Kulturë
Hasan M. Shahinaj: Shpirti jetësor i vendlindjes
E diele, 03.10.2021, 04:36 PM
Shpirti jetësor i vendlindjes…
Refleksion
Nga Hasan M. Shahinaj, shkrimtar
Publicisti, poeti dhe prozatori i talentuar skraparlli Xhevahir Cirongu, me 14 libra të botuar deri tani;edhe këto dy
vite të flames pandemike të covid-19-ës,
nuk ndenj duarlidhur.
Përkundrazi, shpirtit të tij të pashuar e të pastër, I dha impuls shpirtëzimi pasioni akoma më
jetësor duke na sjellë librin e ri me publicistikë e refleksione të gjalla nga
vendlindja e tij e dashur e Tomorricës 43 fshatçe, rrëzë kryemalit shqiptar
Tomorrit. Dhe mua enkas më elektrizohen në kujtesë pasazhet aq mbresëlënse të
kahmotshme rreth këtij mali mitik me aq gojëdhëna e legjenda, përkrah pictures
së famshme të Eduard Lirit; vëllimit poetik’’Baba Tomarri’’ të Çajupit, prozës
poetike ‘’Ay mal’’ të talentit Mit’hat Frashërit, poezive brilante liriko-epike
të emnakut Xhevahir Spahiut dhe zëbilbilit rapsodik të Demir Zykos;përshfaqur
gjerë e gjatë luginave e shtigjeve e kanioneve befasuese panoramike të rralla
të asaj treve;kockë e fortë në historinë kombëtare shqiptare, siç mirënjihet
Skrapari ndër breza. Libri i ri ‘’Shtigjet
e vendlindjes’’, botim i suksesshëm i
vitit 2021i entit botues’’Jozef’’ të DurrësitiI autorit në fjalë Xh. Cirongu në 200 faqet e prozës së tij të
dendur e të përzgjedhur me stilt ë kulluar letrar porsi ujvarat burimore, na lumturon me reportazhet dhe portretizimet
e bukura që nga brezi i gjyshërve qëndresarë në histori, tek baballarët e luftëtarë për çlirim e deri
tek brezi i ri punëdashës i mjeshtrave dhe sipërmarrësve të tipit inxhinierik
sikurse Rako Paja me shokë; të cilët pasi kanë provuar mbi kurriz 2-3 dekada
emigracioni tejet të vështirë nëpër Greqi e Itali, rikthehen në Atdhe duke
arritur sot të’’kapin’’për freri e të disiplinojnë rrezet e diellore për t’i
futur në impiante valtaike nëpër Shqipëri e përgjatë rajonit ballkanik, duke
shënuar progres real e konkurues me kompani simotra; falë guximit, sprovës,
mendjes së talentuar dhe duarve të arta sfidante të punës. Përmes lotdhimbjeve
dhe mallit të pashuar prindëror e qytetrues, autori Cirongu mjeshtërisht di të
përshkruaj e të portretizojë me plot optimizëm rrugëtimin e bashkëkrahinarëve
të vet, të cilët i kanë transformuar e zbukuruar rrënjësisht të dy krahinat si
Tomorricën e Skraparin me punë të
ndershme, me virtyte të mirëfillta e
shembullore njerëzore sikurse i talentuari Nuri Jaupllari me 20 ekspozita të
hapura denjësisht e konkurueshëm në Shqipëri po edhe ndërkombëtare, duke qenë njëherësh edhe anëtar i Akademisë
së Arteve të Evropës. Apo mësuesit shembullorë Engjëll Seferasi e Flamur Çela në fushën mësimdhënse e sportive, pa harruar grupin muzikor plifonik
‘’Tomorrica’’ me këngëtarët e pasionuar Nesim Meno e Vilson Zani duke ecur në
gjurmët e Fahri Bakos, Leonora Gjoni
(Terpollari), Fatmir Ajasllari, Pëllumb
Gjata etj, me simotra e sivëllezër të
talentuar e pjesëmarrësve nëpër festival folklorike po ashtu dhe talentesh
fëmijërore. Ashtu sikurse edhe vetë
autori i librit që kemi ndër duar Xhevahir Cirongu si autor tekstshkrues i
zellshëm këngësh, madje vlerësuar me çmim të parë e të dytë në rang kombëtar në
Shkodër e Gjirokastër. Si një mozaik i
vërtetë letraro-publicistik pasurohet libri në fjalë i autorit Cirongu me
mbresa, ese, proza poetike, refleksione,
kritika letrare e analiza të mirëfillta për mjaft kolegë krijuesish të
talentuar sikurse çifti I Vlorës, Vilhelme e Fitim Vranari(Haxhiraj);poeti e
prozatori durrsak Rifat Plaku, autori përmetar Petraq Misto Proko me 10 librat
e tia të botuar;bile së fundmi konkretisht për librin në prozë’’Jetë brezash’’,
i cili evokon traditat e bukura ndër vite e breza deri tek folklori i pasur e
dasmat hirëplota përmetare.
