E enjte, 25.04.2024, 02:04 PM (GMT+1)

Mendime » Dardani

Ilir Dardani: Fatosi i Enverit ose Hallall Burgu!

E enjte, 25.12.2008, 07:19 PM


Fatosi i Enverit ose Hallall Burgu!

Nga Ilir Dardani

Fatos Lubonja, ishte i denuar politik. Nje nga ata qe kane firmosur denimin e tij dhe jo vetem te tij nga familja e tij, eshte edhe ‘’babushi’’, sot i ndjere, i kryesocialisto-komunistit Edvin Rama.
Per cudine e cdo njeriu normal, Fatos Lubonja eshte kunder hapjes se dosjeve!
Vuajtja e tij dhe e njerezve te tij e paska komunist-izuar keq!
Eshte per te ardhur keq per te shkuaren e tij, por edhe per te tashmen!
Une e dija qe komunizmi te ha lekuren dhe mishin, si dhe kockat, por nuk e dija qe komunizmi te perdhunon zemren e trute dhe si pasoje brenda njeriut anti-komunist lindin mijera qeliza komuniste!
Ti si i vuajtur, i denuar per kot, duhet te jepje edhe kontributin tend, meqe mbahesh per i ditur, por jo te llapesh kundra vuajtjes tende, kundra shpirtrave qe njeriun normal nuk e lene te qete!
Fatos, me dukesh harbut i tipit Enver Hoxha, por nuk me dukesh aq i forte dhe si pasoje mua s’me merr plumbi yt!
Fatos, ti ndoshta je orator per te llapur, por je totalisht qenje e shitur dhe s’ka qenje me te ndyre se ajo qe shkel mbi vuajtjen e saj! Prostitutat jepen per para, por ne fund te fundit, meqe jane moral-humbur, te pakten njefare kenaqesie e ndjejne edhe fizikisht, pastaj edhe paguhen. Ti, c’kenaqesi ndjen?!
Te gjithe mund te llapnin, por ti jo! Keto para te Rames duhej t’i refuzoje dhe mos t’ia lejoje vetes kete palacollek!
Ti je i vetmi ish-i denuar politik qe del kundra vetes.
Asnje lloj specie tjeter nuk do e bente kete, por do e mirespriste kete hap drejtesie qe hedh armiku yt Sali Berisha.
Sali Berishen nuk e kam as une ne qejf.
Jam teper i ri per te qene pjese e njerezve qe i kane dhene ‘’gjalleri’’ burgut politik dhe nga ai sistem nuk kam ndonje dhimbje personale, por me dhimbsesi ju dhe nga kjo dhimbje e pergezoj ‘’armikun’’ tim Sali Berisha, sepse eshte dicka jashtezakonisht e drejte.

Ti ishe martiri im i gjalle, por nuk jam aspak krenar me ty. Ti je turpi i dhimbjes sime per ty. Nese te gjithe ish-te burgosurit politik do te ishin si ti, hallall (sic thone turqit dhe turko-shqiptaret) u qofte burgu dhe e trashegofshin brez pas brezi!

Lubonja: 'Sot është vështirë të gjesh njeri që ka pak mend në kokë i cili - duke iu referuar edhe pëvojës së deritanishme të bëmave të politikanëve tanë - të mos e ketë të qartë se ky ligj nuk bëhet për shkak të ndjeshmërisë ndaj vuajtjeve të ish të persekutuarve, por në kuadrin e një lufte politike në një moment kyç ku e tërë politika e kundërshtarëve të Berishës është fokusuar në nxitjen e prokurorisë për vazhdimin e hetimve ndaj akuzave që i janë ngritur qeverisë, kryeministrit e familjes së tij për korrupsion. Me fjalë të tjera ky ligj synon të trembë dhe ndrydhë Prokurorinë, edhe më shumë nga ç'është e ndrydhur dhe e nënshtruar, përsa i përket çështjeve të tilla të nxehta si ajo e Gërdecit, rruga Durrës - Kukës si dhe ajo Fazlliç.

