Kulturë
Luan Kalana: Mokra e dijes dhe kulturës
E diele, 12.09.2021, 10:01 AM
MOKRA E DIJES DHE KULTURES
Nga
Luan Kalana
Duke
degjuar kengen “Vajzat e Pogradecit” m’u ringjallen kujtimet e mbresat per ato
vitet e rinise,gjate kohes qe ishihim mesues ne Pogradec kenduar nga kengetarija
famoze e mirenjohura Ermira Babaliu dhe tashme nga kengetarja e talentuar
Blerina Matraku dhe te tjere…
Mendoj
se kenga ka nje histori rrugetimi ne titull me te vjeter,ajo titullohej me pare
‘Vajzat
e Bishnices” me kompozim te Iilmi Sulollarit dhe kenduar nga kengetarja
popullore pogradecare Roza Dhami,e njohura per dutetet e saj brilante me kenget
qytetare te treves pogradecare.
Por
origjina e saj e kompozimit dhe titullit eshte kah hershme me titull “Vajzat e
Osnatit” e krijuar nga fisarmonicisti i estrades te Pogradecit i pavdekshmi
,ish kolegu im Mesuesi,mjeshtri muzikant ,maestro Vangjo Tona.Kur ishim bashke
mesues ne Rodokal te Mokres,Vangjua e kompozonte me fisarmoniken dhe kendonte
edhe ne syte e mij ne dhomen e gjumit.Ai here pas here ne cdo varg me pyeste,
si i dukej ,une e pelqeja shume.Ne
fillim ajo u kendua me titullin “Vajzat e Osnatit”(kishte
debuleseVangjua,ato ishin vajzat me te
bukura te Pogradecit)deri se erdhi ne dite tona, ne nje hit “Vajzat e
Pogradecit”sot Kenga eshte nje himn qytetar per femrat e Pogradecit.
Po
cili eshte krijuesi, i pare,muzikanti Vangjo Tona?!
-Nostalgji
,krenari dhe respekt te pashoq,per Pogradecaret,per nxeneset e mija pogradecare
,inteligjente dhe te turpshme,per ato gra punetore te pashoqe si burrat,te veshura me ate veshje te e kuqe
bardhe me qendisma dhe me paracka qe tringellinin,per ato nena bujare e shume
te dashura ,per ata prinder arsimdashes ,per ata mokrare te fisme qe per ne
mesuesit kishin respkt maksimal,te paharueshem.
Nuk
do te harojme mikpritjen bujare ne shtepine e tyre me te fjetur ,te ngrene e te
pire ne familjen e te pavdekshit patriottit Halil Menkshit ne Homezh.Kam
shkruar gjate ne librat e mij,po kesaj rradhe ne keto reshat grimca,dua te
kujtoj,kolektivin e mesuseve te shkolles 8-vjecare Rodokal,ne Moker qe e
perfshinte lokaliteti i Proptishtit.
Ishte
nje kolektiv kompakt inteligjent e vellazeror,te perkushtuar si mesues dhe
edukatore te aposionuar ,percues te
jetes te re qytetare ne fshat.Ishim qe te gjithe te huaj,vetem njerin e kishim
vendali,drejtorin Ramadan Gjaten nje mesus serioz dhe i nderuar,nga fshati
Homezh,gjysem ore larg Rodokalit.
Shumica
ishin nga qyteti i Pogradecit ,te tjeret nga fshatrat perreth,nga Lini,Starova
dhe Verdova dhe ne dy tre korcare.Rinim e flinim aty tere javes ,kishim dy
dhoma ne shkolle ngjitur me klasat .Gatuanim vete ,nuk kishte menxa aso kohe,se
mos haroj se as drite elektrike ,me llamba vajduri e kalonim naten.
Ishim
nje kolektiv kompakt me nje harmoni shoqerore per tu patur zili,te qeshur
,shakatore dhe teper sportiv ne kohen e lire,luanim shpesh volejboll.Ishim te
gjithe beqare,me perjashtim te Ganiut nje bure esmer zotni,,kishte trekolupuce
,ai shkonte e ne mes jave ne shtepi .Kishim dhe nje gje mangut si kolektiv,nuk kishim
asnje femer mesuese.Nje mesuese vajze e re nga qyteti i Koces,erdhi vetem diten
e epare te shkolles ,pastaj iku duke hedhur nje gur mbrapa.Nuk e ndjenim
mungesen shoqerore te femrave se e kompesonim me moshen tone gazmore.
Ralle
ka ndodhur neper shkolla te tjera ne
Shqiperi ,nje kolektiv intelektual me shpirt artisti,nje gje e ralle qe nuk e
kam hasur ne asnje kolktiv ku kam qene mesuse ne disa fshatra ne Pogradec
,Korce e ne Devoll.
Esati
nje mesuses gjimnazist pogradecar,nje aventurier i moshes ,iku fluturoi drejt e
neTirane ne Konostudio,si figurant filmash me vone regjizor filmi(dy filma
artistike.)e te tjere qe ndoqen rrugen e artit..
A
ju besohet ?! Ne kolektiv kishim pese shoke mesues qe i binin ,luanim bukur
fisarmoniken..Vangjua ,maestrua mjeshtri,edhe Todi i Linit,qe e kishte sjelle
edhe fisarmoniken ne shkolle,Kadriu,e kishim patriot nga KurilaDevoll,i biri
Hoxhes me origjine nga Menkulasi,qe dhe ky e kishte me vete fisarmoniken,nje te
vogel (alla kozakshe),Ganiu edhe ky ishte fisarmonicist i talentuar,i nje grupi romesh qe te dielave shkonin neper dasma,Edhe mesuesi gjimnazit provizor nga
Verdova,qe zevendesoi “korcaren”.Ke te degjoje me pare kur luanin me kete
istrument melodioz muzikor,kenaqesi dhe kenge dhe hare gjithe naten deri
vone.Mbizoteronin serenatat korcare,aq te dashura per pogradecaret ,ato kenge
ishin te preferuara per ne dhe qe i leshonim zerat tona pa kufi soparano
baso,duhete e tjere si ajo “Varkat po niseshin drejt liqenit,,”.
Do
te vecoj,maestron mjeshtrin e fisarmonikes ,meues Vangjo Tonen,nje djale i
qeshur e simpatik me pamje burrerore.Nje shok e vella me te gjithe ,i qeshur
,gazmor dhe i respektueshem.Vangjua ishte “rregjizarit i
kolektivit”,nutaralizuesi i shakave te teperta,harmonizuesi i cikerimave ,nje
mesues edukator model me pervoje prinderore.ishte person.
Arsyeja
qe shkruaja keto reshta ,mirenjohje respekti ishte kenga “Vjazat e
Pogradecit,”si pikenisje ketyre kujtimeve,krijimi kompzimi per koleget e mij
mesues te Pogradecit,per muzikantin fisamonicistin mjeshter maestron te pavdekshin Vangjo
Tona.Me Vangjon i vazhduam lidhejt,ai erdhi ne Bilisht edhe ne Vishocice me
estraden e Pogradecit,ia shtruam dhe nje dreke ne shtepi.E di, si i tha Vangjua
,mamasa time rahmet paste ,te dy:
-Lanin
(Luanin) ,te jesh krenar qe ke bere nje djale te tille xhevair dhe artist.Ne
Luanin ne Pogradec e kishim dhe e deshim si vella.(me falni per komplimentin.)
dhe ngriti disa shendete se e kishte qejf rakine.
Rrugen
tone te dijes ,kete tradite e vazhduan ish nxenesit tane,qe erdhen Mesues ne
shkollat tona si Selvija ,Selman Bizgjoni qe me pas u be Drejtor i shkolles se
re 8-vjecare ne Homezh,prandaj jemi krenar dhe ndjeme kenaqesi kur degjojme
kengen “Vajzat e Pogradecit”.
Luan Kalana -ish
Mesuses, Moker, Pogradec.