Mendime
Rosela Gjylbegu: Në këtë jetë, asgjë nuk ndodh rastësisht
E shtune, 11.09.2021, 04:06 PM
NË KËTË JETË, ASGJE NUK NDODH RASTËSISHT
Nga
Rosela Gjylbegu
Pas
sulmeve të 11 Shtatorit 2001, një zyrë që kishte nëpunësit e saj në World Trade
Center, i bëri një ftesë të pazakontë punonjësve të tyre të mbijetuar që të
tregonin më shumë rreth eksperiencave të tyre....
Shumica
e këtyre njerëzve kishte mbijetuar falë detajesh e motivesh që vetëm kur i
lexon i beson njeriu:
-
Drejtori i një ndërmarrje ishte më vonesë sepse po përcillte të birin që po
shkonte në ditën e parë të shkollës.
-
Një zonjë ishte më vonesë sepse zilja e zgjimit nuk kishte tingëlluar.
-
Një tjetër ishte me vonesë sepse kishte ngelur i bllokuar në trafik fal një
aksidenti rrugor.
-
Një tjetër kishte mbijetuar sepse humbi autobusin.
-
Dikujt tjetër i kishte rënë kafja e mëngjesit mbi këmishë kështu që ishte
kthyer në shtëpi që të ndërrohej.
-
Dikujt tjetër i ishte bllokuar makina sepse nuk ndizej motori.
-
Dikush tjetër ishte kthyer mbrapsht për t'ju përgjigjur telefonit.
-
Një tjeter nëpunëse sapo kishte lindur fëmijën e saj të parë !
-
Një tjetër kishte humbur taksinë..
-
Por nga të gjitha historitë, ajo që nuk harrohet lehtë është ajo e një zotërie
që atë ditë sapo kishte veshur këpucët e reja dhe para së të hynte në punë
ankonte dhimbje këmbësh. Zotëria ishte ndalur për një mjekim të çastit në
farmaci dhe fal kësaj ai sot është gjallë.
TANI,
sa herë që ngelemi të bllokuar
në
mes të trafikut, kur humbasim ashensorin apo autobuzin ose kur ndalohemi për
t'iu përgjigjur telefonit, JU LUTEM ndaluni dhe reflektoni ;
"
KY është vendi ku DUHET të jem saktësisht në këtë MOMENT!"
Herës
tjetër kur të zgjohesh në mëngjes dhe të ndihesh i mërzitur sepse fëmijët janë
më vonesë për të shkuar në shkollë ose sepse nuk mban mënd ku ke lënë çelësat e
shpisë, TË LUTEM MOS U NEVRIKOS DHE MOS U DËSHPËRO!
Je
në vendin e duhur në momentin e duhur!
https://www.facebook.com/RoselaGjylbegu