Speciale » Karanxha
Ilia S. Karanxha: Arti rilindas në Romë, Papati dhe Skënderbeu
E marte, 13.07.2021, 10:00 PM
ARTI RILINDAS NË ROMË, PAPATI DHE SKËNDERBEU
NGA ILIA
S. KARANXHA
Në kontekstin e ngjarjeve të kohës një aspekt mjaft i veçanë është pozicionimi i Skënderbeut edhe si mbrojtës i
fesë kristiane e në mënyrë të veçantë asaj katolike ku tek papët e Romës
shikonte aleatët e tij më natyralë. Ndërsa papati nga ana e vet, aq të
interesuar për luftën e përgjithshme kundra ekspansionit turk, tek Skënderbeu
gjetën një kampionin të vërtetë të mbrojtjes
së kristianizmit.
Nuk ishte aspak e rastësishme që në këtë periudhë në artin rilindas evropian
figura e Shën Gjergjit që luftonte e
mposhte kuçedrën u bë mbizotëruese e në të njëjtën kohë edhe shumë
popullore. Për grafistin e shquar gjarman Hans Burgkmaier(1473 - 1531),
që na paraqet më 1507 një figurë përgjithësuese të luftëtarit kristian, e quan
atë: “Divus-Georgius-Christianorum-Militum-Propugnator”. Tërheq
vëmëndjen në këtë emërtim afërsia me
emërtimet që papët i veshën Skënderbeut
e që për një rastësi të çuditëshme të rrethanave edhe ai quhej Gjergj. Sado e
pazakontë dhe e çuditëshme që mund të duket edhe lufta e madhe e Skënderbeut si
mbrojtës i lirisë e i kristianizmit mbarte në vetvehte brënda saj edhe
elementin si mbrojtës i kulturës e artit
rilindas ku Selia e Shënjtë dhe
papati ishin promotorët kryesorë të saj.
Lidhur ngushtë me këtë mëndësi të kohës nuk bën
përjashtim as humanisti ynë Marin Beçikemi
i cili aty rreth vitit 1511 e njoftonte
mikun e tij të afërm Giovanni Britaniko se ishte duke
përfunduar «një histori kristiane në 33 kapituj që së shpejti do të
shikonte dritën e botimit» ( tres
& triginita Christianae Historiae libros, qui brevi in lucem prodibunt).
Lidhur ngushtë me këtë mentalitet do të paraqitej edhe ballina e veprës e
porositur gjithashtu nga
humanisti ynë. Në rastin tonë konkret
nuk kemi tamam shën Gjergjin por shënjtorin analog shën Mihalin që gjithashtu lufton e fiton kundra të keqes i cili ishte i adhuruar edhe nga vetë
Skënderbeu. Në këtë rast bëhet fjalë për variantin e shkurtuar të historisë së
Skënderbeut e cila pas vdekjes të Marin Beçikemit u ble nga familja Engjëlli
(Angeli) në Venedik dhe pas publikimit të saj 17-18 herë, më 1584 u shpall po nga familja Engjëlli si
një vepër e Dhimitër Frankut vdekur aty rreth vitit 1524.
Ballina e veprës Christianae Historiae… të cilën e ka përmëndur Marin Beçikemi
Kontaktet e para të Skënderbeut me papatin e Romës sipas
F. Nolit, i cili merr
nga Lavardin, i shikojnë qysh
kurr Skënderbeu ishte akoma nën urdhërat e sulltanit gjë e cila është e
vështirë të provohet për mungesë
dokumentash. Sidoqoftë pas disfatës
turke në Nish (3 nëntor 1443) dhe mbas fitores të shkëlqyer të Skënderbeut në
betejën e Torviollit, e para fitore e shqiptarve nën udhëheqjen e tij,
mardhënjet mes Selisë së Shënjtë dhe Skënderbeut fillojnë të zyrtarizohen dhe
nuk u ndërprenë asnjëherë deri në momentet e fundit të jetës së tij. Duke lënë pjesërisht mënjanë aspektet
historiografike të këtyre mardhënieve dhe vlerën e tyre në luftën e popullit
shqiptar, do të përpiqemi të gjurmojmë
elementët që kanë influencuar në aspektin artistik edhe në ambientin
shqiptar.
Mbas disfatës së rëndë të mbretit Ladislao në Varnë (10
nëntor 1444) e vdekjes të tij u mbyll në një formë të vajtueshme nisma e papës
Eugjenio IV për luftën kundra turqve. Pa kaluar akoma një vit nga kjo ngjarje e
trishtueshme për papën, Skënderbeu korri një tjetër fitore të shkëlqyer kundra
turqve në Dibër (10 tetor 1445),
dhe kjo ngjarje ishte si një fill
i ri shprese në planet e papës për kryqëzatën e re i cili nxitovi t’i dërgojë
Skënderbeut uratat e tij duke e çmuar jashtë mase këtë: “kampion të ri të
mbrojtjes të Kryqit”.
Papa Eugenio IV
Në vazhdim të këtyre ngjarjeve papa Eugenio IV dërgon
përfaqësuesit e tij në Shqipëri për të stabilizuar më mirë mardhëniet dipllomatike me
Skënderbeun. Në të njëjtën kohë edhe mbreti Alfonso i Napolit entusiast për
fitoret e Skënderbeut angazhohet të
dërgojë përfaqësuesin e vet për t'i shprehur mirënjohjet e tij. Pritja e parë
me gjithë nderimet e rastit të këtyre përfaqësuesve u bë në Durrës në fillim të
janarit 1446. Nga pala shqiptare kishin dalë t'i prisnin kryepeshkopi i
Antivarit dhe i Durrësit si dhe klerikë të tjerë të lartë të shoqëruar nga një trupë kalorsish. Gjithë delegacioni u
drejtua për në Krujë ku Skënderbeu i priti me nderime të mëdha e në kthimin e
tyre i mbushi me dhurata.
Vizitat e kortezisë të karakterit dipllomatik nuk munguan
as nga pala shqiptare dhe me këtë rast Skëndërbeu dërgon në Napoli kont Uranin
e Zakaria Gropa ndërsa tek papa Eugjenio IV në Romë po për këtë qëllim shkuan
Peshkopi Pietro Perlati e At Paolo Kuçia. Ç’do delegacion ambasadorësh kishte
me vete 4 flamuj turq e plaçkë lufte të marra armikut por edhe dhurata të tjera.
Këto ngjarje,
vizitat e dërgatës të papës dhe miqësia me mbretin Alfonso të Napolit, u
festuan në Shqipëri me hare të madhe. Ishte një moment historik kur hidheshin
themelet e lidhjeve të Skëndërbeut me Perëndimin pra hapat e para zyrtare të
një njohje reciproke nga të dyja palët. Por duke lënë mënjanë edhe këtu
seriozitetin e ceremonive diplomatike e bujarinë e Skëndërbeut del çështja e
aspektit figurativ e folklorik të zhvillimt të tyre të cilat jo vetëm që do të
paraqiteshin me të gjithë rëndësinë që e lypte rasti por edhe jo më poshtë se
ato që zhvilloheshin në vëndet e tjera.
Mungojnë dokumentat për karakterin e dhuratave që u
shkëmbyen por vështirë të mendohet se ato nuk kishin diçka që t’i lidhte me
artin rilindas. Duke mos konsideruar dhurimin e plaçkës të luftës, që
mbarte materialisht simbolikën e
fitimtarit, shumë interesant do të ishte fakti i karakterit të dhuratave që
dolën nga vetë Skënderbeu për mbretin
Alfonso e në mënyrë të veçantë për Papa Eugjenin IV në këtë moment të parë të
këtyre lidhjeve dipllomatike.
Shijet e ndjenjat artistike ekstravagante të Papa
Eugjenios IV ishin të njohura e të jashtëzakonshme. Mitra papale që ai i
porositi Lorenco Ghibertit(1378-1455) – thotë Pastori- duhej të kishte qënë një mrekulli e vërtetë
madhështie e me efekte të mahnitëshme ngjyrash. U përdorën për realizimin e saj
15 libbre arr, perla dhe gurë të çmuar për një peshë prej 5 libbre e gjysëm me
shëmbëlltyrat në reliev të Jezu Krishtit, Shën Mërisë dhe ëngjëjsh; medalione e
buste të vogla të evangjelistëve e kurorat e ëngjëjve e bënin akoma më të
çmuar. Kjo mitrë do t’i shërbente papës si simbol i kthimit në katoliçizëm të
kishës përçarse të Orientit e cila nuk u konkretizua deri në fund. Papa Eugjenio IV i kishte porositur
skluptorit Filarete të realizonte një nga portat prej bronxi në Shën Pietër me
shumë motive fetare e mitollogjike. Në këtë kohë u ndërtuan shumë kisha në Romë
u sistemua pjaca e Pantheonit ku u gjetën objekte arkeologjike me vlera të
mëdhaja. Miniaturisti francez Giovani Faquet, Donatello dhe Vitore Pisanello
punuan nën urdhërat e Papa Eugjenit IV. Pra dhe shkëmbimi i dhuratave me
Skëndërbeun nuk mund të ishte jashtë këtij mentaliteti rilindas dhe në përputhje me aritjet më të shquara në
artin e kohës. Le të kujtojmë me këtë
rast se miti i dashurisë të Ledas me
mjelmen që tregohet në librin e VI të
veprës Metamorfosi të Publio Ovidi Nasone (43 pra Krishtit – 18 pas Krishtit )
dokumentohet edhe në vulën e unazës (sigillo annullare ) të Skënderbeut qysh nga
mezi i shek. XV. Pra
një legjende e famëshme e antikitetit që u bë më pas dominante në fund të këtij shekulli në artin rilindas
Italian dhe me gjërë pavarsisht nga censuara kishtare. Piktorët më të famshëm
të kohës nga Leonardo da Vinci, Michelangelo Buonoarroti, Jacopo Tintoretto, tek piktori francez François
Boucher e shumë të tjerë deri në kohët
moderne me Sdalvador Dalli, e trajtuan këtë legjende me variacione të
ndryshme në veprat e tyre të artit.
Imazhi i Ledas në vulën sekrete të Skënderbeut
Më 23 shkurt 1447 Papa Eugjenio IV mbyll jetën në Romë
pas një papati tepër të trazuar e me shumë kundërshtarë. Në vënd të tij
zgjidhet më 4 mars papa i ri Tomazo Parentuçeli, ish peshkop i Bolonjës, me
emrin Nikolla i V (1447-1455). Historiani K. Frashëri e minimizon ndihmën e
këtij pape për Skënderbeun vetëm në 5000 dukatë që përmënden në një letër të
kardinalit Karvajal. Në të njëjtën kohë gabon kur e quan se ai ishte i pari papë që vendosi mardhënje
dipllomatike me Skënderbeun kur një gjë të tillë e kishte bërë para tij papa
Eugjenio IV me anën e emërimit si nunc apostolik në Shqipëri të Mons. Paganino
peshkop i Ulqinit.
Papa Nikolla i V
Janë të njohura gjithshtu cilësimet e vlerësimet e
shquara të Papa Nikollës V për
Skënderbeun por siç na informon studiuesi A. Serra është injoruar gati nga të
gjithë historianët fakti i një tjetër vlerësmi madhor që ky papë i bëri
Skënderbeut kur morri vesh fitoren e shkëlqyer të Heroit tonë më 27 shtator 1447 kundra trupave të Mustafa
pashës. Sapo lajmi arriti në Romë papa Nikolla V e shpalli Gjergj Kastriotin “kampion
i krishtërimit” dhe e propozoj në shtetet e federuara si komandantin e ri
të Lidhjes antiturke. Nuk munguan ndihmat e tij gjatë rrethimit të parë të
Krujës e sidomos me anë e shpalljes të bollës (urdhërit papal), ku njëlloj si
gjatë vitit jubilar(1450), ju njihej çfaqësim i plotë nga gjynahet të gjithë
atyre që me të holla ose personalisht do të ndihmonin Skënderbeun. Nuk janë më
pak të rëndësishme ndërhyrjet e tij energjike për ta paqësuar Paolo e Nikiolla
Dukagjinin me Skënderbeun(25 tetor 1452) apo kundra synimeve shkëputëse të disa
klerikëve të lartë që kishin kërkuar mbrojtje nën umbrellën turke. Nevojat e
Skënderbeut që luftonte perandorinë më të fuqishme të kohës kuptohet ishin
shumë më të mëdha nga ato ç'mundi t’i ofronte papa Nikolla i V me gjithë
predispozicionin e mirë të tij e vëmëndjen e madhe drejt ngjarjeve arbërore.
Ngjarja më e jashtëzakonshme gjatë papatit të Nikolla V ishte rënja e
Konstandinopojës në duart e turqve gjë që tronditi gjithë botën e krishterë.
Ishte ky papë që dha kushtrimin në gjithë shtetet evropoane për fillimin e një
kryqezate kundra ekspasionit oroman.
Mbas kësaj ngjarje kemi vizitën e parë të Skënderbeut si në Napoli tek
Alfonsi V po ashtu edhe në Romë tek papa.
Këtë moment mund ta konsiderojmë si një nga rastet me të përshtatëshme e më të mundshme ku mund të jetë realizuar portreti i tij “al naturale”. Në këtë vit Skënderbeu ishte
gati pesëdhjet vjet por edhe portreti në kodi i ashtuqojtur i Fenesteles na
paraqet një Skënderbe afër kësaj moshe… nderkohë nuk duhet injoruar krejt edhe
mundësia e realizimit të një portreti të Skënderbeut në Krujë kur nga mbreteria
e Napolit apo nga papati mbritën delegacionet e para për ta uruar e për ti shprehur mirënjohjen për
fitoret dhe për luftën e madhe qe ai kishte nisur kundra armikut më të madh të
kristianizmit…Është me se normale të mendohet që Papa ose vetë mbreti Alfons do
të kishin një minimum kurioziteti që të dinin se kush ishte dhe si dukej
ky luftëtar që ishte shpallur
«kampion i krishtërimit»
Portreti i Skënderbeut
në minjaturë
Kodi dorëshkrim, i
ashtu qojtur kodi i Fenestellës, që
përmban portretin e Skënderbeut, ruhet sot në Harvard University dhe mban datën
5 nëntor 1465. Praktikisht kopje e një kodi prarendes që u
realizua për intresat e dëshirat
bibliofile të Gherardo Maffei (1408 – 16.X.1466) i cili i shërbeu me
shumë devocion katër papëve duke nisur
aktivitetin e vet qysh nga Papa Eugjenio
e deri tek Papa Pio II. Ai ka qënë një
bashkëmoshatar me Skënderbeun dhe i mirë informuar për atë që ngjiste në
Shqipëri por edhe pjesmarës në të gjitha aktivitetet e Selisë së Shënjtë në
raport me Skënderbeun. Në shënjë mirënjohje dhe vleresimi të punës së Maffei-t
më 21 mars 1468 papa Paolo II emërton scriptor apostolicus të birin e tij Raffaele Maffei Volteranon(1451-1522) , pra gati 2 muaj pasi kishte vdekur
Skënderbeu, duke zënë kështu vëndin e të
jatit të tij Gherardo
Lidhjen e kodit tonë me familjen Maffei e ka bërë Stan
Knight i cili ka venë re se kodi ynë ishte pjesë e kodit Saturnalia
në ballinë të së cilës gjendet
stema familjare e Maffei-ve. Kështu
meqënëse të dyja kodet janë identikë e të shkrojtur nga i njëjti shkrues
e në të njëjtin vit lindi ideja se edhe kodi ynë që është datuar më 1465
duhet t'i jetë dedikuar të jatit të Volterano-s. Duke u nisur nga këto premisa në
minjaturën e f. 1r të kodit Saturnalia ne duhet të shikojmë Gherado Maffei të cilit i dhurohet kodi
dorëshkrim nga një murg i Urdhërit Domenikan i njohur ndryshe edhe si Urdhëri i
Murgjërve (ose Vëllezërve) Predikatorë (Ordo praedicatorum) pikërisht ajo kategori murgjish që u impenjuan më shumë në nxitjen e
kryqëzatës.
