Mendime
Dedë Preqi: Përshkallëzimi i krizës në Afganistan ka gjasa të rritet më shumë
E shtune, 28.08.2021, 04:27 PM
PËRSHKALLËZIMI I KRIZËS NË AVGANISTAN KA GJASA TË RRITET MË SHUMË
Nga
Dedë Preqi
Një
psikiatër thotë, « Që nga momenti i lindjes ti programohesh për t’u bërë
një qenje njerëzore, por gjithnjë sipas përkufizimit të kulturës së shoqërisë
ku jeton » . Nuk po e zbërthejmë këtë thënje, sepse e ka domethënjën e vet
të zbërthyer, por po vazhdojmë përmes titullit të këtij artikulli të japin një
koment për popullin avgan, i cili këto ditë po e vuan dhe po përjeton kalvarin
më të egër të kohës.
Misioni
i Avganistanit po merr fund, por çfarë fundi i erdh në këtë mënyrë aq të
tmershme dhe të rrezikshme, që këtë lloj logjike kërkush nuk po mundet me
kuptue dhe as ata vetë ndoshta që ia kanë fillue me strategjitë dhe planët e
tyre, qofshin amerikan apo edhe aleatë të saj.
Këshilltari
për Sigurinë Kombëtare të SHBA-ve, Jake Sulivan, këto ditë thotë, gjatë 20
vitëve në Avganistan, e kishim një iventar ushtarak në këtë vend prej 83
miliardë dollarë dhe tani duhet ta thëmi se i gjithë ky inventar apo arsenal
sot gjindet në duart e talibanëve.
Sa
dramatike është gjendja e sotme e këtij populli, sa e tmershme është pamja e
fëmijëve që të trishtojnë me zërat e tyre dhe të tjerëve gra e burra avgan
nëpër kampet e refugjatëve në Kabull, që presin aeroplanët amerikanë dhe
aleatëve të tyre, që të ikin sa më parë prej këtij vendi nga frika që do të
zhduken nga talibanët.
Sikur
është e pa mundur evakuimi i gjithë një populli të dëshpëruar, i cili pret me
padurim fluturimin dhe të shpëtohet sa më parë, që ti afrohet siguria dhe
mbrojtja, që mos të bienë mëshirën e talibanëve.
Dikush
thotë, si është e mundur që gjithë atë investim që e dha Amerika dhe aleatët e
saj për këtë vend dhe manëfund, burrat dhe ushtarët e këtij vendi dhe policia iu
dorëzuan talibanëve pa luftë dhe pa një kundërshtim, duke rënë nën kontrollin e
tyre.
Bashkimi
Sovjetik, e kishte pushtuar Avganistanin, në vitin 1979, të cilët e vendosën
regjimin e tyre në Kabull, duke i luftuar edhe muxhahedinët, që mbështetëshin
nga Pakistani dhe Arabia Saudite, por në vitin 1989, trupat sovjetike u
tërhoqën, përshkak se ishte tereni i pa përshtashëm dhe ishte e pa mundur të
bashkëpunohet me një popull të tillë.
Pas
tërheqjes së trupave sovjetik, talibanët e mbështetur nga Pakistani, themeluan
qeverinë e tyre në vitin 1994, në krye me Muhamed Omar, të cilët do ta
vendosnin paqën dhe sigurinë në një vend ku ishte shkatërruar në total edhe nga
luftat civile.
Talibanët
ishin një grup i militantëve islamik su-nit, në Avganistan, të cilët ishin të
lidhur dhe të trajnuar për shkatërrim dhe terror, që udheheqëshin nga kleriku i
lartë i tyre, i cili ishte autoriteti kryesor në gjitha çështjet politike,
ushtarake dhe fetare.
Sipas
Organizatës së Kombeve të Bashkuara, kjo organizatë terroriste përfitimet më të
mëdha i kishte nga shitja ilegale e drogës me partneritetin kryesor të tyre që
e kishin Iranin dhe Pakistanin.
Me
sundimin e talibanëve, përmes vendosjes së Sheriatit, që ua ndalonte shkollimin vajzave pas moshës
10 vjeqare, ndërsa gratë duhej të mbanin një veshje që duhet të mbulohet i tërë
trupi, që quhet « burkë », pastaj u ndalohet dalja e tyre në vende
publike pa përcjelljen e ndonjë mashkulli, dhe ato që ngasin makinën, do të
dënohen edhe për vdekje, ndërsa hajdutëve u pritën edhe duart, pastaj u
ndalohet kinemaja, muzika, televizori, radioja, filmi, dhe të tjera sipas Sheriatit.
Për
këtë shkelje të drejtave njerëzore në këtë vend reagoi edhe Bashkësia
Ndërkombëtare, në veçanti edhe SHBA-të,
ua tërheqën vërejtjen dhe e denuan këtë lloj qeverisjeqë përjetohej nga një
regjim i tillë, sidomos gjinia femërore kur ato ndaloheshin të shprehin
vullnetin e tyre që të shkollohen dhe të emancipohen, të cilat ballafaqoheshin shumë
herë me tortura dhe rrahje deri në vdekje, që i dënonte ligji sipas Sheriatit, të
vendosur nga talibanët.
Me
11 shtator 2001, në Njujork, ndodhi atentati më i madh në rruzullin tokësor që
kishte ndodhur ndonjëherë me sulmin ndaj dy kullave binjake, me çrast e humbën
jetën me mijëra njerëz në mesin e të cilëve kishte edhe shqiptarë,që shkakëtuan
terroristat nën udhëheqjen kryeterroristit
Bin Lladenit, të cilin e mbronin dhe e strehonin talibanët në një vend
të fshehtë në Avganistan.
Ky
lloj terrori që e tmeroi gjithë njerëzimin ishte edhe kulmi i të gjithave
ekstravagancave terroriste pothuaj në botë, me çrast SHBA- të, bënë kërkesë që kryeterroristin
Bin Lladen ta dorëzonin talibanët, por një marrëveshje e tillë ishte e pa mundur që të bëhët me
talibanët, përkundrazi ata e mbronin me fenatizëm dhe krenari Bin Lladenin, por
në maj të vitit 2014, kundër terroristit në fjalë forcat amerikane organizuan
një operacion të veçantë, duke e ekzekutuar në një vendstrehim të fshehur dhe
të mbrojtur nga një forcë hermetike e njerëzve të vet.
Në
tetor të vitit 2001, forcat amerikane dhe aleatët e saj për t’a luftuar terrorizmin
dhe terroristat qëkishin gjetë vendstrehim në Avganistan, organizuan një
fushatë ushtarake, duke e larguar regjimin e e talibanëve dhe Alkaiden, brenda
gjashtë javëve, dhe në bashkëpunim me popullin avgan e vendosën një rend dhe
rregull të ri administrativ dhe shtetëror në këtë vend.
Avganistani
para vitëve 20o1, ishte vendi ku ekzekutimete njerëzve bëhëshin me prerje të
kokave dhe torturave më ç’njerëzore. Në këtë vend bëhëj në çdo kohë gjakderdhje
dhe gjenocid në popullatën e pa fajshme nga regjimi i talibanëve në bashkëpunim
me Alkaiden, ku ka qenë periudha më tragjike e këtij njerëzimi.
Pas
rënjës së talibanëve, me ndihmën e SHBA-ve, dhe aleatëve të saj, Avganistani
filloi një jetë të re në fushën ekonomike, politike, kulturore, arsimore dhe në
fushën e sigurisë. U lejuan partitë politike, Organizatat Joqeveritare, Shqëria
Civile, dhe shumë gjëra të tjera, që do të thotë se, me largimin e talibaneve u
vendos demokracia në këtë vend, u vendos Kushtetuta, presidenti, Parlamenti,
Këshilli Ministror dhe mbi 25 % të femrave ishin të zgjedhura në qeverisje të
vendit.
Filloi
ndërtimi i rrugëve, i autostradave, i urave, shkollave, spitaleve,qendrave
Klinike, pastaj u bë përforcimi dhe organizimi ushtarak, si dhe armatosja e
saj, organizimi policor dhe strukturimi i saj, duke marrë formën e një shteti
demokratik.
Avganistani
në një mënyrë nuk ishte i pushtuar nga SHBA-të, dhe trupat e NATO-s, ky ishte
vetëm një lloj tranzicioni, ku edhe qeveria avgane e kishte dëshmuar se ky vend
nuk është i pushtuar por është një vend i lirë dhe po transformohet në një
shtet demokratik, i cili mund të vendos për vetëvetën.
Mirëpo,
mbas 20 vitëve SHBA-të, me aleatët e vet
planifikuan të tërheqën me trapat e tyre nga Avganistani, në mënyrë që ky vend
mund të qeveriset vet me forcat e veta. Dhe në vitin 2018, kur në krye të
SHBA-ve, qëndronte Donald Trump, fillojnë bisedimet në mes SHBA-ve, dhe
qeverisë së Avganistanit dhe talibanëve për tërheqjen e trupave amerikan nga
Avganistani, dhe në prill të vitit 2021, presidenti amerikan Joe Beden, bëri
marrëveshjen që deri me 31 gusht të këtij viti, të bëjë gjithë tërheqjen e
trupave amerikane dhe ato të NATO-s, nga Avganistani.
Ky
koncept i SHBA-ve, del në pah dhe zbatohet në një realitet shumë të diskutueshëm
por edhe të rrezikshëm, në veçanti për popullatën avgane, e cila ishte në një
bashkëpunim të ngushtë me amerikanët, por me tërheqjen e tyre, ky popull do ti
vuan pasojat nga talibanët ekstremista të këtij vendi, sa që mund të flitet për
një përshkallëzim të situatës, pra për një shkakësi prapavepruese, që do ti
shkakëtojnë grupet e ndryshme terroriste dhe ekstremiste që veprojnë edhe nga
Pakistani dhe Irani.
Kush
e ka menduar se menjëherë sa të fillon tërheqja e trupave amerikane dhe ajo e
Nato-s, kryeqyteti Kabull dhe shteti avgan do të bie menjëherë në duart e
talibanëve, sikur i tërë mundi dhe investimet e SHBA-ve, dhe NATO-s, gjatë 20
vitëve, do të dorëzohet aq lehtë nga burrat avgan, duke u dorëzuar para
rrebelëve taliban, të cilët në një mënyrë kërcënojnë që deri me 31 gusht të
këtij viti të tërhiqet edhe ushtari i fundit nga Avganistani.
Shume
vende aleate të SHBA-ve, marrin pjesë në evakuimin e popullatës avgane, me
ç’rast Pentagoni jep lajmin se janë evokuar më shumë se 100 mijë njerëz, por
kanë mbetur edhe shumë të tjerë që presin në aeroportin e Kabullit, mirëpo hapësira
kohore po zvogëlohet, ndërsa rreziku i atentave nga grupet islamo- ekstremiste
po zmadhohet për popullatën avgane dhe për evokuesit e vendeve të ndryshme, që
bëjnë trasportimin e këtyre njerëzve, me ç’rast është vështirë të flitet kur
shumë familje janë ndarë në mes vete, prej të cilëve ka edhe fëmijë pa prindër.
Përshkallëzimi
i krizës ka gjasa të rritët edhe më shumë në ditët e fundit, kur disa grupe
terroriste dhe ekstremiste po godasin turmat e
njerëzve të cilët presin evakuesit dhe të ikin nga ky vend i tmerit, ku
disa grupe xhihadiste në ditët e fundit po veprojnë pa kontrollë dhe po shkakëtojnë
sulme vdekjeprurëse mbi popullatën, duke shkakëtuar me qindra viktima ku kishte
edhe fëmijë, ndër ta edhe disa ushtarë amerikan.
Sikur
sëcili prej nesh do t’i thoshte vetës sot, si do të ishte e mundur që ta
evakuojmë dhe shpëtojmë këtë popull nga më e keqja, por përveq vendeve të tjera
edhe populli shqiptarë e tregoi vullnetin dhe soldaritetin e vet human, që me
mundësitë dhe kushtet e veta, Shqipëria dhe Kosova, do të evakuojnë dhe
akumudojnë një pjesë të kësaj popullate, edhe si aleat të SHBA-ve, por edhetë
tregoi reaksionet e veta ndaj rasteve të tilla, kur dikur edhe popullata
shqiptare e Kosovës, gadi në të njëjtën mënyrë dëbohej dhe malltretohej nga
gjenocidi i regjimit serb.