Editorial
Nikoleta Kovaçi: Rama, sunduesi i socialistëve që ngushëllon demokratët!
E hene, 10.01.2022, 09:31 PM
Rama, sunduesi i socialistëve që ngushëllon demokratët!
Nga
Nikoleta Kovaçi
Shfaqja
e Edi Rames diten e djeshme tue fol me veten ishte e peshtire! Ashtu siç jane
qindra raste qe kur ai ka ardhe ne krye te PS-se e manej ne krye te qeverise!
Per sa kohe ka ndejt ne ministri e ne bashki nuk e di se si asht sjelle me
‘viktimat’ e tij, por ne keto dy pozicione e njohin shume mire shqiptaret!
Asnji
i majte nuk doli ta fshikullonte diktatorin e socialisteve per ate sjellje
neveritese, t’i kujtonte se ne partine e tij ka nji jete qe sbahen zgjedhje, qe
nuk diskutohet asnji nisme, ide apo prurje intelektuale, pervec se me vjedh,
tenderue, koncensionue, trafikue dhe eleminue kundershti e kundershtare…
Askush
nuk ia hoqi fishen maskarades se radhes qe mban emnin e personit qe sillet si
diktator dhe proklamon i vetem mes kater muresh opoziten qe ka ne mendjen e
tij! Shqiptaret renden t’i japin te drejte; ca nga deshperimi, ca nga kenaqesia
e ca te tjere qe jane ne lidhje te perjetshme me dhunuesin e tyne!
E
mire banë sepse Edvini ka nji jete qe partine e vet e ka kthye ne nje mekanizem
qe i sherben vetem atij dhe mafies, qe askush s’guxon ta kundershtoje apo larg
qofte t’i imponoje rregulla, qofte edhe me ndryshue fjalor kur iu drejtohet
burrave e grave ne PS, apo edhe meshkujve dhe femrave qe jane aty!
Shfaqja
e tij e neveritshme vinte nje dite pasi perdori policine e armatosun deri ne
dhame kunder protestuesve duke i helmue me gaz ne menyre ç’njerezore, sikur
donte te bindte nderkombetaret se policia e tij nuk asht vetem policia e
droges, e gjobave, e korruptueme, plackitese, qe i ikin vrasesit neper kame, qe
s’jane te zotet te zbardhin nji vrasje as ngjarje, qe manipulojne vendngjarje e
vendvrasje etj, por qe policia jeme shpeton edhe opoziten nga ferri ku ka ra!
Shqiptaret
per fat s’jane kaq naive as te padijshem sa do me i paraqit Edvini me skemat e
tij mjerane, jo! Sigurisht, ai mund tua parashtoje nderkombetareve kte gjelle
pasanikesh me dalje te shtiruna si ‘babai i kombit’ po jo njerezve te thjeshte
dhe shqiptareve te vertet te ktij vendi! Ata jane pertej shtirjes aktoriale te
nje kryeministri-kryetar partie qe s’ban zgjedhje kurre ne radhet e veta, qe
per te mbajt pushtetin leshon lukuni parellinjsh dhe trafikantesh rrugeve te
vendit, qe ban marreveshje te ndyra me opoziten, qe i çon kryetarit te opozites
si roje njerez te inkriminuem siç ka te inkriminueme te gjithe hallken e
pushtetit nga fundi deri ne maje!
Shfaqja
e tij e turpit vinte ne kohen kur vendi asht kthye ne nje sheshbeteje vrasjes,
hedhje ne ere me mina te telekomandueme, vetvrasjesh, krimesh ne familje,
akaidentesh, skandalesh e vjedhjesh me firme e vule te qeverise! Per asnji rast
nuk mundi te mbyllej mrene e para kamerave te reflektonte me fjalorin vajtues e
faljekerkues sic e ka zakon, por gjeti perplasjen e opozites te deshmonte se ai
asht ende gjalle, ne pushtet dhe ne krye te nje partie-fantazme, nga e cila
s’pipetin asnji za kundra tij…