Mendime
Ibrahim Kabili: Që nesër të kemi sa më pak monstra!
E enjte, 04.11.2021, 08:10 PM
Që nesër të kemi sa më pak monstra!
Nga
Ibrahim Kabili, Tiranë
Ngjarja
e ndodhur në Kamëz më 28 tetor është tepër tronditëse. Eshtë një ngjarje e
rëndë që ndodh vetëm në botën e njerëzve mjeranë. Ky, përdhunimi, ndodhte në
vendin e origjinës tonë mijra vjet më parë, në komunitetin primitiv. Por për
çudi ndodh edhe sot! Lind pyetja e jemi shkëputur nga ky lloj
"qytetërimi" mijra vjeçar? Po si mendoni ju? Po unë çfar mendoj?
Natyrisht që po. Indiferentizëm! Një shoqëri shumë indiferente! Një familje
"tip" kjo e "rastit", e radhës, e shpërfytyruar! Eshtë
prishur familja! Po çfar mund të presësh kur shkatërrohet celula bazë e shoqërisë?
Asgjë më tepër, vajza e vogël engjëll dhunohet ose përdhunohet nga babai!
Ngjarje makabër! Rast tragjik! Po a është e vetme? Fatkeqësisht jo! Pa frikë
mund të themi se nuk është fenomen përgjithësues. Por ka pasur edhe ngjarje të
tjera të këtij lloj! Mendoj se ne si shoqëri duhet të japim alarmi! Duhet të shkundemi. Duhet të
alarmohemi sepse monstra të tilla janë pjesë e famjljes. Janë pjesë të
familjeve tona, familjes time, tëndes, tuajës, atij, këtij, asaj, kësaj, atyre,
këtyre etj... Përse bëjmë indiferentin! Përse alarmohemi kur ndodh ngjarja?
Përse përpiqemi ta largojmë te "këmshiu" kur duhet ta
"pranojmë" dhe luftojmë tek vetja. Mos ta fshehim dhe duhet ta
pranojnmë se shoqëria jonë në këtë tranzicion të zgjatur dhe të pështirë është
e tronditur. Eshtë tronditur në genin e saj, familjen. Kjo duhet të na
shqetësoj të gjithëve pa përjashtim. Duhet të shqetësoj institucionet e
shtetit, institucionet që merren me edukimin, institucionet e kultit, ato
arsimore, shkolla, organizatat jo qevetitare, gjithë shoqërinë . Mbi të gjitha
më e shqetësuar duhet të jetë familja. Familja e rregullt është institucion i
shenjtë. Ky "institucion" sot është i tronditur. Eshtë e tronditur
nga shumë dukuri si droga, trafiku i qenjeve njerëzore, propaganda boshe,
papunësia, kushtet e vështira ekonomike, nga mungesa e duhur e emisioneve
kulturore dhe edukative në media për fëmijët, nga rënja "preh" e
fëmijëve dhe keqpërdorimi prej tyre i rrjeteve sociale, nga kultura e
mosndëshkimit të duhur të keqbërësve,
nga indiferenca... Këto fenomene dhe kukuri mund dhe duhet të menaxhohen më
mirë nga familjet e rregullta dhe normale, nga shoqëria jonë, shteti dhe
institucionet përkatëse... Unë jam optimist për këtë. Nuk mund të presim gjë
nga familja e këtij tipit apo nga familje të këtij niveli. Nuk di shkaqet e
diviocit të "çiftit", shkallën e arsimimit, për shëndetin psikik të
tyre etj. Sidoqoftë asgjë nuk mund të legjitimojë dhunën dhe dhunimin prej
babait të fëmijës 6 vjeçare apo të fëmijëve adolishentë të të dy gjinive. Po
nëna apo bashkëshortja e këtij tipit si nuk parë asgjë?! Hera e parë qe ky rast
në dy muajt e ribashkimit dhe nëna qe e befasuar?! Eshtë vetëm dhunim apo edhe
përdhunim këtë e përcaktonnë organet përgjegjëse kompetente. Këtë nuk e
përcaktoj unë. Unë flas për fenomenjn. Ai në këtë rast është i trishtë! Kjo
"nënë" dhe të tjerat të "njëjta" apo të
"ngjashme" me të duhet ta dijë se edhe kafsha e mbron fëmijën e saj.
Natyrisht kafsha e mbron nga "armiqtë" dhe jo nga mashkulli i saj...
Edhe për rastin në fjalë nëna nuk mund të shfajësohet, ajo duhet ta kryej mirë
rolin e pazevendësueshëm të saj... Nënat duhet ti denoncojnë pa frikë këto tipa
monstruoz që dhunojnë apo edhe përdhunojnë e bëhen preh e fëmijëve të tyre... E
çfar mund të flasim kur vetë martesa është bërë për arsye trafikimi? Po përse
kaq indiferentë prindërit e çiftit? Kjo nënë është dhe vetë viktimë e dhunës së
burrit të saj... Këtu duhet të zgjohet vetë shoqëria jonë, në të kundërt do
kemi deformime të ADS-së saj... Flasim pastaj për socializimi! Për rolin
parësor që luan familja në edukimin e fëmijëve! Sa larg jemi. Këtu fillon e
ardhmja dhe shoqëria bëhet më e shëndetshme vetën në rastin kur vepron dhe i
thotë ndal këtij fenomeni. Në të kundërt sëmundja do marri metastaza
kanceroze...
