë papë shqiptarë.
Ajo,
përkundër vuajtjeve, ishte „gjithnjë e buzëqeshur…“:
„…
për ta lehtësuar peshën e vuajtjeve të rruzullimit,…
mbi
qiellin e ngarkuar me lotët e botës,…
…
me atë rreze hareje,
udhëtonte
për ta përkitur me dashurinë e saj
jetën e njerëzve…“
( „ Kantatë për buzëqeshjen e Nënës Tereze“, faqe 61. ),
sepse jeta ka ngelur në gjysmë të rrugës, që në poezinë paraprake, kur:
„jeta
është kthyer në mes,
ka
ngelur në gjysmë të rrugës,
është fundosur në një ëndërrim.“
( „Kur jeta ngec në gjysmë të rrugës“, tri faqe para kësaj poezia, faqe 58. )
A
e dinë ata se jeta jonë po stopohet në mes të rrugës nga të njëjtit; nga ata që
po përpiqen të na e ndalin me dhunën e tyre, të vetë qenieve të ulëta të
nëntokës së ferrit, që quhen „serbët-serpente“, apo të tjerët, nën
ndikimin e këtyre magjive të dhuntisë së përditshme mbi çështjen tonë
kombëtare, mbi çështjen e besimit? Natyrisht „po“! Njerëzit kanë ardhur në këtë
botë nga rezultati i dashurisë së shenjtë, që nuk është ajo më e vogla, shfrimi
i dashurisë me gruan, për ta shtuar jetën me bij e bija, dhe sado që e hidhët
duket jeta, ai u lind në këtë tokë të të parëve të tij për ta zbukuruar jetën
me të mirat e më të shenjtat: shenjtërinë e jetës. Të gjitha dilemat tona; tri
„lem-at“ tona, fillojnë nga këtu, nga „aedët e lashtë ilirë“
(varg nga poezia e parë, „Lema, dilema, trilemë“, në „1. Lema“ ),
e cila është trilogjia e vërtetë, e shtuar me një poezi të dytë („2.
Dilema/II. E si mund të ketë perëndi pa arbër e shqiptarë“, faqe 64. ). „Edhe
nëse ekziston, ai s’është i vërteti“ – thotë poeti.
Çështja
shqiptare është çështje e vjetër. Ajo është arbërore. Kemi qenë yllor/yllirian.
Ndër yje të qiellit, atje, në hapësirën e madhe, janë zotat. Ne e kemi atë
gjuhë. Atje e kishin edhe perënditë gjuhën e vet, gjuhën e vjetër shqipe.
Është e para gjuhë, që është shkruar, me shqipen, që e zë në veprën e tij,
Herodoti, me mbaresat pellazge, „BEKOS/BUKË“. Ishin frigët/brigët.
Ne i kemi të gjitha besimet, por janë marrë nëpër duar të huajve e neve na quajnë „çobanë dhensh“, të cilët „nuk dimë asgjë!“.
„Na
ndihmo, Zoti Ynë,
ç’po
ndodh me Kujtesën tonë,
po
përpiqen të na e marrin,
me
shekujt e rrëmbyer,
me
tempujt e zhdukur e të grabitur,
të përgjakur në gjunjë qëndrojmë para TEJE.“
( „2. Dilema/I. Ç‘po ndodh me kujtesën tonë“, faqe 63. )
E si mund të ketë „Perëndi, pa arbër dhe shqiptarë“, me lutjen tonë të braktisur shqip të shpirtit, e ky që na shitet si „Zot“ nuk është Zot i vërtetë, por KRYEDEMON, që zonon jetën tonë të shenjtë. Tri-lema vjen nga kjo gjë themelore, me këta rreshta:
„Degët
tash po të mbesin në ajër
Pa
trungun e pemës,
infinitivi
i kohës të sjell në fillim të rrugës
në rrethin e pambarimtë.
( „3. Trilema“, faqe 65.)
Zemërimi i poetit ngrihet lart edhe kundër fuqive botërore, kundër atyre që janë të rreshtuar së bashku me Gjeneralët, Kryeministrat, Politikanë të mëdhenj të botës, që ndërtojnë „dritare të verbëta“, edhe që prej Kongresit të Berlinit, të cilët, në radhë të parë e dënojnë FJALËN E LIRË (faqe 66-67).
„Arkivolet,
si
zarfë e postës,
i
dërgohen
gjirit
të dheut amë,
me
të vetmen porosi:
mos
e futni krejt njerëzimin
në kuti.“
( „Terri i syve“, faqe 68. )
Cikli
„E shqipërishme“, është një cikël i jashtëzakonshëm, e ndër të tjera
është edhe triptiku i veçantë i poezive minimaliste, me të njëjtin emër. „1.
Varret mbi supe“ dhe „2. Shkëlqim i moçëm“, janë dy mikropoezitë e
këtij triptiku. Të vdekurit e paemëruar, që nuk u dihet askund varri, i bartë
poeti nëpër çdo kufi të këtyre shteteve, nëpër të gjitha „shqipëritë“
mbi supe. Kështu nuk ka shkruar askush! Këtë nuk e ka zënë asnjeri, në ciklin
kryesor me titullin e tërë ciklit. Një poet i madh që i shkruan poezitë e
fundit në këtë kontekst, na është pikërisht Prend Buzhala. Shqipëria është
shkapërderdhur e ka rënë në duar të liga, por edhe të politokracisë së Evropës
së Bashkuar e të Botës. Kjo politokraci është antishqiptare! Ajo është vazhdim
i politikës së Pis-Markut, që në Kongresin e Berlinit, sepse është një gjigant
i kësaj „poli (a) tike“, dhe i përbaltur për shqiptarët deri në fund të
fjalës.
