Mendime
Sali Berisha: 32 vjetori i kryengritjes së 2 korrikut 1990!
E diele, 03.07.2022, 06:57 PM
Sot 32 vjetori i kryengritjes se 2 korrikut 1990!
Nga
Sali Berisha
Te
dashur miq, ne historine e qendreses se shqiptareve kunder diktatures
staliniste me jetegjate ne Europe dhe lirise se tyre, eshte nje dite e shenuar.
Me daten 2 Korrik te vitit 1990 mijra te rinj, punetore por edhe intelektuale e
te persekutuar te Tiranes u ngriten dhe me nje guxim epik shemben ne Tirane
murin e Berlinit, hyne ne oborrin e ambasades gjermane dhe ambasadave te tjera
dhe plagosen per vdekje diktaturen e fundit staliniste ne Europe e permbysen
edhe ne Shqiperi Murin e Berlinit.
Por
mjerisht qytetaret e Tiranes dhe inteligjenca e saj u gjeten ne bisht te kohes.
Ata nuk guxuan te mbeshtesin kryengritjen epike te guximtareve te kombit, nuk
mbushen rruget dhe sheshet e Tiranes per te permbysur si ne vendet e tjera
ishkomuniste diktaturen hoxhiste ne Shqiperi.
Me
gjithe kete e pavaresisht nga kjo, Kryengritja paqesore e 2 korrikut 1990
goditi rende dhe beri te pashprese diktaturene komuniste ne Tirane.
Ajo
me jehonen e saj te jashtezakonshme deshmoi se Shqiperia socialiste nuk ishte
dhe nuk do mbetej shkemb graniti i socializmit ne Europe, apo Kuba e Adriatikut
dhe se diktatura komuniste ne kete vend kishte hyre ne agonine e saj.
Ndaj
dhe sot le te perulemi ne me mirenjohje te thelle dhe nderim te madh para te
gjithe atyre djemve dhe vajzave te pamposhtur e guximtare qe permbysen me 2
korrik te vitit 1990 murin e Berlinit ne segmentin me te larte, me te zi te
tij, ne Tirane.
Mirenjohja
jone kete dite shkon edhe per ambasadorin e RFGJ Werner Daum dhe koleget e tij
per mbeshtetjen e tyre te fuqishme per kryengritesit e 2 korrikut dhe popullin
e shtypur shqiptar.
Nderim
i veçante per martirin e kesaj kryengritje, te riun 15 vjeçar Artim Basha qe ra
per te mbetur i pavdekshem ne altarin e lirise se shqiptareve. sb
https://www.facebook.com/SaliBerisha