Kulturë
Gjon Keka: Të shkruash histori në kurriz të tjetrit nuk mund të jetë profesionalizëm
E diele, 21.11.2021, 11:56 AM
Të shkruash histori në kurriz të tjetrit nuk mund të jetë profesionalizëm
Nga
Gjon Keka
Librin
e Konstantin Mihalit të Ostrovicës të
cilën e paska publikuar Jahja Drançolli në disa media si gjetje të tij ,në fakt
e pata gjetë unë gjatë hulumtimeve të mia.
Një
bashkëkohës i Gjergj Kastriotit i Ostrovicës së Novobërdës, i cili në Kronikën
e tij respektivisht veprën në fjalë sjell dëshmi të kohës edhe mbi figurën e
Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Duhet ditur se Konstantin Mhali i Ostrovicës
ishte arbëror i Novobërdës dhe bashkëkohës i Gjergj Kastriotit Skënderbeut.
Pasi ai shkruan edhe për figurën e Skënderbeut, është e mundur ta ketë njohur
atë dhe të jetë dëshmitar i asaj kohe. Madje vetë në kopertin të librit emri i
Gjergj Kastriotit është i pashmangshëm. Kështu duke hulumtuar e pata gjetë në
një librari të Antiquariatit këtu në Austri dhe e pata ble, poashtu një kopje e
këtij libri gjendet edhe në Arkivin shtetëror të Austrisë dhe në Biblioteka të
Landeve. Vepra në fjalë rreth kësaj figure është botim i vitit 1565 dhe mban
titullin „Historya neb Kronyka Turecka od Michala Konstantina z Ostroëicze…„
(Historia ose kronika turke e Konstantin Mihalit të Ostrovicës)Në këtë vepër
mbi figurën e Konstantinit të Ostrovicës së Novobërdës, një pjesë e madhe i
kushtohet edhe Gjergj Kastriotit dhe veprave të tij heroike kundër pushtuesit
turk.
Poashtu
duhet përmendur se e pata lutur një mik timin këtu Bibliotekist që të bëhet një
skanim i këtij libri, sepse është në interes për historinë dhe periudhën në
fjalë dhe e patë bërë një skanim për mua dhe për ta vendos pastaj për ta lexuar
edhe të tjerët, pra për të patur qasje edhe të tjerët studiues duke e ruajtur
gjithnjë burimin. Një kopje të skanimit që është bërë publike të librit ja pata
dërguar edhe z.Jahja Drançollit pasi ma patë kërkuar që ta bëjmë një studim mbi
këtë figurë dhe Gjergj Kastriotit Skënderbeut, pra një studim krahasues. Do të
ishte mirë madje është vetë metodologjia shkencore që me nënvizu emrin e se
kush e ka gjetë këtë libër në arkiva këtu. Në fakt për këtë libër që e pata
gjetë pata shkruar edhe në faqen time më 4 Janar 2018. Por sidoqoftë le të
mbetet në ndergjegje të tij që nuk e ka përmend se kush e ka gjetë këtë libër
me vlerë. Po e përmbyll këtë sqarim me fjalët që i thoshte Aristoteli ndaj
Platonit:
“E
dua Platonin, por më shumë e dua te Vërtetën.”