Kulturë
Përparim Hysi: Kjo ndodhi në vitin 1933
E diele, 05.09.2021, 09:18 AM
Kjo ndodhi në vitin 1933
In
memoriam, NESHAT HYSIT
(tregim)
Nga
Përparim HYSI
Nesër
është 5 shtatori dhe për SKRAPARIN është një datë sa e shënuar dhe po aq e
çmuar:historikisht! Është data e ÇLIRIMIT nga nazi-fashistët dhe enkas për
"Jehonën e SKRAPARIT" po sjell një ngjarje të vitit 1933,ashtu siç ma
ka treguar me gojën e tij: NESHAT MAKSUT HYSI nga VËRZHEZHA e SKRAPARIT. Skraparlinjtë
e dinë se kush ka qenë NESHAT HYSI: gjatë LUFTËS N.ÇL... kaqenë zëvendës
komandant në BRIGADËN E SHTATË SULMUESE,kur komandant ka qenë GJIN MARKU dhe
KOMISAR KADRI HOXHA. Në këtë brigadë zv.komisar ka qenë ADIL ÇARÇANI dhe
përgjegjësi për rinininë RAMIZ ALIA. Pas ÇLIRIMIT,NESHAT HYSI ka qenë GJENERAL
MAJOR dhe ka punuar në MINISTRINË e NBRENDSHME. Ka qenë i zgjedhur deputet për
Skraparin në disa legjislatura.
* *
*
Për
ta bërë më të lehtë lexmin e këtij tregimi, për një çast po futem nën lëkurën e
rrëfyesit. Në vitin 1933,me porosi të RIZA CEROVËS,ika nga VËRZHEZHA dhe
fillova punë në një ndërmarrje botore(bënte rrugë e ura) në FIER. Punoja sa për
të"mashtruar" xhandarmërinë,se misioni im ishte për t'u lidhur me
njerëz anti -qeveri. Punoja aty dhe për të fjetur,flija në fshatin PORTËZ(tri
km larg FIERIT),ku ka skraparlinj. Flija në shtëpinë e NDRIZKË MËLOVËS se qe
miku i familjes. Për të shkuar në punë,përdorja një
biçikletë"Bianka". Punën e
kisha për"salltanet",por dhe xhandarmëria më kish në survejim. Aso
kohe në FIER,komandant xhandarmërie qe një miku i LARTMDHËRISË ,MESTAN
quhej,që,sa herë më shihte m'i ngulte sytë si zhgabonjë. Kur lija punën,ashtu
në perëndim dielli,pedaloja "Biankën" dhe,kur afrohesha në fshat, biçikletën e merrja prej dore,se
aso kohe nuk kish rrugë për biçikletë. Një natë,tek po hyja në fshat,me
biçikletë në duar,shikoj një qenstani që lëshohet drejt meje. Lë biçikletën dhe
ulem të marrë ndonjë gur të madh a ndonjë dru për t'u mbrojtur nga qeni,kur
dikush ma jep me një hu me sa fuqi mbi shpatulla. Tek rashë për tokë,e mata me
sy dhe pashë që ky,çobani(i zoti i qenit) qe goxha më i gjatë se unë dhe i
trashë sa një lis. Zakonisht,unë mbaja një kobure"Beret" me vete,por
atë ditë nuk e kisha marrë. Çobani me
qen u largua dhe unë,pasi mora veten, mora biçikletën dhe sosa tek NDRIZKA. As
që zura në gojë seç më ndodhi. Të nesërmen,veç biçikletës, mora
dhe"Beretën" me vete. Qe e vogël dhe kisha një xhep ku fshihej
kollaj. - Në më ka vënë MESTANI çobanin,- mendova,- ka për të dalë prapë sot.
Pedalova biikletën dhe u ktheva në kafe.Atje qe MESTAN Xhandari dhe,tek m'i
nguli sytë,sikur po më thoshte:-E firar,si më je sot?TA tregoj punën botore.
Erdhi mbrëmja dhe me biçikletën në duar,tash nuk më sulmoi qeni,por çobani. Ai
ngrit hurin me sa fuqi,por unë iu shmanga dhe ia zbraza në gojë.Ra shakull
përdhe. Siç e pata"Beretën" e futa në kasollen e parë të fshatit
dhe,sa sosa tek NDRIZKA,i bëra zë që të ftonte dhe skrapalinj të tjerë. Aty disa
herë ngrihesha në valle(ishim duke pirë dhe këngë e valle) dhe,ndërkaq,dha
ballë MESTANI me shpurën e tij. Sado që skraprlinjtë dëshmuan për prezencën
time dhe kjo dëshmi e tyre qe alibi e mirë për mua,MESTAN XHANDARI më kish si
halën e peshkut në grykë. Atë që nuk e ariiti më 1933,e arriti në vitin 1935,ku
për pjesëmarrje në KRYENGRITJEN e FIERIT,më arrestuan dhe iu nënështrova torturave të egra. Në jam
gjallë,ia dedikoj jetën një doktori italian që ishte i burgosur me mua. Doktori
i Bashkisë i shërbente MBRETIT dhe gjoja për
të më mjekuar plagët të hapura nga torturat,më jepte ilaçe që të më
shpinin drejt vdekjes. Doktori italian më tha:- Mbreti lirinë ma ka marrë,por
profesionin nuk ma heq dot.Mos i përdor,se ndryshe do vdesësh. Kremrat
vdekjeprurëse i hidhja në hale dhe një ditë dola i lirë.Kur filloi LUFTA
N/ÇL... isha me Brigadën e shtatë Sulmuese.Luftuan deri në JUGOSLLAVI dhe në
KONGRESIN e PËRMETIT m'u dha grada "MAJOR". Mbas ÇLIRIMIT punoja në
MINISTRINË e MBRENDSHME. Një ditë,ministri i Mbrendshëm,më ngarkoi që të
inspektoja Burgun e TIRANËS. Shkova atje dhe u befasova: komandant i burgut
qe,pikërisht,ai,MESTANI i xhandarmërisë së FIERIT. Qe me gradën
"kapiten". Qe plakur dhe kurrë nuk i shkonte në mend se kush isha
unë. Bëra kontrollin sipas detyrës dhe,kur mbarova,e ftova kapitenin për një
kafe, Kur u ulëm,më tregoi për detyrën dhe se si ish bashkuar me partizanët.
Nuk fshehu asgjë nga e kaluara. Megjithatë, i thashë:-Shoku kapiten,meqë ke
shërbyer në FIER,në fshatin Portëz (më ka treguar një njeri imi) është bërë një
vrasje e një çobani dhe nuk është zbuluar kush e vrau?
Digjo,-mor
shoku major,- e vetmja vrasje që nuk e zbulova dot.Çobani kish ardhur me dele
dhe qe miku jem, Atëherë ndiqja një"firar",por nuk e zbuluam dot.
Jam
unë,"firari",- i thashë!
Paske qenë me fat,se me ba e të kisha zbulue ati
moti,kishe me e pa sherrin. U ndanë me
XHa MESTANIN si dy miq që na vëllazëroi lufta!