„Ende
Europa s’është e larguar nga ligjet e saj tribale, kur dhumshëm copëton trojet
shqiptare në disa shtete ballkanike tribale. Pavarësia e Shqipërisë qe shpallur
për të gjitha trojet etnike me 1912!“ – thotë Prend N. Buzhala këtyre ditëve, në
thëniet e veta të FB (Facebook).
Në
pjesën e dytë e thotë një gjë të paharruar: „Ruajuni nga ai shkëlqim i
moçëm!“. Është pikërisht tehu i kritikës së tij drejtuar atyre që e
udhëheqin politikën antishqiptare e të dobët, së bashku me serbët e serbofilët
dhe të dukurit „shqiptar“, sepse janë servilë të sllavo-orientalistëve
të botës.
Shkëlqimi i moçëm është „kurorë diellore/nëpër ilirishtet e arbërishtet/e shqipërishme.“ Ne, po e marrim tërësisht pjesën e tretë të këtij triptiku:
„Qe
dy mijë vjet
rapsodët
e poetët
thurin
Librin e Madh të Ilirisë
librin
e Ëndrrës së Madhe
ai
s’merr fund asnjëherë.
Ky
libër qëndron në krye të botëve
si
Zbulesë e Shenjtë,
qëndron
në fund të botëve
si Libër i Daljes.“
( „E shqipërishme/ 3. Libri i Madh i Ilirisë“, faqe 74. )
Në
qoftë se do të dalin „mbarë“, atëherë do ta dinë ata se cili popull ka
qenë ndër më parët në Europën e Bashkuar (EU) dhe populli më i madh pas
popullit të Indisë, Frigët/Brigët, që janë populli i parë i shpërdarë nga
Ylliria. Poqese nuk duan që ta shohin këtë Libër të Madh të Ilirisë (Yllirisë),
atëherë marrin fund këto sakrifica të mëdha të këtij kombi e nuk do të krijohet
EU! E thënë shkurt: në daçin mund ta kenë parasysh „Zbulesën e Shenjtë“,
e nëse jo, mund të marrin rrugën përtej botës, në pafundësinë e tyre.
Një
ndër më të thukëtat është cikli i poezive të shkurtra, me titull „Mos u
matni me lirinë e Kosovës“. Sa veta janë sot duke u matur me lirinë e
Kosovës e me ne? Sa popuj janë të prirur me antilirinë tonë? Vetëm t’i marrim
serbët, janë miliona të prirur edhe natën e ditën për mos lirinë e pavarur të
Kosovës, duke i përfshirë të gjitha metodat e sabotimit të kësaj lirie, edhe
demonët duke i lutur dhe fenë e kthyer së prapthi. Ne i dimë të gjitha këto
gjëra dhe i kemi të përjetuara me shpirt!
Ajo
që del prej kësaj poezie të shqipërishme, shkruar e saktë, e kam thënë vetë,
madje me shpirt. Njeriu i ynë duhet ta vendosë zemrën e tij si taban dhe vetëm
atëherë ta porositë shpirtin e tij ta pyesë mendjen çka do të thotë ajo për
këtë gjë dhe pastaj të ketë mundësi që ta peshojë një gjë të tillë zemra.
Shpirti yt e ka gjënë kryesore në qenien tënde jetësore. Vjen shprehja latine (
e ata e kanë marrë prej shqipes së vjetër ), që thotë: „njihe vetveten, që
ta njohësh botën!“ Pa e njohur vetveten, shpirtin tënd, nuk e njeh botën!
E
lëshon mendjen të lodrojë, por nuk mundesh që ta njohësh atë!
Pse?
Sepse
mendjen e dirigjon djalli dhe ai më së pari të dërgon kundër vetvetes, kundër
çdo gjëje, e kundër të tjerëve!
Shpirti
i juaj e vë nën kontroll tërë qenien, e më së pari e pyet zemrën, çka të duket
ty mirë, dhe këtë ia dëshiron tjetrit. Çka nuk dëshiron që ty ta bëjë dikush,
nuk ia bën as ti askujt, e as tjetrit.
Zemra
e ndien këtë masë dhe e mbanë masën jetësore në vevete. Kur vepron pa e pyetur zemrën, vepron dëmshëm e je kudër lirisë së
tjetrit e kundër të tjerëve. Kur
ta rreh mendja e djallit dhe të përfshinë kjo gjë krejtësisht, si popull
konglomerat- „serbët“, je kundër lirisë së Kosovës.
Poezia e parë që na përmbledhë në shqipe e në shqipërime, për të mirën e njeriut, të parëve të botë, siç thuhet „Nephilim“, në Bibël, të pa përkthyer në asnjë gjuhë, të 2500 gjuhëve konvertuale e konceptuale të tyre, ndër të cilat „futet“ me dhunë edhe shqipja e jonë, pas Kuvendit të Manastirit, me 1909, na e thotë edhe kjo poezi e shkurtër, në 7 rreshta:
„Shihni,
këtu njerëzit zgjohen
Edhe
nga gjumi i përtejvarrit.
E
të gjallët duan të jenë si ata,
duke
kërkuar hiret e eshtrave të tyre,
kërkojnë
ta kenë lirinë e paqës së përjetshme,
si
ata.
Vetëm zemra është e lakmu(e)s që mat lirinë.“
( Poezia „Mos u matni me lirinë e Kosovës“, Pjesa 1. „Zemra është lakmu(e)s që e mat lirinë“, faqe 78. )
Poeti
bën lojën e tij edhe grafike me fjalën lakmues/lakmus: lakmuesi
(“Që lakmon diçka a dikë, që ka lakmi për diçka a për dikë” shënjon
poetikisht njeriun pasionant; kurse lakmus (term nga kimia) shndërrohet
në figurë letrare; nëse lakmusi përdoret “përdoret në bazë letre
filtri, e cila është një nga format më të vjetra të treguesve të pH (mjete për
testimin e aciditetit të materialeve). Lakmusi blu bëhet i kuq në kushte
acidike dhe letra e kuqe e lakmusit bëhet blu në kushte bazë (d.m.th. alkaline)”[13]
atëherë ndryshimi i ngjyrave në letrën e lakmusit sugjeron edhe titullin e
librit, si pergamenë, sa herë që
pena e shkrimtarit kridhet si në shishen e ngjyrës) në njohje të ejtës e të
vetënjohjes, na shfaqet, siç e thotë edhe vetë te shkrimet kritiko-letrare:
“qoftë nëpërmes poezisë apo sprovave për një poetikë, qoftë nëpërmes prozës,
dramës apo teorisë së shkrimit e të leximit; gjithnjë do të dalë spektri i
papërsëritshëm artistik dhe gjithandej do ta takosh të njëjtin univers të fjalës,
të gjuhës e të metagjuhës. Gjithnjë do të spikatet veçantia e shenjës së
gishtit tregues, pra do ta spikasë shenjën e individualitetit të tij... I
shpleksur e i humbur në teksturën e amshueshme (Roland Barthes), tek atëherë
krijuesi i fjalës diskurzive do ta ketë ndierë çlirimin e brendshëm të
përsiatjeve. Bashkëbiseduesi anonim gjendet përpara librit.”[14]
Liria
është e thellë dhe është gjëja kryesore që të gjithë njerëzit e dëshirojnë,
pleqtë, gratë, fëmijët, e çdo njëri që merr frymë në këtë botë. Kjo barazohet
me Diell. Asnjëherë
në jetën e vet kombi shqiptar nuk e ka dashur luftën për të marrë diçka që
shkon kundër lirisë së njeriut, i huaj apo afër tij, në saje të Zotit të Madh e
Drejtësisë, dhe është mbledhur shuk në vetvete, është bërë skrupull apo troç,
për t’ia bërë një panjeriu, që është kundër njeriut, i cili ka zhvatur në të
drejtat e tij çdo gjë. Nuk është i dobët për luftë, por ËSHTË NJERI! Këtë e ka
bërë vetëm që të evitojë çdo lloj lufte, deri sa të jetë e lejuar prej Zotit të
Madh. At-dheu është dhënë amanet prej Atit të parë, brez pas brezi, prandaj
shqiptari e kupton këtë fakt të gjallë dhe bën çmos të dijë rëndësinë e
atdheut, që nuk guxon të falet nga askush! Liria e Atdheut, është e pafalshme,
nuk mund të jepet nga asnjë e panjeri, të lindur me përdhunë në mesin e tij,
nga femrat e përdala, të cilat mendojnë në „kutin paburrnisë“, e jo për
NJERIUN, me gjuhën e kombit të vet.
Kush
e vlerëson atdheun mbi të gjitha, e çmon lart lirinë e tij, e mban vetë liria
njërën dorë në Diell, siç thotë poeti Prend Buzhala, në Pjesën 2, „Liria me
njërën dorë në Diell“, pra yllin më afërt të tokës, që rrezaton jetë, nuk
ka ku ikë njeriu, ose duhet që ta mbrojë këtë tokë, ose duhet të bëhet
tradhëtar i atdheut të tij.
A e kuptojnë këtë gjë fundamentale të njeriut e shqiptarëve ata që vinë për ta ngritur dorën e tyre vrastare mbi qenien e vet, të krijuar për hirin e Zotit dhe për nderë të të parëve, që kanë kaluar në përjetësi, duke qenë mjaft të mirë e mjaft të ndalur, por atdheun e kanë dashur si Mic Sokoli, Ramadan Zaskoci, Sylejman Vokshi, e mija të tjerë Yje të Kosovës dhe nuk e kanë kursyer veten e tyre që të mbrojnë këtë truall të parëve, që flet prej fillimit, „Në philim“, gjuhën shqipe, gjuhë e vjetër apo gjuhë letrare, që të jetë përsëri komb! Kombi është tipari i parë; gjuha tipari i dytë, e vendi për t’u kuptuar me njëri tjetrin prej gjuhës amtare, për t’u marrë vesh, për të këmbyer me njëri-tjetrin ato që i do ai, për të tregtuar së bashku, është Arb-dheu:
„Mos
u matni me lirinë e Kosovës.
Tek
ju shtegtarët e dherave të largëta,
me
rroba pelegrinazhi e hire miqsh
mund
të ndodhë që zbulon zinxhirët,
dhëmbët
dhe të ligën,
edhe kur do të shfaqeni me buzëqeshjen e Njeriut të Lirë.“
( Po aty, pjesa 2, „Liria me njërën dorë në Diell“, faqe 79. )
Shtiren si miq e duan ta grabitin lirinë apo ta falin më tutje lirinë tuaj! Janë armiqtë e brendshëm që falin Lirinë apo armiqtë e jashtëm, që vinë me të gjitha format, edhe „me rroba pelegrinazhi e hire miqsh“, që mund të përdorin ata, për ta pamundësuar Lirinë! A guxon kush të luaj me lirisë tuaj? Askush! E poeti thotë:
„Mos
u matni, se njërën dorë kjo liri e ka në diell
Zemrën në thellësinë e damarëve të Arb-dheut“
( Po aty, faqe 79. )
Arbënorët
e arbëreshët janë kombi Yllir (jo Illyrian!). Duan të na bëjnë të huajt të marrë në
kokë e të mos ia dimë vlerën e madhe këtyre tokave tona. Grekët na bëjnë të
marrë me „arvanitas“, latino-italianët me „Illyrian“,
turko-iranianët me „arnautët“, por ne jemi arbërorët e vjetër, që
jemi të ardhur prej Yjeve dhe e çmojmë Diellin, prandaj ia dimë vlerën Tokës!
Nuk kam mundësi t’i analizoj të gjitha poezitë e këtij libri, sepse të gjitha i kanë vlerat e tyre edhe si veçanti. Po e marr mikropoezinë tjetër triptik, „Kur gjithçka merr kuptimin e dritës“, me tri pjesë.
„Kur
jeta të bëhet terr në të gjitha anët,
shih
yjet që të shfaqen.
Me
vete e bart atë magjinë e fshehtë e jetës
që
t’i gjen dyert
e t’i shfaq yjet.“
( „1. Magjia e fshehtë e jetës“, faqe 82. )
Të gjithë njerëzit bëjnë çmos ta fshehin e ta zhdukin të vërtetën, sepse vetë, si „nacionalitete“ janë të krijuar prej teje e mbi ty. Ata duan mirëfilli të të shkatërrojnë e të mbllaçitin për veten e tyre çka duan, por e vërteta është tjetër. Dhe kjo „magji“ shfaqet te yjet, sepse nuk ka mundësi njeriu që t’i shohë. Yjet gjejnë vetë shtegun e fjalës, sikur na thotë poeti, sepse ne kemi zbritur prej Yjeve, yllit sirius (sirri, aureola e jonë).
„E
përjeton edhe atë çast
Kur
bëhesh një me tokën, qiellin dhe yjët.
Në
një e bashkon jetën dhe mosjetën.
E
në secilën hapësirë
e
ndërton dhomën tënde të zemrës,
domethënë: të dashurisë.
( „2. Banesa e të vërtetës“, faqe 83. ),
thotë poeti, për të vërtetën e jetës, sepse je i lindur me dashurinë e madhe e bën çmos që të evidentosh një shkatërrim të madh prej një nacionaliteti tjetër, të një bashkimi nacionalitetesh mbi kombin tënd, sepse edhe ato i kanë emrat e rrejshëm, por nga demonët janë të ardhur në këtë jetë e me lejen e Zotit të Madh. Në qoftë se duan që të të shkatërrojnë, si komb i parë, që ka ditur t’i themelojnë metropolet e botës, e të mos flasin ndonjë fjalë për veten, si të parët tanë, të jetojnë për punë e jo për „llafe“, atëherë do ta shkatërrojnë veten e tyre, edhe Europën, sot apo nesër. Pse është kështu? Sepse Zoti i Madh u përgjigjet kështu për ndjenjën e shkatërrimit me shkatërrim. Ata, të cilët janë nxitur nga demonët për shkatërrim, do ta shkatërrojnë veten e tyre. Kështu, i shkurtojnë këmbët e tyre. Shkatërrimi e ndjell ligjërisht vetëm shkatërrimin. Le ta vazhdojnë punën e Pis-Markut (Bizmarku), por ashtu do të dështojnë, herët apo vonë. Le ta dinë këtë ligj natyror! E liga, e vjell të ligën. Prandaj, Prend Buzhala i kthehet vetvetes:
„Qenka
edhe një Çast Tjetër,
kur
del nga një terratisje shpirti
dhe
e ndien te vetja shkëlqimin e brendshëm.
Gjithçka
duket krejt ndryshe,
gjithçka
merr kuptimin e ndritshëm.
Dhe
ti bëhesh dëshmitar i kësaj drite.
Mos u kthe me në hapësirën tënde të errët.
( „3. Dëshmitar Drite“, faqe 84. )
Edhe
njëherë i kthehet mësimit të madh të historisë, pra që mos i kthehet hapësirave
të errëta, por republikës dhe dëshminë e luftës. Është triptiku i famshëm i
tij, por më e rëndësishmja është „3. Qumështi prej guri“, e cila i
përmbledhë dy haike „buzë Rozafës“. Rosa është një lule më e bukur, e
cila neve, shqiptarëve, na imponohet si trëndafili i dashurisë sonë, e cila
është e lidhur me fatin tonë në këtë jetë, që i thuhet edhe për dashuri të
mirëfilltë.
E
kam thënë disa herë se dashuria e jonë është e shumënduarshme, poli-
valente=shumë e vlershme, e shumëllojshme. Rozafa e sakrifiko jetën e vetme të
saj, dashurinë me burrin e vet dhe dashurinë për djalin e vetëm të saj, i cili
ishte prej nënës së bukur e shkodrane, dhe dashurinë mbi jetën, të cilat janë më
të domosdoshme për atë grua të denjë shqiptare. Kjo sakrificë e jetës së saj u
nevojitej për „lidhje me urën“, të brigjeve të ndryshme, që duhej të
lidheshin me jetën e saj. E kjo gjë është njëra nga anët e rrëfimit, të pathëna
plotësisht. Cilat janë këto brigje që duhet të lidhen? Një urë ndërtohet me
sakrificën njerëzore, e brigjet janë mjaft të rëndësishme! Muri u rrëzohej çdo
natë. Natës veprojnë demonët, deri në buzë agu.
