Mendime
Xhemail Luta: Policia serbe ndalon hyrjen e aktorëve prishtinas
E shtune, 27.12.2008, 05:07 AM
POLICIA SERBE NDALON HYRJEN E AKTORËVE PRISHTINAS
Teatri i të Rinjve të Qytetit Prishtinë |
Sipas bisedës së drejtëpërdrejtë të drejtorit të Teatrit të të Rinjve të Qytetit Xhemail Luta dhe organizatorëve në takimin e tyre në pikën kufitare, organizatori me kohë i ka njoftuar organet kompetente të Sërbisë për mbajtjen e këtij festivali dhe për teatrot pjesëmarrëse, nga Ministria e Punëve të Brendshme. Mirëpo këtë ditë është dhënë urdhri i prerë për moslejimin e ardhjes së Teatrit të të Rinjve të Qytetit nga Prishtina në Preshevë. Për ndryshe aktorët e Teatrit prishtinas kanë ardhur deri në pikën kufitare në pjesën e Kosovës dhe kanë qenë të detyruar të kthehen mbrapa, pasi që nuk iu është lejuar hyrja në territorin e komunës së Preshevës. Kjo pjesëmarrje e kësaj trupe entuziaste, këtë pjesëmarrje u desht ta shëndrrojë në ekskurzion gjeografik, duke mos u thyer shpirtërisht, me shpresa që prapë të gjejmë rrugë tjera bashkëpunimi dhe integrimi kulturor.
Organizatori i festivalit, Belul Nasufi, me stafin e tij organizativ e kanë njoftuar deputetin e kësaj ane në parlamentin e Serbisë, Riza Halimin, i cili momentalisht gjendet në Beograd që ta aktualizojë këtë problem në parlamentin e Serbisë, nga se konsiderohet se ky akt paraqet një getoizim të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Sipas organizatorëve kjo është një hakmarrje politike dhe tentim destabilizimi të rajonit, me që sipas agjensisë së lajmeve Iliria News, dje deputetët popullor Riza Halimi ka pasur replika të ashpra me ministrin e Pushtetit Lokal të Medvegjës, Milan Markoviq, me që amendamentet e deputetit Halimi si kërkesa të njëzëshme të shqiptarëve të Luginës së Preshevës janë refuzuar nga qeveritari serb.
Xhemail Luta
044/259772
Komentoni
Artikuj te tjere
Reagime për arrestimin e ish-luftëtarëve në Preshevë
Arber Ibrahimi: Politikan mos Hesht, Popull zgjohu!
Bedri Çoku: Kushtetuta!!!.....Për cilën Kushtetutë, zotëri?
Besim Ndregjoni: Pse u tradhtua, dhe u sabotua, misioni antikomunist në Shqipëri
Kim Mehmeti: Shteti i tri kantoneve
Feti Zeneli: Arritjet historike dhe qëndrimet histerike
Mumin Ibishi: Organizata e Veteranëve të Luftës, shqetësim mbi gjëndjen në Kosovën Lindore
Ilir Dardani: Fatosi i Enverit ose Hallall Burgu!
Bardhyl Metaj: LDK e Rugovës, një muze i pasistemuar
Zef Bushati: Turp që deputetët e PDK nuk e votuan ligjin për hapjen e dosjeve
Lëvizja e Legalitetit: Deklaratë për mediat
Engjëll Koliqi: Kërshëndellat 2007
Bujar Bukoshi: “Mbështetja nga Shqipëria e fuqishme, por me referenca”
Henri Çili: Vota e 75-të!
Rexhep Shahu: Kush paguhet për të sharë Udhën e Shqiptarëve
Çlirim Peka: Diplomaci e kompromentuar
Arbën Xhaferri: Serboleks... Euleks…
Feti Zeneli: Krimet e diktaturës dhe “ligji i dosjeve”
Shkëlzen Maliqi: Saviano duhet të paditet në gjyq
Mark Marku: Dosjet dhe dekomunistizimi i institucioneve