Mendime
Florim Zeqa: Jo zgjedhje, por zgjidhje të ngërçit politik!
E merkure, 05.07.2023, 07:54 PM
Jo zgjedhje, por zgjidhje të ngërçit politik!
Situatë më paradoksale në raportet mes dy
shteteve shqiptare nuk kemi pasur asnjëherë deri më tani. “Lufta e ftohtë” mes
dy kryeministrave të dy shteteve shqiptare sa shkon e thellohet me injorime dhe
kushtëzime reciproke siq e bëjnë shtetet armike ndaj njëra-tjetrës!
Shkruan:
Florim Zeqa
Opozita e ç’akorduar,
pushtetarët e relaksuar
Mirëpo,
situatën hiq më të mirë nuk e kemi as brenda forcave politike në vend, e cila
është e shoqëruar me injorim dhe përbuzje të skajshme të opozitës nga ana e
pushtetit dhe e kundërta, bojkotim të pushtetit nga ana e opozitës së
ç’akorduar.
E
quajtja të ç’akorduar opozitën për faktin se, asnjëra nga partitë opozitare nuk
kanë qëndrim të përbashkët për zgjidhjen e krizës aktuale nëpër të cilën po
kalon Kosova. Përderisa partia më e madhe opozitare, PDK po kërkon shpallje të
zgjedhjeve të jashtëzakonshme, LDK po kërkon mobilizim dhe unufikim të
veprimeve unike opozitare për përballje me të keqën, kurse AAK po angazhohet
për mocion të mosbesimit ndaj ‘Qeverisë Kurti’ në Kuvendin e Republikës së
Kosovës.
Thënë
ndryshe, partitë opozitare nuk po merren me zgjidhjen e problemit, me dërgimin
e një kërkesë unike drejtuar presidentes për rehabilitimin e raporteve me miqtë
ndërkombëtarë, në veçanti me SHBA-të dhe shtetet e Bashkimit Evropian, por, ato
po merren me shkaqet e problemeve!
Presidentja duhet ta
luaj rolin unifikues e jo vëzhgues të situatës në vend
Pas
eskalimit të situatës në Veri të vendit e deri më tani, presidentja është
sjellur me një indiferencë të paparë, duke mos e qartësuar pozicionin e saj
shtetërorë në kohën kur shtetit të saj i vihen masa ndëshkimore nga bashkësia
ndërkombëtare!
Një
presidente që deri dje thirrej në vlerat demokratike të filozofisë politike
rugoviane, gjegjësisht të ruajtjes së raporteve të mira dhe miqësisë
tradicionale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet e Bashkimit
Evropian, sot po i mungon guximi politik për të kundërshtuar kursin e gabuar
politik dhe gjuhën jodiplomatike të kryeministrit aktualë.
Presidentja
duhet të delë hapur me qëndrimin e saj personal si lidere shtetërore karrshi
situatës së krijuar, e jo t’i ndjekë pas zhvillimet që po i ndodhin në shtetin
e saj.
Kjo
inidiferencë e presidentes, e ka kthyer atë në marionetë të kryeministrit dhe
figurë të papërfisllshme politike në vendin tonë!
Ngritja e zërit të
presidentes do të dëgjohej gjithandej globit
Ngritja
e zërit të presidentes dhe kyqja e saj në dialogun e Brukselit, do t’i jepte
kahje dhe dimension tjetër dialogut Kosovë-Serbi, do të ndikonte në
përmirësimin imediat të imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare si dhe do ta
shpëtonte vendin nga katandisja e mëtutjeshme.
Thënë
ndryshe, dialogu i Brukselit i zhvilluar në të njëjtat nivele, pra, në mes dy
presidentëve të dy shteteve respektive, përveç se do t’i sjellte frymë të re
dialogut, do të hapte mundësi
dhe
përspektiva të reja për zgjidhjen përfundimtare të dialogut Kosovë-Serbi.
Kyqja
e presidentes në dialog, përveqse do të ishte çelës i zgjidhjes së ngërçit
politik në dialogun e Brukselit, do ta shpëtonte Kosovën nga katandisja e
mëtutjeshme në humnerën e thellë e të pa kthim!
Nëse
opozita ia do të mirën vendit duhet t’i harrojë zgjedhjet në këtë kohë krize të
thellë politike në të cilën është futur shteti i Kosovës dhe t’i lërë menjëanë
inatet personale. Paraprakisht zgjedhjeve, opozita duhet të mendojë për
zgjidhje efikase dhe të shpejta për ta shpëtuar vendin nga theqafja politike, e
cila mund ta vëjë në pikëpyetje të ardhmen dhe ekzistencën e shtetit.
Sa
më shumë që merremi me njëri-tjetrin aq më pak kohë do të na mbetet të merremi
me problemet ekzistenciale për shtetin dhe qytetarët e vendit. Andaj, jo pa
qëllim nuk e permenda asnjë emër të përveqëm në këtë shkrim të shkurtër
autorial.
Të
lutem o Zot bekojë mendjet e shëndosha dhe atdhetare!