Mendime
Dedë Preqi: Kryeministri mbledh bërllokun në parlament
E marte, 14.09.2021, 05:41 PM
NJË KRYEMINISTER PUBLIK E XHENTELMEN MBLEDH BËRLLOKUN NË PARLAMENT
Nga
Dedë Preqi
Kryeministri
i Shqiprisë, Edi Rama, bënë një gjest që e bënë kureshtar gjithë publikun ta
shikojë me vëmendje, ndoshta të pa parë ndonjëherë në rajon, ai paraqitët edhe
një xhentelment, duke mbledhur bërllokun në Parlament, copat e letrave që i
grisin gjatë votimit deputetetët e PDSH, të cilët nuk pajtohen me zgjedhjen e
Linditës, si kryetare e Parlamentit shqiptarë.
Kërkush
nuk do të pajtohet në një mënyrë, por as demokracia nuk e thotë ashtu, që
vullnetin dhe jo vullnetin demokratik ta shprehësh në këtë mënyrë cenike, duke
e grisur jo vetëm vullnetin përsonal, por edhe vullnetin e një populli, i cili
të ka zgjedhë deputet në Kuvend.
PSHD,
në Shqipri, në krye me Lulin, po merr një kuptim jo demokratik dhe jo me
domethënjën e një partie që del në pah nga një skenë e rrezikshme që ishte i
zhytur tërë kombi, e cila ishte ndër të parat, që shembi betonimin e regjimit
të egër enverist, përmes sëcilës iu vunë edhe thëmelet e demokracisë në shtetin
shqiptarë mbas një gjysmë shekulli diktaturë.
Prandaj,
ku jemi sot me shtetin dhe qeverisjen demokratike, një popull pothuaj se i tërë
me deputet shqiptarë dhe deputete, por i ç’akorduar deri në çmasë dhe i pa
respekt me njëri-tjetrin, me ç’rast edhe pushteti e merr një kahe të tillë të
interpretimit, një imazh real që duket sikur nga brenda edhe nga jashta, ku do
ta pyeste sëcili qytetar vetëvetën, si është është e mundur, kur njeriu i këtij
vendi sot, të mos jetë në gjendje të qeverisë me vetëvetën ?...
Shqipria
ka një pozitë gjeografike dhe strategjike, që nuk e ka askush në rajon, e
rrethuar me detra dhe me një pasuri natyrore e lëndore të rrallë, nga pikpamja
e politikës së jashtme, vendi është i hapur, por i pa përspektivë në arritjen e
integritetit në organizmat ndërkombëtare, ndërsa nga ajo e brendshme, njeriu
është i lirë të bëjë çfarë të dojë, thënë ndryshe, buzë detit, por edhe buzë
botës.
Si
rrjedhojë e një politike të palakmueshme e shtetit shqiptarë, në saje të
sëcilës po pëson edhe Kosova si një shtet i ri, aty ku pushteti zhvillohet në
bazë të politikave anakiste, përmes sëcilës përpjekjet përligjen në bazë të
dëshirave dhe ëndjeve përsonale, nga udhëheqësi përkatës i shtetit e deri te
shefi i një zyre, sa që është lehtë të parashikohet se ç’mund të ndodhë me të
ardhmën e atij populli dhe shteti.
Duke
e thënë më troç, këtu jemi mbarë shoqëria e jonë shqiptare humbëse, brenda
sëcilës gjendje po çëndrojmë të heshtur, ku sëcili po e bënë më bërllok se
tjetri, dhe nuk do ia çëllojmë, nëse anojmë te njëra palë, apo parti, sepse
bërlloku na ka kapluar nga gjitha anët, jo vetëm në Shqipri, por edhe në
Kosovë, edhe pse ky vend ka pritë diçka më mirë që të mësojë dhe të këshillohet
prej shtetit shqiptarë, se si duhet të qeveriset shteti.
Kjo
shtresë e vuajtur njerëzore ka nevojë për udhëheqje më të dinjitetshme, që vepron
me duar të pastra dhe mendje të kthjellët njerëzore, jo vetëm të bëhët shembull
i rajonit, por të bëhët shembull i mirë i vetëvetës, ku vendi nuk ka nevojë për
një udhëheqës të madh, apo të atillë, që mbledh edhe bërllogun, kinse duket i
vyer dhe i respektueshëm, por ka nevojë për një strukturë të re njerëzore, që
do të jetë në gjendje të ushtrojë pushtetin që do varet nga domethënja e punës
dhe e mirëqenjës njerëzore.
Më
këto komente nuk duam që të thëmi diçka që del nga një fryt i fantazisë, por e
kemi fjalën për diçka që është duke u përseritur gjatë historisë tone në
vazhdimsi, që po shkakëton edhe një lloj revolte dhe kaosi te gjeneratat e reja
të pa punë dhe pa përspektivë, shumica e të cilëve edhe pas mbarimit të
studimeve nuk mund të sigurojnë një vend pune, me ç’rast reagimi i tyre do të
ishte i drejtë të mos bëhën skllav i llojeve të pushteteve të verbëta, ku
ekzistenca njerëzore bëhët symbyllazi dhe e pa durueshme, që rinija e vendeve
tona do detyrohen të largohen në vendet perëndimore për të gjetë kushte më të
mira të jetës.
Rinija
është pasqyra dhe e ardhmja e një shteti, por edhe e një zhvillimi njerëzor, ku
njeriu pushon të mbetët vetëm si një objekt pasiv dhe i pa rëndësishëm, duke u
ballafaquar me dështimeet e pushteteve të veta, por edhe si një ndërmjetës
procesesh, që shkakëton dhe vepron përtej sferës së tij të veprimit, e cila e
krijon edhe formën e pastër të pushtetit, duke ia dhënë edhe shtetit imazhin e
një realiteti të ri njerëzor.
Kryeministri
shqiptarë z. Edi Rama, organizimi i shtetit dhe i shoqërisë së këtij vendi,
është diçka më shumë se gjesti i juaj me mbledhjen e bërllokut me çese në
Parlament, dhe ndryshe i thojnë kësaj qeverisje edhe « sallamadisje »
me pushtetin shqiptarë, që nuk po mundet kërkush me ta prishë.
Edhe
pse nuk ka pushtet të pa fund në botë, ky « xhentelment » thjeshtë
nuk e pranon edhe Kosovën si të tillë, duke krijuar më shumë afri dhe miqësi me
Vuçiqin se me Albin Kurtin, dhe Kosovën. Poashtu kuptohet se, sa më gjatë
Shqipria, do drejtohet nga qeverisja e Ramës, aq më shumë do të ndëshkohet jeta
dhe përspektiva e qytetarit të këtij vendi, kjo gjë vërehët në jetën e
përditshme përmes pushtetit që përpiqët të përligjë vetëm zotërimin e vet të
pakufizuar mbi shoqërinë shqiptare, nën pretekstin e rrejshëm të dobisë dhe
mirëqenjës së popullit të vet shqiptarë.