Roza
është „gruaja prej guri“ (haiku i parë), e cila i mëson të gjitha nënat
tona që t’i ushqejnë fëmijët „me qumësht guri“ (haiku i dytë). Është
qumështi i qëndresës sonë të madhe, që prej themelimit. Dy haike nuk e
përmbushin këtë temë të pashtershme nëpër gojëdhëna e nëpër mitologjinë shqipe.
Kur e do një ide të madhe jetësore, e me këtë edhe të „ndërtimit“ të
At-Dheut, sakrifikohen më të bukurat e jetës, si nusja e vëllait të vogël e
murator, i kësaj bote të prishtë. Ne ishim dhe jemi murator të metropoleve të
botës, për të lidhur brigjet, për t‘i bërë të lidhura anët më të palogjikshme
të jetës!
Poezitë e tij janë të thjeshta, por lakonike. Duken të shkurta, por befasia e tyre ndërtohet me thënie të papritura. Kjo gjë duket në të gjithë poezinë e tij dhe më së miri po e japim përmes poezisë „Pas perdes së shiut“. Edhe kjo poezi e shkurtër është bërë triptik: me tre shprehet ideja; me tre fillon e mbaron jeta jonë; me tre numërohet jeta jonë dhe Zoti i Madh; me tri forma zbatohet njëra çështje; numri tre është numër i shenjtë e themelor:
„Fshihe
pas perdes së shiut
Pikëllimin.“
( „Pas perdes së shiut/1. Pikat e dashurisë“, faqe 91. ),
thotë poeti. Pikat e shiut shikohen pas perdes së padukshme të dashurisë, kur ka vetëm ritme kënge, që ndonjëherë ngjajnë me pikëllimin. Shprehet me pikat e shiut, sepse shiu është ujë që derdhet mbi jetën, që ta përtërijë këtë jetë, si jetë e gjallë, e cila, po të mos ishte shiu i trishtë, do të thahej. Pas tyre e vështron jetën i mërzitur, e mërzia vjen edhe se mbyllesh në vetvete. Nëpër shi, nuk delet. Po i kthehem poezisë së mëparshme, „3. Salvim“, e cila është e treta që e salvon jetën, e bërë jetë e rëndomtë. Ajo vie pas titullit të tri mikropoezive, „Të dëgjosh pa asnjë njeri pranë“: „1. Dështim“, „2. E vështira“ dhe „3. Salvim“:
„…
siç dëgjon ylli i vetmuar yllin në skajin e universit,
siç
e dëgjon dita natën që nuk e sheh,
siç
e ndien vetminë e njerëzimit
të humbur në gjithnajën e paanë.“
( „Të dëgjosh pa asnjë njeri pranë/ 3. Salvim“, faqe 90. )
Zaten, ky është „2. Përqafimi i lules me shkëmbin“, kur janë „dy zogj në degë“, të lidhur me dashuri jetese. Filli i saj vjen prej shkëmbi, që është i dukshëm në kohën e tonë, si i pa shkatërrim; i paharresë; i pagodituri (nëse nuk e godet njeriu me një gjë të veçantë dhe nuk e dëmton koha jonë!); gur i qëndrueshëm në të gjitha kohët (deri sa nuk e cenojnë për shkatërrim faktorët e tjerë!), të cilën vetë poeti ynë e dikton me pak fjalë, te kjo pasqyrë jete, „me një të krisur në mes“ saj. Koha shkon e vjen nëpërmes saj, si një hije e padukshme e jetës, përmes dy vargjeve të fundit:
„E
tashmja mungon,
sepse ti s’je aty.“
( Edhe njëherë kjo poezi, „3. Kur s’je ti aty“, faqe 93. )
Poeti
është „lulja pranë shkëmbit“, vetëm sa na e përgjon me pikëllim të
ndodhurat e jetës e të kohës, pa e parë të tanishmen. Nuk e ka ndjesinë e kohës
së tanishme, por kohën e kaluar e të së ardhmes, të cilat i riciklon si njeri i
veçantë. Në të sotmen ai jeton, për të dëshmuar jetën.
Na
kundrohet koha madhështore e Hyjniut, ku e bukura e tij të ngjall trishtim në
jetën tonë të tokës, sepse këtu është kufiri i padukshëm i kësaj jete, e që nuk
e kalon dot këtë jetë. Ai ka trup njeriu, prej tokës. Madje, të zgjon trishtim
edhe pluhuri i kësaj jete ( dy poezitë: „E përse e bukura të ngjall
trishtim“, „Trishtimi i pluhurit“ ), sepse kjo është jeta e përkohshme,
plot me ankthe. Na e zbulon poeti këtë jetë midis rreshtave të paktë.
Në poezinë „Kur diçka vdes brenda nesh“, faqe 96, kur Zotin e Madh e ke rrotull teje, siç ka thënë Jezus Krishti, madje që ia dhuron „atë që e ke në zemër“ ( vargu i fundit i poezisë së shkurtër „1. Oh, kjo botë e bukurisë“, në të njëjtën faqe ), siç i lutesh Perëndisë apo Hyjniut, nënzotit që të ka sjellë në këtë botë, që ta lehtësojë këtë dhembje, e cila i ka tri kohë: të kaluarën, të tanishmen dhe të së ardhmes. Numri tre prapë lidhet me tre numrat e Zotave: Zoti i Madh, Baba (Ati) dhe Nëna (Dheu):
„Kjo
suitë njerëzish
s’është
si suita muzikore,
e
të përbashkët e kanë
Kohen
e Humbur,
e
me makthin e kokëdhimbjeve
i mjafton të tri kohëve.
