Kulturë
?Kasam Shaqirvela?: Për ty Rozafë
E marte, 19.10.2021, 05:43 PM
NJË KUJTIM QË MË NGJALL NOSTALGJI
(për Shkodrën dhe qytete tjera në Shqipëri dhe në veçanti për miqtë e mi që i pata njohur në atë kohë me rastin e udhëtimit tim të parë atje)
Poezi nga: Kasam
SHAQIRVELA
PËR
TY ROZAFË
Emri
yt ma prek zemrën time
Edhe
ashtu fort të lënduar…
sa
herë që shtegtoj lashtësisë
labirinteve
duke të kërkuar
brenda
ndjenjës së mërzisë.
Emri
yt ma zgjon shpresën time
edhe
ashtu të fjetur e të thyer…
një
dëshirë fëmijës jetime
një
mall nëne brenda mbërthyer
nga
një ëndërr në zhgjëndërime.
Unë
të putha me përkushtim
përmes
dhimbjesh burrërie
jepja
pra dhe Shkordës trime
një
legjendë prej Ilirie
se
ajo fort e meriton…
Merrna
Rozafë në përqafim!
syri
yt më të mos lotojë
për
një kult të vendit tim
jeta
prapë le të vazhdojë
tokë
e qiell derisa të bashkohen.
Miti
vendos për fatin tënd
fustan
nusërie të kërkon
flijimit
për Pellorin Pellazg
burimi
jetës jasht’ i qëndron
me
therorë fort e dekoron!
*
Zëri
ka timbër, kumbon qielli e
përlotet
fëmija, n’gji t’nënës vet
zemra
digjet, dhe vet Dielli
n’Hënë
të plotë nusen e përjet
shpirti
kërkon shpirtin binjak.
Për
Ty ROZAFË, mal-mendime tund
dhe,
termiti i kohës ushqim m’i ka
pluhurin
e haresës një zog e shkund
ëndrra
seç m’i përkund mendimet
atij
pusi të dhimbjeve pa fund.
Shtegtimit
tim nëpër kohësi
dega
mallëngjimit përtokë i ra
vetëm
për Ty ROZAFË…
malli
im për të të parë, po
të
ndalur ai nuk ka,
varun
gjerdan në qafë
s’ka
të këputur, jo!
Shkodër, 15 shkurt 1992
Fort i mallëngjyeri!
Kasam VELA