Kulturë
Bashkim Saliasi: Poeti që sfidon moshën
E diele, 01.08.2021, 01:53 PM
POETI QË SFIDON MOSHËN
Nga
Bashkim SALIASI
...
Dhunë
e dru fukarait,
I
përulur ndaj ustait,
Lepe
peqe maskarait,
Tungjatjeta
i thotë fajit.
-Je
i lodhur, mos përto! - merr nga bibloteka librin “Koha në vargje” dhe lodhja do
të largohet si me magji.
Në
këtë vëllim poetik do ndiesh relaks, sepse të duket vetja sikur je ti një nga
personazhet e shumë poezive të poetit Kadri Tarelli.
Librin
ma ka dhuruar, më 14 gusht, 2020. E kam lexuar dhe rilexuar, por sot erdhi
momenti të hedh në lerër disa refleksione të mia. Shprehja popullore thotë: “Po nuk erdhi vetvetiu, s’ka
ç’i bënë bojaxhiu”. ”Koha në vargje” ka 110 faqe dhe është shtypur në
shtypshkronjën “Mileniumi i ri”. Libri ka redaktor Sejdo Harkën, korrektore
letrare Merita Kuçi (Thartori), konsulent: Delo Isufi dhe Sokol Demaku,kurse
përpunimi grafik i realizuar nga Ilmi Shahu.
Libri
hapet me një vlerësim të shkrimtarit Viron Kona,i cili mes të tjerash shkruan:
“Shkrimet e Kadriut kanë ardhur vazhdimisht si një rrjedhë e natyrshme dhe pa
sforcime, profesionalisht të realizuara. Ai ka formuar emrin ngadalë dhe
saktësisht, ashtu si skulptori gdhend mermerin, pa u ngutur dhe gjithnjë me
qëllim të lartë në mendje dhe në zemër, që shkrimet të përcellin vlera dhe
mesazhe, ku lexuesit të gjejnë tema që i interesojnë, që prekin “telat” dhe të
vënë në mendime”.
Duket
qartë gjatë gjithë leximit të librit se, Tarelli, si shkrimtar, publicist dhe
poet, është në rrugën të mbarë, ai e ka gjetur shtegun për t’i dalë malit tej e
tej, duke sjellë vlera për shoqërinë. Gjatë leximit shfaqen njëra pas tjerës
poezi që shprehin episode dhe ngjarje, impresione prekëse dhe meditime, që, kur
i lexon përveç mesazheve mbresëlënëse, të krijojnë edhe një mendim e qetësi
shpirtërore, të nevojshme për kohët e trazuara që jetojmë.
Subjektin
dhe tharmin e poezive autori i gjenë në lumin e jetës. Pasi i përpunon në
imagjinatën e tij krijuese, ai i lëmon
dhe i rrëfen me vargje të bukur, plot mendim e
figuracion. Kadriu nuk shkruan duke parë nga qielli, por ai pasqyron
artistikisht atë që sheh dhe përjeton, që ka mbirë në shpirtine tij nga përvoja jetësore dhe që ka lënë tek
ai gjurmë të thella. Ndërkohë që duhet të pohoj se, te ky autor, është
tërheqëse edhe mënyra e ndërtimit artistik të vargjeve, ritmi dhe rima që ai
përdor. Ato bëjnë që ta shijosh edhe më mirë dhe më saktë mendimin poetik të
autorit dhe bukurinë artistike. E ka shprehur saktë dhe realisht mendimin e tij
shkrimtari Shpend Topollaj, kur, në parathënien e librit, shkruan: -“Por kur
ndodh që boton për herë të parë poezi,
një burrë që i ka kaluar të shtatëdhjetat, si miku ynë Kadri Tarelli, mësues i
nderuar dhe tani pensionist mjaftë i respektuar, ndodh që edhe çuditemi. Po ja
që nuk ka për t’u çuditur sepse poeti Kadri Tarelli e ndërton vargun me një
metaforë rrjedhëse dhe me ngjyrime mbresëlënëse: “I them vetes, mor i ngratë/
Ç’trazon prushin nën hi?/ Nuk del gjeth nga dru
thatë,/ të vjen keq, që s’je i ri?!”
Kadriu jo vetëm që i përmbahet rregullave gjuhësore në ndërtimin e
vargut, por ai di të ruajë edhe ngjyrimet e larmishme, gjallërinë e fjalës.
Në
poezit e tij, ky autor përcjellë ndjenja të bukura, dashuri dhe mirësi, ndaj
ato lexohen shpejt, madje të bëjnë që t`i rilexosh siç ndodhi me mua, duke më
lënë ca ndjenja dhe mendime të vyera për jetën dhe njerëzit e mirë, punëtorë,
që nuk e ndajnë fjalën nga veprat.Teksa mes tyre ai i jep mesazhe edhe të
dashuruarëve, që jetën ta jetojnë me të
mirat dhe të këqiat, duke vënë në themel dashurinë e vërtetë: “Gonxhe
trëndafili,/ Hiqi ato gjemba!/ Unë jam bandilli,/ Hapu, të hyj brenda”. Brendia e poezive të z.Tarelli përmban kohën që kalojmë e që po jetojmë, por
herë - herë ai i kthehet edhe mendimit retrospektiv, duke sjellë edhe momente
dhe përjetime nga e kaluara, nga jeta e tij si mësues, por edhe si krijues,
tashmë i spikatur. Në shpirtin poetik të Kadri Tarellit ndiejmë freskinë e
pyllit, shijojmë ujinë e ftohtë kristal të burimeve, mrekullohemi nga plazhet e
bregdeteve të Jonit dhe Adriatikut, por ndjejmë edhe joshjen e këngës së
bilbilit, aromën e këndshme të trëndelinës dhe çajit të malit Moravë. Sikurse,
i këndon jetës, poeti, zhvillon artistikisht edhe kritikën për njerëzit e
paformuar, që po tjetërsojnë gjuhën shqipe, duke futur “çiban”, si në medjen e
shkruar apo literaturën e botuar. Ai bën
apel që mos harrojmë mundin dhe sakrificat e rilindësve tanë, që punuan dhe
luftuan në kushte të vështira për ruajtur të pastër gjuhën shqipe: “Poeti, vargun ka pasuri,/ I
urti, fjalën me porosi;/ Atdheu, kombi, ka liri,/Kur gjuhën e gjejmë, unë e
ti”.
Poezitë
e këtij vëllimi pasqyrojnë një botë të gjallë ndjenjash dhe emocionesh, ato
shprehin jetën e përditshme. Ajo që dallon brendinë e poezive është edhe
dashuria për jetën, por edhe sarkazma që ai përdor për personazhe që abuzojnë
me besimin që iu jep populli. Ndërkaq ai zgjedh fjalën e duhur poetike, e lëmon
dhe e përpunon me dashuri, duke e
pasuruar me ngjyrime jete dhe ndjenjash, duke theksuar mesazhet dhe vlerat e
tyre.
“Koha
në vargje”, shfaq poezi origjinale, me fjalë të menduara mirë dhe të gdhendura,
me figura stilistike të gjetura dhe tërheqëse. Në poezinë e titulluar: “-Po na
ikin shokët”, shfaqet dashuria për njeriun dhe jetën, por ama poeti pranon
evolucionin. Mesazhi që ai përcjell është se, jeta duhet jetuar me të mirat dhe
të këqijat e saj: “Nuk çuditem që s’mbajmë radhë./S’kemi ç’bëjmë, keq na
vjen./Jeta qenka shkallë-shkallë,/S’di kë le, kë e rrëmben!”
Me
këtë libër poetik poeti Tarelli na tregon se e ka rritur pjekurinë poetike.Me
shpërthimet e tij, herë spontae dhe herë të menduara thellë, ai i jep vlera
poezisë. Sarkazma që ai përdor në poezinë: “Nusja, vjerra dhe mullizhiu”,
tregon se ai është kurdoherë pranë halleve të popullit dhe jeton midis tyre:
“-Ç’ke kështu moj nuse, nuk të shikoj mirë,/ në gushë e në faqe, kush të paska
nxirë?./ Herë tjetër nuse, më lërë, po shkoj unë./ si ti do vuaj, ta ndreq këtë
punë…” Nëpërmjet këtyre vargjeve, poeti jep mesazhin e harmonisë dhe zgjidhjen
e konflikteve që janë bërë bartëse për shoqërin tonë në këto tridhjet vite. Me
sytë tanë po shikojmë e dëgjojmë në emisionin “Me Zemër të hapur”, ku djali
vret babanë, nusja nuk shkon me vjerrën, shokët ndërmjet tyre, kërcasin
kallashët dhe përfundojnë në humbje jete, etj.
Bukur
tingëllon poezia: “Veç një orë bëhu poete”, ku z. Tarelli me një ndjenjë
solidariteti godet pseudoshkrimtarët, që thurrin vargje - bejte dhe i marrin të
mirëqena si poezi: “Var stoli ca lojëra çupe,/ me kursim sa për lezet./ Bëhesh
verë, derdhur kupe,/Që të pi veç një poet”. Teksa me satirë të spikatur ai
godet me vargje veset e atyre që fitojnë një karrige dhe harrojnë se ajo
karrige është e popullit për t’i shërbyer dhe jo për ta zhvatur: “Thjeshtësia,
te thjeshtësia,/ Bën fole dhe dashuria,/nuk ka strehë ligësia”.
Në
poezitë e Tarellit dallohet çiltërsia e fjalës, ndjenja humane e dashurisë për
njerëzit. Ai bënë zgjedhjen e fjalës së duhur, njësoj si bujku që seleksionon
farën e mirë për të marrë bimë të shëndetshme. Poezitë janë njëra më e bukur se
tjetra, teksa nuk mungon humori fshikullues, brendia e larmishme, ku spikatin
ndjenjat e atdhedashurisë dhe të lirisë, si vlera të larta njerëzore.