E shtune, 28.05.2022, 08:43 PM (GMT+1)

Mendime

Kastriot Myftaraj: Shpallja e Pavarësisë, ngjarje unike në llojin e vet në historinë botërore

E diele, 28.11.2021, 09:38 PM


Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë në 28 nëntor 1912, si ngjarje unike në llojin e vet në historinë botërore

Nga Kastriot Myftaraj

Shqipëria nuk është qendra e botës, sigurisht por shpallja e pavarësisë së Shqipërisë në 28 nëntor 1912 ka qenë sigurisht një ngjarje unike në llojin e vet në historinë botërore.

Kjo për arsye se shqiptarët në 1912 ishin një komb që në 90% të tij ishte konvertuar me detyrim në fenë islame gjatë pushtimit osman.

Që konvertimi ka qenë i dhunshëm kjo vërtetohet me faktin se shqiptarët ishin i vetmi komb ballkanas ndaj të cilit osmanët ushtruan dhunë për konvertim fetar dhe kjo gjë ndodhi për shkak se shqiptarët ishin i vetmi komb i krishterë ballkanas që nuk iu nënshtruan osmanëve pas rënies së Konstantinopolit në 1453.

Me rënien e Konstantinopolit mori fund qëndresa e të krishterëve ballkanas me përjashtim të shqiptarëve. Qëndresa e bullgarëve kishte marrë fund shumë kohë më parë, që në fund të shekullit XIV. Serbët u nënshtruan pak kohë pas rënies së Konstantinopolit dhe po ashtu edhe grekët. Vllehët e Rumanisë së sotme u nënshtruan gjithashtu. Të krishterët e Malit të Zi mbijetuan në një pjesë të malësive të këtij vendi ku osmanët nuk kishin interes të shkelnin.

Për shkak të vazhdimit të qëndresës nga ana e shqiptarëve, mbi ta u përplas me të gjithë forcën presioni perandorak osman për fekthim.

Viti 1912 tregoi se fekthimi i shqiptarëve në Islam kishte qenë i rremë. Shqiptarët, ndonëse në shumicën e tyre ishin muslimanë zyrtarisht, shpallën pavarësinë me flamurin e Skënderbeut, të heroit të krishterë të luftrave antiislamike në shekullin XV. Ky ishte një gjest shumë domethënës.

Asnjë nga kombet e krishterë ballkanas të cilët pretendonin si trashëgimi historike qëndresën antiosmane të paraardhësve të tyre nuk rimorën flamurët e vjetër të shekujve XIV-XV. As serbët, as bullgarët, as grekët (flamurin bizantin), as rumunët nuk e bënë këtë gjë.

Shqiptarët janë i vetmi komb ballkanas të cilët e kanë ruajtur flamurin e luftrave antiosmane, pra antiislamike si flamur kombëtar dhe shtetëror pa ndërprerje që nga rikrijimi i shtetit të tyre pas pushtimit osman deri më sot.

Është një ngjarje unike në historinë botërore që një komb i konvertuar në shumicën e tij në musliman të shpallë pavarësinë me flamurin e tij të dikurshëm të luftrave antiislamike dhe ta ruajë këtë si flamurin e vet kombëtar dhe shtetëror që nga ajo kohë dhe deri më sot.

Për ta theksuar këtë lidhje, ata që shpallën pavarësinë e Shqipërisë në 1912, me në krye muslimanin (zyrtarisht) Ismail Qemal Vlora zgjodhën 28 nëntorin si datë për shpalljen e pavarësisë sepse kjo ishte dita kur 469 vjet më parë Gjergj Kastrioti Skënderbeu kishte ngritur në Krujë të njëjtin flamur, duke shpallur kështu rebelimin ndaj pushtuesve osmanë islamikë. Skënderbeu nga ana e tij kishte zgjedhur si ditë atë kur u shpall kryqata e parë kundër islamikëve në 1096, në Clermont të Francës.(Papa Urbani II e mbajti fjalimin e tij të famshëm për kryqatën në koncil, në 27 nëntor, por të nesërmen u bë shpallja e kryqatës publikisht.)

Kjo përzgjedhje simbolike e datës tregon se shqiptarët e konvertuar në fenë islame në shumicën e tyre kanë qenë muslimanë të rremë dhe këtë e provon edhe fakti që të shqiptarët është i fortë laicizmi (sekularizmi), pra ndarja e shtetit nga feja.

Nëse shqiptarët do të kishin qenë muslimanë të vërtetë, atëherë në Shqipëri gjatë më tepër se një shekulli të ekzistencës si shtet do të kishte patur regjime islamike, gjë që ka ndodhur vetëm një herë në 1914, kur një regjim i tillë u krijua nën ndikimin e emigrantëve boshnjakë të vendosur në Shqipërinë e Mesme, të cilët një vit më pas shkuan në shumicën e tyre si vullnetarë në ushtrinë osmane duke iu përgjigjur thirrjes së sulltanit për xhihad kur Perandoria Osmane hyri në Luftën e Parë Botërore.

Të vetëdijshëm se islamizimi i shqiptarëve kishte qenë i rremë, në shumicën e tyre, pas vitit 1990 arabët dhe turqit kanë investuar shumë para në Shqipëri për të bërë islamizimin e shqiptarëve, ose së paku për të krijuar dukjen e Shqipërisë si një vend islamik, duke e mbushur me xhami dhe minaret nga të cilat thirret ezani në arabisht me megafonë pesë herë ditën.

Por shpallja e pavarësisë së Shqipërisë ka qenë dhe mbetet edhe një akt i qartë antiislamik dhe këtë fakt historik nuk e ndryshojnë dot sado xhami dhe minaret të ndërtojnë arabët dhe turqit në Shqipëri.

Shqipëria në 28 nëntor 1443 u rikrijua si një shtet i pavarur kryqtar antiislamik dhe në thelb si i tillë rilindi në 28 nëntor 1912. Si një shtet i tillë Shqipëria në të ardhmen ka një mision historik në Europën e shekullit XXI.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora