E marte, 16.04.2024, 03:52 PM (GMT+1)

Mendime

Engjëll Koliqi: Rrëfim eseistik për Trim Binin

E merkure, 19.07.2023, 07:58 PM


Rrëfim eseistik për Trim Binin:

KUR E KUPTUAN...

Shkruan: Engjëll KOLIQI

Një profresoreshe i kish lindur djalë. Që djali të bëhej trim – tha profesoresha – dua t’ia vëj emrin Bin. Rritej Bini si fëmijët e tjerë, bilez pak më trim se ata që e rrethonin, sepse ai shpesh i ngacmonte për asgjë fare, pa pasur asnjë arsye. I ngacmonte, edhe duke i sulmuar, vetëm që të dukej pak më ndryshe, më trim se të tjerët, më i fortë se të tjerë, që t’ua impononte komandën e tij të gjithëve.

U rrit Bini, i përkëdhelur dhe i dëgjuar nga mbarë familja. N’ato rrethana, që po tregohej trim edhe i fortë, patjetër se do të ishte i dëgjuar edhe nga shokët e tij të fëmijërisë, edhe të rinisë. Kështu ishte në shtëpi, në lagje, në shkollë, bile edhe në qytet e edhe n’universitet.

Si student kur ishte, Bini donte të tregohej më i miri, më trimi, më i forti, edhe më i mençuri nga të gjithë shokët. Bile thonte se ishte edhe më i mençur e më i fortë se profesorët.

·       Unë, i biri i profesoreshës – thonte – jam më i mençuri se të gjithë profesorët

këtu. Jo vetëm më i mençur, por jam edhe më trim se këta.

Krekosej kështu Bini me shokë e nuk hezitonte të vetëshpallej trim dhe i mençur, edhe publikisht, kur i jepej rasti, në ndoj intervistë në media – audiovizive dhe të shkruara. Kështu një herë ishte vetëshpallur, pa frikë fare, edhe në një intervistë për mediat serbiane, kur ishte i burgosur në Serbi. E pabesueshme, por e vërtetë, trimat e bëjnë...

Ishte vjeshtë 1997. Po mbahej mbledhje e Këshillit të Studentëve, me pjesëmarrjen edhe të profesorëve, në universitet. Pasi folën shumë nga studentët, edhe profesorët, u ngrit Bini dhe veç tjerash tha edhe këto:

·       Shokë e shoqe, të nderuar profesorë, zonja e zotërinj, ju përshëndes të

gjithëve, por disa nga ju edhe i kritikoj, sidomos ju profesorë që, sipas meje, jeni frikacakë. Siç po e shihni edhe ju vetë, ne po jetojmë dhe po shkollohemi në rrethana tejet të vështira, në rrethana të jashtëzakonshme, në rrethana e në rrethime mizerie. E di që të gjithë pajtoheni me mua, por mjerisht, nuk guxoni ta thoni. Dikush, në këto rrethana, edhe gjen forcë e shkoj, bisedon e merret vesh me armikun e përbetuar, kinse për ta gjetur një zgjidhje. Zgjidhje me shkijet nuk ka me dialog, as me diplomaci, jo kurrë. Nga të gjithë këtu, por edhe si pak njerëz në Kosovë, vetëm unë e di zgjidhjen e çështjeve tona. Siç ka filluar më 1981, edhe tani më 1997, gjithçka duhet filluar në universitet e gjithçka nga studentët, sepse ju profesorët jeni shumë frikacakë. Duhet ngritur në këmbë të gjithë ne dhe duhet numëruar Serbisë, shartet e Turqnisë. Të mos frikësoheni, ju lutem, ja ku jam, unë dal në ballë, unë ju prij.

Nuk frikësohej Bini, sepse ishte trim e i kishte edhe baballarët e tij ideologjikë, ose trima, ose çelësa të portave fashistoide edhe komuniste të Serbisë. Ata e kishin mësuar, duke i thënë, ti fillo se ne na ke këtu! Ne të shtyjmë përpara dhe ne të mbrojmë nga zjarri i Beogradit!

