Mendime
Ramush Haradinaj: Të pavërtetat për gazin amerikan
E premte, 08.10.2021, 06:13 PM
Të pavërtetat për gazin amerikan
Nga
Ramush Haradinaj
Është
për keqardhje se si po provohet të devijohet çështja e gazsjellësit amerikan,
duke u thënë të pavërteta për të. Pohimet se Fondi prej 200 milionë dollarësh i
MCC nuk ka qenë i specifikuar për gazin dhe diversifikimin e energjisë, është
krejtësisht i pavërtetë.
Ka
pothuajse tri vjet ç’prej se ka filluar ky projekt dhe janë bërë të gjitha
përgatitjet për fillimin e realizimit të tij. Janë bërë dy studime fizibiliteti
që janë financuar me miliona dollarë të taksapaguesve amerikanë.
Pikërisht
tani kur jemi në fazën e finalizimit të këtij projekti dhe në prag të skadimit
të afatit për aprovim të vendosur nga MCC dhe SHBA, Qeveria e Kosovës ka
vendosur pezullimin e tij, madje duke e cilësuar gazsjellësin amerikan si gaz
rus.
Prandaj
unë sot, i mbështetur nga Grupi Parlamentar i AAK-së, i kam dorëzuar Kuvendit
një kërkesë për debat parlamentar, për të diskutuar hapur e me argumenta për
këtë çështje tejet të rëndësishme për Kosovën dhe partneritetin me SHBA.
Çështja
e gazit amerikan nuk mund as të mjegullohet e as të spostohet me të pavërteta.