Vend të dukshëm në librin e Xhevos sonë, porsi një masiv
stërralli nga Istogu i largët legjendar që xixëllon rrufeshëm, zë portreti dhe velra e analistit skrupuloz
të shtypit politik e mediatik aktual qysh nga 1992-shi, Skënder Sadri Kapiti i Durrësit me vëllezërit
vizionarë sukurse ai;simbol i gjallë i ‘’Drenicës durrsake’’ (siç është në fakt
memoriali dhe rezidenca, epitetuar me të drejtë kësisoj nga mediat serioze
kombëtare);sepse u bë qëndër vitale konkrete kombëtare e mobilizimit të
vullnetarëve e të luftëtarëve të UÇK-së së Kosovës në vitin ngjarjeshumë të
1999-ës, ardhur nga brenda e jashtë vendit.
Po kështu, në libër kënaqemi me
analizat për poetin përmetar Kujtim Mateli, historianin gramshiot Meçan Hoxhën,
të dekoruar me titullin ‘’Nderi i Qytetit’’ nga dy bashkitë respective Gramsh e
Durrës;studiuesin Bajram Gashi të Shënvlashit;publicistin, studiuesin dhe
estetin-kritik gollobardas Fatmir Terziun.
Ashtu si në 14 librat e botuar deri më tani, autori Xh. Cirongu dhe në këtë libër të ri shtrin
penelatat përshkruese vendlindëse posaçërisht nëpër gjeografinë krijuese të
kolegëve kosovarë, të cilët me psion
bashkëveprojnë si klube letrare prej vitesh Shqipëri-Kosovë e ndërsjelltas. Kënaqesh fort e plot miradije kur lexon me
ëndje vlerat poetike aq aktuale e të spikatura të autorit Idriz Smajlit me
vëllimin poetik ‘’gjurmët’’. Kësisoj edhe me vëllimin poetik ‘’Eci rrug?ve të
Atdheut’’ të emigrantes së talentuar e plot atdhedashuri Xhemile Aliut, për tregimtaren Vlora Banushaj Krasniqi, për romancierin Arben Kurteshi dhe deri tek
persiatjet e gjetura dukshëm të fjalës letrare shqipe me plot diell e
shpresë, të cilat na apelojnë zëkumbueshëm
tamam ashtu sikurse Tomorrica vendlindese plot lirizëm Leskovë e fshatlindjes
së autorit Xhevo, përshkruar e futur denjësisht tek rubrikat javore të
gazetave’’Muzgu’’, ’’Nacional’’, por sidomos tek prestigjozja
javoro-letrare’’Telegraf’’, të drejtuar
me kompetencë e kurajo qytetëruese nga drejtori Engjëll Musai. Autori Xhevahir Cirongu, ky anëtar i denjë i Klubit të Shkrimtarëve
dhe Artistëve Durrës, është pothuajse
krijuesi më prodhimtar me larmi vëllimesh poetike, tregime e publicistike qysh
nga vitthemelimi i klubit në vitin 2007 e deri më sot. Prandaj,
nënvizojmë me kënaqësi se: thënë me zemër të hapur e qartazi, ky libër i ri i autorit të mirënjohur
Xhevahir Cirongu me titull të gjetur ‘’Shtigjet e vendlindjes’’, na pasuron me dije të reja e na frymëzon
njëherësh shpirtin e mendjen me krenari për të shumëfishuar dasdhurinë dhe
mirënjohjen e përjetshme për vendlindjen, Atdheun e patjetërsueshëm të
secilit/ës, gjithashtu edhe për perlat letrare të kolegëve krijues/e anekënd
Shqipërisë;ndaj le të përgëzojmë Xhevon: të lumtë mendja e kthjellët, zemra e
mbushur, pena e kaltër e dorës së papërtuar!.
Durrës më, 30. 09. 2021.