Mendime
Enver Bytyçi: Kaçaniku i dha Kushtetutën e parë demokratike Republikës së Kosovës
E enjte, 08.09.2022, 06:58 PM
Kaçaniku i dha Kushtetutën e parë demokratike Republikës së Kosovës
Nga
Enver Bytyçi
Si
sot 32 vite me pare ne Kacanik u mblodh Kuvendi i Kosoves dhe shpalli
kushtetuten e pare demokratike te Republikes. Pjesa e pare e dispozitave, ose
parimeve te pergjithshme te asaj kushtetute perfshin 16 nene. Ne nenin e pare
Kosova shpallet shtet demokratik i Kombit Shqiptar dhe i pjestareve te kombeve
te tjera dhe pakicave kombetare, serbeve, muslimaneve, malazezeve, kroateve,
turqve, romeve e te tjerave qe jetojne ne Kosove.
Ndersa
ne nenet e tjera u miratuan percaktimet e tjera te shtetit si institucionet
drejtuese, gjykatat, perfshire gjykaten kushtetuese, te drejtat e njeriut,
ushtrimi i sovranitetit te popullit permes zgjedhjes se perfaqesuesve dhe
referendimit, kryeqyteti, stema, flamuri, himni, gjuha zyyrtare etj.
Karakteristika themelore e asaj kushtetute lidhet me disa elemente: Percaktimi
i shtetesise, te drejtat e barabarta te te gjithe qytetareve, perfshire
pakicat, percaktimi i paprekshmerise se territorit dhe te kufijve te Kosoves,
legalizimi i pluralizmit politik e te zgjedhjeve te lira, te drejtperdrejta, te
fshehta e te ndershme, organizimi shteteror dhe decentralizimii i pushtetit
lokal. Aq mire jane parashikuar keto elemente, sa nuk ka mundur t’i realizoje
me ate lloj harmonie dhe ekuilibri as vete kushtetuta e 15 prillit 2008 e dale nga
dokumenti i pavaresise se Martti Ahtisaarit.
Ndersa
ne kapitullin e trete, ne 37 kapituj, percaktohen lirite e te drejtat e njeriut
ne detaje. Zor qe te kishte asokohe ne Europe ndonje vend qe i percaktonte keto
te drejta e liri themelore ne aq detaje, sic ndodh me Kushtetuten e Kacanikut
te Republikes se Kosoves. Lirite dhe te drejtat themelore te njeriut perfshijne
prej lirive politike e kombetare te ushtrimit te kultures, besimit e gjuhes e
deri te liria e planifikimit familjar, liria e qarkullimit, levizjes, liria e
shprehjes, e organizimit, e grumbullimit, protestes, prones, te drejtes per zgjedhjen e
vendbanimit etj. Nderkaq ne ekonomi percaktohej se ekonomia e tregut dhe
iniciativa e lire jane themeli i zhvillimit te vendit e kashtu me radhe.
Kushtetuta
e Kacanikut eshte kushtetuta e pare moderne e demokratike ne Europen Lindore,
ku per me shume se 40 vite sundoi diktatura komuniste. Ajo ishte shprehja e
vullnetit te popullit shqiptar qe te ndertoje nje Kosove te pavarur e me
dinjitet ne mesin e kombeve europiane. Ishte kushtetuta e pare ne Lindjen
komuniste qe merrte ne mbrojtje dinjitetin njerezor dhe percaktonte se cdo kush
eshte i lire te mendoje e veproje pa asnje kushtezim e imponim, deri ne cakun
qe nuk cenon lirite e nje individi tjeter, liri te cilat i mbron ligji.
Shteti
ligjor dhe i se drejtes eshte pikenisja dhe synimi kryesor i asaj kushtetute.
Dhe kjo deshmon se shqiptaret ne Kosove dhe lidershipi i saj me Ibrahim Rugoven
ishin dhe mbeten dallendyshja e pare e lirise dhe demokracise ne Europe. Ajo
kushtetute i dha garanci bashkesise nderkombetare se shqiptaret jo vetem
kerkonin lirine e pavaresine e tyre, porse kete do ta vinin gjithashtu ne
sherbim te pakicave te kombeve te tjera, pervecse shumices shqiptare!
Kushtetuta e Kacanikut ishte ne kontrast me kushtetuten dhe ligjet diktatoriale
te Serbise. Kjo e bente ate me te ndritshme ne perpjekjet e shqiptareve per
shtetesi e liri.
Dhe
se fundi, deputetet e Kosoves u mblodhen ne Kacanik ne ilegalitet te plote.
Asnje prej tyre nuk u be spiun e te lajmeronte autoritetet e Serbise per kete
akt. Ky kuvend e kreu misionin e tij ne kushtet e okupimit dhe sundimit te eger
te Serbise ne Kosove. Fatkeqesisht sot ne kushte me te favorshme e ne liri,
Serbia informohet e para per cdo gje qe ndodh ne Kosove e madje edhe ne
Shqiperi!
Kujdes
spiunet!