I gjeti Bini  edhe dy shokë trima si ai dhe filluan protestën demonstrative, në pikë të ditës e në mes të qytetit, duke brohoritur kundër të gjithëve. Fjalën e mori Bini, i cili, ndër të tjera tha:

·       Ne nuk njohim pushtet, as andej e as këndej, ne nuk njohim udhëheqës as

liderë, jemi ne vetë, udhëheqim gjithçka, vetë gjejmë zgjidhje, vetë e vetëm vetë, nëse është nevoja, edhe duke ngrënë bar, deri në vdekje.

Duhej shpërthyer këtej një luftë dhe si njëri ndër fitilët e parë që duhej ndezur, na ishte Trim Bini. Secili nga fitilët kishte detyrat e veta, edhe Bini i kishte të tijat. Ishin detyra të marra nga disa qendra koordinimi, brenda e jashtë vendit.

Ç’ndodhi e ç’nuk ndodhi, lufta shpërthei e Bini u ngjit me atë qendrën e babait të vetëshpallur të kombit, si luftëtar i dëshmuar kundër arkitektit të ribërjes dhe rindërtimit të Dardanisë. Bile edhe u bë zyrtar i devotshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), e bërë dhe e pagëzuar kështu, për të lënë nën hije Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK), themeluar e rekrutuar nga Arkitekti i Pavarësisë dë Dardanisë.

Kur i gjithë populli i Kosovës po dëbohej nga trojet tona shekullore, Trim Bini, bashkë me shefin e tij të zyres, po shëtisnin në qendër të Prishtinës, çuditërisht, edhe të përshëndetur nga policia frikacake e kryekriminelit Slobo. Ja pra, ky na ishte Trimi me fletë, heroi vetë, Bini i vërtetë!

Siç “ishte shkruar”, duke përfunduar lufta, Trim Bini me trima të tjerë u burgos, bile edhe me Ukshin Hotin. Ukshini u zhduk në rrethana misterioze, kurse Trin Bini u dërgua në burgjet e Serbisë, por asnjëherë nuk “iu përkul” pushtetit gjakatar të Serbisë, as policisë së burgjeve serbiane. Ishte mu ai që po jepte intervista të nxehta e përvëluese kundër Serbisë. Ky ishte Trimi, vetë Bini, që s’i trembej syri, as në Serbi. A mund e si mund të jetë kështu?!

U lirua nga burgu dhe Trim Bini u rikthye në Dardaninë e quajtur Kosovë, me famë e me nam. Bile me zërin lartë, se do e bënte Shqipërinë Etnike, të bashkuar. Për këtë edhe themeloi një lëvizje politike, që e quajti Lëvizja Vetëvendosje, një lëvizje për gjithçka, kundër të gjithëve e kundër gjithçka po bëhej atëherë në Dardaninë tonë. Donte Trim Bini, si trim që na ishte, të vendoste gjithçka, mu si vendoste ai Xhaxhi Enver i tij dikjur në Tiranë. Partinë LVV e shtriu edhe në Republikën e Shqipërisë, sepse edhe në Tiranë synonte pushtetin. Bile ky Trimi ynë kishte vendosur që të vij në pushtet, me hatër o me zor, me vota o me dhunë. Filloi madje trimi t’ki sulmojë policinë tonë e edhe të hedh gaz lotsjellës në Parlament. I kritikonte e i shante të gjithë, si po iu falin tokë të tjerëve, si pa ua dhurojnë kriminelëve serbianë “zajednicën” megjithë veriun e Kosovës.

Trim Bini, që nga baballarët e tij ideologjikë, kishte marrë detyrë të luftojë idenë e Arkitektit të Pavarësisë dhe të Shtetit të ri të Dardanisë, siç thotë populli, kalaja merret nga brenda, Trimi ynë u sul brenda LDK-së që dikur na ishte Lëvizje Mbarëpopullore në Dardani.

Si i mençur që ishte, Bini ynë ka ditur të zgjedh. Shkoi e “gicëloi” atë karrieristen e mençur, Vjosën, duke e joshur se do e bëjë presidente të Kosovës, edhe më të famshme se Rugovën, e bindi duke ia pamundësuar regjistrimin e partisë së saj “Lista Guxo” para zgjedhjeve, vetëm e vetëm që të dalë në zgjedhje në listën e LVV-së. Ashtu u bë dhe ata bashkë, të bashkuar në një listë, bile edhe me karrieristen tjetër Mozën, fituan 50,2% të votave dhe e bënë qeverinë.

Trim Bini, i mençur, kishte planifikuar që ta marrë pushtetin dhe ta djegë politikisht Vjosën, duke e ditur se nuk do të fitojë në Kuvend me dy të tretat e deputetëve e nuk do të bëhet presidente. Mirëpo kolegët pafrtiakë të saj, nga LDK votuan, bile disa edhe për dhe na e bënë Vjosën Presidente, duke mos lejuar që të digjet politikisht nga Trimi i mençur Bini, sipas mësimit të baballarëve të tij ideologjikë.

Premtoi e ç’nuk premtoi Bini ynë në fushatën zgjedhore “Krejt Drejt”. Po, krejt drejt monizmit komunist, krejt drejt “zajednicës” me elemente autonimie, që po ua dhuron haptar serbëve. Nuk u realizua asgjë nga premtimet. Po e “lufton” korrupcionin Trimi ynë, duke shkarkuar borde e duke emëruar njerëzit e tij, pra nepotizëm me formulën “mjaft kanë vjedhur ata e tani e kemi radhën ne”. Kur prokuroria e mori seriozisht luftën kundër korrupcionit dhe ia burgosi bashkëpunëtorin e tij të biznesit të përbashkët energjetik me Serbinë, Trim Bini shfryen keq, duke i sharë prokurorët.

Radha e skandaleve të qeverisë së tij nuk ka të ndalur. Jemi dëshmitarë të publikimit të përgjimeve të fundit të bisedave telefonike dhe dakordimit me kriminelët e Listës Serbe (alias Partija Srbija), nga shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Moza e regjur në politikë.

Sa fillon të mos i bindet “imperializmit” amarikan, Trim Bini lëshon pe dhe i liron kriminelët serbianë, të burgosur në veri. Jemi dëshmitarë edhe të kidnapimit dhe të burgosjes së policëve të Kosovës brenda territorit tonë, nga njësitet speciale të ushtrisë serbiane, me urdhërin e kryekriminelit Vuçko, i cili po ia bën ligjet në Prishtinë Trim Binit, me imponime edhe me kërcënime, medet. Mbase për hatër të tij, trimi u hidhërua me Tiranën zyrtare dhe as që e priti në takim kryeministrin shqiptar në Prishtinë, as nuk i shkoi në takim në Tiranë, sepse “kishte punë më të mençura në Greqi, me vëllezërit ideologjikë atje.

Për shumë skandale të qeverisjes së Binit, i kemi dëshmitë e gazetarëvere Berat Buzhala dhe Kimete Berisha. Jemi dëshmitarë edhe të dhunës së re në Parlament, dhunë e ushtruar nga zëvendëskryeministri dhe kryenegociatori me Serbinë, Besnik Bislimi dhe ministrat tjerë, përfshirë edhe minstren e drejtësisë, Dadën Albulena. Është vështirë t’iu besohet syve se ç’pamë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, medet!

Ngadalë e kuptojnë edhe bashkëpunëtorët e tij politikë e ideologjikë, se e kanë vështirë të depërtojnë nëse nuk i binden atij plotësisht, derti te ushtrimi i dhunës për t’ia mbajtur pushtetin dhe, ngadalë, do i largohen, në heshtje. Më sa duket, tani e kanë kuptuar të gjithë dhe do të shihet qartë me rastin e votimit të mocionit të mosbesimit, që ka mundësi të kalojë me votimin për të mbi 70 deputetëve, në Kuvendin e Kosovës. Tashmë e kuptuan gati të gjithë dhe ata që janë vërtetë trima, do veprojnë e këtë qeveri shkatërruese do e rrëzojnë.

Ka edhe shumë argumente të tjera për të thënë, por po e mbyll këtu, për të mos e rënduar më Trim Binin tonë, me bashkëpunëtorët që po i pakësohen gjiothnjë e më shumë.

Nëse shkohet në zgjedhje të reja, LVV pa listën Guxo, nuk besoj se i kalon 20% të votave. Gajret o Trim Bini! Gajret, se do bëhet mirë sivjet!

Stubëll, korrik i verës 2023



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora