E premte, 26.04.2024, 09:00 PM (GMT+1)

Mendime

Gjatë vitit 2008 u arrestuan 463 persona të akuzuar për korrupsion

E shtune, 27.12.2008, 01:20 PM


Shkruar nga Etleva Delia   

Viti 2008 në historinë e Shqipërisë do mbahet mend si viti kur morëm ftesën për anëtarësimin në NATO, por për policinë është viti që pas pluralizmit ka pasur më pak vrasje. Ky është një vlerësim për të gjithë njerëzit që drejtojnë strukturat e policisë. Gjatë analizës së Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë është bërë publike se numri i vrasjeve ka qenë 85 dhe prej tyre janë zbuluar 70. Të gjitha këto vrasje kanë ndodhur në Shqipëri në harkun kohor prej 12 muajsh.

Motivet

Motive nga më banalet kanë shkaktuar 53 ekzekutime. Që nga një vrasje në periferi të Tiranës, ku djali 16-vjeçar ekzekutoi babain se e rrihte, vrasje nën efektin e drogës, apo ekzekutime mafioze me silenciator, si ajo e biznesmenit Esat Valbona në Shkodër dhe ekzekutimi i Ferdinand Gjatës, dy ditë më parë në Tiranë. Rekord gjatë këtij viti kanë shënuar krimet brenda familjes, 5 për motive xhelozie. Ndërkohë 4 ekzekutime janë kryer për motive pronësie dhe 9 për hakmarrje. Disa vrasje kanë ndodhur në grindje e sipër, ndërkohë që nuk ka pasur 2 vrasje për motive gjakmarrjeje, ndryshe nga viti i kaluar që nuk kishte asnjë vrasje të tillë. Ndërkohë nga të gjitha ekzekutimet që kanë ndodhur gjatë këtij viti, 18 prej tyre janë ende pa një autor të dyshuar.

VRASJET NE VITE

VITI 1992
Janë kryer 251 vrasje

VITI 1993
Janë kryer 268 vrasje

VITI 1994
Janë kryer 265 vrasje

VITI 1995
Janë kryer 210 vrasje

VITI 1996
Janë kryer 248 vrasje

VITI 1997
Janë kryer 1542 vrasje

VITI 1998
Janë kryer 573 vrasje

VITI 1999
Janë kryer 496 vrasje

VITI 2000
Janë kryer 275 vrasje

VITI 2001
Janë kryer 208 vrasje

VITI 2002
Janë kryer 179 vrasje

VITI 2003
Janë kryer 144 vrasje

VITI 2004
Janë kryer 119 vrasje

VITI 2005
Janë kryer 131 vrasje

VITI 2006
Janë kryer 87 vrasje

VITI 2007
Janë kryer 103 vrasje

VITI 2008
Janë kryer 85 vrasje

463 të arrestuar për korrupsion

Policia e Shtetit ka bërë dje bilancin e punës së tyre gjatë këtij viti. Rekordi gjatë këtij viti është shënuar nga krimet ekonomike, ku vetëm për korrupsion janë zbuluar 2530 raste me 2606 autorë. Nga këta persona 463 janë arrestuar, 30 janë shpallur në kërkim dhe 2113 hetohen në gjendje të lirë. Rekordin gjatë këtij viti e ka mbajtur Seksioni Kundër Krimit të Organizuar, i cili ka realizuar 70 aksione të suksesshme dhe 10 të tjera janë kryer nga Seksioni i Luftës Kundër Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë. Antidroga këtë vit ka zbuluar 624 raste të trafikut dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike me 587 autorë nga të cilët 466 të arrestuar. Antitrafiqet kanë zbuluar dhe kanë bllokuar 74 mjete, të cilat dyshohet se kanë qenë të trafikuara nga jashtë.

Krimi Ekonomik

Goditja e korrupsionit dhe krimit ekonomik që nisi muajt e fundit të vitit 2007, vijoi edhe gjatë këtij vit, madje me përmasa edhe më të mëdha, duke zbuluar 2530 vepra penale në fushën ekonomike dhe financiare, kryesisht atë të korrupsionit. Në këto vepra penale janë implikuar dhe proceduar penalisht 2606 autorë, nga të cilët 463 janë arrestuar në flagrancë dhe 2113 ndiqen në gjendje të lirë.

OLSI ÇELA

"Jam shumë i impresionuar nga puna e bërë gjatë këtij viti në luftën kundër krimit të organizuar. Për herë të parë po njihem me statistikat e policisë italiane, të cilët tregojnë se trafiku i drogës nga Shqipëria në Itali është minimizuar, falë punës profesionale të specialistëve të Policisë së Shtetit."

AHMET PRENÇI

"Ju vlerësoni për rezultatet, por ne kemi edhe shumë për të bërë. Përveç goditjes së grupeve kriminale ne duhet të punojmë më shumë në identifikimin dhe sekuestrimin e pronave të vëna si pasojë e aktiviteteve kriminale. Nuk duhet të tolerojmë që disa persona kanë vënë pasuritë e tyre si pasojë e aktivitetit kriminal".
 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora