Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Unë puno për popull e ai puno për gra
E merkure, 18.01.2023, 09:00 PM
UNË PUNO PËR POPULL
E
AI PUNO PËR GRA
NGA
KALOSH ҪELIKU
Shënime biografike
Sali
Ramadani - Kërçova lindi në vitin 1939 në Kërçovë. Ishte një protagonist
guximtar i politikës në Maqedoni në periudhën nga mesi i viteve ’90 si deputet
i PPD -së, më vonë i PDSh -së në Parlamentin e Maqedonisë.
Më 8 korrik të
vitit 1997 nga foltorja e Parlamentit të Maqedonisë nxorri flamurin kombëtar
shqiptar kuqezi me shqiponjën dykrenare, dhe e shpalosi në sallën e
Parlamentit. Edhe, u tha të pranishmëve: mos u trembëni se nuk ju hanë! Një
pjesë e madhe e mediave dhe ekspertëve maqedonas për çështje juridike, që edhe
sot janë protagonistë aktualë në politikë, kërkuan arrestimin e tij pas
ngjarjes “skadaloze”.
Sali Ramadani -
Kërçova ka hyrë në Historinë e Kërçovës si nxënësi i parë që kreu shkollën e
rregullt tetëvjeçare, normalisti i parë i Normales ,,Liria,, të Shkupit, dhe
mësuesi i parë i kësaj ane me shkollim të rregullt arsimor.
Është njeriu i
parë i Kërçovës, po edhe i Iliridës, që shumë herët dhe që në fillim të
karierës së tij si mësues, haptas iu kundërvu pushtetit jugosllav antishqiptar,
për të cilat angazhime e kundërshtime qe burgosur e dënuar disa herë me rradhë.
Deputeti i parë
shqiptar, i cili asaj kohe me përkrahjen e gazetarit Qani Mehmedi, gjuhëtarit
Qemal Murati dhe shkrimtarit Kalosh Ҫeliku më 8 korrik
1997 hyri si kandidat për deputet në historinë e Parlamentit të Maqedonisë me
aktin e shpalosjes të flamurit shqiptar para deputetëve dhe mbajtjes së
fjalimit në gjuhën shqipe, duke u thënë, se: mos u trembëni, nuk u hanë! Dita
do të vijë, që ky flamur do të jetë zyrtarë, do të vij dita që në këtë
parlament do të flitet Shqip. Unë nuk kam frikë dhe nuk friksohem nga askush e
as nga ju. Nëse nuk e kini ditur, unë jam stërnipi i Kastriotit dhe nipi i
Mefailave të Zajazit. Unë jam Sali Ramadan Kërçova.
Në atë kohë
Neokomuniste, të nxjerrësh flamurin shqiptarë dhe të flasësh shqip në mes të
parlamentit të Maqedonisë para deputetëve, është dashur të të thirrin Sali
Ramadani - Kërçova. I vetmi trim sypatrembur, që u kthehet kolegëve maqedonas
duke ua valvitur flamurin para syve, që askush se ka bërë deri më sot si
shqiptar!
Kuvend, kur Tito
Petkovski u tha deputetëve: Mbyllet seansa dhe ikni jashta parlamentit! Sali
Ramadani - Kërçova vazhdoi me fjalimin: po të duani ikni edhe jashta
Maqedonisë, shkoni në Bullgari! Ose, Serbi. Atje, nuk ka flamur shqiptar.
Kryetar i parlamentit ishte komunisti arratisur i Djeshëm, Sot socialdemokrati
Tito Petkovski, i cili reagoi ashpër, duke kërkuar ndërhyrjen e shërbimeve për
heqjen e deputetit Ramadani nga foltorja.
Sali Ramadani -
Kërçova, papritmas ndërroi jetë më 27 janar 2018 si veprimtar i devotshëm dhe
patriot i madh i Ҫështjes ende të pazgjidhur
shqiptare. Sinonim i guximit, dijes dhe atdhedashurisë, i burgosur dhe i
përndjekur nga pushteti që nga mosha studentore e deri në vitet e pluralizmit.
Ndryshimeve “demokratike”. Aktiviteti i tij politik ka filluar që në moshë të
re, por ai intensifikohet në vitin 1968 me kandidimin për deputet të zonës
Kërçovës. Ndërsa, një vit më vonë burgoset pas një procesi gjyqësor maratonik
në të cilin ai deklasoi politikën antishqiptare, duke mbetur i palëkundur në
qëllimet e veta, i guximshëm dhe energjik në veprime edhe përkundër presioneve
të mëdha që pushteti monist i bënte në vazhdimësi.
Përmëtepër, pas
vitit 1981 Sali Ramadani - Kërçova bën një aktivitet të ngjeshur ilegal për
sensibilizimin dhe mobilizimin e popullit shqiptar në kuadër të organizatës
“Besëlidhja për çlirim kombëtar”. Viteve ’90 -ta ai kthehet në vendlindje dhe
jep kontributin e tij në proceset politike që do të pasonin edhe si politikan.
Opinioni i gjerë tashmë e ka të njohur veprimtarinë e tij parlamentare dhe
veprimet konkrete për të drejtat e shqiptarëve, siç ishte shpalosja e flamurit
tonë kombëtar në foltoren e Parlamentit të Maqedonisë më 8 korrik 1997 -të.
Vitet e fundit,
pas luftës të Kosovës shqiptaro - serbe (1998 - 1999) dhe shqiptaro -
maqedonase (2001), u mor kryesisht me shkrime dhe angazhohej për grumbullimin
dhe botimin e atyre shkrimeve, që iu kishin ndaluar për 30 vjet me radhë. E,
sot kur Kosova frymon lirshëm pas njëzetë viteve pavarësie nga robëria
shekullore serbosllave, po shkojmë drejt plotësimit të idealeve, synimeve dhe
qëllimeve të përhershme të patriotit Sali Ramadani - Kërçova. Gjithë këto na
detyrojnë të çmojmë, ta nderojmë e ta përkujtojmë me pietet të lartë këtë
veprimtar të palodhshëm, punëtor e luftëtar të denjë të Ҫështjes e të çlirimit kombëtar.
Veprimtari i 8
korrikut 1997 me aktin e shpalosjes dhe mbrojtjes të flamurit shqiptar në
foltoren e Parlamentit Neokomunist të Maqedonisë, që nxiti reagimin e
deputetëve dhe krerëve maqedonas të Parlamentit, meriton që data 8 korriku e
vitit 1997 -të, të shpallet Ditë historike për shqiptarët. Dhe, përmes një
kërkese të kërkohet seancë urgjente nga Parlamenti i Maqedonisë, që për
deputetin Sali Ramadani - Kërçova, të ngriten përmendore historike, emërohen
shkolla shqipe, rrugë: Kërçovë, Shkup e Prishtinë, dhe organizohen aktivitete
politike - kulturore - përkujtimore me rastin e kësaj date në të gjitha Trojet
Etnike Shqiptare dhe diasporë.
Lamtumira e fundit
nga gruaja besnike
Tri vite që na dha
lamtumirën e fundit Sali Ramadani - Kërçova!
Në vitin 1977 ia dhamë dorën njëri - tjetrit, s’bashku udhëtuam në të njëjtën
rrugë gati pesë dekada, në të mirë dhe në sfida që na solli jeta.
Kaluan tri vite që
ma lëshove dorën, ike në botën e amshueshme, sepse ashtu deshi Zoti e jo Ti. Më
mungojnë shumë këshillat tua, debatet që i bënim për situatën politike.
Më mungon epiteti kur më quajshe, ”opozita ime”. Më mungon inspirimi ytë për
integrimin e femrës në zhvillimet politike.
Tek ti posedojnë
vlerat shumëvjeçare për kontributin tënd që ke punuar me një angazhim maksimal,
për shkollimin dhe emancipimin e femrave shqiptare. Porosia jote ishte,
Emancipimi i femrës është për të mirën e saj dhe të shoqërisë, kjo i jep një
imazh shtetit se në cilën shkallë të kulturës je si shtet apo komb.
Jetën dhe punën e
kishe të programuar. Çdo herë u afroheshe njerëzve dhe kërkoje individë me dije
të pjekur. Kurrë, nuk e përfillje injorancën. Virtyti, dinjiteti kombëtar, dhe
atdhedashuria patriotike ishte ideali më i lartë te Sali Ramadani - Kërcova.
Sa më shumë po
kalon koha, aq më tepër e ndjejmë mungesën tënde, si baba, si gjysh si vjehërr
dhe si bashkëshorti dhe shok i jetës!
Në jetën tonë
bashkëshortore kishim mirëkuptim, sinqeritet dhe dashuri reciproke...
Sylbie Bajrami - Ramadani
Kandidimi për deputet i Kërçovës
Herët, viteve të
1968 -ta Sali Ramadani - Kërçova ra në sytë e UDB -ës jugosllave, në fillim të
karierës së tij si mësues, dhe kandidat për deputet i Kërçovës. E mbaj mend,
kur i gjithë populli shqiptar i Kërçovës u çua më këmbë për t’ia dhënë
nënshkrimet (firmat). Haptas para fushatave parazgjedhore iu kundërvu pushtetit
jugosllav antishqiptar, për të cilat angazhime e kundërshtime qe burgosur e
dënuar disa herë me rradhë.
Gjykimi në Shkup si “armik” i Shtetit
Unë asaj kohe isha
nxënës i vitit dytë në Shkollën Normale “Zef Lush Marku”, në Shkup. Sisot, më
kujtohet kur me disa shokë morëm pjesë si adhuruesë në gjykimin e tij si
“armik” i shtetit jugosllav, dhe e dënuan me disa vite burg. Edhepse, e vuajti
burgimin e asaj kohe të egër komuniste për shqiptarët, nuk u dorëzua gjithë
jetën, por vazhdoi punën me aktivitete politike ilegale, legale dhe kulturore. Themelimin SHKA “Xha Rexha”
dhe SHKA “Xixa”.
Aktivitetet kulturore në Kërçovë
Gostivar dhe Prishtinë
Unë asaj kohe kam
pasur një rreth të ngushtë miqësh: poetin kryengritës Shaqir Sadiku me të cilin
njihesha që nga vendlindja për shkak të vjershave që botonim asaj kohe te
“Shkollari” në gazetën “Flaka e Vëllazërimit”, dhe revistat për fëmijë “Fatosi”
dhe “Gëzimi”, në Shkup. Një vit e kaluam së bashku edhe në gjimnazin e
Kërçovës. Vit, edhe kur me veprimtarinë e arsimtarëve shqiptar u hapën edhe dy
paralelet e para në gjuhën shqipe me rreth 70 nxënës (1965/1966). Paralele në
gjuhën shqipe vetëm me një lëndë në gjuhën shqipe. Edhe, atë Gjuhë shqipe, të
cilën na e jepte Esat Ymeri. Lëndët tjera i kishim në gjuhën maqedonase. E
kishim një lëndë më tepër se nxënësit maqedonas. Që, pas një viti shkollor do
të përfundojnë vitin e parë vetëm pesë - gjashtë nxënës. Pabesisht, na kositën
profesorët shovenistë “maqedonas”, dhe u shpërndamë për të vazhduar mësimet në
Gostivar dhe Shkup.
Miku i penës,
Shaqir Sadiku asaj kohe të rrezikshme përmes postës më përcillte letra
komunikimi dhe poezi të zjarrta patriotike. Letrave, të cilave edhe unë u
përgjigjesha me poezi. Vite, edhe kur pas kryerjes së shkollës mesme do të
regjistrohemi së bashku në Fakultetin Filosofik, Dega Gjuhë dhe Letërsisë
Shqipe në Universitetin e Prishtinës (1970 - 1971). Edhe një vit do të jemi së
bashku në një dhomë.
Një vit më vonë,
gjatë studimeve unë do të martohem në Prishtinë. Edhe, takimet e shpeshta me të
i kisha të rralla në Universitet. Herë pas here edhe takoheshim rastësisht në
rrugë. Gjatë sudimeve, Shaqiri do të punësohet si gazetar në Televizonin e
Prishtinës, ndërsa unë në shkollën fillore “Vëllazërim - bashkimi” në Drenas
(Gllogovc të Drenicës).
Vite, edhe kur ne
studentëve na jepeshte “ilegalisht” nga bashkëpuntorët e sigurimit romani
“rrezikshëm” i Kapllan Resulit “Tradhtia”, dhe ditën e nesërme na
bastisnin në banesë duke na arrestuar si “armiqë të shtetit ” jugosllav me disa
vite burg.
Asaj kohe, duke i
marrë me mend provokimet e UDB -ës jugosllave, unë si student nuk kam pasur
besim dhe guxim ta lexoj atë roman të “rrezikshëm”. Viteve, kur u ktheva në
Shkup e lexova romanin e “rrezikshëm” të Kapllan Resulit “Tradhtia”, në
Bibliotekën Universitare”, në Shkup. Edhe librat tjerë: “Ushtima e Korabit”,
dhe “Gjarpëri”. E dija se, edhe këtu mbanin evidencë se, kush i lexon
këto libra të “rrezikshëm”. Vetëmse, unë tashti i lexoja në mënyrë legale,
përmes institucioneve të shtetit “përbshkët”.
Sali Ramadani
Kërçova gjatë këtyre viteve merreshte me aktivitete arsimore dhe kulturore.
Themelimin e shoqërive kulurore: “Xha Rexha dhe “Xixa”. Aktivitete të cilat do
t’i zgjëroj edhe nëpër fshatrat e Gostivarit dhe në Prishtinë. Kohë, kur me
veprimtarin Sali Ramadani - Kërçova, ne studentët kërçovar do t’i kemi disa
takime në lokalet e gjimnazit “Ivo Lola Ribar”, sot “Sami Frashëri”, në
Prishtinë me përgaditjet dhe organizimet e aktiviteteve kulturore.
Ikja e papritur e
Shaqir Sadikut në Zvicër, dhe burgosja e tij në Kërçovë, mua do të më zbulojë
edhe shumë befasi që nuk i kisha ditur si student në Prishtinë. Edhe, atë: pas
kryerjes të shërbimit ushtark në Knin të Kroacisë dhe kthimit në Shkup. Shaqir
Sadikun e kishin maltertuar fizikisht me presione hetimore, që të pranojë, se:
edhe unë kam qenë në Grupin e tyre “armiqsor” në Lëvizje. Pyetje provokative
policore, të cilën ai e kishte mohuar kategorisht. Përgjigje, për të cilën
kishte hëngër edhe një shuplakë nga ish studenti vendlindjes i gjeneratës në
Prishtinë. Tashti pas studimeve, shef policie në Kërçovë. Student, të cilin
vetëm njëherë e kam takuar para “Hotel Boshurit” vetë i treti, rastë kur na e
rrëfeu edhe revolen. E mora me mend se është bashkëpunëtor sekret i sigurimit.
Aktivitet “studentor”, që pas studimeve ai do ta dëshmojë edhe me vepra
policore në vendlindje.
Vërtetë ne, nëpër
disa takime kulturore në Kërçovë, Gostivar dhe Prishtinë kishim marrë pjesë nën
udhëheqjen e patriotit Sali Ramadani - Kërçova,
por jo si “armiqë” të shtetit jugosllav. Kurthë e montuar policore, të cilën e
mësova më vonë, se: që të gjithë aktivistët e këtyre takimeve kulturore e
kishin pasur në plan që të na shpallin si “irredentistë” e “armiq” të shtetit
jugosllav, dhe të gjithëve na rrasin në burg si grup i “rrezikshëm”
antijugosllav.
Vit, edhe kur nga
frika se mos bënin bastisje të papritshme në shtëpi, i dogja të gjitha letrat
dhe fotografitë, që kisha mbajtur me Shaqir Sadikun si nxënës, ai në gjimnazin
e Gostivarit, e unë në Shkollën Normale “Zef Lush Marku”, në Shkup. Librat e
Këndimit me të cilat kishte mësuar im vëlla Ramë Ҫeliku në fshatin Kastriot (Sërbicë), në kohën e ministrit
të arsimit Ernest Koliqi, u zhdukën nga shtëpia. Libra të “rrezikshëm”, me të cilët
në atë kohë dhe vjershat e Rilindasëve u rrita nën hijen Lisit midis Livadhit
si shkrimtar.
Edhe Sot e kësaj
dite, nuk e di ku i fshehu im Vëlla, mos të na i gjejnë në shtëpi...
Dhe fundi i pas Luftës të 2001 –shit
në “Saraj” dhe nën Rrap në Shkup
Përsëgjalli Sali
Ramadani - Kërçova, pas Luftës të 2001 -shit në Maqedoni merr pjesë në
Manifestimin Kulturor Tradicional Ndërkombëtar “Ditët e Naimit” në “Saraj” të
Shkupit, që i organizonte Lidhja e Shkrimtarëve Shqiptar të Maqedonisë. Ditë,
edhe kur një autobus me poetë me targa TR erdhi në Shkup. Poetë, që lexuan
poezi pranë tankeve. Manifestim Kulturor, të cilin poeti Visar Zhiti do ta
përshkruaj me një reportazh emocional në Tiranë. Ditë, edhe kur poetit Pano
Taçi do t’i rrëmbehet kaseta e inçizimit të manifestinit kulturor nga kamera.
Mëkot, unë e dërgova anëtarin e shoqatës të Lidhjes Shkrimtarëve Shqiptar të
Maqedonisë Rexhep Bajramin, që së paku të na e kthejnë kasetën e inçizimit.
Ata, i kishin thënë: le të vij ai vetë ta marrë kasetën. Guxim, që nuk e pata
në gjendje lufte të shkoj në polici.
Sali Ramadani – Kërçova edhe nëpër faqet e revistës
për humor dhe satir “ZEKTHI”, që delë kur t’i teket
PARTALLMENTI
Sali Ramadani - Kërçova, në një
deklaratë për “Zekhtin”, tha: Kjo Qeveri e “vëllazërim - bahkimit” e ka lehtë
me këtë popull, ia hudhë një asht, dhe
fle rehat në Partallment…
BISEDA NË TRE SY
Gjatë një seance
në Partallment, ashtu siç e thirrte Kuvendin e Maqedonisë Sali Ramadani -
Kërçova, në muajin “Ramazan”, hyri edhe Kryetari Kiro Gligorovi: të gjithë u
çuan në këmbë, përveç deputetit të popullit Sali Ramadani - Kërçova. Pas pak
kohe ai doli edhe në foltore para kamerave televizive, gotën e ujit para
mikrofonit e shtyu me dorë dhe e mori fjalën: Unë me Kiro Gligorovin për të
drejtat e barabarta të shqiptarëve do të flas në tre sy...
Deputetëve të
popullit shqiptarë u shpërtheu gazi...
HEQJA E FLAMURIT SHQIPTAR
NË GOSTIVAR DHE TETOVË
Flamurin kuqezi me
shqiponjën dykrenare, Qeveria së pari e ngriti në Parlament me Xhaxhin kuqezi
Sali Ramadani - Kërçova, i cili u tha deputetëve të popullit “maqedonas”: mos u
trembëni, nuk ju hanë! Ndërsa, të nesërmen me urdhërin e presidentit të shtetit
të “përbashkët, Branko Cërvenkovski me
gishtin e madh teposhtë të dorës djathtë, duke vrarë dhe masakruar
shqiptarë të pafajshëm e hoqi me polici speciale në Gostivar.
Aksion policor i
paparë deri më sot, ku pati edhe viktima...
POEZIA E SALI RAMADANIT – KËRҪOVA
PAS LUFTE PËR UҪK -ën NËN RRAP
Shkupi posa kishte
dalë nga Lufta e 2001 -shit. Ende i vinte era barot. Lidhja e Shkrimtarëve
Shqiptar të Maqedonisë i organizoi edhe “Takimet nën Rrap” 2002. Në Takimet
e poezisë erotike erdhi edhe Sali
Ramadani - Kërçova. Nuk iu gëzova pjesmarrjes tij në këto takime. Shkaku: e
dija se Sali Ramadani - Kërçova nuk shkruan poezi erotike, por vetëm
patriotike. Kurrsesi, nuk më shkoi mendja se, Sali Ramadani - Kërçova atë natë
do të lexojë një poezi për UҪK -ën. E kishte
një të mirë, nuk dilte të lexojë poezi pa e ftuar udhëheqja e programit. Që,
nuk ndodhte me Xhevat Limanin, i cili e rrëmbente vetë mikrofonin nga duart,
dhe lexonte poezi.
Udhëheqja e
programit e ftoi Sali Ramadanin - Kërçova të lexojë poezi. Sala si zakonisht,
doli para mikrofonit duke i pyetur të pranishmit: a doni t’ju lexoj një poezi,
apo një poemë? Ndonjëri nga poetët ndërhyri, një poezi. Tjetri një poemë.
Megjithatë, unë do t’ju lexoj një poemë të shkurtër. Dhe, Sala si zakonisht e nisi me një poemë të
gjatë për UҪK -ën me të cilën na zuri edhe mesnata
në “Bit - Pazar”, duke bërtitur me sa zë që kishte UҪK -ë... UҪK -ë... UҪK -ë, në mes të “Bit - Pazarit”.
Vetëmevete, thashë: le që do të na përzënë nga Rrapi, por do të hamë edhe
ndonjë çotek (dajak) në polici.
Përçudi, atë natë
shpëtuam pa asnjë ferrë në këmbë...
SHKUPI I NDARË NË DY QYTETE
Xhaxhi Kuqezi
(Sali Ramadani - Kërçova), deputet i popullit në mitingun që e mbajti para
fushaatës të zgjedhjeve lokale në Kërçovë, mes tjerash tha në foltore edhe, se:
dhashtë zoti të mos fitoj si prefekt. Se, nëse fitoj do ta ndaj qytetin
përgjysëm me litarë...
E “Zekthi” luti:
dhashtë Zoti, Xhaxhi Kuqezi (Sali Ramadani - Kërçova) mos na mbajë ndonjë
miting parazgjedhor edhe në Shkup, se do të na e ndaj qytetin edhe ashtu të
ndarë nga pushtetmbajtësit në: varfëri dhe pasuri...
Shkaku se, gjatë
një fushate parazgjedhore parlamentare me mikrofon në dorë, doli nga pazari i
“Bit - Pazarit” hipur mbi karrocë të një pazarxhiu duk bërtitur: Rroftë
ILIRIDA!...
UNË PUNO PËR POPULL
E AI PUNO PËR GRA
Gjatë Manifestimit
kulturor tradicional ndërkombëtar: “TAKIME NËN RRAP”, në Shkup, pasmesnate u
ndanë edhe çmimet letrare për poezi më të bukur erotike lexuar gjatë dy netëve.
Dhe, me intervenim të kryetarit të LSHSHM -së Kalosh Ҫeliku, papritur juria si poezi më të bukur e shpalli
poezinë e Sali Ramadanit - Kërçova.
Duartrokitjet
jehuan në sallë. Sala duke u fry me setren krahëve, doli ta marrë çmimin:
-Këtë çmim ma ka
dhënë armiku im më i madh (duke aluduar në kryetarin Kalosh Ҫeliku). Nuk e di, a ta marrë apo të mos
e marrë.
-Jo, mos e merr!
Ndërhyri Kalosh Çeliku duke ditur se juria e komisionit në zarf i ka shti vetëm dhjetë euro. Ktheje prapë!...
-Megjithatë, do ta
marrë. Unë 30 vjet përpiqem ta shti në Lëvizje… Unë puno për popull, e ai puno
për gra…
LIBRI I SHEKULLIT
Sizakonisht, u ula
nën Rrap për t’i marrë aspirinat e përditshëm. Kamarieri erdhi pa u vunuar dhe
më pyeti për porsinë. I them një gotë “hallall”. E mori porosinë, dhe ma solli
një gotë raki rrushi. Pas pak kohe, i them: ara e Babait, nuk lëroet vetëm me
një ka, ma sjell edhe një ka tjetër zgjedhe! Dikur, i them kamarierit: Dy qeve,
mirë është t’u vëmë përpara edhe një kalë.
Në ndërkohë nën
Rrap erdhi edhe Sali Ramadani - Kërçova. Dhe, pasi u përshëndetëm u ulë
përkarshi meje në tavolinë. E porositi pijen, dhe m’u drejtua mua: Jam shitur
shumë lirë. Edhe pse, ende nuk e kam hapur zarfin. Qesha, e ku e di se je shitë
shumë lirë, kur ende nuk e ke hapur zarfin?!
Sala, e heshti
bisedën me zarfin, por vazhdoi me Librin e tij me poezi të Shekullit, që posa e
kishte nxjerrë në dritë. Aty për aty, mu kujtua biseda e Xhevahir Spahiut që
rastësisht e takova në “Hotel Grand”, në Prishtinë. I cili më pyeti: a bre,
kush është ai poet nga Kërçova që e ka shkruar Librin e Shekullit? Librin e
Shekullit, i thashë: unë, ende nuk e kam shkruar, e do ta shkruash ti si poet.
Përpak, në “Hotel Grand desh u zumë me grushta.
Qesha, nuk ia
thashë emrin e poetit. Shkaku, se: Ai ishte Sali Ramadani - Kërçova...
Sylbie Bajrami Ramadani dhe Sali Ramadani - Kërçova, në Kërçovë...