Kulturë
Ajne Iberhysaj: Përtej më djegë një varg
E hene, 13.09.2021, 05:31 PM
Ajne Iberhysaj
PËRTEJ
MË DJEGË NJË VARG
Përtej,
përtej dritës krahët i hap
Dielli
i zhurritur e djeg edhe veten
Përtej
pritjes e ikjes këta mbesim
Kurrë
nuk u puqëm me të vërtetën.
Drejt teje vij me syrin etur
Përtej
më vjen si një siluetë pamje
Malli
m’i kall fluturat e barkut
Përtej
teje gjithë jetën mbeta.
Përtej
më mbëshjell jetën dhe vdekjen
Dashuria
më pushton me hirin e zjarrtë
Sa
mall kam me të puth mallin e nënës
Më
puth atë pikë loti me u çmallë me fjalë.
Mallin
e shpirtit askush nuk ta shuan
Jeta
na hedh si monedhë në dete e valë
Përtej
kujtesës më vjen si mirazh yjesh
Përtej,
përtej më vjen e më djeg një varg.
Kur
të harroj mes vargjeve do të gjej
Të
kërkoj në ujëvarat e zemrës
Të
puth me vetminë e buzëqeshjes
Të
përqafoj me vargjet e heshtur.
Të
kërkoj në burimet e fjalëve
Sytë
prehën në puthjet e natës
Gërmoj
në ato thërrime dashurie
Përtej
ëndërrave bëhemi qaramanë fëmijë.
Përtej
nesh mure t’ftofta me rrugë të gjata
Të
fshehtat e jetës na ëmbëlson me dimër fjalësh
Kërkoj
dritën që kurrë nuk e prekëm
Ditët
i njomim me fragmente lot-fjalësh.
Shpesh
përtej nesh, aq larg e kërkuam shpresën
Përtej
meje dhe teje na ndajnë tallaze valë
Lumin
e shpirtit shpesh e puthëm me zjarr
Përtej
dritës që humba më djeg një varg.
Nënë!