Kulturë
Baki Ymeri: Thomaidha dhe drita e dashurisë
E premte, 18.06.2021, 07:00 PM
THOMAIDHA DHE DRITA E DASHURISË
NGA
BAKI YMERI, BUKURESHT
Duke
e lexuar me kënaqësi të veçantë poezitë e Thomaidha Tanuçit, konstatova se
poezia është dëshmi e dashurisë. Poetika e saj përfaqëson një festë të shpirtit
për lexuesit. Vargjet e Thomaidhës përbëjnë një përjetim të thellë estetik që
manifeston sentimentin e lindur në mënyrë të natyrshme, një ndjenjë e bekuar që
bashkon trokitjet e dy zemrave të gërshetuara me fërgëllimën e zjarrit
romantik, poeteshës dhe lexuesit, duke realizuar një binom brilliant për të
receptuarintensitetin e ndjenjave, thellësinë e përjetimeve, kuptimin e temave
dhe sfondin ideatik që fshihen në zemrën e çdo poezie. Vargjet e autores kanë
lindur nga një impuls fisnik, duke u shndërruar në një befasi të re letrare dhe
sentimentale. Poezia është testament i jetës dhe drita e së vërtetës, ndërsa
poezia e saj pasuron botën tonë letrare dhe e fisnikëron qytetërimin e një
kombi. Poezitë e Thomaidhës janë realizime të bukura etike, sinteza të një
koncepti për jetën, dëshmi të mendimit dhe ndjeshmërisë.
ThomaidhaTanuçi
është një poete e lindur që krijon një botë të re me ligjet e reja të
ndjeshmërisë dhe harmonisë. Krijimi është një magji që të shpie në tryezën e
shkrimit, që të nxit t’i ripërjetosh ngjarjet me një intenzitet të ri
subjektiv, të cilat të duken më reale se sa vetë realiteti objektiv. Vepra e
Thomaidhës që vjen nga Përmeti i Vjosës dhe NaimFrashërit e jeton në Tiranë,
përbën realitetin e një jete personale, me vargjet e një misterioziteti që
gërshetohet me magjinë e bekuar të dashurisë. (BakiYmeri) NJË DEHJE Si pellgje
shiu këta sy sot, padukshëm nëpër mall këndellen në një gotë vere, e pambrojtur
nga dehja si liria tretem në këtë lëng dhe të pushtoj; të pushtoj... si më ka
pushtuar kjo dehje. Ngatërrohet vetja nëpër ty dhe... heshtje! Heshtje! Oh, kjo
jetë me lëngje sysh, si pasqyrë shihet në lëng të kuq. Shiko, shiko si jam
lidhur pas teje. Ti nuk më flet. Unë gjej fjalët, flas për mua dhe ty; normalët
hyjnë në monolog, të marrët flasin me zë të lartë për të dy. Duhet të fle; por
në gojë më fle nata.
Dita
zgjohet e rrënohet mbi dritë e unë jam e fortë vetëm kur eci me ty; zbathur,
nëpër lëndinat e dashurisë. Më shijon ky lëng, ndiej gjuhën e athët dhe të
mpirë; nuk dua të zgjohem, nuk dua të zgjohem nga kjo humbësi! * SONATA E SHIUT
Sapo nisi një shi i butë, shi i shtruar, shuar mbi pika etja ime dhe ka në duar
qiellza të lëngëta. A e ke ndier aromën e tokës? Si fërshëllen dheu posht'
hapave; a e ke ndier? A je futur nën ndonjë lofatë të lagësht? Tani filloi me
rrëmbim, i ngjan revoltës sate furtunë; por unë e pres, e pres si dashurinë.
Bie shi në Tiranë dhe unë nuk jam as Anë, as Adrianë, por bija e shiut, që fle
në jastëkë të lagur dhe zgjohet mëngjeseve me vesën mbi lëkurë. Bie shi në
Tiranë, të panjohurit i fshehin dëshirat nën shikime e unë jam e padukura; e
humbuna e kohës, e gjetura e ëndrrës. Ti, nuk guxon të endësh kërcime
ëndërrimtare rreth trupit as fjalë të bukura rreth buzëve e ndosha brenda
vetes, do ta këndoja një këngë të pakënduar, që do të shoqërojë ëndrrën time.
Bie shi në Tiranë dhe unë nuk jam as Anë, as Adrianë; ndoshta një krejt e
panjohur duke pritur në shi...
THOMAIDHA
TANUÇI
ËNDËRRMAKTH
Ti
që je
si
një vegim,
ti
ëndërrmakth
a
si “mallkim”
një
herë real,
pastaj
ënd’rrim,
si
ditënektar
a
si harrim;
si
dashuri,
si
përqafim;
si
zhveshjedashje
me
dëshirë,
si
dhënie vete
pa
ngurrim;
oh,
ç’po këlthet
ky
shpirti im,
ti
ëndërrmakth
e
ti “mallkim”
që
po më tret,
e
prapë më ngjall,
ti
që largohesh
kaq
ngadalë,
dhe
një vështrim
e
hedh mbi valë,
mbi
një direk
a
një palë sy,
a
një palë flokë,
kur
s’jam aty.
Eci
në rrugë,
notoj
në det,
s’kërkoj
askënd
që
ngjan me ty;
sepse
të kam
në
trupin tim,
të
kam në lot
si
një trishtim,
të
kam me dashje
një
largim,
që
ta qetësoj pak
shpirtin
tim.
Dhe
kur të nisim
udhën
prapë,
të
jesh ti pritja
më
e gjatë.