Mendime
Zenel Çeliku: Mjekët janë shtresa më e rrezikuar që shprehin sakrifica jetësore në këtë kohë pandemie
E premte, 17.09.2021, 07:15 PM
Mjekët janë shtresa më e rrezikuar që shprehin sakrifica jetësore në këtë kohë pandemie
Nga
Zenel Çeliku
Covit
19-varianti Delta kanë rikthyer sërish ditët plot rrezik dhe ankth me
vdekshmeri dhe infektime të frikshme ditore. Kjo ka bërë që njerëzit të
vrapojnë për të bërë vaksinat si I vetmi shpëtim për jetët e tyre. Nisur nga
kjo situatë shumë e rrezikshme, vërejmë se ambulancat e në veçanti Dispanceria
në Tiranë, janë mbushur plot e përplot më pacientë të prekur më Covit 19. Duke
qënë se Tirana sot është diku aty-këtu reth një milion banorë, Dispancerisë I
del për detyrë që mjekët e saj të punojnë orar e pa orar, duke sakrifikuar edhe
jetët e tyre vetëm e vetëm për t’i shërbyer njerëzve në hall nga infektimi me
Delta. Eshtë vërtetë një situatë kaotike sepse njerëzit vrapojnë për vizita e
për të kërkuar shpëtim tek mjekët e Dispancerisë-Tiranë, por kjo nuk do të
thotë se mjekët janë rrobot e duhet të punojnë shpejt e shpejt sepse nga mendja
dhe duart e tyre varet jeta e qindra e mijëra njerëzve të prekur nga Covit 19.
Dy
ditë më parë një TV dha një shfaqe ku një zonjë protestoi se kishte 90 min që
pristë të vizitohej nga mjekët e Dispancerisë. Zonja në fjalë ka shumë të
drejtë që të mërizitet për vonesën e vizitës sa saj, por ajo zonjë dhe të
gjithë ata që shkojnë në Dispanceri për t’u vizituar tek mjekët pneomolog,
duhet të kenë mirë të qartë se ngarkesa e mjekëve në Dispancerinë-Tiranë, është
shumë, shumë e ngarkuar me vizitat që bëhen dhe për vizitat që presin të bëhen.
Që të vizitohet një pacient, për mjekun duhet kohë, qetësi dhe shumë kujdes
sepse kemi të bëjme me jetën e njerëzve.
Sinqerisht
dua të ndalem shkurt tek situate e ushtrimit të punës të mjekëve në
Dispancerinë e Tiranës. Shtresa më e rezikuar e shoqërisë në këtë situatë
pandemie, janë mjekët, infermierët, sanitarët dhe shoferët që janë në shërbim
të popullit. Vërtetë janë shtresa që sakrifikon edhe jetët e tyre dhe të
familjeve të tyre duke iu shërbuer qytetarëve të infektuar. Kushdo duhet të
kuptoi dhe të ndjejmë rrezikun që I kanoset kësaj shtrese, ata janë njerëz si
ne, edhe ata kanë frikë nga Delta ashtu si ne, ndaj duhet më shumë durim dhe
respekt për mjekët të cilët janë në vijën e parë të rrezikut për jetën. Nisur
nga kjo zhurmë e para dy ditëve, unë si drejtor I TIR-FAX News Agency, dërgova
në Dispanceri një gazetare për të investiguar si është realisht situate dhe sa
të përkushtuar janë mjekët e kësaj qëndre shëndetsore. Gazetarja ka hyrë në
koridorin djathtas hyrjes ku kishte shumë pacientë që prisnin për t’u vzituar
nga Dr. Mailinda Hoxha dhe tek Dr. Dorontina Laçi. Kishte shumë njerëz të
infektuar në këto ambiente, kishte nga ata që mezi qëndronin në këmbë të
goditur nga Covit 19, kishte nga ata që kishin mbi një orë që prisnin të
vizitoheshin, por asnjë nga ata nuk folën një fjalë të keqe për këto dy mjeke.
Ja pra, ky është opinion për këto dy mjeke shumë punëtore (pa lënë pas dore
mjekët e tjerë të Dispancerisë), njerëzit që prisnin të vizitoheshin, ishin të
ndërgjegjshëm që ka shumë radhë për vizita sepse ndodhemi në një kohë të
pazakontë, por ishin të vetëdijshëm për sakrificat që bënin Dr. Mailinda Hoxha
dhe Dr. Dorontina Laçi. Ato (Dr. Hoxha & Dr. Laçi) gëzojnë respekt dhe vlerësim
maksimal nga njerëzit që prisnin të vizitoheshin. Mjekët e lart përmendura
vlerësohen shumë si mjeke që kanë emër shumë të mirë, pacientet shpreheshin me
superlativa për sjelljen njerëzore të tyre, shumë përkushtim, profesionalizëmin
e tyre, për durimin e tyre deri në sakrifica sublime përpara një virusi vrasës.
E pra, kjo është situata reale pikërisht nga kjo kategori njerëzisht të cilët
luftojnë çdo ditë, çdo ore e çdo minut me virusin vrasës-Delta, i cili ka
rritur frikshëm Nr e të infektuarve dhe vdekshmërinë ditore, ndaj duhet që ti
lejmë bulzat e bardha të punojnë pa presione, por me urimin më të mirë, shumë
shëndet për Dr. Hoxha & Dr. Laçi dhe mjekët e tjerë që luftojnë e punojnë
për të na mbrojtur jetët tona.
Dr.
Hoxha & Dr. Laçi le të jenë një shëmbull krenarie për mbarë bluzat e bardha
të mjekësisë.