Mendime
Tahir Bezhani: Nuk ndihem mirë pas deklaratës së z. Borell
E hene, 18.10.2021, 07:00 PM
-shkrim me shkas-
NUK
NDIHEM MIRE PAS DEKLARATES SE Z. BORRELL...
Nga
Tahir Bezhani
Nuk
merrem me politikë, nuk i beje "hyzmet" aspektit politik, sepse koha ka dëshmuar se
politika është e ndyte,( një art i keq),
thikë me shume tehe....Kur lexova në faqet e
disa gazetave elektronike, për intervenimin e Policisë së Kosovës në
disa vende-qytete të Kosovës, e mirëprita me dashamirësi, si qëllim e qëndrim
të luftës kundër kontrabandës e krimit të organizuar dhe gjitha veprimtarive
antiligjore, kudo në qytetet e Kosovës. Jemi lodhë e stërlodhje nga krimi i të
gjitha llojeve, i cili njerëzve përditë po ua humbë shpresat për një jetë
normale. Bile, kjo Qeveri e tashme, sipas premtime të saja, po ep shpresë se po lëvizin gjerat
në lufte me krimin. Unë kështu e kuptova intervenimin e Policisë se Kosovës
sot, në disa qytete te këtij shteti me shume halle. Pra, ligjvënie në hapësirat
tona multietnike, si fat historik. Nuk ishte sulm ndaj askujt në veçanti, ishte
luftë me krimin e organizuar në vendin tonë.
Me
zhgënjej tejmase deklarata e një politikani të nivelit evropian, i cili po
"bënë çmos" që përmes dialogut me Serbinë, të rregullohen çështjet
mes dy shteteve me shume mosmarrëveshje. Deklarata e z.Josep Borrell se
"incidentet e dhunshme në veri duhet te ndalën menjëherë ,teksa ka
konsideruar se veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara janë të
papranueshme..." Nuk sqarohet mendimi se "kush po i krijon incidentet
e dhunshme”, dhe ku po e shikojka ai veprimin e pakoordinuar"? Unë këtë deklarim, më mendësinë time, e
kuptoj si "prehje" e brinjave të krimit në veriun e Mitrovicës, qytet
i Kosovës, dhe ndërsymje e krimineleve te Beogradit që sa me parë ta
aneksojnë(serish nëse munden)edhe një
copë toke të Kosovës! Thua sa pak kanë marë deri në Nish?!....Kam pritur dhe
kam menduar se duhet përkrahur secilin vend që e lufton krimin e organizuar .
Nuk
kam menduar se të mëdhenjtë kundërshtojnë luftën që bëhet ndaj krimit... Krimi
sjell vetëm te këqija mbarë vendit, të gjitha vendeve te botës, siç po dihet e
shihet. Po vandalizmin si nuk ka "guxim" z. Borrell ta sulmoi?...
Bile, për arsyen e cilësisë se një evropiani ....Si e arsyeton sulmin ndaj një
policie nga bandat serbe në veri, ku lëndohen disa sish, e z. Borel nuk
përcaktohet se cilat janë "incidentet e dhunshme"!... Dikush mund të
më flas duke më “sugjeruar" se nuk
janë këto punë për juve, demek si i “pa kompetent”!.... Pajtohem nëse keni atë
"ndërgjegje"! Por jam pjesë, jam një frymëmarrje i këtij vendi, kësaj
toke dhe nuk mund të heshti as në vetmi, assesi nuk pajtohem, as me vetveten e
ngujuar brenda lëkurës së rrjepur nëpër shekuj nga barbarët e Karpateve,
ardhacakët kanibal në trojet tona.
Nuk
po e zgjas këtë reaksion te brendshëm, por në padrejtësi reagojnë edhe
instinktet e secilit njeri. Nuk merrem me politikë, as me partitë politike, jam
i depolitizuar, por ama nuk me ndalon askush të mendoj (pakës) për këto ecuritë
qe të lënë pa gjumë.
Kush
më ndalon të përsias e të them bindshëm se nuk është e drejte deklarata e z. Borell?.... Deri kurë duhet të
përkëdhelet politika gjenocidiale e
udhëheqjes së Serbisë?...Policia e Kosovës atje,( ne Veri e kudo,)
qyteteve tona, po lufton krimin. Nuk guxon askush t'i gjuaj me gurë! Policët e
Kosovës nuk janë lepuj që të ikin prej
zagarëve të Serbisë. Pse nuk i thotë Borelli
Vuçiçit: "mos u turr si kafshë drejt Rashkës, me ndërsye këlyshët e
bushtrës në Kosove!...."
Por,
gjithmonë është ditë e thënë se "fajet i ka kau i madh", në këtë
rast, edhe BE që po luan me shumë letra,
si po dëshiron, më shumë po nxitë se sa po e qetëson situatën, edhe ashtu te
zjarrët....Te gjithë e dinë te drejtën por askush nuk e shprehë, e në rastin
konkret, e drejta është në anën tonë, o z. Borrell. Pse jeni gjithherë,
(deri me tani), kundër të drejtave të kombit shqiptarë?....
Mos
e përkëdhelni kaç tepër politikën luftënxitëse (gjithmonë) të Serbisë, sepse
mbani përgjegjësi, ju të mëdhenjtë e Evropës!....