Po
çfar është ky tip babai? Një qenje e çuditëshme, me fytyrë njeriu. Ky ka
ngjashmëri me paraardhësin prehistirik të tij! Po ky njeri harron se ka kaluar
në një metamorfozë të gjatë në kohë... Në kohë dhe hapsirë... Puna dhe mendimi
e shkëputën këtë qenje njerëzoresi nga kafshët... Si duket ky evolucion nuk ka
ndodhur tek ky tipi. Nuk e kam fjalën
vetëm për këtë baba përdhunues. Do isha i padrejtë dhe shumë harbut të flisja
me këto fjalë të rënda vetëm për këtë. E kam fjalën për "monstrën" si
fenomen, për monstrën si dukuri shoqërore. Këto dukuri shoqërore me monstrat si
në këtë rast dhe në shumë raste të tjera te ne po shtohen shumë... Qoftë edhe
të rralla këto dukuri duhen evidentuar, parë si fenomen, përcaktuar diagnozën,
mjekuar dhe izoluar... Po nuk vepruam në kohë, monstrat do shumohen si kërpurdhat
pas shiut në trungun e pemës amë, që edhe kjo vetë nuk ka një
"shëndet" të mirë... E kur themi trungu amë nënkuptojmë shoqërinë...
Shoqëria e sotme shqiptare ka probleme. Kjo gjendje deri diku, është rrjedhojë
e kalimit të shoqërisë sonë nga sistemi i çentralizuar në demokraci.
Tranzicioni i gjatë, etja për tu pasuruar brenda "ditës", pasurimi pa
djersë e një pjesë të potitikanëve, pasurimi i shpejtë me punë jo të ndershme,
përpjekja për të hedhur gjithçka poshtë nga shkollimi dhe edukimi i kaluar,
diferencimi i lartë klasor në shoqëri, indiferentizmi i shoqërisë ndaj
problemeve aktuale të kohës etj. kanë çuar në trauma të shoqërisë së sotme.
Duke marrë shkas nga ngjarja në fjalë por edhe ngjarje të tjera mendoj se duhet
të punohet më shumë në
forcimin
e familjes dhe mirëedukimin e antarëve të saj. Familja është institucioni më i
rëndësishëm dhe i pazevendësueshëm në socializimin e antarëve të saj dhe për
rrjedhojë dhe shoqërisë. Monstrat duhet të dënohen maksimalisht nga drejtësia.
Familja, shoqëria të mos bëjnë indiferentin. Nëpërmjet këtij rasti ne e ndjejmë
veten të gjithë të dhunuar... Masa dragoniane duhet të marrë shteti për këto
përbindësha... Në burg ato e ndjejnë veten mirë... Eshtë momenti që shoqëria
dhe institucionet t'i kushtohet më shumë vemendje dhe punë më konkrete me
fëmijët për socializimin e mëtejshëm të tyre. Duhet të ndiqet me përparësi nga
prindërit ecuria e fëmijëve në shkollë dhe bashkëpunimi mësues-prindër-nxënës.
Faktorët e tjerë socializues si; klasa shoqërore, grupi i moshatarëve, mjedisi
shoqëror, media, interneti, feja, etj. luajnë rol të rëndësishëm në
socializimin e brezit të ri. A janë sot të gjitha këto mjete sicializuese
efektive dhe në funksion të mirarsimimit dhe edukimit të fëmijëve? Unë mendoj
se punë të mirë bën shkolla dhe
institucionet arsimore, ku ka edhe vend për përmirësim të punës së
përditshme. Në shumë nga faktorët e tjerë socialuzues kanë mangësi pasi janë të
prirur që të zgjedhim rrugën më të shkurtër, atë që sjell "fitime".
Roli i medias është i madh. Por sa emisione edukative e kulturore ka secila
medio, madje medio edhe me liçencë kombëtare, për socializimin e fëmijëve dhe
të të rinjëve? Kjo vlen për të dëshiruar! Nuk jam unë që përcaktoj editorin e
mediave. Unë këshilloj prindërit që fëmijët e tyre t'i kufizojnë nga media me
emisione që më shumë ç'edukojnë se sa edukojnë... Sot interneti është një
mrekulli, dhe po të përdoret për qëllimin e mirë ai është mrekullia vetë. Po si
përdoret interneti sot nga fëmijët e të rijtë? Pyetja është retorike... Shumë
filma dhe emisione televizive nuk kanë vlera edukative. Atëherë përse duhet ti
lejojmë fëmijët ti shohin këto emisione dhe jo vetëm kaq, por të bëhen
"preh" dhe "rob" të tyre?!! Po të vazhdonim me këto faktorë
destruktiv do na duheshin netë të gjata dimri për ti radhitur. Natyrisht në
kuadër të globalizimit e shoqërisë së hapur është shumë e vështirë ta
kontrollosh fëmijën, dhe aq më tepër ta diktosh atë. Që t'i minimizojmë sa më
shumë këto dukuritë negative ne si prindër duhet ti kushtojmë më shumë kohë
fëmijës, mirarsimimit dhe mirëedukimit të tij. Mos të harrojmë se çfar do
mbjellim sot do korrim nesër.