Gerardo Maffei mer kodin nga një murg domenikan
Nga faktet e mësipërme del qartë se kemi të bëjmë me një familje të angazhuar në postet kyçe në kurien Romane e cila
ishte gati vazhdimisht e informuar për atë që ndodhte në Ballkan e në
Shqipëri. Është pikërisht Raffaele
Maffei ai që na komunikon në veprën e
vet Commentarii (Komentarët-1506) se
Skënderbeu pasi u kthye nga Roma...thuhet se vdiq i helmatisiur. Për më
tepër në shkrimet e tij ndjehet atmosfera e një njohje nga afër e familjeve
fisnike shqiptare të dëbura nga turqit dhe të vendosura në Romë. Në mënyrë të
veçantë ai përmënd të vëllanë e Donikës, Costandin Arianitin të cilin Maffei e njihte shumë mirë e nuk
kursehet të shprehë konsideratat më të larta për atë.
Në botimet e ribotimet gjermane të Historisë së Skënderbeut si plotësim i historisë të Beçikemit (ndryshe Barletit) shtohej gati
gjithmonë edhe shkrimi i Volteranos për Skënderbeun i cili tregonte gjithashtu një respekt të madh për heroin
tonë kur shkruan se...qe një burrë që pa pikë dyshimi, ishte një pasardhës i
denjë i Pirros dhe mbante me të drejtë emrin Aleksandër.
Duke u kthyer tek hipoteza e një portretizimi të
Skënderbeut gjatë fronëzimit të Papa Nikollës
V duhet të kemi parasysh edhe
mendimin umanist si dhe zhvillimet artistike gjatë qëndrimit të këtij pape në
krye të Selisë së Shënjtë të cilat morën
një hov të ri. Mendimi bazë e më fisnik i tij ishte ta shndronte Vatikanin në
një qëndër të reflektimit kulturor në mbarë botën. Për këtë u vetëshpall si
kryetar i Humanizmit e Rilindjes Evropiane. Kërkoi që të favorizoheshin
studimet dhe artet. I kushtoj një vëmëndje të veçantë restaurimeve të veprave
fetare e profane. Mblodhi rreth vehtes artistët më të zotë të kohës si Leon Batista
Alberti, Viturvio fiorentinin, piktorin Frate Anxheliko, Piero della Françeska,
Benedeto Buonfiglio, Andrea del Castagno etj. Pasioni më i madh i tij ishte
mbledhja e kodeve më të vjetër e kur nuk kishte mundësi t’i blente, për të
cilat nuk kurrsente kurrë të hollat, një grup shkruesish, intelektualë të
shquar të kohës të qojtur ndryshe librarii , ishin gjithmonë gati t’i
kopjonin ato për papën. Për gjetjen e këtyre kodeve papa Nikolla V dërgonte
emisarë nga të katër anët e botës por më shumë në viset e Greqisë e nuk është
për të përjashtuar mundësia e kalimit të tyre edhe në trojet shqiptare,
maqedone e epirote si qëndra me një kulturë të lashtë kishtare. Në bazë të
mbledhjes të këtyre kodeve e me pasionin e tij të zjartë për dijet umane ai
hodhi themelet e bibliotekës Vatikane e cila sipas koncepteve të tij duhej të
ishte e hapur për të gjithë. Thuhet se ariti të mbledhë të paktën deri në 5000
kode me një shpenzim total prej 40.000 skudesh floriri. Papa Nikollës V i
atribuohen gjithashtu meritat e lulëzimit të arteve të reja të dekoracionit e
të arteve të vogla siç ishin ajo e tapesterisë dhe e zbukurimit të paisjeve
kishtare të shënjta. Gjithçka që duhej t’i shërbente kultit duhej të ishte e
bukur, e çmuar dhe e denjë me të vërtetë për të qënë Hyjnore. Kështu
portretizimin e Skënderbeut brenda këtij ambjenti kultural e artistik mund ta quajmè një realitet gati-gati të pa mohueshëm.
Aty nga mezi i muajit mars të vitit 1455 vdes papa
Nikolla i V dhe vëndin e tij e zë kardinali spanjoll Alfonso Borxhia i
prezantuar me emrin Papa Kalisto III (1455-1458). Nga ky papë me gjithë moshën
e kaluar, afër të 80-ve, është i mirënjohur zelli i tij i jashtëzakonshëm me të
cilën ju përvesh dhe u betua për realizimin e Kryqëzatës kundra ekspasionit
turk. Qysh në momentet e para, më shumë se parardhësit e tjerë, ai pati
vlerësimet më të shquara për Skëndërbenë si një luftëtar i paepur në mbrojtje
të krishtërimit si: vero athleta et propugnator nominis christiani apo fortissimo Christi athletae.
Papa Kalisto
III
Ndër letrat që papa Calisti III i dëgonte Skënderbeut
mund të lexohet :
Ne, o bir i dashur gjthmonë kemi pasur një opinjon
shumë të mirët për fisnikërinë tënde dhe e dimë se me çfarë
ngulmim dhe se sa timirëshit në ato anë pothuajse i vetëm ti i je kundervenë
Turqve shumë mizorë që përpiqen nëpërmjet
shtigjeve të vendeve të tua të depertojnë për të dëmtuar dhe shtypur
besimtarët e Krishtit; nuk është
aspak e vogël lavdija jote mes
katolikëve, që është bëre e
shkëlqyer nga gjithë ato beteja të
mëdha nga të cilat vazhdon të dalësh
fitimtar. Për këtë të nxitim jo vetëm që të vazhdosh të
ruash gjithmonë kurajon tënde
antike në mbrojtjen e fese së vërtetë por edhe ta shumëfishosh atë në mënyrën
më të kulluar...Në fakt për trimërinë tënde të shquar dhe për veprat tënde të
paharueshme , gjithmonë të konsiderojmë në shkallën më të lartë si më i flakti i besimit dhe i fesë së krishterë, mbi të
gjithë princat katolikë...Ti
ndërkohë vazhdo me shpirt
të lartë e të qëndrueshëm e kujtoju mbi fitoret tënde të shkëlqyera
dhe për lavdërimet, të cilat me lavdi të plotë e të përsosur kudo që janë katolikët janë festuar me lavdërime të mëdhaja, por ato
do të arrijnë shkallën më të lartë ne se Fisnikërija Jote nuk
thyhet nga gjithë ai tërbim e sulm i armiqve të egër, por ke
rrojtur vlerat dhe kurajon tënde pa e humbur
besimin. Askush në fakt nuk ka mbetur aq i paditur sa mos të
ngrere deri në qiell me lëvdata
të mëdha dhe të mos flasë për Fisnikërinë Tënde si një atlet i vertetë dhe
mbrojtës i emrit kristian...Kemi vendosur të mos flasim shumë këtu për
dashurinë tonë drejt teje, në fakt sa do
e madhe qoftë ajo, dëshërojmë të ta tregojmë me fakte...(vazhdon
të flasë për ndihmat) ..Mbetet fakt që përkushtimi Juaj, me të njëjtin qëndrueshmëri e trimëri, si një
kalorës i pamposhtur dhe atlet i Krishtit,
në mënyrën më burrërore përballon sulmet…
Ndërsa duke i
shkrojtur Mbretit Alfonso të
Aragonës do t’i thotë : E kemi
kuptuar se me sa dashuri na rekomandon birin e dashur Fisnikun
Skënderbe Zotin e Shqipërisë, i cili nga ana jonë ëshë jashtë mase i pëlqyer, megjithëse për vullnetin tonë, për virtytet
e veprat e tij të shquara, për të cilat
vleresohet në shkallën më të lartë jo vetëm përpara nesh, por
edhe përpara gjithë krishtërimit,
jemi bashkuar me atë në një lidhje
dashurie që më shume se kaq nuk mund të bëhet. Shikojmë në fakt që ai pothuajse i vetëm i kundërvihet me
furi turqve shumë të eger si një mur
shumë i fortë që ju mbyll atyre hyrjet që të mos vërshojnë kundra krishtërimit, as i injorojmë se sa
shkatërime ka pësuar ai dhe nënshtetasit
e tij...
Të tilla vleresime
papa Callisto nuk i kishte shprehur
për asnjë nga princat evropianë.
Në këtë periudhë, një fakt anësor në lidhje me artin,
shënohet interesimi i papa Kalisto III për restaurimin e katedrales të Shën
Nikollës në Lezhë por edhe lëshimin e indulgjencave (çfajësimeve) nga gjynahet
për të gjithë ata që do ta vizitonin. Rasti duket mjaft interesant mbasi thuhet se restaurimi i saj u
bë me dëshirën e Skënderbeut. Nuk gjetëm gjithë materialet për të kuptuar se
kush e bëri dhe në se restaurimi pati karakter thjesht arqitektonik apo edhe
ikonografik. Sido që të jetë njërëz të artit duhen të jenë afruar me këtë rast
në Lezhë por besoj edhe në Krujë. Këto vite përkojnë edhe me periudhën kur
Skëndërbeut i lindi i biri, trashëgimtari i tij i ligjshëm, e ceremoni pagëzimi
e festime të vogla apo të mëdha nuk ka si të mos jenë bërë.
Thirjet e zjarrta të Papa Kalistos III për një kryqëzatë
kundra përparimeve të ushtërive otomane patën pak jehonë në oborret princore të
Evropës të cilët ishin në luftra e konflikte të vazhdueshme midis tyre.
Përpjekja e fundit e tij për një kongres në Romë mes fuqive evropiane ndërsa
turqit po shtinin në dorë gjithë Morenë e Afrikën nuk pati asnjë rezultat. Më 6
gusht 1458 ai vdes dhe u varos në katedralen e Shën Pjetërit.
Vdekja e këtij pape nuk shojti mentalitetin brenda Selisë
së Shënjtë për një luftë të përgjithëshme të kristianizmit kundra zgjerimit
islamist otoman. Pasardhësi i tij Enea Silvio Picolmini i zgjedhur papë me
emrin Pio II (3 shtator 1458 - 14 gusht 1464) me të njëjtin intensitet e pasion
të Kalistos të III ju përvesh punës për realizimin praktik të kësaj ideje. Mes
delegazioneve që shkuan ta uronin Papa Pio II për zgjedhjen e tij në krye të
kishës katolike shënohen edhe Dukagjinasit të cilët në një formë të veçantë u
mbajtën në bashkëbisedime me kardinal Besarion(1395 - 1472). Për stabilizimin e
gjëndjes së rëndë politike në Shqipëri në këtë periudhë ndërhyrja e Papës për
pajtimin e Dukagjinasve me Skënderbeun ishte vendimtare. Nga ky moment edhe
lidhjet e Skënderbeut me Papa Pio II nuk u shkëputën për asnjë çast dhe Papa
ishte gjithmonë i mirëinformuar për gjithçka që ndodhte në oborrin princor të
Skëndërbeut duke u përpjekur gjithmonë të influenconte në dobi të tij e të
luftës së madhe që ai bënte.
Papa Piu II
E kësaj periudhe është paqja e Skënderbeut me Turqit të
cilën Papa nuk e priti aq mirë. Dalja e Skëndërbeut në Itali në mbrojtje të
Ferantes I për trashëgiminë e fronit mbretëror të Napolit, vizita e mëparshme
në Raguza, e lufta në Itali, kthimi në Shqipëri e paqja me Venecianët (20 gusht
1463), angazhimet e Skënderbeut për
Kryqëzatën e ethëshme që po pregatiste vetë Papa dhe një vizitë e dytë më 1464
në Napoli e bënë atë akoma më të famshëm
në Itali dhe në Evropë.
Duke shmangur trajtesën historiografike e të gjitha
ngjarjeve të kësaj periudhë, të cilat ku më shumë e ku më pak gjejnë vënd në
literaturën kastriotiane, në një linjë anësore në disa momente kyçe munt të
gjurmojmë (e të supozojmë) kontaktet e mundëshme e manifestimet e Skëndërbeut
me botën e artit rilindas. Në pranverë të vitit 1460 në oborrin e Skënderbeut
vijnë delegatët e mbretit Ferante të
Napolit, që t’i luten për ndihmë e për t’i treguar mbi situatën tepër të vështirë
në të cilën gjendej mbreti i tyre. Kërkesa për këtë ndihmë i vijnë Skënderbeut
edhe nga të dërguarit e papës. Kështu për një obligim të karakterit moral Skënderbeu filloj të bëjë hapat e para në
këtë drejtim me qënë se situata e Shqipërisë nuk i lejonte një pjesmarje të
menjëhershme. Tratativat për paqen me Turqinë shkonin përpara shumë
ngadalë. Në shtator të vitit 1460
dërgohet një kontigjent i parë i një trupe shqiptarësh në Itali dhe në gusht të
vitit 1461 mbasi kishte sistemuar në një farë mënyre situatën e brëndëshme edhe
Skënderbeu niset për në Itali. Etapa e parë është një vizitë e shkurtër në
republikën e Raguza (gusht 1461) ku, për shkak edhe të ndërhyrjes të Pio II, ju
bë një pritje madhështore, u firmosën akorde të bashkëpunimit me të cilat veç
Venedikut edhe Raguza angazhohej të vigjilonte mbi Shqipërinë gjatë mungesës së
tij. Më 25 gusht zbarkon në Itali e mer pjesë në mënyrë të rrufeshme ndër
luftimet të cilat siç dihet sollën përmbysjen e situatës në favor të Mbretit
Ferante. E kësaj periudhë është letra që ai shkëmben me princin e Tarantos ku manifestohen pikpamjet e ndjenjat
rilindase të Skëndërbeut.
Jo më pak të rëndësishme janë vizitat e ceremonitë ne
Raguza që u shoqërua edhe nga një tjetër gjatë rrugës të kthimit (shkurt 1462).
Akoma më e rëndësishme nga pikpamja ceremoniale duhet të ketë qënë vizita e
Skënderbeut në mars-prill 1464 në Itali. Në Napoli, ai merr në dorëzim si
dhuratë nga mbreti dy feude Monte Sant-Angelo e San Giovanni Rotondo në Pulie
si dhe angazhimin për tributin vjetor prej 1200 dukatësh të akorduara nga
mbreti. Më 14 prill 1464 i paraqet nderimet e obligimet feudale mbretit Ferante
I. Shënimi i mbretit në lidhje me 'shpenzimet e Skëndërbeut' që folëm më lart
jep pak informacion se përse munt të jenë përdorur këto të holla. Pavarsisht
nga ky fakt, kjo vizitë në Itali ne krahasim me atë të mëparshmet më 1453 e më
1461 paraqitej më pak e tensionuar për Skëndërbeun dhe më ceremoniale. Ato në
oborrin e Ferantes në Napoli nuk munt të jenë zhvilluar pa solemnitetin që
impnonte koha e rregullat e oborrit por edhe momenti historik i betimit për
besnikëri feudale. Zgjedhja e veshjeve, mënyra e paraqitjes, shkëmbimi i
dhuratave, nderimet reciproke e gjithë proçedura ceremoniale mbartnin secila në
vet vete simbolikën e artit rilindas. Për rëndësinë historike të ngjarjes ky
moment munt të kishte qënë edhe një tjetër rast ideal kur munt të jetë bërë një
portret mbi Skënderbeun. Portretizimi i Alfonsit V më pas Ferantes I e
pasqyrimi i ngjarjeve që lidheshin me mbretërimin e tyre ishin detyra të
përditëshme të piktorve, sklutorve e arqitektëve të pallatit. Skënderbeu ishte
një pjesë e historisë së tyre e vështirë të mendohet se rasti u injorua.
Në këtë periudhë është sugjeruar edhe një vizitë në Romë
“ad conspectum Pontificis” (në prezencë të Papës) Në këtë vizitë ai ishte i
shoqëruar nga kryepeshkopi Pal Engjëlli por para tij dy delegacione të tjera të
dërguar po nga Skëndërbeu kishin kapërxyer pragun e Shën Pjetrit pët t’u takuar
me Papën Pio II. Ngjarjet e mëtejshme karakterizohen nga dy fitore të tjera të
shkëlqyera të Skënderbeut në Shqipëri (gusht 1464) dhe pritjet e ethëshme e
shpresëmëdhaja të fillimit të kryqëzatës të cilat në verën e këtij viti dukej
se ishin vënë të gjitha në vijë që të mernin rrugën e Ballkanit e të
Shqipërisë. Në konçistorin e 23 shtatorit 1463 Pio II deklaronte:
“Nuk na pëlqen të dëgjohet e thëna:
Nisuni! Ndoshta tingëllom më bukur thirja: Ajdeni! Prandaj vendosëm të zbresim
në fushë të luftës kundra Turqve e t’i ftojmë me shëmbullin dhe fjalën tonë
princat e krishterë që të na ndjekin. Ndoshta, duke parë Atin e mësuesin e
tyre, papën roman, zëvëndësin e Krishtit, plak dhe të sëmurë, të niset për në
luftë, do të turpërohen të qëndrojnë në shtëpitë...E dimë që ndërmarja është
shumë e rëndë për moshën tonë dhe ballafaqohemi me vdekjen pothuajse të
sigurtë, por as e refuzojmë. Lemë gjithçka në dorë të Zotit! U bëftë vullneti i
Tij! Një herë kemi për të vdekur nuk ka rëndësi se ku munt të ngjasë kjo, mjaft
që të vdesim mirë”.
Skënderbeut në gjithë këto përgatitje mbarë
evropiane në planet e zhvillimit të
luftimeve i ishte rezervuar një pozitë e rangut të parë. Sipas humanistit tonë
Marin Beçikemi (alias Barleti), familja e të cilit ishte e lidhur me atë të
Skënderbeut, pritej gjithashtu që do të shpallej edhe mbret i gjithë Shqipërisë
ndërsa Pal Engjëlli kardinal. Jo të gjithë studiuesit janë dakord me këto
zhvillime të prespekektivës për shkak të mungesës të dokumentave e pronuncimeve
zyrtare mirëpo në këtë rast fjala e
humanistit tonë nuk ka qënë një legjende qytetare .
Më 18 maj 1464 papa Pio II, i dërmuar nga sëmundja, largohet nga Roma, për të mos u
kthyer më aty, e merr rrugën për Ankona ku do të priteshe bashkimi i
ushtërive, princave evropianë dhe flota
venedikase për tu nisur për në Raguza e
Durrës që ishin projektuar si dy pikat e
para të zbarkimit. Mbas një pritje agonizante më 12 gusht në portin e Ankonës
aritën dymbëdhjetë anije treremëshe të Venetikut për t’u bashkuar me pjesën
tjetër të flotës. Pothuajse gjithçka që munt të bëhej ishte bërë. Kuptohet jo
aq sa mendonte e dëshëronte Papa Pio II dhe sa ishte e domozdoshme për një
ndërmarje të tillë. Por në këto momente Papa jetonte orët e fundit të jetës së
tij. Kur anijet u dukën të hyjnë në portin e Ankonës, të pritura me aq padurim,
me pikëllimin më të madh ai tha: “Deri tani më mungonte flota për t’u nisur,
e tani jam unë që mungoj në flota”.
Tablloja e Pinturichios
mbi momentet e fundit të Papa Piu
II (1505 -1507)
Natën e 14 gushtit
1464 duke u gdhirë 15 gushti ai vdes e bashkë
me atë si vesa e mëngjezit shpërbëhet edhe gjithë makina luftarake e Evropës e
ngritur më këmbë me një punë titanike prej tij. Humbja e papës ishte një humbje
e shgënjim i madh edhe për shqiptarët të cilët në zhvillimet e prespektivat e
kryqëzatës kishin ushqyer shpresa të mëdha. Ata mbasi kishin thyer kushtet e
paqes të stabilizuara më parë me sulltan Mehmetin II mbeteshin pothuajse të
vetmuar në linjën e parë të luftës kundër sulmeve otomane.
Ngjarjet aq të
trazuara të Pio II e impenjimet e tij për kryqëzatën gjetën shprehjen më të
lartë artistike në tabllotë e Pinturichios.
Këto tabllo në vaj gjenden akoma sot në ish-Bibliotekën e papës bashkangjitur me katedralen e Sienës. Gjatë papatit të Pio II zhvillimi i arteteve
e kulturës umaniste pati në mbarë Evropën një shtytje të re që reflektovi mjaft
edhe mbas vdekjes së tij. Këto zhvillime të reja të kulturës evropiane të
lidhura me emrin e Enea Silvio Pikolmint kanë qënë gjithmonë bile edhe së fundi
objekt studimesh në nivel akademik në qytete të rëndësishme të Italisë. Ka mendime mes studiuesve se Perikopea e
Ungjillit sipas Matheut e përkthyer nga greqishtje në shqip t’i takojë shek XV.
Në këtë rast rilindja shqiptare e periudhës kastriotiane ka një argument më
shumë pra një tentativë edhe në zonat e ritit orthodhoks për gjuhën amtare.
Përsa i përket ‘Formulës të pagëzimit”
me pretendimet se ajo i përket vitit (1462) e shkrojtur sipas ngjasave nga
kryepeshkopi i Durrësit Pal Engjëlli (1427-1469) duhet të shikohet si një
krijim artificial që i përket mezit të shek. XVI më shumë si një kundervënje të
vepres së Buzukut se sa një deshmi e shkrimit të shqipes në kohën e Skënderbut.
Zgjedhja e papës të ri Pietro Barbaro me origjinë nga
Venetiku u bë më 30 gusht të vitit 1464 duke u prezantuar me emrin Papa Paolo
II (1464-1471). Akoma pa marrë drejtimin e kishës papa i ri, kryqëtarët siç
thamë më lart pothuajse ishin shpërndarë e reziku që kërcënonte Evropën jo
vetëm që mbetej por bëhej edhe më i madh për derisa këta kundështarë ishin kaq
të pavendosur e të përçarë. Ideja e kryqëzatës me një ton më të ulët kaloi edhe
tek papa Paolo II por realizimi i saj si gjithmonë ndeshte në indeferentizmin,
kontradiktat e rivalitetet mes oborreve princore italiane dhe atyre evropiane.
10- Papa Paolo II
Për Shqipërinë e shqiptarët periudha 1464-1468 e më tej
shënon momentin kulmor të një ndeshje goliardike ku drejt saj tani fillon të
lëvizë gjithë perandoria turke me gjithë
potencialin e saj njerzor e militar. Në rrethimet e Krujës mer pjesë vetë
sulltani. Reziku që paraqiste një strateg i tipit të Skëndërbeut në një
koalicion të ri evropian për ekzistencën e Perandorisë Otomane ishte konkret e
nuk kishte si të mos perceptohej kjo e keqe nga Mehmeti i II. Pra lufta e
sulltanit në këtë periudhë për shuarjen e qendresës shqiptare mbarte brenda saj
edhe këtë element të ri.
“Pak më shumë se 14 mijë burra- shkruan e arsyeton
Cutolo- ishin vënë nën armë për të përballuar goditjen e një prej ushtërive më
të fuqishme të kohës që kishte shkelur ndonjëherë ato toka dhe Evropa nuk
arrinte të kuptonte që ai garnizon mbronte mbarë Krishtërimin kundra
Islamizmit.”
Papa Paolo II që kuptonte vështirësinë e situatës u
përpoq të influenconte në favor të
Skënderbeut. Në Romë e në Itali arinin lajme alarmante mbi situatën ballkanike
e shpesh edhe të rema të cilat rritnin ankthin ndër popullsitë e
gadishullit. Mbritja e dytë e
Skënderbeut në Romë më 12 dhjetor 1466
ishte një moment solemn dhe në këtë vizitë
ju bë në Romë portretizimi i fundit
i cili në shënjë nderimi të perjetshm u vendos në pallati ku ai bujti në
dhjetor 1467 -janar 1468. Krahas
mikpritjes Skënderbeu hasi kësaj
rradhe edhe kundërshtimet e intrigat që
iu bënë pikërisht nga venedikasit e në mënyrë të veçantë, nga Paolo Contarini,
përfaqësuesi i tyre pranë papës. Sipas relacioneve të diplomatëve milanezë mësojmë se"..venedikasit
flasin vetëm keq për Skënderbeun, thonë se është më turk se turqit. Disa nga
këta venedikas në këtë oborr pëshpëritnin se ka ardhur edhe si informator dhe
spiun i turqve.." Kthimi i
Skënderbeut në Shqipëri për shkak të këtyre intrigave nuk ishte aspak entusiast
edhe pse më pas papa Paolo II nuk mungoj t`i dërgonte ndihma.
Duke mbyllur këtë argument mund të themi se kontaktet e
Skëndërbeut me Selinë e Shënjtë u zhvilluan në një moment kur artet, kultura e
mentalitetet e reja humaniste kishin hyrë në një fazë të plotë lulëzimi.
Skëndërbeu e pasuesit e tij i përjetuan aktivisht këto zhvillime të urtësisë
njerzore por reflektimi i tyre në truallin shqiptar, për shkaqe që dihen, mbeti
më shumë një dëshirë se sa realitet.
Romanshorn (Svizzera )
9.VII.2021
Papa Paolo II