Une: Cdo njeri jo-komunist, por jo gjallesat si ti, e kupton se ky eshte nje hap i drejte. Politikani perderisa eshte politikan do beje c'eshte e mundur qe te beje popullin per vete. Te gjithe keni lehur si qej te terbuar, por asnje hajdut s'keni trembur. Ti mjeran duhet ta kuptosh se kjo ceshtje ka te beje direkt me ty, me vitet me te bukura te jetes qe te shkuan, jo per dhjam, por per lesh qeni! Gerdeci ishte nje aksident tragjik, ministri dha doreheqjen dhe hetimet vazhduan dhe vazhdojne. Ju ka mbetur ora (e vrare) te Gerdeci, por shqiptaret duhet te jene teper naive qe te besojne se ti derdh lot per ata, kur ti je monster e pameshirshme e vetvetes! Rruga Durres-Kukes eshte ngjarja e shekullit ne token e cmendur shqiptare! Fakti qe Sali Anadollak Berisha eshte ai qe do firmose per kete sukses, ju terbon ju tru-humburit ne burgjet komuniste. Kjo rruge simbolizon te gjithe shqiptaret qe kane derdhur gjak per kombin. Kete rruge e bekon nga parajsa Adem Jashari. Kjo rruge eshte bashkim kombi, por per ju drite-shkurterit eshte antishqiptare sepse po e ben Sali Berisha dhe jo i biri i vrasesit komunist, Edvin Rama! Uroj qe kjo rruge t'i rezistoje fatkeqesise sepse ju shtriganet vampire e keni mallkuar miliona here!

Lubonja: Ishte tipik fakti që ndërkohë që Berisha e akuzonte Ramën se i mbron prokurorët për shkak të së kaluarës komuniste të familjes së vet Rama e mbronte  familjen e vet duke mbrojtur indirekt edhe të kaluarën e saj komuniste. Kishte edhe një rrugët tjetër Rama: t'i thoshte Berishës: ti edhe im atë keni qenë komunistë deri më 1990-shin në një front,  kurse unë distancohem nga vepra juaj e përbashët deri më 1990.

Une: Me keto ''tipik-lliqet'' e tua vazhdon te tregosh se nga truri je bere per lemoshe! Rame Berisha, babai i Sali Berishes nuk njihet si njeri i keq. Sali Berisha ka qene me prefesion doktor, mundesisht nje nder me te miret. Sali Berisha mund te kete pasur nje ''teste partie'' ne xhep, sic mund ta kene pasur nje milion shqiptare, por kjo nuk i ben egresore e vrases, sic eshte babai i Rames, i cili ka vene te pakten tri firma per te vrare tre poete te pafajshem, Blloshmi, Leka e Nela!
Gazetat, kurvat komuniste, jane munduar te perlyjne Berishen duke intervistuar koleget e tij ne vitet e diktatures, por s'ka dale njeri te flase keq per te, sepse pasioni i tij ka qene sherimi i plageve te njerezve dhe jo ekzekutimi!
Lubonja, je teper i pamoralshem dhe i lig. Ligesia jote ne rolin tend eshte e papare!

Lubonja: Si përfundim do të thoja se ky aksion i aprovimit me ngut dhe pa kërkuar konsulencë, të këtij ligji është ilustrim i asaj thënies së vjetër romake sipas së cilës e mira apo e keqja e një veprimi nuk duhet gjykuar nga fjalët e bukura me të cilat ky veprim vishet, por me qëllimin e vërtetë se pse bëhet ky veprim. Nëse qëllimi i vërtetë është i keq - dhe e përsëris: sipas meje kjo "e mirë" në emër të "dekomunistizimit" bëhet për një qëllim të keq: mbulimin e akuzave për korrupsion të qeverisë, shtimin edhe më të kontrollit mbi institucionet e pavarura dhe njerëzit,-  atëhere kemi të bëjmë me një veprim të keq, që sjell pasoja të këqija.

Une: Pse nuk e provon te nxjerresh vete ndonje thenje qe te mbese ne histori?! Apo do mjaftohesh me gjestin e papare deri me sot, qe nje ish i denuar politik kerkon mbulimin e shkaterruesve te jetes se tij?!
Zbardhja e trishtimit shqiptar nuk mbyll asgje tjeter, pervecese hap kete pike kulmore te drejtesise se mbyllur. Vemendjen kryesore sigurisht qe e do kjo ''zbardhje'' sepse kemi peng mijera shpirtra qe vdesin e rivdesin cdo dite dhe pa e mbyllur kete ceshtje, Shqiperia mbetet nje monster gjakpirese!
Sipas teje, meqe ti si koke e madhe mendoke se Sali Berisha e ben me qellim te keq, nese nuk i hap sot Berisha dhe humb ne zgjedhjet e ardheshme, kush do i hape keto te mallkuara dosje?! Edvin Rama se bashku me komunistet e tjere?!
Te gjitha pikat e tjera, per te cilat shqetesohesh kaq shume, saqe behesh edhe qesharak i mjere, presin, kurse kjo ceshtje nuk pret, sepse, sic thashe, komunistet s’do e denonje kurre veteveten!

Ti nuk e paske merituar dhimbjen time per vuajtjet e tua. Turp te kesh, njeri i lig!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora