Kulturë
Brahim Avdyli: Baki Ymeri - Zjarri i Shenjtë
E diele, 03.10.2021, 03:50 PM
NJË ZJARR I VEÇANTË ME PREKJE TË THELLA TË NDËRDIJES
(Studim
për veprën e Baki Ymerit, „Zjarri i Shenjtë“, Klubi Letrar `94, Tetovë 2001.)
Nga
Brahim (Ibish) AVDYLI
Bashkëpunimi
i plotë i vetëdijësimit të ndërsjellë
Edhe pse kemi pasur një bashkëpunim të veçantë me Baki Ymerin, madje për një kohë të
gjatë, më vie në mendje sa i përket përkthimeve të tij në të dy gjuhët, në
rumanishte e gjuhën shqipe, pastaj edhe në gjuhën gjermane. Si përkthyes, i ka
kthyer poezitë e mia së pari në gjuhën rumune, sikur të jenë të shkruara atje, në
Bukuresht. Rumania dhe Bukureshti është dheu i të parëve tanë, apo i
mërgimtarëve të parë dhe i poetit të numruar me të katër poetët më të mirë shqiptar,
Naimit, Çajupit e Migjenit: Aleks Stavre Drenova-ASDRENIT (1872-1947), i cili, jo vetëm më mbetet në kujtesë me poezitë
e tij të veçanta, por edhe me temën e studimit, të bërë për te, e cila më është
djegur me tërë arkivin dhe shtëpinë time në vendlindje, gjatë luftës së UÇK-së.
Prandaj, pa pushuar, më dhembë shpirti për Asdenin dhe jetën e tij.
Ndonëse Rumania është e studiuar mirë në çdo drejtim, nga
studius të vlershëm shqiptar dhe të tjerë, të cilët i kam mbledhur në “fondin e mërgatës europiane”, e nuk më
premton koha që t’i rrahi të gjitha çështjet, si sa u përket shifrave, por edhe
të dhënave të tjera tejet të rëndësishme; e më mbeti peng në zemër, pse nuk e
kisha fatin asnjëherë të shkoj në Rumani.
Vepra që po e zgjedhi me këtë rast është “Zjarri i Shenjtë”, të cilën e kam blerë
papriturazi, duke e kërkuar një vendas tjetër, nëpër Arbonin e veçantë të
Thurgaut/CH, i cili edhe emrin e vet e ka shqiptaro-ilir, por t`i pyesish për
origjinën e tyre të vjetër, aspak nuk e dinë të japin njëfarë përgjegje
vendasit. Një klub i vetëm kuluror shqiptaro-zvicran kishte mbetur deri atëherë,
vetëm me pak libra për pa u mbyllur. Njëra ndër këto libra, ishte edhe vepra e Baki Ymerit. E bleva menjëherë, sepse
njihesha vetëm përmes shkrimeve të tija nëpër shtypin tonë, por nuk njihesha
personalisht.
„Zjarri
i Shenjtë“, me botën e vet magjike, më zgjoi dy herë që ta lexoja,
e herën e fundit, në vitin 2021.
Por, ne po u kthehemi të dhënave të tij biografike.
Poeti, përkthyesi dhe publicisti shqiptar, Baki
Ymeri, ka lindur në Shipkovicë të Tetovës, e cila na është e njohur nga
kontributi shqiptar, i derdhur në kulturën e përgjithshme kombëtare, por edhe
nga periudha të më vonshme dhe aktuale. Ai i ka kryer studimet e larta për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, në Fakultetin
e Filozofik të Universitetit të Prishtinës (sot Republika e Kosovës), në vitet
1969-1973, dhe është specializuar për gjuhën rumune në Vjenë të Austrisë, në
vitin 1974, duke vazhduar në Bukuresht të Rumanisë, në vitin 1975. Ai vijonte
shkallën e tretë të pas-studimit, për të cilën i ka të gjitha provimet dhe
referatet me notën 10, por titullin, siç na e thotë vetë, e merr “pasi të vdesë”. Doktoratën në temën: “Lidhjet kulturore rumuno-shqiptare” e
ka “të rezervuar” kaherë.
Përveç se ka botuar në gjuhën rumune veprën time „Stelele Ve?niciei/Yjet e Përjetësisë/Poezie
albanez? din Kosova“, në Bukuresht 2008, apo në librin e përbashët me Rizah Sheqirin, Radije Hoxhën, Jusuf Zenunaj,
Halil Haxhosaj, Arif Molliqin, Demë Topallin,
Mazllum Saneja, Sarë Gjergji dhe unë, „Vullkanul r?abd?rii/Vullkani i
durimit/Poeme traduse în limba român? de Baki Ymeri“, në po atë vit dhe në po
atë vend, sikurse me shkrimet e mia edhe në revistën „SHQIPTARI/ALBANESUL“, një revistë e nxjerrur për herë të parë nga Nikolla Naço, më 1888, por e rifilluar
edhe njëherë prej vitit 1993, drejtori i së cilës është rumuni Dr. Xhelku Maksuti, e Kryeredaktor Baki Ymerin. Pastaj edhe në librin dy
gjuhësh, të përkthyera nga përkthyesi Arbër
Çeliku dhe përkthyesja Sarah Barbara
Gretler, e ka bërë redaktori Baki
Ymeri, pa punën lekturore të veprës, në Amanda Edit Verlag, 2015, me
recensione të thukta të tij, të dhëna edhe në Web-faqen time, duke dashur
parasegjithash të ndihmojë lexuesit e mi gjermanfolës.
Ai, jo vetëm se ka dhënë kontibut të pamohueshëm në „Unioni Kulturor Shqiptar në Rumani“
("The Albanian Cultural Union in Romania"), qoftë me veprat e
përkthyera shqip nga autoret dhe autorët e Rumanisë, qoftë edhe të një numri të
madh të autoreve dhe autorëve shqiptar në rumunisht, të përcjellura me disa vlerësime
kritike të njohura rumune, apo duke e bërë shumë të vlershme lidhjen kulturore
shqiptaro-rumune, por zëri i tij poetik
nuk mbetet i shuar. Përkundrazi. Pas “Kaltrinës”
dhe “Dardanisë” vie vepra e tretë
poetike, e na ngulitet prej vetëdijes në ndërdije apo në ndërgjegjen tonë. Askush
nuk e ka besuar se librin e tij „Zjarri
Shenjtë“ e kam blerë në Zvicër dhe e kam lexuar tri herë radhazi, por në
kohëra të ndryshme, me 2009, 2011 dhe tani, me 2021, sepse imponohet lehtas në
vetëdijen tonë njerëzore, me përkushtime engjullore të dashurisë dhe të lirikës
intime.
Devalvimi
i ndjenjave të vërteta dhe përmbajtja lirike
Lirika intime pothuajse është devalvuar, duke u nisur
prej „kopjimit“ të verbër nga „tradita greke“, e ngatërrohet edhe me „lirikën erotike“, gjë që nuk është e
marrur prej traditës „greke“, por një
fjalë e huazuar nga devalvimi perëdimor,
që shkon deri në pufet e ulta të shitjes me të holla të dashurisë.
Për ta dokumentuar fjalën time, nga teoria e letërsisë, po
e marr pikërisht një toerician shqiptar, Zejnullah
Rrahmanin, i cili thotë se lirika intime apo e dashurisë (jo erotike!), është një nga temat prej
të cilës nuk i shpëton asnjë poet dhe përbën fushën e gjërë dhe të begatshme.[1]
Nuk do shumë mend të diskutohet, se lirikat dashurisë e kanë shtrirë shtratin në kulturën popullore të
shumë popujve, p.sh te kultuarat popullore shqiptare, arabe, kurde, marokene, apo
të tjera, të cilat lidhen në origjinën shqiptare e bota nuk na jepë të drejtë.
Si duket, ata “e kopjojnë” këtë temë para
se të vdesin për atdhe, madje hypin mbi shkallë e deri në kulm për tu
futur në odat e atyre femrave të ulta për një “dashnor”, gjë që të vjen keq e për ta vjellur “emrin kombëtar”. Dashuria e vërtetë është dashuri e shenjtë, në
tokë e në qiell, pa e zënë vetë në gojë se kam një persiatje të studimit mbi dashurisë,
që fillon prej Thotit e deri më sot, të dhënë edhe në gazetat tona elektronike,
si një ndjenjë multidimensionale, që
është krijuar prej lindjes së njeriut, ku kjo ndjenjë e lartë është mision i
botës së zotrave, në botën tjetër, dhe trasformohet te njeru, i cili lind nëpër
dhembje të vdekjes, dhe na stimulohet prej qenieve njerëzore. Prandaj, të
shkruash për zjarrin intim të dashurisë, si
lirikë e shenjtë, e të dy botërave paralele, pa marrë parasysh moshën,
gjininë, e vendin ku këto lindin, është një
mbrekulli e veçantë.
Ky libër poetiko-lirik, që e kemi në dorë, „Zjarri i Shenjtë“, është i ndarë në
këto cikle të veçanta: Ars poetica; Kaq e bukur dhe e ëmbël; Zgjohu ëndërr e bukur; dhe Ishull i trazuar. Janë katër cikle me
katër tituj poetik, të cilët sillen rreth e rrotull nga bota e në vendlindje,
si mjellmë e butë ëndërrash, e që janë si valë e besnikërisë, dhe ngjallen
nëpërmes të mrekullive të fjalëve të pakta, por me sinonime të dashurisë ëngjullore.
Siç e thotë studiusi i kësaj vepre, Dr. Luan Topçiu, „i lindur nga një nënë rumune dhe nga një baba shqiptar, autori i
këtyre vargjeve gëzon prioritetin për të bashkuar dy burimet e mëdha, siç janë
letërsia shqipe dhe rumune. Ai është një shpirt i brishtë dhe dëshmon se e njeh
fshehtësinë e shndërrimit të fjalëve në dritë, duke i metaforizuar, së bashku
me shqetësimet e Ballkanit (për mua: Gadishullin Ilirik!), edhe ndjenjat e
dashurisë“.[2]
Përpos parathënies, “Metafora e shndërrimit të
fjalëve në dritë”, të Dr. Luan
Topçiu, dhe në fund të medimeve të autorëve rumun Xhelku Maksuti, Marin
Soresku, Ionel Zeana, Emilia Dabu dhe Viktor Marin Basarb, dhe shënimet për
autorin, poezia e parë që vie e shkruar, “Psalm”,
i kontraversës jetësore, të cilën askush nuk na e thotë kështu të trazuar, e cila
i kushtohet “bukurisë së hidhur”, dhe
e cila “e krijon jetën”, e
fillon dhe e rikrijon ate përmes
dashurisë, por si qenie delikate i frigohet njeriut mashkullor, sepse nuk
ka forcë të përballet shpesh me këtë “gjini
dhune”, që ta mund të keqen tonë, e cila më shumë i falë grushta asaj, e ka
më pak mend në kokë.
Poeti shëtit midis tyre prej stërgjyshit të
vet e deri te armiqtë e mëdhenj, dhe flijohet për dashurinë.
Por pse e quan këtë poezi lirike “Psalm”? Sepse dashuria e vërtetë dhe e
sinqertë, pa lajka, në shenjë të Zotit të Madh, të cilit i drejtohet edhe në
këtë poezi, me thirrje “O Zot”, është temë e shenjtë, dhe shkruhet si psalm.
Kështu fillon cikli i parë, “Ars poetica”. Ne po vazhdojmë më tutje
dhe po ndalemi në poezinë e thjeshtë lirike, me emrin “Murmurimë”. Poezia lirike duhet të jetë e thjeshtë nga struktura,
por të ngritet lartë mbi horizontet e saja të ideve, dhe të të pushtojë me
drithërima, për ta ngjallur në vetëdije këtë trokitje të lehtë, që të shënohet
edhe në ndërdije. Këto murmurima janë të ngjallura edhe në melosin e kulturën e
traditës nacionale shqiptare. Kur murmuron qielli, ne trembemi. Në jetën
popullore shqiptare murmurimën ia lëmë botës femërore, ndërsa vetëtimën botës
mashkullore. Kështu nuk i ka asnjë popull të kualifikuara dhe asnjë gjuhë nuk
mund t’i thotë. Vetëtima është forca dhe murmurima është gjëmimi. Vetëdija e
lashtë e kësaj çështje e lë poetin që t’ua lë poetikisht si porosi nga femra e
butë gjeneratave të reja, siç na janë ato në kulturën kombëtare shqiptare.
Poeti ngritet deri te qielli, ku femra
fëshfërinë me gjëmim “me shpirtin në
buzë”, e cila murmuron për njeriun, që është mashkulli i saj dhe nuk e lë
të merzitet, prandaj thotë:
“Mos u mëzit se
Ne murmurojnë për ty.”
(Poezia “Murmurimë”,
faqe 15)
A ka më bukur se sa kjo tragjikë jete? Edhe
në dheun gjysëm të huaj, me të cilën e lidhë mëma e tij, kudo endet e
përshpëritë me murmurimat e qiellit shqiptarë, për të mos e lënë të qetë
shpirtin e tij, në ikje prej atdheut të parë e në atdheun e tij të dytë, t’i
thote botës më të gjërë të shkrimeve të tilla, se femra murmuron për
bashkëshortin e saj, dhe është krijuar vetë për njeriun e për të shtuar brezat,
deri sa ta lë shpirti e kalon në jetën e përhershme. Ky zjarr, na djegë të
gjithëve, por nuk i kemi të gjitha mundësitë që ta ndjejmë artistikisht dhe ta
themi këtë ndarje evolutive, por na e thotë thjeshtë e me pak fjalë poeti ynë
lirik.
Nga poezia në poezi ndalem me analogjinë: Zotit
të Madh i duket pak t’i drejtohet me fjalët e thjeshta të shqipes. Tani, as “Ballkani” më nuk është i denjë për ta
thirur me tërë qenien “O ZOT”, por e
merr gjermanishtën, sepse ashtu do të ketë shtrirje më të gjërë. Ai poezinë
lirike, që i drejtohet me shqip “O Zot”
e quan “Mein GOTT/Zoti im”, sepse
shqipja e vjetër është poshtë nën trusninë e mileniumeve dhe armiqve tanë të
mëdhenj, rreth e rrotull nesh. Ballkani është mbushur me burra të ligj, asi
burrash që gjëjnë “ngushëllim” në “vorbullën e gotave”, për të shlyer
krejtësisht të kaluarën e pa denjë, që të mos kenë ndjenja të stërholluara,
para përgëdheljes së shenjtë në “mes të
buzëve të femrës”, që është ndjenjë e hollë, e jo ndjenja zhguni e të
trasha. Unë nuk e njoh personalisht Baki Ymerin, e le të pëshpëritin sa të
duan njerëzit, por po merrem me poetin
Baki Ymeri. Personi jetësor duhet të
ndahet nga poezia e tij, për ta gjetur të vërtetën. Prandaj, këtë vepër, kështu
po e vlerësoj në mënyrën time, sepse kështu
nuk e ka vlerësuar askush. Njerëzit i dinë sipërfaqësisht gjërat. Ata janë
ç’burrëzuar nën politikat ditore e vllavrasëse. Vetë “Ballkani” (sepse Gadishulli
Yllirik është harruar qindra vite, që përpara!), është prishur e
ç’njerëzuar deri aty sa vllehët, që
i dimë se janë vëllezërit tanë, por sot, me
mendjen e rrotulluar në “serbë”, shkojnë
deri atje sa të vrasin pa mëshirë burra, gra e fëmijë shqiptarë; e i drejtohen Zotit të Madh t’ia nxjerrin
sytë, që të mos i sheh ato të këqija që vinë nga djalli, nga Kryedemoni, poshtë
vetes, e nuk e japin asnjë ndihmë!
Prandaj po e themi se poeti lirik i përkryer,
Baki Ymeri i drejtohet Zotit të Madh
përtej kohërave, me pyetjen e tij se “ç’
farë burrash janë ata”, të cilët e gjëjnë “në përgëdheljen e gotës”, para
përgëdheljes së shenjtë të femrës, e në të cilën poeti lirik na thotë:
“Jeta bëhet një stacion
Kur Venusi i Milosë
(Ajo pa krahë)
Nuk mund t’i mbajë
Valigjet e kohës”
(Nga poezia “Mein Gott”, faqe 19)
Mirësia gjendet
tek Nëna, ndërsa fuqia dhe mendimi gjendet tek Babai. Prindërit i ka me besime të
ndryshme, por edhe sot me të folur. Kështu nuk e kupton njeri i gjallë në “Ballkan”! Sikur njeriu ka mbetur pa të dy anët e
mirëkuptimit! Nëna e Baba janë dashuruar deri në vdekje, dhe është
shtuar brezi i tretë. Femrat janë të
shenjta, ndonjëherë janë delikate, por edhe të rrebta, kur e do e vërteta. Ai i drejtohet femrës, që e pret prej saj
mirësinë. Por, për këtë arësyje të vetme, ato nuk mund t’i bartin “valigjet e kohës”.
Poeti thotë në poezinë “Meditim” se:
“Pranë Lules së
përgjakur
Unë rritem duke u
zhuritur”
(Poezia “Meditim”,
faqe 23)
Termi i kohës sonë dhe
vetëdija shkrimore e mendimit
Zbrazëtia është termi i
kohës sonë. Vetë poeti rritet
duke u zhuritur, kur asnjëri nuk e kupton se ai është i vetmi që do të shtrojë
lidhjet në mes të shteteve, kur shtetet e ndryshme njëra tjetrës ia nxjerrin edhe
zemrat.
Baki Ymeri është
një prej shkrimtarëve, poetëve, publicistëve shqiptarë, i cili nuk ka pushuar
të na përkthej në rumunishte shkimtarët dhe poetët e të gjitha rrymave letrare
shqiptare, nga të gjitha trojet shqiptare, edhe mua në tre libra të tëra nga
mërgata, ndaj të cilit e kam këtë recension të pabotuar, për lirikat e tija, "Zjarri i shenjtë", Botuar nga
Klubi Letrar `94, në Tetovë 2001, në veprën e parë në dorëshkrim të
recensioneve, e cila është një vepër e veçantë, madje e lirikave të dashurisë
dhe lirikave të përgjithshme, me tone të pashqiptuara asnjëherë më parë, në
formën më adekuate të këtij poeti.
Arti poetik ngritet në shkallën e tij të vërtetë me të
zezat e kohës, në një tingëllim yjesh:
“Jemi
vëllezër
Që
nga kohët antike:
Përherë
të mashtruar,
Të
plaçkitur e të palgosur.
Nënat
tona ditë për ditë
Përpilojnë
një fjalor
Iliro-trako-tragjik
Me
barëra mjekuese
Derisa
unë
Flas
me vetveten
Për
demokracinë e erërave,
Për
prita armike
Dhe
kështjella të fundosura”
(Nga poezia “Ars
poetica”, faqe 25).
A duhet t’u them unë më tepër se sa kjo poezi që thotë
për të vërtetën e hidhur, me fjalë të thjeshta shqipe? Vllahët tanë i kanë edhe
sot qindra fjalë origjinale të shqipes dhe poeti lirik i ka studiuar më parë,
por vllahët e të ashtuquajturës “Serbi”, na vritnin pa mëshirë dje e
pardje, veçanërisht të ngrehurit “për
veshi” për gjakderdhjet tona nga Sllobodan
Millosheviqi, apo nga gënjeshtari tjetër “serbo-sllav”, Dobrica Qosiq,
i cili e ka paturpërsinë europiane që të nxjerr edhe shpërblimin “Nobel” për letërsinë gënjështare të
tij, duke qenë “Kryetar i Republikës së
Serbisë” dhe shkrimtar, apo edhe sot nga i pashpirti “njeri”, që duket ashtu, por është
kafshë e madhe huligane, i cili vepron si Kryedemoni kundër shqiptarëve, Vuçiq, i cili sot ëndërron se do t’i
zhduk tërësisht shqiptarët e mbretërinë e dikurshme të Dardanisë, prej të cilës
e ka prejardhjen e shenjtë Europa. Kafsha
e gjallë, sikurse të atillët të quajtur “serbë”,
do t’ i zhdukin shqiptarët, duke e pasë vjedhur emrin “e shtetit” të tyre nga iliro-shqiptarët-“servia”[3],
sepse në kokë të “Kombeve të Bashkuara” e kanë zënë me dredhi “vendin e parë” sllavët e Putinit. Sipas tyre, dhe shqipja duhet të zhduket
tërësisht, ani pse ky poet lirik e ka botuar që në vitin 1999 librin “Dardania”, në Delina, Bukuresht, e cila
do të thotë një pjesë të denjë të vërtetes së hidhur. Serbët jetojnë me mendjen
e nxitur në kulm si “antishqiptarë” sot
e 200 vjet më parë, të Pashiqëve e të Qosiqëve, të cilët janë “të lavdëruar” në Evropë me gënjeshtrat
e tyre të mëdha.
Ne, nuk po ndalemi në këto të vërteta historike. Po i
referohemi poezisë së poetit Baki Ymeri.
Po ndalemi te poezia lirike e cila është e shkurtër, por quhet “Poemë dashurie”. Poema është e gjatë,
por poema e tij është një poezi e shkurtër, që thotë shumë për veten, si
dashuri. Kjo është poema e madhe e dashurisë, e cila është e vogël dhe e thuktë, e luaneshës që ka dalur për gjah,
pra është e botës femërore, që “e
mugullon drurin”, dhe e vërteta në një çast të kohës e ka “ç’organizuar” si botë e shenjtë
dashurore, derisa nata e gjakut e ka bërë tjetër, sado që poeti e sheh me syrin
e tij si i zgënjyer nga ajo që mund të ishte, por që nuk mund të jetë, e dhënë pas gjahut.
Poeti ngazëllohet me kontradiktën e vet jetësore. Vetmia,
ndonëse e quan ironikisht kështu “vetmi
madhështore”, është ajo që e “përgjon
në shkretëtirë” poetin. Kush nuk e ka përjetuar vetminë asisojit, madje në
mesin e librave të shumtë, që e përgjojnë shkretëtirën e jetës dhe pyetjeve të
shumta, edhe në rast se i ka pothuajse të gatshme, por pa ndonjë përgjigje, madje
edhe ato të cilat i duhen “luaneshës” së
shkretërirës, e cila do ta hajë
dashurinë, nëse nuk ka tjetër për të ngrënë:
“O
vetmi e imja,
O
vetmi madhështore
Që
përgjon në shkretëtirë!
Ti
i ke të gjitha ato
Që
i duhen një luaneshe
Që
ka dalë për gjah
Derisa
nata e gjakut
E
mugullon drurin.”
(Nga poezia “Poemë
dashurie”, faqe 32)
Thonë se femrat janë të krijuara për hirë të njeriut.
Kështu thonë fetë apo rrëfimet e feve e të tjera. Ato janë shndërruar sot në
luanesha të shkretëtirës. E shkretëtira është e përcëlluar. Dashuria e saj
mbetet në realitet pa poemë. Kjo është tepër e qartë! Më tepër nuk kemi çka
flasim!
Vepra quhet “Zjarri
i Shenjtë”, nga lirikat e përgjithshme dhe të dashurisë. Ne i ndjejmë në
ndërdije që të na jehojnë e të na thërrasin me të vertetat e tyre të shenjta, që të zgjohemi nga gjumi shekullor. Nuk është dashuria
multidimensionale “makinë seksuale”,
por dashuri e denjë e njerëzore dhe e
urtë, e cila me lot pret që rizgjohemi përtej mileniumeve, të cilat na e kanë
ndrydhur shpirtin përfudimisht e presin që ta kuptojnë njerëzisht.
Po ndalemi edhe në një poezi tjetër të artit poetik. Jo
vetëm struktura e saj e ka një arritje të mirëfilltë, por edhe përmbajtjen
ideore. Mjellmat janë të zeza, si armiku ynë më i madh dhe më i ashpër, të
quajtur me gënjeshtra të përditshme nëpër shtypin e tyre, i cili “e pushton” botën, “serbët”. Mjellmat e zeza janë shkatërruese të të mjellurave tona
nëpër fusha. Ndërsa “Fusha e mjellmave”
është Kosova, një pikë e shkatërrimit nga “baballarët”
e atyre që i quajmë “serbë”, të ringjallur
nga demonët, mbi “Mbretërinë e Dardanisë”,
në Gadishullin ILIRIK, të cilat janë të shumta. Duan t’ia zhdukin Gadishullit të gjitha shenjat e shenjta, të jetës së këtillë, si dhuratë e Zotit të Madh, Krijuesit të
Botës, të përqëndruar lartë, mbi Yjet, në Gjithësi.
Këtë apel që krekosen nëpër dritare mjellmat e zeza,
poeti prej qenies së gjallë e thotë, natyrisht thjeshtë e kuptueshëm, për të
gjithë njerëzit:
“Po
vij nga veriu i ngrirë
Vij
mbi një fron që flakron
Vij
tek ty dhe trokas:
Dil
njëherë përjashta,
Dil
përjashta dhe vdis,
Dil
përjashta e këndo,
Dil
e mallko,
Bëj
diçka
Dhe
dëbom
Prej
nga kam ardhur!
Dil
dhe plas, të them
Se
përndryshe do të mbetem
Një
mjellmë e krekosur!”
(Nga poezia “Fusha
e mjellmave”, faqe 36)
Pra, kjo është mjellma e krekosur që na kroket në dritare
të kohërave e në ndërdijen e thekshme na thërret të vdesim, duke i bërë më të
mbrashtat, apo të bëjmë diçka të tillë, ose që të thyejmë triminë e shenjtë të
të qenit arbëror-arban e alban, të dashurisë së jetës, të të jetuarit e
ndershëm në një jetë të pandeshme, që mund të quhet “jetë”! Ky është “arti
poetik”, më afër se asgjë tjetër se vdekja. Loja e jetës duket e gjatë, e në
jetën paralele vitet numrohen ndyshe. Kjo lojë luhet me të gjithë neve, duke u
përpjekur të udhëtojmë “Drejt Kepit të
Shpresë së Mirë” (Poezia “Loja e jetës”), sepse:
“Nëse
ekziston në botë
Diçka
më madhështore se dielli
Për
ta nisur ditë për ditë
Jetën,
që nga fillimi.”
(Po aty, “Loja e
jetës”, faqe 42)
atëherë, do të ndalemi në faktin e pamohuar se jeta e
jonë është e ëmbël dhe vërtetë e bukur, por bukurinë e saj dhe ëmbëlsinë duhet që
ta gjëjmë të gjithë, ta kërkojmë kudo dhe ta arrijmë. Kjo pjesë është e denjë
për ndjenjat e arta e intime, kur bashkë me polin tjetër të dashurisë, ta
ndejmë shijen e jetës. Pikërisht për këtë e ka quajtur poeti pjesën vijuese “Kaq e bukur dhe e ëmbël”. Në këtë
cikël, ka poezi të vërteta lirike, që të zgjojnë në ëndërr t’i fatazosh bukurinë
dhe lezetshmërinë e femrave, si p.sh. “Tresha
dashurie”, “Mjaltë”, “Nud (Të zhveshur e lakuriq)”, dhe shumë
poezi lirike, në të cilën:
“Vetëm
hyjneshat mund të mburren
Me
po atë dridhje
Të
gjinjëve
Kur
ecin...”
(Nga poezia, “Nud”,
faqe 47)
Siç thotë poeti, këto
dëshira janë arte magjike, që të mbështjellin krejtë fuqishëm, kur shtati i
saj është krejtësisht i zhveshur. Femra e stolisur me mëndafsh dhe ajër, e që
janë një dhunti e botës së tyre, sepse mëndafshi është pjesa më e butë, më
e hijshme, më e veçantë, ndërsa ajri simbolizon zhdukjen e saj, kur zhduket
papriturazi, liriku e kërkon gjithnjë portretin e femrës së tij të dashuruar në
te, përmes turmës:
“Shoh
vetëm mëndafsh dhe ajër
Femra
që mbajnë si peshë:
Stoli,
buzëqeshje, përqafime.
E
shoh vetëm mungesën tënde.”
(Nga poezia, “Femra
të stolisura në mëndafsh dhe ajër”, faqe 49)
Fuqia
e dashurisë e ngreh njeriun drejt fundit të jetës.
Më parë, nuk e thamë çka do të thotë “Tresha
dashurie”. Ajo është e krijuar e tëra në strofa treshe. Edhe struktura e
saj duhet të na ndriçojë diçka të veçantë. Numri
tre është numri i tre zotrave të jetës sonë, që prej Egjyptit. Edhe Zoti është pjesë e lojës sonë të
dashurisë. Dikush e ndjenë aromën e ngjyer të dashurisë në mëndafsh, por
Zoti e ndriçon më tutje dhe fut fuqinë e dashurisë.
Emri i saj është shpërndarë në pluhur, pra asgjëja, që është
thërmi deri në zhdukje e me dhunti të drejtuar në pamurit me sy, të cilat e
shohin siç është me të vërtetë jeta, deri sa ngrihet “mbi tinguj”. Këtu e kemi mundësinë e përceptimit të jetës, deri në
fundtë saj, dhe poeti na thekson:
“Fuqia
e dashurisë, megjithate,
Më
mundëson që të kaloj rrugën”.
(Po aty, nga e njëjta poezi, në përfundim)
Cilën “rrugë”
ia mundëson njeriut të kalojë? Fuqia e dashurisë i ndhmon atij të kalojë rrugën
e jetës, nga jeta e përkohshme, në jetën tjetër, në jetën paralele, të cilën Dante
Aligeri ia kushton një vepër të tërë me vargje, “Purgatori”, apo jeta e gjatë, e përhershme. Nuk duhet kuptuar vetëm dashuria me polin e kundërt,
e cila sot është devalvuar me ndjenja artificiale të dashurisë komerciale, se
sa me ndjenja të vërteta e të shenjta të njeriut, ku njeriu e braktisë edhe
vetveten, duke vrapuar pas bukurisë, “prej
qeshisë së hidhur” (Poezia ”Koh` e
krisur”), ku “qershia e hidhur”, e lexuar në mes të reshtave, ku nuk ka
aspak tekst, por ai duhet të mendohet, pra nënteksti, është dashuria e polit
tjetër, që është zhdukur njëherë, por poeti e ndjenë me mallë frymën e saj mbi
jastëkun e jetës:
“Ngase
vetëm ne të dy kemi kuptuar
Se
si takohet një parajsë
Me
një tjetër parajsë
Pa
bërë dot mëkat.”
(Nga poezia “Mall”,
faqe 51)
Po ua them edhe një gjë të posaçme nga fëmijëria e
djalëria: lexoni njëherë dhe shihni kur të mendoni ndonjë gjë. Por kur e lexoni
njëherë tjetër, dhe pastaj mendoheni, keni për të parë më tepër se sa me një
lexim të parë. E nëse nuk mjaftojnë dy lexime, sepse duhet t’u sillesh rreth e
rrotull, pra nga të gjitha anët e mundshme të mendimeve tuaja, dhe lexone edhe
të tretën herë, ku do të shihni diçka të papritur, që nuk e keni parë me dy
leximet e para. Këtu e kuptoni rëndësinë e tekstit të lexuar, kontektin dhe
nëntekstin, të cilat e bëjnë më të dukshme intertekstualitetin.
P.sh. kalimi i rrugës është kalimi i jetës së përkohshme,
në jetëm paralele, ku njeriu do të merrej në gjykim prej Zotrave dhe do t’i
caktohet vendi i tij i merituar, në parajsë apo në ferr. Kjo është paramendim i
poetëve, por edhe i feve të ndryshme. Si vazhdim në këtë cikël të poezive
lirike, ne po e marrim poezinë “Imagjinatë”,
në të cilën fuqia e mendimit të poetit vjen në shprehje, siç na ikë ai më
tutje, me artin e ikjes nga realiteti:
“Mësohu
t’i thyesh shkronjat
Porsi
lajthitë,
Për
ta kuptuar thelbin e fjalëve.”
(Nga poezia “Imagjinatë”,
faqe 59)
deri në “Kështjellën
e Bukurisë”, intertekstualiteti i së cilës na e ushqen tërë mendimin
tonë dhe imagjinatën e kësaj vepre.
Kaq e bukur është jeta vetë dhe kaq të pakta janë
embëlsitë e bukurisë, që na ushqen dashuria. Kush nuk e ndjenë dashurinë e
bukurisë, nuk është mirëfilli NJERI! Ajo të bartë deri përtej jetës, që të kryej
misionin e jetës! Pa e ndjerë gjate tërë jetës dashurinë multidimensionale, nuk
jeton njerëzisht.
Poetit i tingëllon në ndërdije si një puhizë ajri, zëri i
Pandorës, e cila në fund të saj e ka një shpresë:
“Zëri
i Pandorës që më luste si ajrin:
Eja
të lutem edhe një herë,
Me
atë zonjë!
Është
aq e bukur dhe e ëmbël
Saqë
më duket
Se
në shpirt ka një krua
Që
duhet ta pish!”
(Nga poezia “Kaq e
bukur dhe e ëmbël”, faqe 60)
E
kush është Pandora (Pan-dora)? A e dini? Ndahet në dy
pjesë: “pan” është “gjithë”, por pjesa e dytë e saj, “dora”, na është në shqipe. Pesë gishta
i ka një dorë e pesë drejtime simbolike. Në fund të kutisë, i mbetet shpresa!
Të gjitha drejtimet i shterren, pos shpresës. Ajo e mbanë
gjatë tërë jetës.
Le të thonë sa të duan se “është greke”, por gënjehen. Ajo është shqipe. Mitologjia e vërtetë
për Pandorën do të ketë mendime të vërteta, e jo lajka. Le ta quajnë si të duan
gënjeshtarët “shkencëtar” të
historisë së dhunshme, se Pandora është “greke”,
edhe pse ata duan ta shkelnin me dhunën botërore historinë iliro-pellazge, por
ajo e ngritë kokën në vetëdijen tonë prej ndërdijes e poeti e do shumë apo
patjetër “në gjuhën shqipe” (Poezia “Të dua në gjuhën shqipe”, faqe 64).
Dashuria e vërtetë e njeriut në botën e përkohshme është te “Gra të bukura me foshnja të përgjumura”
, kur poeti thotë:
“Se
drita e fjalës
Që e
ka shkëlqimin
Në
gurrat shqiptaro-vllahe
Është
dhurata e shtenjtë
Nga
Zemra e Zotit.”
(Po aty, faqe 63)
Ne, tani po e përfundojmë këtë cikël poezishë lirike në
vijën e fuqishme të porosive, e cila na vjen nga ”Zemra e Zotit”, të cilat
shkruhem me shkronja të mëdha, prandaj i tërë njeriu prej asaj zemre qëndron, e
shpirti mund të jetë aty, kur zemra e njeriut është një pasqyrë simbolike, në
të cilën qëndron Zoti i Madh, kur ajo pastrohet. Ndër të parat thuhet se aty shihen
lidhjet e vjetra shqiptaro-vllahe, të
cilat dalin nga intertekstualiteti i shenjtë, për “vëllaun tonë”, jo për armikun e tmerrshëm-serbët, që i ka
përfshirë sikur me magji kolektive
një pjesë të vllehëve.
Ne presim që të zgjohemi nga kjo llahtari me një ëndër të
bukur, siç na e thotë poeti, publicisti shqiptar e përkthyesi i pa lodhur, në
gjuhët shqiptaro-rumune , me befasi të këndshme pranë altarit të fjalëve!
Piktura e përgjithshme të
vetëdijes dhe ndjenjave
Të gjitha poezitë lirike të kësaj vepre e plotësojnë
pikturën e përgjithshme të ndjenjave, jo të verbët, por shiqimi i plotë; jo
komerciale, por e denjë të shpirtave tanë; jo “erotike”, por intime dhe iracionale, deri te poezia lirike, e cila
ia jep titullin përmbledhjes. Këtu, i kemi edhe njëherë vargje të tjera:
“Ishuj
plot dritë
Ëndërroj,
Majë
malesh
Flamurin
E
kombit tim
E
shpaloj
Dhe ëndërroj:
Rafte
librash
Nën
qiellin e hapur...”
(Nga poezia “Ëndërr”,
faqe 69)
Është një dashuri e vërtetë
kombëtare e njerëzore. Ndër të tjera, po e
zgjedhi poezinë, "Zjarri i
shenjtë", e cila ia jep vet titullin përmbledhjes:
“Fjalët
tua
Derdhin
zjarr
Përmbi
trupin tim
Dhe me
zjarr e shuaj
Zjarrin
tënd
Në
kohën kur koha
Ndezet
Me
prekje të thella.
I
shenjtë është ky zjarr
Që
kall dhe shuan
Dy
etje.”
(Po kjo poezi, faqe 75)
Poeti, përkthyesi, publicisti apo lidhja direkte e botës
shqiptare me botën rumune dhe e botës rumune me botën shqiptare, vjen me
befasitë e lezeçme të vargjeve të thjeshta, por simbolike, që kallin e shuajnë
dy etjet tona, të një zjarri me prekje të thella. Kur ta lexosh të tretën herë,
fjala lidhet me zjarrin, që është i ndezur, përtej prekjeve të thella të
ndërdijes, pra nuk është zjarr që ndizet mbi prush, por zjarr i shenjtë, që prek
ndenjat, deri në ndërdije, dhe i cili është fukamë njerëzore e ndjenjave të
njeriut, i cili na ndezet si bashkdyzim i të dy poleve; është i vetmi zjarr i
shenjtë, që udhëheq njeriun kah fundi i
jetës. Cirkulacioni i ndërsjellë reciprokisht vjen të kryhet jo vetëm në
vijën horizontale, por akoma më shumë në vijën vertikale.
Megjithate, po ndalemi në një poezi tjetër. Është poezia “Shkëlqim nate”. Valet e vetmisë sikur e
kaplojnë mbarë botëm, sepse i janë shuar poetit të gjitha mrekullitë, kur një
gruaje që mbeti pa mendime midis tyre, poetit dhe asaj, mu sikur dikush t’ia
kishte vjedhur mendimet. Ai thërret kështu:
“...vishu
në fjalet e mia
Me
vele mendafshi të larë
Që
për ty
Shtruar
i kisha prore
Për
të shtegtuar atëbotë,
Në
atë Parajse
Të
mrekullive hyjnore!”
(Në këtë poezi, faqe 78)
Kjo qe vala e vetmisë, që e përfshinë botën, por edhe
ata, poetin e gruan, të cilës ia vjedhin mendimet, në një shkëlqim nate. Nuk do
shumë mend që të dihet se do të jenë demonët në një “shkëlqim nate”, ata që janë “dikush”,
e që janë të prirë të shkatërrojnë gëzimin dhe mrekullitë. Ku janë mbrekullitë ata
shkojnë pa diktueshëm dhe i fusin turinjtë e shkatërrimit.
Edhe natën gjendet logjika e fjalëve. Ato janë të
jetuara. I thotë poeti nga përvoja e tij e trishtë. Duhet tu ruhemi djajve të
natës që na e shkatërrojnë padiktueshëm lumturinë. Të dijshmit duhet t’i
dëgjojmë, sepse na udhëheqin mirë nga përvoja e tyre e madhe e mrekullive hyjnore.
Shpirti është brumi i ndërdijes sate, i zgjimit nëpër
furtunë, i kthesave të përkohshme të ndijimit, i rojës së padukshme të qenies,
e shumë të tjerave.
“Mendon
se të kesh shpirt
Do
të thotë të kesh dhembje
Por,
të kesh dhembje
Do
të thotë të kesh shije.
Të
rrallë janë njerëzit
Që
e ndjejnë
Erën
e shikimit.”
(Nga poezia “Shija
e shikimit”, faqe 84)
Çka është shikimi? Nuk na e thotë poeti, por ajo dihet.
Është tërë vrojtimi i hapësirës, deri te kufiri i horizontit, edhe i vetedijes,
çka është mirë e çka nuk është mirë. Njeriu i vetëdijshën është në anën e mirë.
Ka shumë njerëz që janë në anën e ligë të veprimeve, si në dorë të djallit,
lanet paçin. Do të dini se cila është shija e tij, çka mund të shkaktojë një dhembje
e çka nuk mund të shkatojë një dhembje. Të kesh dhembje, do të ndiesh e do të kesh
mundësinë me shpirt që të ndash të ligen e të mirën.
Më në fund, zgjohet në dritën e fjalëve, të cilat na e godasin
ndërgjegjen:
“Zgjimi
është shirti i syrit,
Syri
është shpirti i gjumit-
Lum
ata
(që
e ) E shuajnë dhe ndezin
Dritën
e fjalëve!”
(Nga poezia “Zgjimi”,
faqe 85)
Drita e fjalëve, e atyre që shpirtin e kanë në zgjim, do
të jenë në piedestal të zgjimeve tona para të keqes, janë vrojtoret e shikimeve
të zgjuara, e fjetjes së atyre që flejnë, në kohen kur duhet të jenë të zgjuar.
Këta janë poetët: paraprijëst e viteve të zgjuara:
“Do
t’ju urrej,
Duke
ju dashur prore...
O,
të lazdruarat e Zotit
Ju
vini e merrni
Njëmijë
mëkate
Në
shpirtin tim
Që
s’din të urrejë...”
(Nga poezia “Rima
të lazdruara”, faqe 88)
Poeti nuk di të urrej, as edhe armiqtë më të mëdhenj;
është në rrugën e Zotit, që di vetëm të dashurojë prore, me dashurinë
polivalente.
Këtu po e përfundojnë edhe ciklin e tretë “Zgjohu, ëndërr e bukur”.
Këndimi
dhe vrojtimi i papritur i magjisë së shkrimit
Toka shqiptare, e venë në bastonin e pandalur të
shpishjeve e të goditjeve, është i padnarë për poetin, i cili nuk ndahet në
asnjë minutë prej “Ishullit të trazuar”,
që është vendlindja e tij, e cila, ku të shkojë ai, e përcjellë ate. Ato nuk e
lënë të qetë askund, as në Rumani. Fillimi vie nga Shipkovica e tij, sepse
ishte pjesë e denjë dhe e vogël e “Mbretërisë
së Dardanisë”, që shkon deri në parahistori të viteve, me rolin e saj të
veçantë, e cila duhet të kthehet e të shikojë lirikun, të kthyer nga Parajsa. Pse
kthehet nga Parajsa, e nuk vjen nga Ferri? Sepse ferri dënohet, e Parajsa është
e Zotit, dhe poetët nuk duhet të kenë gënjeshtra, sepse me gënjeshtra fillohet
rruga kundrejtë Zotit, e udhëhequr prej Kryedemonin. E mira dhe e keqja e kanë
një kufi të prerë. Të mirat janë me Zotin e parajsën dhe të këqijat janë me
kundërshtarin e tij, pra Kryedemonit. Poetët janë të dërguar prej Zotit, për ta
përcjellur e para-vrojtuar jetën, me dashuri, e jo me urrejtje, me gënjeshtra,
me dhunë. Ai e ka një mision dhe ky mision fillon nga vendi i lindjes:
“Frymëmarrja
e juaj
E
mbanë të pashuar dritën në vatër.
E
gjallë, Historia rritet në ethe-
Ndërmjet
mureve
Ajo
i shplan teshat,
Të
bardhat, teshat presin:
Çfarë
hijeshie!”
(Nga poezia, “Shipkovica”,
faqe 93)
Historia na lidhet këtu, e shndërruar në ethe, pikërisht
me të bardhën e jetës, që është e dukshme dhe e kapshme, drita, që është e ndezur
në vatër, në një pjesë të atdheut. Me të gjitha të ligat e jetës, me dhunën e
ndarjes dhe shpërdarjes, Shipkovica i shpërlanë teshat e bardha nga përbaltja e
jetës. Ngjyra e badhë është prej fillimit të jetës ngjyra më e dashur e
brezave, prej çorapëve e deri në plisin e bardhë. Edhe vet papa e mbanë plisin e
bardhë në kokë, të zgjatur, e edhe të tjerët në kokë, deri në shketëtirat e
arabisë, që e majnë shallin e bardhë të kthyer në lidhje nga vdekja e papritur,
apo si rugovanët tanë, që e mbështjellin rreth kokës, si një qefin të vdekjes.
Rugova është në dardaninë tonë, që duhet të jetë ashtu siç e patën ndarë
zotrat, por dhuna e shëmtuar e armiqëve tanë më të paskrupullt reth e rreth nesh,
prej Shipkovicës e deri në Kosovë, ku prekin të ligjtë me të ligat e tyre; e
kthejnë historinë tonë të dhimshme me ethe të plota jetese. Poeti thotë:
“Muret
dëgjojnë ç’thonë trëndafilat në mëngjes
Pasqyrat
dëgjojnë ç’ka thotë
Shëmbëlltyra
e juaj në mesditë.
Çfarë
hijeshie: teshat e bardha
Rrjedhin
përmes Shkumës së natës
Dhe
shkojnë përgjatë detit.
Qenie
e gjallë, Historia
Ta
pjekë bukën në Vatër.
(Po aty, në të njëjtën faqe)
Sikur historia e intergon kohën në vorbullën e fatit e të
pafatit; është një poezi e thuktë, e bukur dhe integrale, prej mëgjesit e deri
në muzgun e jetës, me trëndafilat apo me historinë, e cila e pjekë bukën në
vater.
Poeti vjen nga parajsa që të piketon me mall çdo gjë të
vlershme të saj, nga drita e deri te teshat e bardha, ku muret e pasqyra
dëgjojnë. Poeti e dëgjon thellësisht shëmbëlltyren e viteve. Është historia
kombëtare që sillet nga jeta e sotme në jetën paraprake; nga e djeshmja e
ethshme e në të sotmen; nga e kaluara e vrugtë e në sotmen, kur rrobet e bardha
i shpërlanë historia, që i rri si roje e pavdekshme në vatër.
Poeti
e ka një fjalor krejtësisht të ri dhe origjinal.
Si Shipkovica ku flet historia, pastaj i nxjerrë në “pazar”- që është në fillin prej shqipes së vjetër, para se të
ndaheshin gjuhët, që prej Babilonisë, kur u ndane gjuhët e para prej shqipes së
vjetër, dhe fjala “pa-zar”, do të
thoshtë: pa e bërë asnjë “zari”, pa
dhënë kushte, atje ku mblidhen gjërat që nuk u nevojiten atyre njerëzve, por mund
të ndërrohen me gjërat që u duhen atyre, para se të dalin të hollat e klasës
skllavo-pronarëve; edhe Homerin, edhe Balzakun, edhe Kadarenë, e të tjerë, i
shtyn të bërtasin pa pushim, sepse:
“Erdhi
edhe engulli atje
Përmes
valës së qetë lëvizëse.
Eja
e na nxjirr prej këtu!
Bërtisnin
prej tij:
Homeri,
Balzaku,
Kadareja,
Qosja...
Të
trembur
Nga
buzëqeshja e Stalinit.”
(Nga poezia “Në
Pazar”, faqe 94)
I trembë edhe ata diktura buzagaze e dhunës klasore.
Komunizmi na pati shndërruar me dhunë të egër klasore, në klasë puntore e të
detyrueshme. Prap vie engjulli dhe prap ia rekomandon librin, të ëndërrojë me
te.
Edhe turma e Çamërisë këndon plot me dhembje, por kush e
dëgjon ate, deri sa frika e ëndërave apo e mallit të shtëpisë e kaplojnë:
“Jepma
Zot qetësinë
Të
më përfshijë dhe pastaj
Vetminë
time të shenjtë
Lere
të shkojë përsëri
Me
turmat e Sharrit...”
(Nga poezia “Dëshirë”,
faqe 95)
Magjia e tmerri e ndalin prej pragut të shtëpisë, në
poezinë me emrin e vërtetë “Dardania”,
e kthehet me këtë dhembje në të gjitha kodrat e lindjes, e fshatrave të zonës,
që digjen nga dhuna dhe fushave që degëdisen:
“Emri
i ytë
Është
poem i trëndafiltë
Që
përmes nishanit të pushkës
Është
kunduar
Nga
brigjet e Adriatikut.”
(Nga e njëjta poezi, faqe 96)
Nuk duhet të përcjellim vetëm këtë pikturim të dhembjes
historike, por të shohim kur është shkruar ajo, vitin 1998, apo dhe të
ëndërrojmë kodrinat e Dardanisë nën shikimet e Zotit, e të kuptojmë mirë dhunën
mijëvjeçare për të shpopulluar këtë vend të shenjtë, nga majat e shigjetave të Zotit
të Madh. Emri “Dardania” vjen prej “dard”,
të cilat i japin majat e shigjetave të Zotit.
Zotit i drejtohet e tërë përmbledhja lirike, por
tekstualisht vetëm tri (3) poezi lirike janë edhe me titullin “O Zot” apo “O Gott”. Të hysh në lëkurën e një endacaku në dy ishuj të
dëshprimit: a) në ishullin e vetmisë, që mezi e gjykon dashurinë njerëzore deri
në shkretërirat e fjalëve; dhe b) i shenjtë, me tesha të bardha, që nuk mund
t’i përbaltë as dhuna më e vrugtë e trazimeve midis prindërve të urtë, nga të
dy shtetet e ndryshme; dhe të jesh poet lirik mbrenda këtyre konturave, është shumë e vështirë! Atij i mbetet
mendimi dhe lutja ndaj Zotit të Madh, për jetën e përjetshme!...
Në poezinë lirike “Lartësim”,
thuhen këto fjalë të pazakonshme, të cilat fillojnë me “parajsen e vjedhur”, që është jetesa e vuajtjeve të mëdha:
“Në
mbrëmje vjen terri
Dhe
ik drita.
Në
mëngjes ik terri
Dhe
vjen drita.
Prej
nesh shkëputet
Një
valë trishtimi.
Dhe
sërish lindim
Për
të vdekur dhe vdesim
Për
të lindur përsëri
Duke
u ngjitur
Drejtë
Perëndisë.”
(Po në këtë poezi, faqe 104)
Fshihet jeta e përkohshme me “parasjen e vjedhur”, e këtu janë provat e njeriut, në këtë jetë,
në të cilën do bëjë përpjekje të ngjitemi drejtë Perëndisë. Për tu ngjitur
drejt Perëndisë duhet të posedojmë një shpirtë të bardhë, si rrobat e bardha, e
zemrën e pastruar nga çdo urrejtje, smirnë e keqtrajtim i njeriut tjetër, pra
paqësore, jo për luftë okupuese.
Luftërat e atyre popujve të kërcënuar në shumë vuajtje të
tmerrshme të një padrejtësie apo okupimi, janë më së të lejueshme.
Për mbrojtje, i lindë Zoti i Madh apo Perëndia njerëzit e
veçantë. Rënja për liri e pavarësi, lavdërohet edhe nga i madhi Zot!...
Qe, po ua largoj njëherë
Baki Ymerin si njeri e po ua jap Baki Ymerin si poet, me sa mund të gjykoj! Syri i të vërtetës është këtu: vrojtimi
i papritur i magjisë së shkrimit. Është ndjeshmëria poetike e të
menduarit për të dhënat e sinqerta të jetës së përkohshme, të bërë me sprova të
mëdha.
Ne, lindim përsëri për të vdekur pas kësaj, duke u lidhur
me dritën e duke e menduar të ngjitemi drejt Perëndisë. A i përmbushim kërkesat
tona ndaj Zotit të Madh, të ngjitemi kah AI, i cili do të na gjykojë për të
gjithë jetën, sa i kemi përmbushur detyrat tona, në jetën tonë të përkohshme
mbi tokë, etj. Këte, shumica e jonë nuk e dinë. Me vetmi dhe pa e justifikuar
me vepra të ndershme, nuk është e përbushur jeta e jonë. Ate që e kemi te
padëshiruar në këtë jetë, do ta kemi përsëri në një jetë të përkoshme, sepse
nuk ka ndonjë të ndodhur, pa ndonjë shkak të vërtetë. Shkaku që nuk e di, vjen
si pasojë. E gjithë kjo vuajtje e thellë lidhet me një shkak, që nuk e ke ditur
më parë; me një arësyje të mirëfilltë të ndodhisë, që nuk të ka rënë ndërmend;
me një çështje, që nuk e ke zgjidhur drejtë.
Sot, kur rinia shetitet përmes hijes së Neonit, me xhepat
e zbrazët; me kalvarin që u rëndon mb supe, me dije ose pa dije; përderisa edhe
“engjujt dergjen në melakoli” (poezia
“Rinia”, faqe 106), poeti
lirik e zgjedh rrugën atdhetare, pa marrur pjesë në vushtrimet e së
keqes në jetë, dhe bëhet një mbret i
besnikërisë, kur të tjerët shkojnë qorrazi, që “ta mjelin Kuçedrën” (Poezia “Nën
hijen e Neonit”, faqe 107). Në fakt, duhet shkruar “Kulshedra”, por në bazë të rregullores së gjuhës letrare shqipe,
ajo e ka humbur qëllimin e vrapimit të saj, kulma-kulma. Është zhdukur në gjuhë
etja e Kulshedrës për të ndjekur diçka, për ta zënë ate, etj. Emri nuk e
përmbush veprimin...
Kështu
vimë deri te ironia e jetës, “Errësirë mesjetare”. Ndahen brigjet, rrugët, format, rrotullimet,
mendimet, etj. Nuk e dimë të gjithë këtë çështje. Njëra palë shdërrohet në zëdhënës
dhe lavdërues të së keqes, e njëra palë
bëhem dhe janë zëdhënës të lirisë. Në realitet, zbritet në ferrin e gjallë
të kësaj jete, kur Kuçdera e Kuqe
fryhet e fryhet nëpër tërë territorin e zënë prej gënjeshtrave të mëdha të BRSS-së,
edhe në Ballkan e më gjërë:
“Kuçedra
endet nëpër Ballkan
Duke
ndjellë trishtim,
Kontinenti
e shuan dritën,
Shtëpia
e jonë dëpërton
Në
një errësirë mesjetare.”
(Po te kjo poezi, faqe 111)
Me çka vjen poezia? Poeti (lirik apo abstrakt) e ka
detyrë jetësore jo vetëm të përcjellë jetën ashtu siç është, por me ndjenja e
figura artistike.
Baki
Ymeri poet, dhe jo njeri, të cilin nuk e njoh përsonalisht, por
njihem me përkthyesin dhe njohësin e poezisë apo rrethanave të ndryshme
jetësore, i lutet vetvetes si poet dhe artit të fjalës:
“Po
qe se ke uri
E
vë edhe një copë buke
Të
lyer me pak dritë...”
(“Poezia”,
kështu quhet ajo, në faqe 117)
të cilën e gjënë të harruar në mesditë, si zë i zemrës,
për të ëndërruar atë lojë të fjalëve të papërshtatshme. Pra, poeti e ka për
detyrë që të barazojë kudo gjërat e çështjet dhe t’i shohë, apo t’i ngjyjë në
dritë, për ta gjetur të vërtetën artistike. Artistikja vie në shenjë të KRIJUESIT të botës sonë.
Ne, po e përmbyllim këtë shkrim të gjatë, duke iu sjellur
në të gjitha anët librit poetik “Zjarri i
Shenjtë”, me poezinë e fundit:
“Është
magjike
Kjo
dritë e tingullit...
Fjala
e fundit është magji
Që
na hedh
Në
dritën e përjetshme.”
(Nga poezia “Fjala
e fundit”, faqe 123)
Si
përfundim:
Baki
Ymeri, si poet lirik, na imponohet me vargjet e
thjeshta e të dhëna në një intertekstualitet artistik. Vargu i tij është varg i
ndjeshëm e i thurur me pedantërinë artistike. Ai i shprishë kufijtë e dhunshëm “nacional” dhe na gjënë me tesha të
bardha prej babait tonë të shenjtë, prej Polifemit dhe gruas së tij Galatisë,
prej të cilëve kanë lindur tre djem dhe kanë udhëhequr tre popuj, në Euro-Azinë
e Vogël dhe në Gadishullin Ilirik (jo
Ballkan!): Iliri, Gali dhe Kelti. Ilirët, galët dhe
keltët janë apo ishin popuj vëllezër; e filtshin një gjuhë të përbashkët, gjuhën
e vjetër shqipe.
Poezia e tij është edhe simbolike, përderisa na e hjek
trishtimin e mbjellur nga realiteti jetik dhe na dërgon në jetën më të arritur
e të qartë artistikisht, me një frymë të lehtë të poezisë së tij, me
thyrje të befasishme të ndonjë vargju metaforik dhe artistik. Na merr
nga jeta e përkohshme dhe na dërgon në një jetë të përhershme apo, që të jemi
si dëshmitarë, na kthen nga Parasja për ta kuptuar më drejtë jetën e mërzitshme
të Ferrit...
Ne ua rekomandojnë të gjithë lexuesve të pjekur që ta
lexojnë këtë vepër...
[1] Zejnullah
Rrahmani, „Teorija e letërsisë“, Faik
Konica, Prishtinë 2008, faqe 251.
[2] Dr. Luan Topçiu, „Metafora e shndërrimit të fjalëve në dritë“,
Parathënie, vepra poetike „Zjarri i
Shenjtë“, Klubi Kulturor `94, Tetovë 2001, faqe 7.
[3] Shikoni po deshët studimet e shkrimit të Gazetës elektronike Shqiptari, e
datës 11 mars 2019, „As komb dhe as etni
nuk ka ekzistuar në Mesjetë! Serbia u krijua si etnitet politik në shekullin
XIX mbi popullsinë shqiptare dhe vllahe“, në http://www.gazetashqiptari.com/as-komb-dhe-as-etni-nuk-ka-ekzistuar-ne-mesjte-serbia-u-krijua-si-etnitet-politik-ne-shekullin-e-xix-mbi-popullsine-shqiptare-dhe-vllahe
, apo në veprën time të formatit të madh, „Sondazhe
për Kosovën dhe kufirin e saj“, Lena Grafik, Prishtinë 2019, faqe 22.