Mendime
Flutura Açka: Ç’e do Brukselin kur ke Surrelin!
E marte, 21.06.2022, 09:16 PM
Çetat e Ballkanit tuj tregu munxët Europës
Ç’e do Brukselin kur ke
Surrelin!
Nga
Flutura Açka
Zoti
Kryeministër!
Kush
je ti që i jep të drejtë vetes të mos paraqitesh në Samitin e ardhshëm të
Bashkimit Europian në data 23-24 në Bruksel, kushtuar veçanërisht Ballkanit
Perëndimor?
Ti
je veç një ofiqar i lartë i shqiptarëve, që je aty me vota të vjedhura, të
blera, të grabitura, gjë e njohur botërisht tashmë. Kë shqiptar pyetje në duhet
të shkosh në Bruksel, apo jo?
Ti
the se u këshillove për këtë vendim me Maqedoninë e Veriut dhe me Serbinë, dhe
shpotite se nuk ia vlekërka të shkosh në Bruksel. Me Vuçiçin? Prostitutën gjatovine
të Rusisë? Me Vuçiçin ti vendos në duhet të paraqitemi ne shqiptarët në Europë?
Ti
e di më mirë se secili prej nesh, se Shqipëria e lidhur me Maqedoninë e Veriut
për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, është vetëm një preteks që
Europa përdor kundër regjimit tënd të korruptuar skajshëm.
Nuk
është fare e vështirë për Europën ta ndajë Shqipërinë nga Maqedonia e Veriut
për të nisur negociatat, por nuk e bën, sepse e di që ti do ta përdorësh vetëm
për propagandë dhe jo për të përmirësuar jetën e atyre mijëra të varfërve që
prodhon përditë magjeja e politikës tënde neofashiste, piruetat e narkoshtetit
t?nd dhe hargalisja mbi terrene të brishta gjeopolitike ku ecim në të gjithë
bashkë si shqiptarë.
Nëse
nuk do të shkosh në Bruksel - fundja ç’e do ti Brukselin kur ke Surrelin! - jep
dorëheqjen! Kështu bëjnë shtetarët europianë kur dalin mbi dëshirat e popujve
të tyre.
https://www.facebook.com/profile.php?id=100065156184435