Kulturë
Sevdail Hyseni: Dozat vaksinore
E marte, 14.09.2021, 04:47 PM
Sevdail Hyseni
Satirike
Dozat vaksinore
Kur morëm vaksinën
Të parën me rend,
Sa fort që u gëzuam
Nuk e merr me mend!
Mirëpo, kjo “Korona”
Na qenka tinëzare,
-Si shurra e pulës
Nuk na duket fare !
Na thanë kompetentët
E shëndetit publik,
Ta shtojmë dhe një dozë
Për t’mos pasur frikë !
Vazhdon vaksina
E tretë e vërtetë…
Vraponi o njerëz
Mos luani me jetë!
Na duhet shëndeti
Mos kurseni shumë,
Përndryshe na rruan
Dreqi pa sapun !
Sa për imunitet
Me këtë politikë,
Sikur rrip daulli
U bëmë elastikë !
Qytetarët e trembur
Pyesin me trishtim,
Dozat vaksinore
A do t’kenë mbarim ?!
Seç i rrudhën supet
Mjekët me paterica,
-Thanë sa t’na baje
Me nder prapanica !
(Karikatura
marrë nga interneti)
Komentoni
Artikuj te tjere
Gjon Keka: Ideali dhe Patriotizmi - Gjergj Kastrioti shembull i përhershëm për brezat
Timo Mërkuri: Filiza poetik me rrënjë te eposi
Ajne Iberhysaj: Përtej më djegë një varg
Albert Vataj: Homazh për Odhise Paskalin
Kasam Shaqirvela: Dallgë ndjenjash
Albert Zholi: Bujar Kore - Ju tregoj 3 takimet e rralla me Nënë Terezën
Klajd Kapinova: Një qiri i rindezur në përkujtim të 20-vjetorit të piktorit të talentuar Enrrik Mendoja (1956-2001)
Fatmir Halimi: Ahmet Pllana - Jeta i takon atij që falë
Luan Kalana: Mokra e dijes dhe kulturës
Shyqyri Fejzo: Mushka e Braushit dhe mushka jonë e madhe
Dedë Preqi: Turpët e kombit
Kozeta Zylo: Kur vjen 11 shtatori në New York
Gjon Keka: Gjergj Kastrioti - busulla e orientimit dhe Tempulli i bashkimit të kombit
Albert Zholi: Tomorr Topore - Festivali i 11-ishte një prurje ndryshe ndaj u dënua
Edison Ypi: Atdheri
Timo Mërkuri: Anton Nik Berisha dekorohet me titullin 'Nënë Tereza'
Kozeta Zylo: Në Vatër u përkujtua 5 Vjetori i shenjtërimit të Nënë Terezës
Sabit Rrustemi: Valltari i Karadakut iku në amëshim
Kadri Tarelli: Libër madhor i autorit Mustafë Ismaili
Luan Kalana: Heronj te harruar