Mendime
Islam Lauka: Një projekt-ligj, jo për shaminë, por për plisin e bardhë!
E marte, 16.08.2022, 07:23 PM
Një projekt-ligj, jo për shaminë, por për plisin e bardhë!
Nga
Islam Lauka
Këto
ditë, në Kosovë po zhvillohet një debat i madh se a duhet të lejohet shamia për
nxënëset në shkollat e mesme, apo jo. Km Albin Kurti paskërka zbuluar se mosha
e përshtatshme për të vënë vajzat shaminë, na qenkërka 16 vjeç. Se nga e ka
nxjerrë ai këtë perfundim nuk dihet, por dihet mirë që, me kushtetutën e
Kosovës mosha 18 vjeç konsiderohet si e pjekurise (e drejta e votës).
Gjithashtu, dihet qe sistemi ynë arsimor njeh uniformën shkollore si të
detyrueshme, e cila nuk e përmban shaminë. Po ashtu, dihet që shamia nuk është
element i traditës shqiptare. Qeveria e Kosovës paskërka premtuar se, se
shpejti, do ta gezojë xhematin me një projektligj per fetë, i cili do të
zgjidhë edhe çështjen e shamisë.
Ne
gjykimin tim, ky debat është artificial dhe nxitet nga qarqe që nuk ia duan te
mirën as Kosovës, as kombit tonë. Shkolla shqiptare nuk ka nevojë per shami.
Jemi shtet laik dhe laiciteti garantohet me kushtetutë.
Ne
si shqiptarë kemi të tjera simbole, si flamuri kombëtar, plisi i bardhë, etj.
Ka disa vite që, bashkë me shoqatën e njohur "Bytyçi" kemi ngritur
çështjen e caktimit të një dite kushtuar plisit shqiptar, një festë në rang
kombëtar, por as Prishtina, as Tirana nuk e kanë vënë ujët në zjarr per këtë
gjë, ndërkohë që plot zell mbulojnë selitë e kryeministrive me ngjyrat e
ylberit-simbolit të komunitetit LGBT, ditën e caktuar për ta.
A
nuk paska plisi i shqiptarëve të drejtë
të ketë një ditë të tijën, siç e ka një
të tillë komuniteti i kufizuar, LGBT, apo siç e kanë bimë a kafshë të caktuara?
Para
se të merren me shaminë, institucionet tona le të merren me plisin dhe te
miratojnë një ditë feste, në të cilën, selitë kryeministrore të Prishtinës dhe
Tiranës të ndriçohen me dritën e bardhë, dritën e bekuar të Perëndisë që është
edhe ngjyra e e simbolit tonë kombëtar- plisit.