Mendime
Nue Oroshi: Buzëqeshja e heshtur dhe panteoni qiellor me pamje magjike
E hene, 01.08.2022, 06:40 PM
Buzëqeshja e heshtur dhe panteoni qiellor me pamje magjike
Nga
Nue Oroshi
Nisja
e ecjakëve pranë një bulevardi që i ka mbuluar rrezët e diellit sillet porsi
një gjamë e cila e ka kapluar njerëzimin nëpër kriza të ndryshme në botë. Bota
asnjëherë nuk ka mundur të mbijetoj pa kriza për faktin se njerëzimi gjithmonë
e kanë ngrënë njëri- tjetrin qoftë kjo ngrënie fizike apo ngrenie
psiqike.Shpeshherë heshtja e buzëqeshjes e ka sjellur njerëzimin në koordinatat
e padegjushmërisë që sillën e pshtillën me njëra-tjetrën përmes një lamshi
magjik që asnjëherë nuk ju është parë fundi.
Mosgjetja
e fundit ka të bëj me pshtjellimin e lamshit dhe mosmundësisë së gjetjes së
fijes e cila e kishte bërë zgjidhjen.Problemi qëndron edhe në faktin së sot në
botë kemi ma shumë politikanë burreca se sa burra të fjalës që janë të lidhur
për panteonin qiellor me pamje fisnike.Fisnikëria sot është një parim jetësor
që zbatohet shumë pak dhe ka mbetur dikund i mbyllur në një hapësirë të errët
pa derë e pa dritare duke shikuar dikund një dritë në fund të tunelit për të
depërtuar tek njerzia e cila e ka ndërprerë fisnikërinë. Nderpreja e
fisnikërisë në të shumtën e rasteve ka të bëj edhe në nderprerjen e dhënies së
fjalës apo mbajtjes së asaj fjale siç është e njohur në traditën e shqiptarisë
dhënie e besës.
Por
ti japish besën dikujt do të thotë se të dy palët që japin besën njëri -
tjetrit duhet të jenë besatar e jo besëprerë. Besëprerja na ka shkaktuar
probleme historike në shqiptarëve.Besëpreret në të shumtën e rasteve nuk e kanë
mbajtur fjalën e dhenë dhe e kanë tradhtuar idealin kombëtar. Ata besëprerët idealin
kombëtar e kanë zëvënsuar me pasurinë që kanë krijuar duke mosshikuar se ku po
i fusin hundët apo sikurse thuhej një fjalë popullore se dallëndyshja duhet
pasur kujdes se ku e vendos sqepin gjatë kullosjes, sepse ajo gjatë kullosjes
munde ta vendos sqepin edhe në ndonjë bagel të mbetur në ndonjë kullosë. E
fatkeqësisht disa politikanë tanë duke mos shikuar se ku po i fusin hundët apo
fytyrën e tyre gjatë kullosjes ata kanë ardhur deri aty që e kanë shitur
idealin kombëtar për pasuri. Shitja e idealit kombëtar për të krijuarë pasuri
apo siç përdoret në zhargonin intelektuale për të krijuar mure dhe beton dhe
për ti kënaqur sytë me hotele e toka të ndryshme.
Ky
gllabërim apo kjo humbje e ndjenjës kombëtare ku hynë dy parimet kryesore besa
dhe fisnikëria kanë shkaktuar një traumë psikologjike tek politikanët tanë dhe
një pjesë e popullsisë që janë vegla të këtyre politikaneve duke u përjargur
pas pasurisë dhe duke i shkaktuar dëme që vështirë do të përmirësohen
shqiptarisë.Shembull konkret janë edhe spiunët që i kanë futur nëpër organizata
të ndryshme politike në Evropë dhe Amerikë për ta minuar atdhetarizmen
shqiptare.Këta besëprerë janë paraqitur fillimisht si besatar dhe puntor të
zellshëm, deri sa i kanë fituar zemrën idealistit.Më pas e kanë filluar rrugën
e besëprerjes apo tradhtisë duke e bojkotuar punën nga mbrenda dhe duke i
njoftuar punëdhënësit e tyre komunist në ish-Jugosllavi dhe në Shqipërinë
komuniste.
Të
tillët dhe bijtë e bijat e tyre, i ke sot fatkeqësisht kudo dhe janë pjesë e
politikës si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, ku edhe sot e kësaj dite po e
kryen misionin e tyre antikombëtar dhe kanë kapur çdo pore të jetës shqiptare
si në Shqiperi , Kosovë, si në Maqedonin shqiptare.
Nuk
është e rastësishme që një besëprerë kishte depërtuar në një organizatë
kombëtare dhe e kishte zhdukur edhe një pjesë të dokumentacionit të asaj
organizate, apo ndonjë besëprerë tjetër në Amerikë që i kishte marrë dhe
dërguar sigurimit shtetëror komunist në Tiranë edhe predikimet e një prifti
atdhetar. Besëpreret i ke kudo por fatkeqësisht ata ende nuk e kanë marrë
ndëshkimin. Është mirë që të bëhet një listë qoftë edhe e gjatë dhe të shënohen
emrat dhe mbiemrat e këtyre besëprereve.Këta besëprerë kishin marrë pjesë edhe
direkt në vrasjet e atdhetarëve shqiptar në Evropë e Amerikë duke e luajtur
rolin e informatoreve apo duke qenë pjesë e logjistikes në organizimin e
atentateve ku kanë mbetur të vrarë atdhetarët shqiptar.
Nuk
kanë funksionuar burgjet dhe internimet në ish Jugosllavinë pushtuse, dhe në
Shqipërinë komuniste pa përkrahjen e besëprereve që kanë qenë në mbështetje të
këtyre dy regjimeve diktatoriale. Nuk ju është kthyer Kosova pas Luftës së Dytë
Botërore ish Jugosllavinë pa besëprerje të shqiptarëve.Dhe deri sa forcat
atdhetare dhe nacionaliste durojnë këta besëprerje që nuk njohin fisnikëri dhe
atdhetari, shqiptaria nuk do të ecë mbarë.Dhe në intervistat e fundit nëpër
mediume të ndryshme po dalin edhe fakte të tjera se këta besëprerë apo spiuna
shqiptar që kanë punuar për Serbinë paskan qenë thellë të futur edhe nëpër disa
organizata tjera pas luftës në Kosovë. Dhe krejt në fund shtrohet një pyetje që
don përgjigje.
Ata
që i kanë pranuar këta spiun jugosllav dhe e kanë ditur se janë të tillë a
duhet të japin përgjigje edhe ata se pse i kanë pranuar duke e ditur qe po i
shkaktojnë deme shqiptarisë apo edhe ata dikur kanë qenë bashkëpuntor të
tyre.Kjo përzierje e lëmshit don ende kohë për ta gjetur fijen e cila ka për ta
bërë një zgjidhje të duhur.Dhe deri sa buzëqeshja hesht panteoni i qiellit
shqiptar më një pamje magjike është duke pritur dorën e mjeshtrit atdhetar për
ta zgjidhur këtë lëmsh që e kanë krijuar besëprerët bashkëpuntor të
pansllavizmit komunist në trojët shqiptare.