Kulturë
Luan Kalana: Heronj te harruar
E marte, 07.09.2021, 06:21 PM
HERONJ TE
HARUAR
..te
Luftes per Clirimin e Shqiperis.
(marrë
me shkurtime nga libri “PRELUD KRENARIE”
L.K.fq-122 )
I-Dëshmori VANGJEL
PALLOJ , heroi i betejes , të Gurit të Kamjes, Pogradec,
rënë
heroikisht në betejën e përgjakshme me pushtuesit nazit gjerman, dhjetor 1943.
qe
çau rrtehimin dhe fituan mbi hordhite naziste qe kishin pushtuar vendin.
II-Dëshmori
REFAT SKERMO , ”matrazovi shqiptar”, rënë
heroikisht në Malin e Thatë, Korçë , shtator1944.që me gjoksin e tij bllokon
mitrolozët e bunkerit nazit gjerman.
-Tashmë
dihen nga historia e luftrave të popullit tonë për liri, pavarsi , clirim dhe
demokraci, e cila është shkruar me gjak, nga bijtë e bijat më të mira të
Atdheut që kanë flijuar për Liri.
Sic
njihen heronjte legjendare jane te shumte , qe nga Mic Sokoli, Selam Musai, Vojo
Kushi e shumë te tjere.Por pak njihen e jane vleresuar figura te tjera
historike , deshmore , aktet e tyre heroike te vetflijimt per liri, per
Clirimin e Shqiperis sic permenda më sipër dy deshmoret e fshatit Poloske , Devoll.
Po
i citoj vetëm si fakte dhe emra, per vepren e tyre aktin heroik sublim, pa bere
portrete dhe biografine e tyre , pasi eshte folur nga deshmitaret okulare dhe
eshte shkruar me gjate ne gazeta ne shtypin komunist te kohes, si dhe ne librat
‘Yje te pashuar” te shkrimatrit ushtarak, ish partizan bashkeluftetar, President
i Veterane te Shqipersi, i pavdekshim
bashkefashatri Ylli Poloska si dhe nga shkrimtari epokal i diteve te
sotme Kosta Nake, Bilisht , ne librat “Visaret e Poloskes”.Gjithashtu dhe nga
une ne radiodramatizime ne Radio-Korca dhe ne Radio -Tirana, dhe me plote , jeten
e vepren e tyre heroike ne librat e mij ‘Devoll-Shqiperi “-1 dhe 2.
Por
asnjehere nuk eshte marre ne konsiderate, poropzimi per t’u shpallur zyrtarisht
‘Heronj te Popullit” si nga qeverite e sistemi komunist, aq me keq, nga
qeverite e sotme demokratike, te cilat kane hedhur balte e kane mbajtur ne
eresire historine e Luftes Antifshiste
Clirimtare kunder pushtuesve okupatore fashisto-naziste. deri ne mohim te
hapur.
Mbase
nuk eshte vone, te merret ne konsiderta vepra e tyre heroike, ashtu si qindra
dhe mijrave deshmore te tjere qe derdhen gjakun
per Clirimin e Shqiperise.
Per
keta “dy heronj “te pashpallur, me mire
se kushdo, me fliste shpesh e me tregonte si deshmitar okular babai im, i pavdekshmi Mehmet Kalana , ish partizan dhe
basheluftetar se bashku me ta , ne Baratlonet dhe Brigadat Partizne.
I-Me
REFAT SKERMO ”matrazovin”shqiptar, ishin kusherinj dhe moshatare, djem hallo dhe
bashkeluftetar ne batalionin partizan“Fuat Babai “ne Devoll.Refati ishte trim i
madh dhe mitralier .Ai me mitrolozin e tij te lehte ne dore, ishte i pari ne cdo sulm.Me mitrolozin e tij
dhe me dy granata ne dore, bllokoi mitrolozet e bukerit gjerman, qe kishin zene
prit ne qafen e Zvesdes ne Malin e Thate qe mbanin te pushtuar rrugen e
krahines Liqeni e Prespes se Madhe. Fatkeqesisht as nuk u ngrit asnje lapidar
per kete ngjarje dhe lufte heroiike , me vjen tur, qe po e them, pasi ata
luftuan trup me trup me nazisitet gjermane per clirimin e krahaines te
Prespes.E vetma shenje, gjurme qe ka mbetur eshte edhe sot, anash ruges ne
qafen e Zvesdes , eshte akoma ish
bubkeri gjerman, qe eshte rikonstruktuar nga bunkeret e komunizmit.Sa here qe
kam kam kaluar andej , kam ndaluar dhe
kam vene nga nje tufe me lulemali, si amanet te babait , per kusheririn bashkeluftetarin e pavdekshem, deshmori Refat
Skermo , ”matrazovi”shqiptar, nje epitet, nje akt i ngjashen me
“matrazovin”mitralerin rus, te ushtrise
se kuqe, ne betejen e Stalingradit ndaj
ushtrise hitleriane, liber dhe film i asaj kohe, nje hero i vertete, i panjohur.
II-
Deshmori VANGJEL PALLOJ, Heroi legjendar
i Gurit te Kamjes, Pogradec, partizani i Brigades I Sulmuese , komandat
Kompanie ne betejat e pergjakshme te Gurit te Kamjes, ne Pogradec.Per aktin e
heroik, me ka folur babai, pasi e njhte nga afer ishin shoke moshatar rinie, , por me shume na ka teguar deshmitari okular i betejes te pergjakshme partizne
Brig.I.S., te Gurit te Kamjes , shkrimtari ushtarak, Ylli Poloska, autori i
vellimeve “Yje te Pashuar”, ish President i Veteranve te Shqiperise.(kujtoj se
Ylli Poloska shok e bashkeluftetar , partizane me babane tim, ne Bat .“Fuat Babani”, ishin bashkevuajtes, te
deuar me vdekje ne burgun, kampin famekeq te italise fashiste ne Porto Romano
Durres(1942-shtator 1944).)
Ylli
Poloska duke qene se ishte deshmitar, luftetar ne ate beteje te Gurit te Kamjes , ai
na pershkroin si ne fim betejen, dhe aktin heroik te trimit te Poloskes, , te
bashkefshatarit te tij, deshmorin Vangjel Palloj.”trim devolli”sic e therrisni
partizanetnje Hero legjendar i pashpallur.,
-Kur
ishim mesuese vullnetar ne Moker te Pogradecit, me kolgun tim te pavdekshem dhe
me vone kunati yne , Andrea Palloj, sa qe shkonim e vinim nga Korça per ne
Pogradec, sa kalonim luginen e Ceraves per t’u ngjitur ne qafene Plloces apo anasjelltas do kthenim koken, andej
te shikonim Gurin e Kamjes, nje gur madheshtor qe prekte qiellin, nje lapidari
gjalle natyre i luftraveve per liri ne shekuj.
-Ja
atje ne Gurin e Kamije, dukej dukshem ne horizont nga gjithe anet, ka rene
deshmor, xhaxhai im , -thoshte me mburje
e krenari Andrea, nipi i tij..Dhe si per cudi ai ngjiste shume xhaxhait deshmor, ne fizik e ne intelekt, aq sa thonin
deshmitaret okulare se Andrea ishte kopje e Vagjel Palloit, heroit legjendar te
Gurit te Kamjes.
