Mendime
Dedë Preqi: Opozitë tipike egocentrike
E marte, 23.11.2021, 07:35 PM
OPOZITË TIPIKE EGOCENTRIKE
Nga
Dedë Preqi
Nuk
duhet ta vëjmë vet gjendjen tonë në këtë sprovë të disfavorshme dhe të
fajësojmë një individ të caktuar për të gjitha dështimet e deritanishme, por
edhe duke e shantazhuar si anti-amerikan, sepse kjo nuk do të ishte e vërtetë,
para se gjithash kryeministri Kurti, nuk është njeri vrasës dhe i akuzuar për
asnjë delikatesë të veqantë, nuk është as një matrapaz dhe i korruptuar, por
është një njëri i thjeshtë dhe ndër pushtetarët më të pastër dhe më demokrat që
ka pasur Kosova, deri më tani, dhe shumë i përafërt me Ibrahim Rugovën, që nuk
e lind tjetër nëna shqiptare.
Një
prirje primitive dhe arrogande që ka marrë opozita e sotme e Kosovës, përmes
disa deputetëve egocentrikë nga radhët e PDK, LDK dhe AAK, që për keqardhje
është turp ta zëshë emrin e tyre në gojë, dhe mëkat ti quash deputet të
Kuvendit të Kosovës.
Sjelljet
e tyre janë më shumë se arrogande, pa një cipë morali e kulture njerëzore dhe
aq më pak kanë sjellje parlamentare, pa një përmbajtje dhe fije ndërgjegje, me
një fjalor të ndytë dhe të turpshëm para
opinionit të vet dhe më gjerë, dalin në foltoren e Kuvendit, jo për të
kritikuar dhe për t’u marrë me temat e rëndësishme dhe brengat e popullit të
vet, por me plot gojën sharje e fyerje
kundër njëri-tjetrit, apo në këtë rast kundër pozitës dhe qeverisë Kurti, duke
shfryer tërë mllefin dhe urrejtjen e tyre në një mënyrë të turpshme.
Pikërisht
këtu qëndron edhe shqetësimi i opinionit kosovar ndaj këtij mesazhi dhe rreziku
që po i kanoset jo vetëm Parlamnetit të Kosovës, por direkt ky mesazh e prek
hallkën e fundit dhe shpirtin e këtij populli të vuajtur dhe fisnik, i cili
sakrifikoi aq shumë për të arritur deri këtu ku jemi, dhe përveq se po abuzohet
vullneti dhe vota e tij, qëllimet e tilla kanë prapavija me domethënje për të
shkatërruar thëmelet e këtij shteti.
Dhe
lind pyetja, pse këto tri grupe partiake, janë të lidhura bashkë për ta
destabilizuar Kuvendin, dhe për ta penguar dhe dështuar qeverisjen Kurti, një
gjë e cila nuk lidhet vetëm për një individ të caktuar, por një prirje e llojit
të tillë që gjithnjë në rritje të këtij rrebelimi, krijon formën e një radikalizmi dhe kërcënimi ndaj një
pushteti demokratik, i cili u realizue me vullnetin dhe votën demokratike nga
populli i këtij vendi.
Prandaj
duhet ta pranojmë se këtu nuk bëhët fjalë vetëm për një çështje e cila do ti
takonte një individi siq po i dedikohet kryeministrit Albin Kurti dhe LVV-së,
duke e akuzuar pa të drejtë për dështimet e 20 vitëve, që ka përjetuar Kosova
dhe populli i këtij vendi, por bëhët fjalë edhe për çështje tjera që
lidhen me ecuritë reale të historisë, të
politikës konkrete, të suksesit dhe ardhmërisë së këtij vendi dhe këtij shteti.
Të
bëjmë vetëm një përpjekje të thjeshtë për të analizuar disa sjellje të
deputeteve kur e marrin fjalën në Kuvend, duhet të pranojmë se ekziston një
numër i madh në radhët e këtyre deputetëve, që japin shembuj të njeriut pa
edukatë dhe pa kulturë, që nuk mund të përbahesh pa u tallur me ta, dhe i bënë
pytje vetës, athua si është e mundur me deputetët e tillë të shtyjmë
institucionet tona përpara, ku gjysma e tyre përveqse janë analfabeta nuk kanë
lidhje as me temën për të cilën diskutohet dhe është në rend dite, por më shumë
paraqesin një lloj «sharlatanizmi» të këtij lloji të veqantë të komplikimit dhe
dëshprimit.
Askush
nuk mund ti trajtojë gjërat ashtu sikur dëshirojmë të bëhën, edhe as Albin
Kurti nuk mundet të bëjë një gjë të tillë me automatizëm edhe po të ishte në
rrolin e Joe Beiden, nuk ka fuqi dhe mundësi të bëjë atë që duhet bërë për
Kosovën, edhe për një kohë të gjatë, sepse në këtë vend është grumbulluar e
keqja dhe e mbrapshta nga pushtetet e kaluara që i ka drejtuar më herët kjo
opozitë e sotme, në krye me PDK,LDK dhe AAK.
Shteti
i Kosovës, dhe pasuria e këtij vendi që pas luftës, është keqpërdorur dhe shfrytëzuar pa kontrollë dhe
pamëshirshëm nga individët e caktuar, që e kishin rrolin e «komandantëve», të
cilët e krijuan rrjetin e vet të klaneve korruptive dhe mafisë së grabitjeve të
pronave shoqërore dhe private në çdo cep e mjedis të vendit, prandaj kush ka sy
për të parë dhe mendje të kthjellët e ka vërejtë dhe e ka kuptuar se në këtë
vend është «kullotë» me të madhe dhe është shfrytëzue më shumë se gjysma e
buxhetit të shtetit, duke rënë në xhepat e pushtetarëve, që u ka rënë hyse edhe
shumë ndërkombëtarëve.
Prandaj,
duhet të kthehemi përsëri natyrës së jetës tonë, dhe ta pyesim vetën se ku do
ecim dhe kur mundemi të integrohemi me vendet dhe me shoqëritë tjera
përparimtare, por jo edhe të marrim kahe të kundërt, duke rënë në konflikt dhe
kundërshtim me të drejtat tona që na takojnë dhe na mbrojnë, nëse ato duhet të
jenë ndihmë për ne dhe jo pengesë, për të krijuar zotërimin e vetëvetës, që të
jemi në gjendje ta kontrollojmë vetëvetën dhe gabimet tona, përmes formimit të
ligjit të «vetingut», i cili do na drejton dhe do na dënon për parregullsitë
dhe padrejtësitë në shoqërinë e këtij vendi, të cilat po ia zënë frymën këtij
populli.
Kosova
dhe shteti i saj, jeton falë realitetit të vet që e krijoj përmes UçK-së, por
do të ishte e pa mundur pa ndihmën e NATO-s, dhe aleatëve të saj, në krye me
SHBA-të, për të cilët duhet të kemi shumë respekt dhe admirim, në veqanti ndaj
SHBA-ve, jo vetëm në atë mënyrë, duke ia madhëruar me fjalë emrin e Amerikës
dhe liderëve të saj, sikur disa opozitar në çdo fjalim të tyre e marrin Amerikën si shkas, si një lloj mehanizmi
politik, për ti dhënë kundërshtarit të vet një lloj kritike si një anti
amerikan, sikur i thojnë Albinit, duke u mburrur në një mënyrë se vetëm opozita
është pro-amerikane, që nënkupton se, sikur Amerika, do të ishte i vetmi vend
që e «thyen» kokën për ne.
Që
të mund të arrijmë në miqësinë e përhershme ndaj miqëve të tillë, ndaj atyre
amerikan dhe të tjerëve dhe ti lejojmë vetës të depërtojmë nga domethënja dhe
sakrifica e tyre për vendin tonë, ndër të tjera të mos harrojmë të mësojmë se
zotërimi i tyre e kishte si premisë dhe në kujdes të veqantë jetën dhe vuajtjet
e këtij populli, i cili shpëtoj nga kthetrat e Millosheviqit, pa u çfarosë dhe
zhdukë nga kjo botë, por jo vetëm kaq, ne vetë duhet të jemi së pari për
vetëvetën, pastaj ti joshim edhe të tjerët për të na deshtë dhe për të na ndihmuar.
Prandaj,
kjo opozitë e sotme e Kosovës, më shumë i gjason një opozite egocentrike, sepse
ashtu i ka sjelljet dhe shenjat e tilla, për shkak të shumë gabimeve, zhvatjeve
me pushtetet e tyre dhe format e ndryshme korruptive e negative, dhe tani,
sikur ndjehët e pasigurtë në vete dhe përpiqët t’i bëjë edhe të tjerët të
njëjtë me sjellje dhe forma arrogande, për të menduar se vetëm këta njerëz janë
të aftë të udhëheqin, apo të bëjnë mrekulli përmes fantazisë së tyre, por të
gjitha këto janë të kundërta me realitetin, sepse këta njerëz e kanë ushtruar
pushtetin e tyre me herët por me një ndërgjegje shumë të keqe, duke i përbuzur
të gjitha përpjekjet edhe gjakun e dëshmoreve të kësaj lirie, nën pretekstin e
dobisë, të sigurisë dhe të mirëqenjës së qytetarëve të vet.