Mendime
Aurel Dasareti: Unë nuk jam politikisht korrekt
E marte, 17.01.2023, 07:44 PM
Unë nuk jam politikisht korrekt. Gjithë jetën kam shkuar kundër rrjedhës
Nga Aurel
Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike
Çdo akt i madh politik përbëhet nga thëniet e
gjërave drejt dhe fillon me të. Çdo imtësi politike përbëhet nga fshehjet dhe
errësimin e gjërave. Ne nuk e kemi problemin më të madh me të huajt keqdashës,
por me të gjithë llojet e kriminelëve shqipfolës.
***
Është e
domosdoshme që edhe në trevat shqiptare të sundojë ligji, i
njëjtë për të gjithë, askush para ligjit. Në Shqipëri dhe Kosovë ligjet janë
si rrjetat e merimangës, kapin mizat e vogla, ndërsa grerëzat dhe mushkonjat
depërtojnë.
Kush mund ta tradhtojë Shqipërinë?
Kosovën? Interesat e shqiptarëve në trojet etnike të FYROM-it, Kosovës Lindore
dhe të Malit të Zi? Për çfarë? Parajsë për hajnat. Shitën gjithçka. Vodhën
gjithçka. Servilët e armiqve të jashtëm. Ligjërisht, ndoshta mund të trajtohet
si tradhti, por është krim i pastër. Ata gënjejnë, vjedhin, vrasin njerëz dhe
më pas e mbulojnë duke gënjyer përsëri, duke vjedhur dhe madje duke vrarë edhe
disa tjerë. Shqipëria është një shtëpi e mjerë sepse "koka e
shtëpisë" është një nudist i droguar, megaloman i papjekur që rreh gjithë
familjen, pastaj vjedh edhe pensionin e gjyshes për të paguar kurvat. Kryen
spastrim etnik të shqiptarëve, gjenocid, sidomos duke shkaktuar kushte të
pashpresës (përmes varfërisë) që rinia, personalitetet shëndetësore dhe
ata me certifikata profesionale për lëndë të ndryshme të braktisin atdheun që
shpopullohet me një shpejtësi të tmerrshme.
Situata është ashtu siç është, nuk
mund ta ndryshojmë duke e mohuar. Unë nuk do t'i gënjej njerëzit (kombin tim)
me të cilët kam lidhje gjaku (të njëjtën gjenetikë-bimë e trashëgimisë) sepse
është në modë sot. Nuk do të gënjej sepse është bërë sjellje e pranuar. Ne nuk
mund të pretendojmë se gjithçka është në rregull dhe në këtë mënyrë të zgjidhim
problemet e njerëzve, jetët e të cilëve kalojnë në mjerim, ndërsa të gjithë
bëjnë oferta. Kur shtëpia juaj është në zjarr, ju së pari përpiqeni ta shuani
atë. Por nëse vonoheni dhe flakët bëhen shumë të mëdha, kurseni nga ajo ç'të
mundeni, fillimisht njerëzit dhe më pas vlerat, nuk shkoni nëpër fshat për të
mbledhur nënshkrime nga fqinjët që mendojnë se shtëpia juaj nuk është në flakë.
Është një demagogji e ndyrë politike
që u jep njerëzve shpresa të rreme, u jep atyre një imazh të rremë për ne si
një lloj fituesish, ndërkohë që ne të gjithë digjemi. Kjo bëhet sepse ata
(hajnat) janë humbës. Ata humbën gjithçka, në emrin tonë. Duke e mohuar atë, ne
jemi vetëm më larg nga fitorja e vërtetë, që është se njerëzit për lirinë dhe
cilësinë e jetës së të cilëve jemi përgjegjës, kanë një shans për një jetë
normale. Slogani im do të jetë gjithmonë që njerëzit të kenë të drejtë të
presin që shteti t'u sigurojë së pari kushtet për një jetë normale dhe më pas
gjithçka tjetër.
Ekziston një besim i përbashkët se
është besimi i përbashkët i "popullit" se ata kanë frikë nga e
vërteta. Unë nuk mendoj se "populli" është budalla, por mendoj se
politikanët janë treguar të vrazhdë për një kohë të gjatë dhe po abuzojnë me
pragun e lartë të tolerancës që ekziston te "populli".
Kjo çështje është marrë kryesisht nga
ata që tashmë ishin përpjekur të zgjidhnin diçka, kështu që ne nuk pamë asnjë
rezultat dhe për mrekulli, problemi nuk u zgjidh vetë.
Kryeministri duhet të jetë një lojtar
i vështirë për armiqtë e vendit - i arsimuar, parimor, i mprehtë, që nuk mund
të korruptohet, të bëhet pre e shantazhit apo frikësohet.
PS: Shantazhi është
kur dikush kërcënon dikë (që e ka mizën nën kapelë) të paguajë para, përndryshe
ai do të përhapë informacione ose akuza të pafavorshme për të. Kallëzimi i
dikujt për një vepër penale ose dhënia e një deklarate dëmtuese nuk është e
paligjshme, me kusht që vepra të jetë kryer në të vërtetë ose pretendimi të
jetë i vërtetë.
Shqiptari nuk duhet të notoj në
ujërat e ndotura të kanalizimeve. Duhet t'i pastrojnë dhe të mbjellin diçka të
këndshme. Ky është plani. Për sa kohë që politikanët bëjnë strategji për të
notuar në ujërat e ndotura, qytetarët do të mbyten në të. Shqiptari i vërtetë
nuk duhet për të hyrë në politikë që gjërat të mbeten të njëjta dhe të
ndryshojnë vetëm aktorët. Shqipëria (Kosova dhe trojet tjera nën okupim) është
plot me njerëz të mrekullueshëm, të zgjuar dhe të aftë. Edhe partitë politike
janë të mbushura me disa njerëz të tillë, por nuk shihen sepse “nuk dinë
not”, sepse nuk janë grabitqarë të mësuar të gjuajnë në baltë. Nuk duhet të
jetë kështu. Nuk mund të vazhdojë të jetë kështu, sepse shteti është shtyrë në
pikën e thyerjes.
Historia e mirësjelljes dhe
vrazhdësisë është qesharake në ditët e sotme. Kur dikush rreh një grua, ai
është një ngacmues, kë thërrisni atëherë? Ju nuk thërrisni një instruktor
gjimnastike ose teleshikuesit pervers të Big Brother. Ju telefononi policinë
sepse policia ka të drejtë, madje edhe detyrim, ta pengojë atë, dhe nëse ai nuk
dëshiron të shkojë me ta dhe ta lërë gruan të qetë, nëse ai reziston dhe
vazhdon tërbimin e tij, zotërinj dhe zonja të policisë kanë çdo të drejtë dhe
mundësi për ta arrestuar, ta përplasin si gomarin.
Ne vuajmë poshtërimin, ata na
vidhosin trurin dhe abuzojnë me imperativin e mirësjelljes. Askush nuk flet për
vrazhdësinë dhe paturpësinë.
Nuk jemi në një situatë normale
politike, jemi të pushtuar nga një grup kriminal, mercenar, kuisling të droguar
e shumë i organizuar, por për fat të mirë edhe shumë të korruptuar. Ata janë të
shpenzueshëm sepse nuk kanë asgjë të përbashkët përveç interesave private,
sepse në thelb janë të paaftë për asgjë, sepse janë të këqij dhe të korruptuar
dhe të metat e tyre tashmë kanë filluar të punojnë kundër tyre, po shemben nga
brenda. Pra, ata nuk janë politikanë, ata janë kriminelë.
Mund të mallkosh kur dikush po të ngucën sepse nuk dëshirosh të jesh pjesë
e ekipit të keq. Nuk është një kontradiktë, është një konsistencë. Ti nuk duhet
të bëhesh një shërbëtor për ta. Nuk ke pse t`i votosh sepse të kanë thënë. Nuk
duhet të bësh asgjë. Asgjë nuk do të ndodhë me ju. Ata janë djaj të mjerë.
Ndizni dritën dhe frika do të zhduket. Duhet të jemi në
takt me situatën. Kur fryjnë erërat e ndryshimit, disa ndërtojnë mburoja nga
era, ndërsa të tjerët ndërtojnë mullinj me erë.
Kriminelët e nënshkruan copëtimin e
radhës të Kosovës, fshehtas, pa i treguar sovranit (popullit) se për çka bëhet
fjalë. Nënshkrimet e atyre 2 kriminelëve kryesor për t`ia dhuruar Kosovën e të
gjithë shqiptarëve armikut të përhershëm - janë të pavlefshme. Nuk ua ka pjellë
nëna e tyre. Për këtë çështje jetike (të jetosh apo vdesësh), të paktën duheshe
të bëhet një Referendum me pyetjen e vetme: A dëshironi një
Republikë Serbe brenda Kosovës?