Editorial
Nikoleta Kovaçi: A asht koha të qajmë?!
E hene, 26.07.2021, 08:44 PM
A asht koha të qajmë?!
(ose
msimet qe duhen nxjerre nga tragjedia jone ne Kroaci)!
Nga
Nikoleta Kovaçi
Nji
nder tragjedite e medha te ndodhuna ne Shqipni, nji nga qindra mijerat e
ndodhuna ne k’të vend, ishte aksidenti i tmerrshem i autobusit me studentë! Aso
kohe u tha se shoferi kishte udhetue 3 ditë pa pushim me mjete te ndryshme!
Autobusin e kishte marrë pasi kishte dale nga servisi dhe ishte nis! Nuk e
ndaloi dot ne nje kthese te tmerrshme e perfundoi ne humnere!
Zi
e madhe e pllakosi vendin! Na dime vetem me qa e mos me ba asnje veprim tjetër!
Pergjegjesite u pergujuen po asnje mase nuk u mor! Asnje akt normativ nuk u
ndermor e masakrat vazhduan njisoj! Kompani qe blejne liçensa ose i fitojne me
dhune, qe punesojne shofere dhe i trajtojne si skllever e shoferë qe nga
pamundesia me vu rregulla, i trajtojne pasagjeretbsi pengje! Zinxhiri i ka te
percaktueme hallkat! I ka nga mungesa e shtetit, nga korrupsioni e mafia!
Nuk
dua te ndalem tek rasti i sotem! Po te dukuria! Me dhemb shpirti per fatin e zi
qe na shoqeron, me trishton fati i atyne njerzve, siç edhe fati jone: e kena te
perbashket; ne fat te zi Njerzit e ndershem te ketij kombi jane Nji! Por dua te
ndalem te detyra jone qytetare dhe njerezore! Te ngrihemi kunder kesaj
maskarade qe po na merr njerzit tone! Fatkeqesite nuk mund t’i ndalim ama mund
të bajme ndryshime thelbesore ne sistemin e transportit, kryesisht te
Shqipnise!
S’kam
ba rruge te gjata me autobus, po deri ne Athine, Prishtine e Shkup kam shkue!
Kam pa edhe une shoferë te koten për gjume, te flasin ne telefon, te ecin me
130 km/h, te me ankohen per barbarine e trajtimit nga pronaret e kompanive, te
tentojne te bajne ndonje pune tjetër shtese gjate rruges... te lidhin
marreveshje me lokale e restorante qe te perfitojne kacidhet e ushqimet a te
kafes falas, te nxitojne me kap orarin, por kam pa shofere edhe ta braktisin
ate pune fale kushteve jo te denja ne te cilat punonin!
Sigurisht
qe edhe ju besoj e keni pa! Jeni ba njehere te vetme deshmitarë te ndonje
autobusi qe nuk e parakalon dot asnje makine e vogel, qe shoferi flet ne
telefon me 10/15 min pa u ndalue, qe dikush e telefonon e i hakerrohet per
vonesen, qe i qahet dikujt per oret e pakta te gjumit, per strapacimin e madh
qe ka, qe ka dashte njemije here me heq dore por ska mundesi tjeter me mbajt
familjen etjjj!
Por
asnjihere s’kena reague! Te na, nji minister fodull dhe mizor doli e tha se nuk
mund te ndalohen aksidentet, kur nji familje u shua pak jave ma pare!
Sigurisht, se minsitri, pjese e llumit korruptiv te qeverise sone nuk ecen
ndonjehere me autobus! Asnji nga shtetaret, pasaniket, hajdutet, kriminelet,
vrasesit e kasta e tyne nuk e njohin kete marredhanie te veshtire qe krijon
sistemi korruptiv i transportit! Fundja atyne iu duhen taksat ose ma mire me
thanë: rregullimi i nje njeriut te tyne! Me autobus udhetojne te pemundunit,
ata qe s’kane mundesi me pre nji bilete avioni, sepse na kena biletat ma te
shtrenjta ne rruzull! Me autobus udhetojne ata qe iu duhet nji ndihme me kalue
neper pikat kufitare te Europes, qe luan me ne si macja me miun: kur do na le
me kalue e kur i teket na bllokon kudo e ne çdo skute!
A
ka ardh koha te mos qajme ma, po te kerkojme kushte njerzore per shoferet e
autobuseve qe iu besojme jeten tone, te familjareve tonë e te njerzve qe na
ngjajne ne fatin tone? Sigurisht qe po! Na skena shtet, as rregulla, as
institucione! Po ashtu s’kena ku ankohena, as kerkojme, sepse kudo sundon
arroganca e prepotenca e gangstereve te lidhun me mafien e pushtetit-shtet, ama
diçka asht e sigurt; Per fatin e atyne njerezve qe udhtojne ne kete ‘linje’ te
kalbun kujdesi, nuk i bahet vone askujt! Duhet çue zani si dhe sa te mundena,
qe tragjedia jone ne Kroaci te mos na perseritet, qe shqiptarët qe shkojne e
vijne me pa njerezit e tyne mos te desin rrugeve te Europes prej mentalitetit
brutal te oligarkeve tanë!
Ngushellime
te sinqerta çdo familjeje qe humbi sod njerezit e zemres!