Kulturë
Përparim Hysi: Një poete e "skllavëruar" nga poezia
E marte, 14.09.2021, 05:06 PM
Një poete e "skllavëruar" nga poezia
Vëllimi
poetik "Oh, ç'vite të vrara!" i BAJAME HOXHA (ÇELIKU)
(ese)
Nga
Përparim HYSI
BAJAME
HOXHA (ÇELIKU) ka profilin e vetë si
krijuese në LETËRSINË SHQIPE. Lëvron dhe prozën dhe poezinë.DHe në të dy
fushat:si në prozë e poezi,është cilësore. Njëkohësisht,ajo në krijimtarinë e
saj,ka një vend të veçantë për letërsinë fëminore, Në këtë fushë shquhet,nëna e
dhimbshme dhe,njëkohësisht,mësuesja që e njeh këtë cicërimë fëmijësh,aq sa si në
veprat për të rritur,edhe këtu të nominohet me çmime.
Enkas
kam përdorur epitetin"e skllavëruar nga poezia" se,ndërsa deri tani
ka botuar 20-libra,14 libra janë me poezi. POETJA është e ndërgjegjshme se
shpirti i saj është si një prush poetik që rri ndezur pa pushim. Siç kam vërejtur edhe në vëllime të tjera
(unë kam shkruar pëër krijimtarinë e BAJAMES si për prozën dhe poezinë),ajo
poezinë e ka në ADN e saj dhe me të ka ndodhur ajo që thotë LUI
ARAGON:"Fjalët më morën prej dore dhe më çuan në"udhën e zogjëve".
Mjerisht,për
BAJAMEN"Udha e zogjëve me cicërima" ishte"udhë me gjemba"
që shpirtin e brishtë ia bën shoshë,e sfllitën,por nuk e mposhtën. Shpirti i
BAJAMES gjelbëroi dhe,sado që "çeli
vonë" ajo vjen me poezi lirike aq të ëmbla,sa,kur thotë GORKI për
ESENININ:" Erdhi si një luleshtrydhe në ngricat e janarit". DHe
këto"ngricat" që ngrinë shpirtin e brishtë dhe krijues të
BAJAMES,qenë ku e ku më të acarta nga ato të natyrës.
Për
fat të keq,BAJAMJA është pafajësia vet që ka provuar atë"gulagun madein SOLZHENICIN"
jo vetëm për vete që fëmijë,por me krejt familjen. Dhe është për t'u çuditur:
ajo jo vetëm nuk u nënështrua.por ashtu si në një trung"të sharruar nga
sharra"made in lufta e kllasës"çeli si një bisk gjelbërosh dhe u
kthye si një sfidë e bukur: si një lis me dega. Kam thënë diku:-Nuk ka se çfarë
t'i bëjë vesa betonit! BAJAMJA dhe gjithë"bashkëejetuesit e gulagut në
SAVËR të LUSHNJES qenë betoni që sfiduan diktaturën.
* *
*
Libri
me poezi që pritet të dalë së shpejti "Oh,ç'vite të vrara!",është një
libër i mbushur me regëtima shpirti.Kur i shoh një nga një,mbi 160 poezi të
këtij vëllimi,arrij në një përfundim. Me këto poezi që janë"bio", të
shkruara nga POETJA BAJAME HOXHA(ÇELIKU) ka ndodhur ajo që thotë francezi JEAN
COCTEAN:"Poeti është një gënjeshtar që thotë gjithmonë të
vërtetën!". DHe kjo e vërtetë është
aq e prekshme tek poezitë e BAJAMES,sa mend kthehet në send që gati e zë me dorë.
Ja disa "sende poetike"nga BAJAMJA:
"
Me fuqinë epërme/zbritën fjalët
Ndjenjat
tek buzët e prushta
Pastaj...
Gjithë
universi u dogj
Ah,
u dogj...
Ose:
"ishim
ne që thyemë mure/
I
thyemë që të dy,me frymë dashurie.
Ca
dhe më të gjetura dhe më të zgjedhura në"pyllin gjebërosh poetik të BAJAME
HOXHËS:
"Ti
ishe si një gjelbërim prilli/
kurse
unë buzëgazi yt...
Por
sa "bio" dhe ç'peizazh sa bukolik dhe aq erotik gjen në vargje si:
"Me
ty do të shtrihesha
Dhe
mbi hithra të njoma
Sado
që më djegin,
Por
si mos digjem me ty?
Erotika
në poezitë e BAJAMES është kthyer në përfeksion dhe të duket se duke kënduar
kaq shumë për dashurinë dhe,sado që ka regëtima dhimbjeje të një shpirti të
vrarë,Poetja përcjell atë mesazh aq të bukur që me kohë e ka thënë BENIAMIN
DISRAEL :- Ne kemi lindur për dashuri. Ky është parimi i ekzistencës dhe i
vetmi fund i saj". Ose a ke se si
mund mos inspirohesh nga vargje të tilla si:" Ti mbret dhe unë
mbretëreshë/bëma shpirtin borzilok...
Ja
dhe katër rreshta të tjera:
Oh,sa
dua të të puth këtë ditë e tërë natës
Të
të ndjejë tëtërin brenda meje;oh,sa dua!
Të
hysh si plugu ugarit dhe të prekësh"vlagën"
Oh,sa
më ka marrë malli për prekjet e tua!
Dhe
mund të vazhdoja dhe me vargje të tjera për dashurinë,por POETJA ia rrit vlerën
vëllimit senuk flet vetëm për vete. Në vëlimm ka poezi për NJERËZ që i vlerëson
jo vetëm POETJA,por mbarë botaletrare MBARKOMBËTARE SHQIPTARE,si poezitë për AT
GJERGJ FISHTËN;për POETIN dhe prozatorin ekselent FASLLI HALITI. Poetja e
kujton "dorën e ngrohtë" të tëndjerit FASLLI HALITI dhe kështu tregon
mirënjohjen esaj.NJerëzit me KARAKTER e kanë në ADN e tyre mirënjohjen.Po
kështu këndon për lirikun SHERIF BALI apo AZEM SHKRELIN. DY poezi për një
Patriot që quhet QAZIM GJANA dhe,parë me këtë sy,Poetja ka shmangur atë q ë ka
thënë LEOPARDI:"Nuk ka gjë më të neveritshme se të flasësh vetëm për
vete"
Në libër ka dhe poezi sociale ku demaskon firot
në letërsi dhe"tregti"nominimesh apo "shpirtra të shitur"
për lavdi.
Dhe
për ta mbyllur,sikur ka marrë hua thënien e LINKOLNIT që thotë:" dhe mund
t'i humbësh të tëra në jetë ,por jo ëndrrat". Dhe ja"Ëndrra e
BAJAMES"
"Mbrëmë
të pashë në ëndërr,
Rrije
pranë meje
Më
buzëqeshe/të buzëqesha
U
afrova/ti u afrove dhinbshëm
Më
puthe/të putha etshëm
Pastaj....
Pashë
se si e nxore zemrën
Dhe
ma vendose në duar...
A
ka më bukur? Çdo koment do qe veç prishje.
Tiranë, 8 shtator 2021