E shtune, 03.12.2022, 02:32 AM (GMT)

Kulturë » Keka

Gjon Keka: Skënderbeu dhe historia e tij si një Akademi

E shtune, 21.08.2021, 01:56 PM


Skënderbeu dhe historia e tij si një Akademi

Nga Gjon Keka

Historia e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut si një Akademi mësimi për Princa, Mbretër, Pushtetarë dhe për secilin që dëshiron të njohë artin e tij të qeverisjes, diplomacisë dhe atë ushtarak.

Dhe këtë nuk e them vetëm unë këtu, këtë e kanë thënë edhe ata që lexuan, mësuan dhe përkthyen historinë e jetës dhe veprës së Gjergj Kastriotit, sikur që është kjo e përkthyesit gjerman të saj Theodorum Funccium.

Duke ditur se vepra e Marin Barletit mbi jetën dhe veprën e heroit tonë Gjergj Kastrioti është përkthyer në shumë gjuhë botërore, përkthimi në gjuhën gjermane thuhet se ka qenë më i mirëprituri. Poashtu ajo është botuar disa herë në gjermanisht, këtu po ndaj një tekst të shkurtër nga përkthyesi Theodorum Funccium i cili në fakt e ka përkthyer historinë e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut nga gjuha latine në gjuhën gjermane në vitin 1606 dhe ai nënvizon kështu:

“...Kjo është arsyeja pse në këtë Histori (“Historia e jetës dhe veprës së Skënderbeut”- shënimi im) ata që duan të marrin njohuri të luftës mund të përfitojnë aq sa do të përfitonin nga një “Academia rei militaris”, dhe të mësonin secili prej tyre...”



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora