Mendime
Sali Berisha: Sot, 73-vjetori i masakrës së Qafë Valmirit!
E merkure, 17.08.2022, 07:46 PM
Sot, 73-vjetori i masakrës së Qafë Valmirit!
Nga
Sali Berisha
Të
dashur miq, më 17 gusht të vitit 1949, me urdhër të xhelatit, vrasësit serial,
ministrit të Brendshëm të kohës Mehmet Shehu dhe direkt kryexhelatit Enver
Hoxha u ekzekutuan në Qafë Valmir, 14 burra të pafajshëm, si akt hakmarrjeje
primitive për vrasjen e sekretarit të parë të Mirditës, Bardhok Biba me të
cilin asnjëri prej këtyre martirëve nuk kishte asnjë lidhje. Ata u dënuan pa
asnjë provë apo fakt, por vetëm si anti-komunist nga gjykatësi xhelat Bilbil
Klosi. Martirët e Qafë Valmirit u detyruan ta hapin vetë varrin, gropën e
përbashkët. Dhjetë prej tyre u pushkatuan, kurse katër prej tyre u varën në
litar përpara qindra mirditorëve të grumbulluar me detyrim, për të qenë të
pranishëm në aktin e masakrës, me qëllimin ogurzi për t’i terrorizuar ata dhe mbarë
Mirditën.
Kështu si sot, 73 vite
më parë u pushkatuan ose u varën martirët e demokracisë, pasardhës të familjeve
më të mira të Mirditës:
1.
Preng Ded Gjomarkaj-Orosh, varet në litar.
2.
Pjetër D. Vila-Kaçinar, varet në litar.
3.
Dodë Mark Biba-Malaj, varet në litar
4.
Pjetër Paloka-Kaçinar, varet në litar
5.
Nikollë Bardhok Bajraktari-Rrëshen, pushkatohet.
6.
Llesh Gjon Melyshi-Malaj, pushkatohet.
7.
Nikoll Llesh Bajraktari-Orosh, pushkatohet.
8.
Ndrecë Mark Ndoj-Kaçinar, pushkatohet.
9.
Bardhok Dodë Gjini-Prosek, pushkatohet.
10.
Gjok Gjin Kaçi-Bukmirë, pushkatohet.
11.
Gjergj Beleshi-Kthellë e Epër, vritet për të vëllanë, Dodën.
12.
Ndoc Gjet Cupi-Blinisht, pushkatohet.
13.
Preng Shkurt Nikolli-Orosh, pushkatohet.
14.
Frrok Mata-Kaçinar, pushkatohet.
Pas
kësaj masakre qindra mirditorë, burra, gra, fëmijë dhe të moshuar u burgosën
dhe internuan në kampet e përqëndrimit të regjimit.
Të
dashur miq!
Masakra
e Qafë Valmirit është një nga aktet terroriste më të shëmtuara të krimeve
kundër njerëzimit dhe genocidit komunist të regjimit të Enver Hoxhës, Hitlerit
shqiptar të pas Luftës së Dyte Botërore, është një nga hakmarrjet më të verbra
dhe më primitive, që kishte për qëllim shtypjen e rezistencës së pamposhtur
anti-komuniste të Mirditës. Duke u përulur me nderimin më të thellë para
kujtimit të ndritur të martirëve mirditorë të Qafë Valmirit, që ranë për t’u
bërë të pavdekshëm nga akt-hakmarrja e egër, dënoj me ashpërsinë më të madhe
këtë krim makabër të kryexhelatëve të popullit shqiptar, Hoxha Shehu, por edhe
heshtjen që mbajnë ndaj këtyre krimeve të tmerrshme sot, Edi Rama dhe
pasardhësit e tyre në pushtet.
Nderim
përjetë martirëve të Qafë Valmirit.