E hene, 29.11.2021, 09:34 PM (GMT)

Mendime

Dedë Preqi: Opozitë tipike egocentrike

E marte, 23.11.2021, 06:35 PM


OPOZITË TIPIKE EGOCENTRIKE

Nga Dedë Preqi

Nuk duhet ta vëjmë vet gjendjen tonë në këtë sprovë të disfavorshme dhe të fajësojmë një individ të caktuar për të gjitha dështimet e deritanishme, por edhe duke e shantazhuar si anti-amerikan, sepse kjo nuk do të ishte e vërtetë, para se gjithash kryeministri Kurti, nuk është njeri vrasës dhe i akuzuar për asnjë delikatesë të veqantë, nuk është as një matrapaz dhe i korruptuar, por është një njëri i thjeshtë dhe ndër pushtetarët më të pastër dhe më demokrat që ka pasur Kosova, deri më tani, dhe shumë i përafërt me Ibrahim Rugovën, që nuk e lind tjetër nëna shqiptare.

Një prirje primitive dhe arrogande që ka marrë opozita e sotme e Kosovës, përmes disa deputetëve egocentrikë nga radhët e PDK, LDK dhe AAK, që për keqardhje është turp ta zëshë emrin e tyre në gojë, dhe mëkat ti quash deputet të Kuvendit të Kosovës.

Sjelljet e tyre janë më shumë se arrogande, pa një cipë morali e kulture njerëzore dhe aq më pak kanë sjellje parlamentare, pa një përmbajtje dhe fije ndërgjegje, me një fjalor të ndytë dhe të turpshëm para  opinionit të vet dhe më gjerë, dalin në foltoren e Kuvendit, jo për të kritikuar dhe për t’u marrë me temat e rëndësishme dhe brengat e popullit të vet,  por me plot gojën sharje e fyerje kundër njëri-tjetrit, apo në këtë rast kundër pozitës dhe qeverisë Kurti, duke shfryer tërë mllefin dhe urrejtjen e tyre në një mënyrë të turpshme.

Pikërisht këtu qëndron edhe shqetësimi i opinionit kosovar ndaj këtij mesazhi dhe rreziku që po i kanoset jo vetëm Parlamnetit të Kosovës, por direkt ky mesazh e prek hallkën e fundit dhe shpirtin e këtij populli të vuajtur dhe fisnik, i cili sakrifikoi aq shumë për të arritur deri këtu ku jemi, dhe përveq se po abuzohet vullneti dhe vota e tij, qëllimet e tilla kanë prapavija me domethënje për të shkatërruar thëmelet e këtij shteti.

Dhe lind pyetja, pse këto tri grupe partiake, janë të lidhura bashkë për ta destabilizuar Kuvendin, dhe për ta penguar dhe dështuar qeverisjen Kurti, një gjë e cila nuk lidhet vetëm për një individ të caktuar, por një prirje e llojit të tillë që gjithnjë në rritje të këtij rrebelimi, krijon formën e  një radikalizmi dhe kërcënimi ndaj një pushteti demokratik, i cili u realizue me vullnetin dhe votën demokratike nga populli i këtij vendi.

Prandaj duhet ta pranojmë se këtu nuk bëhët fjalë vetëm për një çështje e cila do ti takonte një individi siq po i dedikohet kryeministrit Albin Kurti dhe LVV-së, duke e akuzuar pa të drejtë për dështimet e 20 vitëve, që ka përjetuar Kosova dhe populli i këtij vendi, por bëhët fjalë edhe për çështje tjera që lidhen  me ecuritë reale të historisë, të politikës konkrete, të suksesit dhe ardhmërisë së këtij vendi dhe këtij shteti.

Të bëjmë vetëm një përpjekje të thjeshtë për të analizuar disa sjellje të deputeteve kur e marrin fjalën në Kuvend, duhet të pranojmë se ekziston një numër i madh në radhët e këtyre deputetëve, që japin shembuj të njeriut pa edukatë dhe pa kulturë, që nuk mund të përbahesh pa u tallur me ta, dhe i bënë pytje vetës, athua si është e mundur me deputetët e tillë të shtyjmë institucionet tona përpara, ku gjysma e tyre përveqse janë analfabeta nuk kanë lidhje as me temën për të cilën diskutohet dhe është në rend dite, por më shumë paraqesin një lloj «sharlatanizmi» të këtij lloji të veqantë të komplikimit dhe dëshprimit.

Askush nuk mund ti trajtojë gjërat ashtu sikur dëshirojmë të bëhën, edhe as Albin Kurti nuk mundet të bëjë një gjë të tillë me automatizëm edhe po të ishte në rrolin e Joe Beiden, nuk ka fuqi dhe mundësi të bëjë atë që duhet bërë për Kosovën, edhe për një kohë të gjatë, sepse në këtë vend është grumbulluar e keqja dhe e mbrapshta nga pushtetet e kaluara që i ka drejtuar më herët kjo opozitë e sotme, në krye me PDK,LDK dhe AAK.

Shteti i Kosovës, dhe pasuria e këtij vendi që pas luftës, është  keqpërdorur dhe shfrytëzuar pa kontrollë dhe pamëshirshëm nga individët e caktuar, që e kishin rrolin e «komandantëve», të cilët e krijuan rrjetin e vet të klaneve korruptive dhe mafisë së grabitjeve të pronave shoqërore dhe private në çdo cep e mjedis të vendit, prandaj kush ka sy për të parë dhe mendje të kthjellët e ka vërejtë dhe e ka kuptuar se në këtë vend është «kullotë» me të madhe dhe është shfrytëzue më shumë se gjysma e buxhetit të shtetit, duke rënë në xhepat e pushtetarëve, që u ka rënë hyse edhe shumë ndërkombëtarëve.

Prandaj, duhet të kthehemi përsëri natyrës së jetës tonë, dhe ta pyesim vetën se ku do ecim dhe kur mundemi të integrohemi me vendet dhe me shoqëritë tjera përparimtare, por jo edhe të marrim kahe të kundërt, duke rënë në konflikt dhe kundërshtim me të drejtat tona që na takojnë dhe na mbrojnë, nëse ato duhet të jenë ndihmë për ne dhe jo pengesë, për të krijuar zotërimin e vetëvetës, që të jemi në gjendje ta kontrollojmë vetëvetën dhe gabimet tona, përmes formimit të ligjit të «vetingut», i cili do na drejton dhe do na dënon për parregullsitë dhe padrejtësitë në shoqërinë e këtij vendi, të cilat po ia zënë frymën këtij populli.

Kosova dhe shteti i saj, jeton falë realitetit të vet që e krijoj përmes UçK-së, por do të ishte e pa mundur pa ndihmën e NATO-s, dhe aleatëve të saj, në krye me SHBA-të, për të cilët duhet të kemi shumë respekt dhe admirim, në veqanti ndaj SHBA-ve, jo vetëm në atë mënyrë, duke ia madhëruar me fjalë emrin e Amerikës dhe liderëve të saj, sikur disa opozitar në çdo fjalim të tyre e marrin  Amerikën si shkas, si një lloj mehanizmi politik, për ti dhënë kundërshtarit të vet një lloj kritike si një anti amerikan, sikur i thojnë Albinit, duke u mburrur në një mënyrë se vetëm opozita është pro-amerikane, që nënkupton se, sikur Amerika, do të ishte i vetmi vend që e «thyen» kokën  për ne.

Që të mund të arrijmë në miqësinë e përhershme ndaj miqëve të tillë, ndaj atyre amerikan dhe të tjerëve dhe ti lejojmë vetës të depërtojmë nga domethënja dhe sakrifica e tyre për vendin tonë, ndër të tjera të mos harrojmë të mësojmë se zotërimi i tyre e kishte si premisë dhe në kujdes të veqantë jetën dhe vuajtjet e këtij populli, i cili shpëtoj nga kthetrat e Millosheviqit, pa u çfarosë dhe zhdukë nga kjo botë, por jo vetëm kaq, ne vetë duhet të jemi së pari për vetëvetën, pastaj ti joshim edhe të tjerët për të na deshtë dhe për të na ndihmuar.

Prandaj, kjo opozitë e sotme e Kosovës, më shumë i gjason një opozite egocentrike, sepse ashtu i ka sjelljet dhe shenjat e tilla, për shkak të shumë gabimeve, zhvatjeve me pushtetet e tyre dhe format e ndryshme korruptive e negative, dhe tani, sikur ndjehët e pasigurtë në vete dhe përpiqët t’i bëjë edhe të tjerët të njëjtë me sjellje dhe forma arrogande, për të menduar se vetëm këta njerëz janë të aftë të udhëheqin, apo të bëjnë mrekulli përmes fantazisë së tyre, por të gjitha këto janë të kundërta me realitetin, sepse këta njerëz e kanë ushtruar pushtetin e tyre me herët por me një ndërgjegje shumë të keqe, duke i përbuzur të gjitha përpjekjet edhe gjakun e dëshmoreve të kësaj lirie, nën pretekstin e dobisë, të sigurisë dhe të mirëqenjës së qytetarëve të vet.



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora