Mendime
Enver Bytyçi: Kryeministri Rama kerkon falje!
E merkure, 20.07.2022, 07:41 PM
Kryeministri Rama kerkon falje!
Nga
Enver Bytyçi
-
Me falni per kanabizimin e Shqiperise! Ne fund te fundit e dorezova ministrin
dhe e mbylla ate faj!
-
Me falni se u talla me kushtetuten, me kushtetuesen, me opoziten, me
presidencen, me te gjitha institucionet e shtetit! Ne fund te fundit ky jam
une! Nuk e dua institucionalizmin! Mund te drejtoj me akte normative!
-
Me falni se kooptova ne parlament, ne administrate e ne qeveri mafien,
tafikantet, vrasesit, perdhunuesit, hadutet e shtepive dhe te makinave! E bera
se isha i painformuar! Nuk ka mundesi qe si kryeminister t'i di bemat e
gjithesecilit!
-
Me falni qe bera ligje te posacme per t'u dhene prona oligarkeve! Ata e kane
fajin, sepse me joshen me nje pjese te majme parashe!
-
Me falni qe e dhashe Shqiperine dhe qeverisjen me Partneritet Publik Privat! Ne
fund te fundit keshtu mendova - Shteti nuk eshte i afte sa privati!
-
Me falni se me urdhera verbale e akte-normative, ne kundershtim me ligjin e
kushtetuten, prisha me mijera shtepi banimi, me qellim qe t'u jap disa mundesi
per fitim sipermarresve afer meje! Ishte gabim, por ama nje gabim i
domozdoshem!
-
Me falni se nuk e di qe Serbia eshte armiku i Kosoves. Ne fund te fundit i
besova presidentit te Serbise, kur ai me thoshte se problemi nuk eshte Serbia,
problemi eshte Kosova!
-
Me falni se punova per ndarjen e Kosoves! Doja qe te zgjidhja konfliktin me
Serbine. Per mua ishte me mire qe te jepnim territore e te mos grindeshim
vazhdimisht!
-
Me falni qe nuk kam reaguar kur gjate darkave me sipermarres te huaj zevendesi
im ka kerkuar pjesen e "tortes" ne investim! Mendoja se bente shaka!
-
Me falni qe nuk shkoj asnjehere ne zyre, vetem kur pres Merkelin, Ursulen, apo
ndonje personalitet te huaj! E kam bezdi zyren. I kam bezdi dhe mbledhjet e
qeverise. Nuk shkoj se me dhemb koka! Me me qejf shkoj n'cenef, sesa ne zyre!
-
Me falni qe shaj, bertas, fyej, shqyej dhe ndeshkoj kedo qe me del perpara e me
kritikon, opoziten, gazetaret, etj. Nuk do te perseritet me! Por vetem nese ata
nuk me kritikojne me!
-
Me falni se ju kam genjyer per cdo gje 20 vjet radhazi, si kryetar bashkie, si
kryetar opozite e si kryeminister i vendit! Por kete shkolle kam bere te Sorosi!
Nuk di te them te verteta!
-Me
falni se ju kam vjedhur me e pa patronazhiste! Une e kam ves vjedhjen, sidomos
ate te votes! Nuk me del shpirti po nuk vodha!
-
Me falni se ju percave e ju bera pike e pese! Jo vetem ju ketu ne Tirane, por
edhe ata ne Kosove, ne Maqedonine e Veriut, ne Mal te Zi, ne diaspore, kudo ku
ka shqiptare! Ju percava me Open Balkanin e me lloj iniciativash pro-serbe e
pro-ruse! Por keshtu mendonte edhe Aleksander Vuciq. Pra nuk eshte vetem faji
im! Eshte edhe faji i presidentit te Serbise!
-
Me falni se bashkepunova me Dalinen e Sorosin per ta shpallur Sali Berishen
non-grata! Nuk e dija se po ringjallet e po ngrihet si feniksi per ta rikthyer
opoziten! Ne fund te fundit vetes ia futa me kete gabim qe kam bere!
-
Me falni qe 600 mije shqiptare i perzura nga vendi dhe e zbraza Shqiperine nga
forca me aktive e punes! Por do ta zgjidh ne te ardhmen. Do t'i zevendesoj me
indiane, afrikane dhe bangladeshas!
Me
falini, me falni per njemilion te zeza qe ia kam bere ketij vendi e ketij popullit!
Aman me falni, vetem nga pushteti mos me rrezoni! Se pushteti me jep para dhe
me para rikuperoj pushtet! Prandaj dhe kerkoj falje, nuk jap doreheqje!