Mendime
Gjekë Gjonaj: Familja Kurmemaj dhuroi 70.000 euro për personat me diabet në pesë komuna të Malit të Zi
E marte, 04.07.2023, 08:19 PM
Familja
Kurmemaj dhuroi 70.000 euro për personat me diabet në pesë komuna të Malit të
Zi
Nga
Gjekë Gjonaj
Çifti
bamirës Dina dhe Ahmet Kurmemaj,
bashkatdhetarë që jetojnë dhe punojnë në Shtete të Bashkuara të Amerikës, për herë të dytë radhazi dhuruan
mbrëmë në Tivar 70.000 euro .
Përfitues të këtij donacioni
janë 70 persona me diabet të tipit 1 të
kryesisht të moshës së re nga Komuna e
Ulqinit, Tivarit, Plavës, Gucisë dhe Rozhajës.
Komuna e Tuzit ashtu sikurse edhe vitin e kaluar nuk tregoi interesim për këtë donacion për , siç thanë
organizatorët, arsye të panjohura.
Në
emër të Komunës së Tivarit falënderoi kryetari i saj Dushan Raiçeviq, i cili
theksoi çifti Kurmemaj edhe pse nga
rastësia dhe rrethanat e caktuara jetësore e gjejnë lumturinë e tyre
larg qytetit tonë, kurrë nuk e harruan
vendlindjen e tyre. “Ahmeti dhe Dina Kurmemaj janë të tillë, biznesmenë
të suksesshëm, të cilët suksesin e kanë arritur jo vetëm në SHBA, por në mbarë
botën. Ata asnjëherë nuk kanë harruar se nga kanë ardhur dhe se duhet ndihmuar
të gjithë ata që janë në nevojë. “, tha Raiçeviq.
Ai
shtoi se në emër të Komunës së Tivarit
ishte privilegj bashkëpunimi me familjen Kurmemaj dhe Fondacionin Humanitar
“Trojet tona” për të tretën herë radhazi dhe kujtoi se ky partneritet ka nisur
vitin e kaluar, me donacionin e parë për personat me diabet, dhe vazhdoi në
fillim të këtij viti me prezantimin e donacioneve të vlefshme për Spitalin e
Përgjithshëm në Tivar. “E gjithë kjo flet shumë se sa të suksesshëm janë
njerëzit të cilët i admirojmë sonte, për faktin se madhështia e tyre matet
pikërisht me numrin e donacioneve të
realizuara. Këto aksione bamirëse nuk
përfshijnë vetëm grumbullimin e burimeve të caktuara financiare, por efektet e
tyre do të përmirësojnë kushtet e jetesës së shumë njerëzve dhe do të
lehtësojnë sfidat me të cilat përballen, si dhe do të përmirësojnë kushtet e
kujdesit shëndetësor në qytetin tonë”, u shpreh Raiçeviq.
Në
emër të Qendrës Shëndetësore të Rozhajës
falënderoi Dr. Jaho Pepiq, kurse
në emër të Qendrës Shëndetësore në Plavë Dr. Armen Pejçinoviq. Në emër të
familjes Kurmemaj të pranishmëve iu drejtua mjekja e nderuar nga SHBA-ja
doktoresha Senada Kacila. “Falënderimet e veçanta nga Dina dhe Ahmeti i dërgoj
Komunës së Tivarit dhe kryetarit
Raiçeviq, të cilët e njohin rëndësinë e këtyre donacioneve humanitare.
Jemi të bindur që ngjarje të ngjashme do të ketë edhe në të ardhmen”, tha
doktoresha Kacila. Duke folur për jetën e familjes Kurmemaj, ajo në veçanti iu
referua faktit se ndjenjat e humanizmit dhe atdhedashurisë janë të thurura
thellë në qenien e tyre dhe se ata nuk kanë harruar kurrë se kush janë, çfarë
janë dhe nga vijnë. Mjekja Kacila përcolli një mesazh të rëndësishëm për të
gjithë diabetikët nga Dina Kurmemaj, e cila e vuan edhe vetë këtë sëmundje. Diabeti nuk guxon të jetë
pengesë për realizimin e aspiratave, dëshirave dhe sukseseve profesionale”,
theksoi ajo.
Veneradna
Gjonaj, njëra nga përfitueset e këtij donacioni e cila jeton me këtë sëmundje
plot 36 vjet falënderoi përzemërsisht
dhe me shumë emocion bamirësit e
mirënjohur Dinën dhe Ahmet Kurmemaj dhe Fondacionin “ Trojet tona” të cilët i njohën problemet e tyre dhe mundësuan
blerjen e senzorëve të vlefshëm për të lehtësuar jetën
e përditshme të diabetikëve. Ajo theksoi
rëndësinë jashtëzakonisht të madhe
se diabetikët falë çiftit të
përmendur me zemër të madhe nuk janë vetëm në
sfidën e tyre aspak të lehtë me
sëmundjen e sheqerit, e cila kërkon mjaft
shpenzime materiale, disiplinë të
fortë dhe respektim të këshillave të mjekëve specialistë endokrinologë.
Në
këtë ceremoni bamirëse morën pjesë një
numër i madh i të ftuarve nga pesë
komuna të Malit të Zi. Mes të tjerëve,
në këtë
mbrëmje të donatorëve morën pjesë edhe drejtori i Spitalit të
Përgjithshëm të Tivarit, Dr.Igor Karisik, familjarët Dina Kurmemajt, si dhe të ftuar të shumtë,
miq dhe të afërm të kësaj familjeje. Aktiviteti humanitar përfundoi me një
koktej të rastit.