( „3. Suitë në tri kohë“, faqe 98. )
Këtu përfundon cikli më i gjatë e më i mirë, „E shqipërishme“. Fjala është e thjeshtë, por e përdorur me pedanteri artistike.
7. Fjala e fundme e lirikës së tij
Për
të ikur nga të gjitha këto gjëra që të shqetësojnë, është si të ikësh te një
pemë, e cila mbillet me dhembje dhe përtëritjen e farës së saj. Fryti nuk vjen
pa një pemë, përmes shpirtit dhe truallit të caktuar. Më parë mendohet, mbillet
rregullisht dhe rritet, duke e perceptuar kohën, si marrëdhënie të qartë[15], e pastaj mezi i presim të rriten frytet nga
fara e mbjellur dhe hijen e kësaj peme. Pema është shpirti i qetësisë, thotë
poeti ynë.
Kështu
fillon cikli i fundit, „Shpirti i qetësisë së një peme“. Ajo e shpreh
dhembjen e poetit, qenësinë e kësaj peme në jetën e përgjithshme, por edhe
qetësinë e shpirtit pranë saj, hijen edhe praninë kujtesës.
Poezia „Një kujtesë gri“, është me dy pjesë dhe e bartë nëpër vargje këtë plagë të zemrës, sepse në kujtesën e poetit qëndron një pemë e ngritur edhe kur e zhbëjnë qenien e saj. Shpirti e ka këtë pemë të gjelbër në ndërdijen e vet. Ngjyra gri është ngjyrë e moshës. Përmes saj na dallohet ngjyra e plagës:
„nëpër
vjeshtat me ngjyrë argjendi,
na
shoqëron e na merr përdore
në
kujtesë gri, blu, bardh
tërë
ngjyra.
Dallohet
ngjyra e plagës,
nëpër shtegun kah kaloi lufta.“
( „Një kujtesë gri/1. Dallohet ngjyra e plagës“, faqe 101. )
Jeta
është një luftë e luftën e krijojnë ata të cilët duan të na shkatërrojnë. Ne, e
kemi vetëm kujtesën. Kujtesa merr ngjyra të tëra, nga jeta e pasjeta. Kur kalon
shpirti në jetën e përtejshme është e bardhë; në kohën që vjen para kalimit nga
jeta, është blu; e më vonë, ajo është gri. E këto janë ngjyrat e kalimit të
jetës sonë nga jeta e përkohshme, në jetën paralele, kur disa të paktë, i
shohin këto ngjyra në jetën tonë, derisa kalojnë andej.
Jeta
e përjetshme është amshimi. Trupin e lëmë në tokë, p.sh.: te një pemë, te një lis, etj.
Vjetërsia e ka ngjyrën gri.
Në jetën tonë, skulptori, e ka për detyrë të gdhendte kokën e së bukurës. Derisa po i gërryente skulptori sytë, duke dashur që të ringjallë dashurisë e paarritshme me të dashurën e tij, e cila kishte kaluar andej, në amshim, nga të sëmuarit serbo-servil të keqes kohë:
„E
vetë harroi
se
po e bënte një zgavër në zemër
me gërryerje-kujtesë.“
( „2. Zgavra“, në faqen 102. )
Çka
do të thotë kjo gjë? Është kujtesa që e gërryen ai, duke menduar të dashurën.
Me këto dy poteza, poeti e bartë rruzullimin e jetës. Nëpër sytë më të mëdha të
kujtesës së poetit, artistit, skulptorit, dhe të gjithë atyre që e përcjellin
këtë rruzullim të jetës, nëpër imazhin gri, që prej plagëve të kohës, siç e
përcjellim në natyrë përmes një peme, me shpirtin që na vlon, por e ruajmë atë
gjithnjë të paprishur, që të mos kalojë „andej gardhit“, edhe pse nuk
mund ta ruajnë pa e dëmtuar këtë shpirt nga çdo gjë, as nga përpjekjet e liga
të botës për ta mbuluar me korruptime të kohës, njeriu e kupton këtë çështje
mirëfilli siç na dëshiron jeta, se „liria do zemër të plotë“ (faqe 104),
e këtë e them veçanërisht e personalisht, madje në dhjetëra forma të shkrimeve
të mia, por, siç e kam thënë, edhe në formën poetike.
„Prokurorët
e milicët e së djeshmes“ (po aty), i paramendon edhe poeti ynë, madje që pa gdhirë,
kur ata nuk e lanë të qetë të flinte në truallin e jetës së tij, por e
arrestuan. E ndanë prej jetës së tij, të sëmurët psiko-fiziko-serbë.
Këtu na zgjohet përsëri jeta në sytë vrojtuesit të jetës, siç ka qenë me „Fjalët e dëmtuara/1. Si flasin rrugët“, ku „e tashmja mi shprishi zanoret“ (faqe 105), por vetëm si „siluetë hologramesh“, në poezinë vijuese „2. Qenia e shndërruar në hologram“ (faqe 106), sepse:
„Peisazhi
ruan
epopenë
e gjethit të rënë nga dega
e
gjethi, në rrotullim e merr me vete
dhe
e mbështjell zemrën tonë
nëpër përplasje të reja.“
( „Zemra e mbështjellë me një gjeth“, faqe 109. )
Një
konkluzion: zemra ruhet me të gjelbrën e jetës. Kur pushon së rrahuri zemra
jonë, pushon edhe jeta. Zemra na mbështillet me një gjeth, sikurse ajo me
dhembje e përcjell epopenë e gjethit të rënë nga dega. Jeta është e gjelbër, e
vdekja e ka tjetër ngjyrë. Jeta mbushet me të gjelbrën, ndërsa vdekja është e
kundërta e saj. Kjo është lirika e fundit e jetës, një peme që mbyllet në
kujtesën e shpirtit, në memorien tonë.
Natyra
është e krijuar para nesh, e të gjithë njerëzve të rruzullit tokësor. Në qoftë
se i kthehemi natyrës, aty na përtërihet jeta. Çdo përplasje e jetës sate, në
shoqëri, edhe me të pabesën, e gjënë fillin e saj në natyrë. Mbi çdo dhembje,
natyra të ndihmon e të çliron, në rifillim.
Po i ndalemi vetëm pjesës së katërt, „4. Shpirti i qetësisë së një peme“, prej të cilës e merr të cikli i fundit i kësaj përmbledhje, në poezinë „Ritmi i hapave të heshtur“, në të cilët janë mjaft domethënëse edhe pjesët e tjera, si p.sh.: „1. I burgosur në qetësinë vetjake“, „2. Të lanë me djajtë e kësaj kohe“, dhe „3. Nëpër rrugët që nuk kanë sy“. Poeti thotë:
„…
jepja fjalës sate zemrën e jetës,
dhuroja
shpirtin e qetësisë se një peme,
në
kësi rastesh e krijon hapësirën tënde të shenjtë.
Është
e vetmja hapësirë e populluar me engjëj
përballë botës së përmbushur me përbindësha.“
( „4. Shpirti i qetësisë së një peme“, faqe 116. )
Bota
është e mbushur plot me demonë e përbindësha. Qiellin dot nuk e arrijnë qeniet
e egra të mbi tokës, të cilët i ka „lejuar“ Zoti i Madh që të krijohen,
për të sprovuar njerëzit, sepse ata janë përgjegjës për jetën e tyre. Midis
shumicës së tyre të kthyer kah demonët e përbindëshat, një pjesë e vogël, ndër
të cilët është edhe poeti, i cili jeton këtë jetë të përkohshme të tij, i
këshillon me shpresën e vetme të jetesës, t’ia dhurojë „shpirtin e qetësisë së
një peme“, të atij që është si ai, që ta shpëtoj shpirtin e tij nga kjo botë,
sepse, jeta tjetër, amshimi, është „e populluar me engjëj“.
Në
njëfarë forme, jeta e këtushme, kjo jetë e botës tokësore, nuk është e
populluar nga engjëj dhe është jetë e padurueshme, edhe për poetin tonë.
Është
një veçanti, që duhet të shqyrtojmë pak më mirë. Nuk është vonë të thuhet se
kjo formë e poezisë, „Kuptimet e
çuditshme“, sikurse ajo që kemi vënë fillim, është quartet (katërshe),
Quarteti i mikropoezisë është një formë e të rrëfyerit të shkurtër
poetik, që e rrëfen autori nga jeta, pa pasur nevojë të theksohet me „unë,
unë, unë“. Poezia shqipe është mbushur me formën e parë, veten e parë, dhe
ka edhe ndonjë poezi të tilla, por ky nuk është i vetmi qëllim jetësor i
poetit. Ka disa që thonë nëpër lokalet „e dyta“, se „e ke shkruar
poezi për vete, jo për ne“. Pak shkruajnë në veten e tretë.
Poeti
Prend Buzhala shkuan më shumë në veten e tretë, e ai si poet jeton në një
cirkull të rrufeshme dhe të ligash, sikurse të gjithë shqiptarët, e nuk ka kohë
të ndalet, por shtegton me dhembje, sepse e ndjekin pas, pse ai e thotë të
vërtetën dhe e vërteta duhet të nënkuptohet nga këto mikropoezi. Në njëfarë
dore, është e pesta, e pa thënë veçanërisht.
Këtu, po ndalemi në mikropoezinë me gjashtë pjesë, pjesën e katërt të tij:
„E
dogja edhe këtë fletëz dite,
humbi
gjithçka që kisha kënduar,
gjithçka
që kisha përjetuar.
Më
mbeti vetëm të bëhem qenie prej ajri,
me
grimcat e tejdukshme
ta
shkruaj anën tjetër të jetës.
Humbjet qenkan ana e vërtetë e gjallimit.“
( Nga „Gur i zhveshur rrufeje/ 4. Ana tjetër e jetës“, faqe 127. )
Fletëzen e ditës e tejkalon poeti ynë, e nuk ka çka të bëjë tjetër me veten e tij, pos të shndërrohet „në një qenie prej ajri“, sepse e tërë jeta e jonë është „gllabëruar“ nga ferri. Nuk është më „përgatitje për parajsë“, e as purgator, por ferr i përbërë nga e tërë bota qeverisëse, që më tepër i ndihmojnë armiqtë tanë, si përbindësha, edhe përmes atyre feve që duan të kapin për këmbësh „zotin“ e tyre, i cili është Kryedemoni, Kryedjalli, të cilin nuk e kuptojnë as qytetarët e tjerë shqiptarë e të botës, se ai nuk është Zoti i Madh. Zoti i Madh ka ekzistuar para feve e para njerëzimit. Zoti i Vërtetë i shikon me shqetësim „krijesat e marra mendsh“ nga Kryedemoni, e nuk i lë ta dinë ata se pranë tyre ishte i Madhi Zot me Syrin e tejdukshëm. Këto gjëra të vërteta, nuk i lënë poetit asnjë vend, pos të pyes thellësisht Zotin e Madh:
„Zot,
si e humbi të folurën kjo kohë,
herë
erë e shndërruar në zhurmë tingujsh kakofonikë,
herë
në kambana shurdhuese alarmesh,
herë
bëhet një endacake memece.
