Mendime
Kimete Berisha: Lulzim Basha duhet të poshtërohet për tradhti
E shtune, 08.01.2022, 06:20 PM
Tradhtisë nuk i mbijeton askush!
Nga
Kimete Berisha
Lulzim
Basha u bë politikan, kryetar i PD, ministër, milioner... u bë 'dikushi' në
emër të Sali Berishës....
çdo
gjë që arriti në jetë, e arriti në shpinë të Sali Berishës.
Sali
Berisha e mori Lulzim Bashën nga rruga dhe e bëri kryesorin në PD.
E
mashtroi me butësi dhe me mungesë individualiteti (kryesisht tipat e këtillë të
mashtrojnë në jetë).
Por,
gjithmonë vjen ai momenti kur 'robi' nuk dëshiron asgjë më shumë në jetë sesa
ta 'vras' padronin e vet!
Sa
herë e sheh 'mjeshtrin' që ta ka falur zanatin, ta kujton se sa askushi je.
Prandaj,
rëndom njerëzit askushi ose ia dëshirojnë 'krijuesit' vdekjen ose e 'vrasin'
duke e injoruar.
Kur
është 'kërkuar' nga Lulzim Basha ta tradhtojë Sali Berishën dhe ta poshtërojë
(duke e përjashtuar nga shtëpia e tij), ai është dashur të tërhiqet vet nga
partia.
Nëse
Sali Berisha ka qenë 'jodemokrat', i tillë ke qenë edhe Ti, sepse Ai të ka
krijuar.
Nêse
Sali Berisha ka qenë 'antiamerikan' i tillë je edhe Ti, sepse Ai të ka krijuar.
Lulzim
Basha është dashur ta pyes veten se 'Çfarë ka bërë Sali Berisha për të, e jo
çfarë s'ka bërë, nuk është dashur ta pyes vetën: çfarë ka bërë Sali Berisha për
të tjerët!
Për
Ty ka qenë Krijues dhe Krijuesi nuk hudhet si cukël.
Thjesht,
nuk hudhet!
Sali
Berisha mund të ketë qenë i 'keq' për të gjithë, por për Ty ka qenë 'i mirë'!
Prandaj,
gjeneratat e reja nuk duhet të shohin se si ti e tradhton dhe e gjuan atë që të
krijon dhe të shpëton jetën, e në fund, Ti, me
elegancën
dhe me qetësinë më të madhe e tradhton.
Dhe
pasi e tradhton - nuk ndëshkohesh, veç shpërblehesh me pozita e me pare për
tradhti.
Lulzim
Basha duhet të poshtërohet për tradhti.
Sepse,
tradhtia dhe mosmirënjohja janë veprimet më të shëmtuara që mund të bëjë
njeriu.
Nëse
legjitimohet dhe shpërblehet mosmirënjohja dhje tradhtia, atëherë çfarë kuptimi
ka jeta....!
P.S. Për të rinjtë që
ende nuk e kanë lexuar:
Dante e vendosi
tradhtinë në katin e nëntë dhe më të tmerrshëm të Ferrit!
https://www.facebook.com/kimete.berisha