...Por
me mbreselenese ishte vajtja ne
vendngjarje , ne Gurin e Kamjes , nje ender deshire qe e beme te mundur bashke
me Andrean , per te vendosur nje buqete me lule tek lapidari i ngritur enkas
per deshmorete asaj beteje.Ashtu beme, qe heret ne mengjes dolem nga qyteti i Pogradecit per te shkuar
ne qafen e Plloces.Aty hipem ne nje kamion te tipit “zis” qe merte dru aty afer fshatiti Osant.Pastaj
beme nje rruge gjysem ore me kembe derisa arritem poshte Gur itre Kamjes, nje
shkemb gjgand si anije, qe fluturonte ne qiell.U magjepsen per masheshtine e
tij , nje pamje e pa imagjinueshem nga larg., nje shkemb i madh si nje ortek
debore maje malit qe binte nga qielli, Pasi e soditem rreth e qark., shkuam tel
lapidari dhe e sperkaten me uje siapas zakonit pastaj vendosem te dy nga nje
buqete me lule te mbledhura ne kembet e Gurit shekullor (kam shkruar gjate
nelibrat emij)T
-Sa
here qe kalojme andej rruges per ne Korçe, kur udhetojne me familjeni u themi
femijeve, mbesave dhe niperve
-Ja
shikoni atje larg , aty kemi shkuar , eshte Guri i Kamjes aty ka rene
heroikisht, xhaxhia i Andreas , deshmori Vangjel Palloj.Heroi legjendar qe vuri
gjoksin e tij , si buqete lulegjaku per liri , per Clirimin e Shqiperise nga
okupatoret pushtuesit hitleriane gjermane.
...Ja
cfare shkruan Historia per Betejat partizane te Brig.I.te Gurit te Kamjes, dhjetor
1943:
-“Në
mëngjes (është dimër dhe malet e kodrat janë veshur me borë)me 14 dhjetor 1943,
grupe
ushtarësh gjermanë u hodhën në
sulm për të zënë me çdo kusht latësitë e Kamjes, ku “luftimet u zhvilluan trup me trup. Dhjetra
nazistë dhe tradhëtarë gjetën vdekjen në këtë përleshje të përgjakshme” (
Historia e Luftës ANÇL.V.3 f 497).Duke zotëruar Gurin e Kamjes dhe lartësitë dominuese djathtas e majtas, grupimi operativ i forcave partizane te Brig.I
S, me Batalioni “Shqiponja” në krahun e djathtë nga Guri i Kamjes në lartësitë
e bregut të Prenishtit )rreth orës 14.00
të datës 14 dhjetor, hidhen në sulm për herë të tretë. Por kur dolën në
vendin me drurë të rrallë, sulmi i
mëtejshëm i forcave partizane u ndal përballë zjarrit të pandërprerë të forcave gjermano-nazoste.
Pikërisht
në këtë moment, në sulm luftuan
heroikishi dhe vritet Elez Braha nga
Kukesi , nënkomandant i batalionit “Shqiponja”dhe komandanti i kompanise I, Bat
II, , mitralieri trim devolli , Vangjel Palloj, i cili cau rrethimin dhe me
trupin e tij bllokon nje mitroloz gjerman . Në këto luftime u vranë dhe 5
partizanë. Por edhe armikut kjo i kushtoi
rreth disa herë më shume të vrarë e mjaft të plagosur. Pas Çlirimit, aty
pranë Gurit të Kamjes u ngrit një lapidar që kujton rënjen heroike te 6
dëshmorëve të te Brig.I S.”Historia e
Luftes ANCL.V.3.f.498)
-Por
fatkeqesisht dhe mister është prishja dhe zhdukja e lapidarit të deshmoreve
partizane të betejes legjendare dhjetor 1944, brenda natës, në vitet e para te demokrcise , ç’bëhet kështu,
me gjakun e rëne për Liri?!( se përballe
vendit të ish lapidarit, per ironi të
fatit, ngrihet madheshtor përmedorja e
ngritjes te flamuirt te Pavaresise në Gurin e Kamjes në zonen e Gores e të
Mokrës, më 1912, bukuri dhe ndrimi i merituar).
-Historia
nuk mbaron ketu, historia vonon por kurrë nuk harron, partizanet , deshmoret
dhe heronjte , vepra akti i tyre heroik, gjaku i luftes per liri do te mbeten
ne zemrat tona bres pas bresi te pavdekshem, ashtu dhe “matrazovi shqiptar”
deshmori Refat Skermo dhe deshmori
Vangjel Palloj i Gurit te Kamjes, Heronj legjendare, të pashpallur zyrtarisht
por të paharuar historikisht.
-P.S,
-Për më shumë mund të shihni në youtube videot e gazetarit të shquar, Marin
Mema, për “thesarët”e Gurin e Kamjes , Pogradec
@ Luan Kalana, SHBA.