Ne
mbesim pa rrëfimet e saj.
Koha
aty ishte e njeriu nuk e shihte,
njeriu
aty gjendej e koha syverbër e kërkonte.
Aty
ishte Syri i tejdushëm
që shihte gjithçka.“
( „6. Syri i tejdushëm“, faqe 129. )
Veprën
e përmbyll prapë triptiku. Në këtë mikropoezi „Pa fill e pa anë“, pjesa
e parë, „1. Atu ku dielli nuk perëndon“, që është e shpërfillur nga mos-
jeta, amën e mendimit, që krijon ura të padukshme, është nëna mjaft e
mistershme, që krijohet nga truri i njeriut dhe përtërihet nga shpirti.
Poeti është shqiptar, ilirian, yllirianë, që i shkruan Andromedës.
Në të vërtetë, Adromeda, është ana tjetër e mendjes (meda, mendja), e cila është andërr/ëndërr, që e sheh vetëm me mendje, ajo është ana tjetër e mendjes, të cilës, i dërgon mesazhe poeti, atje „ku thonë se nuk ka perëndim të diellit“. Që kur jemi lindur, ishte dashuria, thotë poeti ynë. Aty ku nuk ka lindje e as perëndim të Diellit, nuk është kjo jetë dhe është vetëm amshimi. Një fjalë, na e jep çelësin në duar:
„Ndryshe,
nga e marrim energjinë e zemrës
Ato thërrime që shdërrohen në dritë fjale.“
( „3. Në fillim ishte dashuria“, fundi i librit, faqe 132. )
Energjinë
e zemrës ta japin thërrimet e jetës, që shndërrohen në DRITË. Është brenda nesh
SHPIRTI. Në këtë rast, poeti posedon DRITË FJALËSH.
Dritën
e fjalës në këtë jetë të përkohshme e kemi nga dashuria për jetën, për tokën,
për njerëzit, sa nuk janë të përfshirë nga Kryedemoni, por besojnë në fjalët e
Zotit të Madh e njerëzimin.
Ndërsa, duke e mbyllur kopertinën, në faqen e mbramë, e shohim poezinë, artin e fjalës. Po e themi „Pa titull“, sepse nuk ka titull:
„Edhe
një aton i lëvizjes sate
shkon në drejtim të panjohur…
…
e ti prapë thua:
Lexoje nga larg thirrjen e kësaj grimce.“
Lexojmë
kurdoherë thirrjet tua, që nuk janë një grimcë atomi, por energji e pavdekshme
krijuese, Prend N. Buzhala.
Të
urojmë për këtë libër të rrallë e gjithmonë u lexofshin veprat tua!
Qershor, 2023
[1] [1] Mario Andreotti, „Die Struktur der
modernen Literatur“, 4. Auflage, Haupt Verlag, Bern-Stuttgard-Wien, 2009.
[2] Po aty, faqe 375.
[3] Shih, Prend
Buzhala: “Në aktin e leximit”, vëllimi XXI, Lena, Prishtinë, 2022, fq.
82.
[4] “Në aktin e leximit”, vëllimi XXIII,
Lena, Prishtinë, 2023, fq. 97.
[5] Po aty, f. 85.
[6] Sigrun
Hoellrigl, „Arti i minimalizimit“, http://gatomonodesign.de/wordpress/die-kunst-des-minimalismus-die-bezeichung-von-stimmfuehrung-und-timbre-im-poetry-film/
[7] Po në këtë ese, më poshtë, duke folur për poezinë në film.
[8] Etimologjia e
tankave dhe wakave, sipas Wipikedia Org, në https://en.wikipedia.org/wiki/Tanka.
[9] Ceremonia e Utakai
Hajime, rreth vitit 1950, në Wpikedia Org.
[10] Linda Hutcheon, „Poetika e
postmodernizimit/Historia, Teoria, Fiksioni“, OM, Prishtinë, 2013, faqe
106.
[11] Redaktori i veprës sime poetike, Halil Haxhosaj, „Nuanca kombëtare, familjare, autobiografike në vargëzimet poetike“,
recension, në veprën poetike „Shtegëtimi
i Lirisë“, SHB „Faik Konica“, Prishtinë, 2014.
[12] Brahim Avdyli, „Nëpër telet e
zemrës“, novela “Edukatorët e
endrrave të mia“, Shoqata e Intelektualëve „JAKOVA“, Gjakovë, 2022.
[13] Sipas librave të
kimisë.
[14] Prend Buzhala: “Odeoni i fjalës”, kritika e studime
letrare, “Rilindja”, Prishtinë, 2003, f. 429.
[15] Marrëdhënia e faktorit kohë luan rol në materie, e edhe me farën e një
gjëje. Ka prova të vërtetuara mbi këtë rol të veçantë të kohës, që prej
ilusionistëve e deri te shkencëtarët. Por ua rekomandoj një vepër të
shkencëtarit shqiptar, Dr. Kastriot Melyshit, „SHQIPJA-çelësi i zgjidhjes së enigmës KOHË“, Magus, Tiranë, 2019.