Editorial » Shkreli
Frank Shkreli: Shpallet viti jubilar i Kuvendit të Arbrit
E marte, 24.01.2023, 07:59 PM
SHPALLET VITI JUBILAR I KUVENDIT TË ARBRIT
Me rastin e 320-vjetorit – Janar 1703
Nga
Frank Shkreli
Ishte
viti 1703 – më saktësisht – 13, 14, e 15 Janari i atij viti që në Mërçi të
Lezhës është organizuar Kuvendi Kishtar i Arbrit – ose ndryshe Koncili i Kishës
Katolike në trojet Shqiptare, i thirrur nga Papa Klementi i XI – Françesk
Albani, me origjinë shqiptare. Organizimin e këtij Kuvendi me rëndësi të madhe
kombëtare, Papa Klementi ia besoi Kryeipeshkvit të Tivarit në atë kohë, Imzot,
Vinçenc Zmajeviqit.
Me atë rast,
ipeshkvijt katolikë të trojeve shqiptare, pjesëmarrës në Kuvendin e Arbrit –
shqyrtuan, në përgjithësi gjëndjen e përgjithëshme, kryesisht, të mjerueshme të
Kishës Katolike në ato anë nën sundimin ottoman. Përveç çështjeve kishtare,
Kuvendi i Arbrit ka analizuar edhe çeshtje të tjera me rëndësi kombëtare,
përfshir rrezikun që i kanosej jo vetëm fesë katolike, por edhe gjuhës shqipe
dhe me të edhe identitetit kombëtar nën administratën e egër pushtuese otomane,
në një situate tejet të vështirë dhe sfiduese për shqiptarët në trojet e veta.
Për të shënuar
këtë ngjarje me shumë rëndësi për ruajtjen e historisë, gjuhës dhe identitetit
kombëtar të shqiptarëve, Dioqeza e Lezhës dhe Bashkia Lezhë, organizuan fund
javën që kaloi, pikërisht në ambijentet e Kishës së Shën Gjonit (në rinovim e
sipër)ku është mbajtur Kuvendi i Arbrit 320-vite më parë, Kishë kjo që nën
drejtimin dhe udhëheqjen e të palodhurit Dom Nikë Ukgjini dhe bashkpuntorëve të
tij, po rinovohet – ashtu siç janë rindërtuar një numër objektesh të tjera
kishtare historike në ato anë, falë vullnetit, dedikimit dhe vendosmërisë së
tij personale, fetare e kombëtare të tij dhe ndihmës së shumë prej
bashkpuntorëve të tij, të cilët – në mungesë arrogante të ndihmës qeveritare
për objektet kulturore – shumë prej këtyre patrirotëve nuk kursejnë asgjë për
rindërtimin e këtyre objekteve me rëndësi kombëtare historike dhe fetare. Frank Shkreli: Kanë filluar punimet për rehabilitimin e Kishës së Kuvendit të Arbërit afër Lezhës | Gazeta Telegraf
Në frymën e
bashkpunimit dhe mirëkuptimit mbarëkombëtar të Kuvendit të Arbrit, Janarin e
vitit 1703,ku e kur u mblodhën burrat e dheut për të biseduar për fatet e
Kombit -- MËRQIA- KISHA E KUVENDIT TË ARBRIT, NË TË KALUARËN DHE SOT –
Dielli | The Sun
(gazetadielli.com) --fund javën që kaloi Dioqeza e Lezhës dhe
Bashkia Lezhë organizuan një tubim për të shënuar këtë përvjetor duke shpallur
vitin 2023, si Vitin jubilar të Kuvendit të Arbrit, me rastin e 320-vjetorit.
Shihet se për nga
pjesëmarrja në këtë tubim e studiuesve dhe personaliteteve akademike nga të
gjitha trojet shqiptare dhe nga diaspora, organizatorët duket se janë munduar,
me të drejtë, t’i japin kësaj ngjarjeje të rëndësishme një pamje të karakterit
mbarëkombëtar. Në kishën e Shën Gjonit ku është mbajtur Kuvendi i Arbrit më
1720 – ndoshta më i rëndësishmi në historinë e shqiptarëve, pas Besëlidhjes së
Lezhës nën drejtimin e Kryetrimit të Kombit, Gjergj Kastriotit -Skenderbe –
ishin mbledhur klerikët nga diqoezat e Lezhës, Shkodrës e Tivarit. Morën pjesë
gjithashtu edhe studiues, akademikë dhe mysafirë të ftuar nga mbarë trojet
shqiptare, të ardhur nga Shkupi, Prishtina, Ulqini, Tivari, Tirana e Shkodra,
në shenjë nderimi dhe respekti për Kuvendin historik të Arbrit, por edhe për
rëndësinë që ka edhe sot --jo vetëm fetare, por edhe atdhetare e kulturore, për
mbarë Kombin shqiptar – edhe si shembull i ruajtjes së gjuhës dhe identitetin
kombëtar të shqiptarëve, anë e mbanë trojeve të veta. Organizuesit e kësaj
ngjarjeje me rëndësi historike, fetaro-kulturore, falënderuan edhe kontribuesit
nga vendi dhe jashtë vendit -- pa ndihmën financiare të cilëve – do ishte
pothuaj i pamundur rindërtimi dhe meremetimi i Kishës së Arbrit dhe ambienteve
për rreth. Është meritë e tyre dhe udhëheqsit të punimeve të meremetimit, Dom Nikë Ukgjinit, që sipas fotografive që
kam parë, ky objekt historik, çdo ditë e më shumë, po merr shkëlqimin e vet të
merituar e të munguar për shumë dekada me radhë. U lumtë këtyre burrave të
dheut, të kohërave tona, të cilët kanë marrë përsipër përgjegjësi për ruajtjen
dhe meremetimin e objekteve kombëtare, që në një shtet normal, janë përgjegjësi
të qeverisë e të shtetit.
Me këtë rast
përkujtimor, të djelën që kaloi, të Kuvendit të Arbrit në Mërçi të Lezhës u
promovua edhe relacioni i autorit të punimeve të Kuvendit të Arbrit, delegatit
të Papa Albanit, Imzot Vincenc Zmajeviq,
i botuar në gjuhen shqipe, nga AIlbanisches (Albanishes) Institut, St. Gallen
dhe shtëpia botuese, Faik Konica Prishtinë.
Tubimi i javës së kaluar në Lezhë, shënoi gjithashtu edhe fillimin e
Vitit Jubilar të 320-vjetorit të Kuvendit të Arbrit, me premtimin për tu takuar
gjatë këtij viti për ngjarje të tjera, në kujtim të këtij përvjetori jubilar.
Në tubimin, me
rastin e 320-vjetorit të Kuvendit të Arbrit, folën një numër studiuesish e
historianësh, disa prej të cilëve mund ti ndjekni në këtë link më poshtë. PERKUJTOHET NE LEZHE 320 VJETORI I KUVENDIT TE ARBERIT. Bashkia dhe Dioqeza e Lezhes kane perkujtuar 320 vjetorin e Kuvendit te Arberit, nje nga... | By Rrok | Facebook
-- Por, si pasqyrim të punimeve të tubimit, javën që kaloi, foli edhe Dom Nikë
Ukgjini, drejtuesi dhe udhëheqsi i projektit të madh të rinovimit të Kishës së
Arbrit, ku 320-vite (14, 15 e 16 Janar, 1703) më parë u mbajtë Kuvendi i
Arbrit. Në fjalën e tij, Dom
Nik Ukgjini tha se kjo datë është një themel i rëndësishëm për mbrojtjen dhe
ruajtjen e identitetit shqiptar., duke dhenë një historik të shkurtër të
Kishës së Arbrit, ku 320-viet më parë u mbajt Kuvendi i Arbrit.
Lezhë, Mërçi, 14
janar, 2023
Fjala përshëndetës dom Nika
Shpallja e vitit
Jubilar, 320 vjetori i Kuvendit të Arbrit
Të nderuar
pjesëmarrës,
Kuvendi apo
Koncili kishtar i Arbërit që u mbajt në Kishën e Shën Gjonit të Merçisë, nën
drejtimin e Imzot Vinçenc Zmajeviçit, kur ai kishte vetëm 31 vjeç, ishte me
rëndësi të jashtëzakonshme për fatet e Kishës katolike në trojet shqiptare, të
gjuhës shqipe e të identitetin etnik të kombit shqiptar. Ishte data 14 janar e
Kuvendi do të vijonte edhe më 15 e 16
janar 1703, kur në përfundim të punimeve, baritë e të gjitha trojeve të Kishës
Katolike, si dhe delegatë të tjerë, nënshkruan dekretet e Koncilit të Arbnit,
te cilat u botuan në latinisht e shqip ne vitin 1706, nga Imzot Zmajeviçi e
ku përmes së cilës shihet qartë se kleri katolik shqiptar, përkundrejt
torturave nga pushtuesit, i qëndroi pranë në gaz e në vaj, popullit të vet dhe
i parapriu rilindjes së tij kombëtare.
Imzot Zmajeviçi i
nxitur nga Papa Francesk Albani, u kujtoi të gjithë ipeshkvijve pjesëmarrës të
Kuvendit të Arbërit detyrën që të kujdesën me të gjitha forcat për ringjalljen
e jetës fetare të popullit, e të punojnë për përtëritjen dhe rritjen e klerit
si dhe për lirinë fetare të kultit e të popullit.
Nisur nga ajo se çfarë është shkruar për Kuvendin e Arbrit,
mund te themi se në ketë ambientin ku gjendemi, u vendos një gur i rëndësishëm
themeli për mbrojtën dhe ruajtjen e identitetit kombëtar dhe fetar të arbërve
përballë zgjedhës së rëndë të robërisë nën turqit osmanë dhe depërtimit të dhunshëm
të islamizmit, i cili kishte arritur fazën e tij kulmore në fund të shek. XVII
e fillim të shek. XVIII.
Sulltanati i
Stambollit duke reflektuar thellë, kuptoi se Kuvendi i Arbrit ishtë një
veprimtari sa kombëtare aq ndërkombetare, një nga ngjarjet me të mëdha
ballkanike, ishte konkretisht një reagim strategjik i Evropes Perëndimore ndaj
Shqipërisë, prandaj në vitet në vazhdim, ky objekt legjendarë, do pësonte dëmtime, rrënime të
shumta si dhe ringritje. Do përmendim
këtu dëmtimet goditëse e të parat që kishin ndodhur gjatë rivalitetit në mes
Karamahmud Pashë Bushatliut dhe Mehmet Pashë Çaushollit besnikut të sulltanit,
gatë viteve 1785-1796, e ky ipeshkvi Mikel Kryziu në vitin 1789, thotë se Kisha
është aq e prishur sa duket se do të rrënohet në mos sot o nesër dhe mezi
qëndron në këmbë. Po kështu dëmtime te kësaj natyre shënohet sa ka pasur edhe
në vitet në vazhdimësi. Ajo e fundit ka ndodhur nga esadistët shqiptarë në
vitin 1915 dhe me pas gjatë diktaturës së egër komuniste, e cila e dominoj për 45
vite tokën e Arbrit.
Me ardhjen e
demokracisë në mars të viti 1991, Kisha Katolike si pjesë e këtyre vuajtjeve të
këtij populli, me këtë rast filloi edhe ajo ringjalljen e saj. Meshtarët,
përpos punës intensive baritore, ju desh të merreshin edhe më ringritjen e
mureve të rrënuara të disa objekteve të kultit. Kështu ndodhi edhe me Kishën
legjendare të Kuvendit të Arbrit, e cila gjatë kohës se komunizmit kishte
degraduar tepër, prandaj u pa e nevojshme ndërhyrja restauruese e cila ndodhi
në mënyrë serioze por dhe modeste vitin 1996.
Duke qenë të
bindur se çdo aset të Trashëgimisë tonë Kulturore Kombëtare, përfaqësojnë
vertebrat e shtyllës kurrizore të identitetit tonë kombëtar, dhe që kjo pjesë e
historisë sonë të marrë edhe më tepër jetë, një grup vullnetmirësh me ide e
financime arritëm gjatë vitit 2022, të ia shtojmë dinjitetin këtij objekti duke
rindërtuar e meremetuar, por dhe duke shtuar gjerat të nevojshme, në Kishë dhe
ambientin për rreth e qark.
Duke falënderuar
te gjithë kontribuuesit financiarë nga brenda dhe diaspora deri tani kemi
arritur për ta përmbyllur fazën e parë të rindërtimit, me shpresë se do i
gjejmë mundësitë për përmbyllur deri në fund projektin e hartuar.
Me ketër rast të
320 vjetorit te Kuvendit të Arbrit, gjej rastin ti falënderoj edhe atyre që na
shtuan madhështinë e kësaj feste duke na mundësuar promovimin e relacionit të Imzot Zmajeviqit
në gjuhën shqipe e i cili si vend takimi historik e kishte pikërisht në Kishën
e Merqisë ku sot jemi bashkuar.” Fjala e
Dom Nikë Ukgjinit në përvjetorin e 320-të Kuvendit të Arbrit.