Mendime
Nikoleta Kovaçi: Lirimi i kasapit te Palermos dhe na...
E premte, 04.06.2021, 08:59 PM
Lirimi i kasapit te Palermos dhe na...
Nga
Nikoleta Kovaçi
Sot,
tane diten m’ka mbet mendja te lirimi i Giovanni Brusces, per ju qe ae dini,
asht personi qe aktivizoi sulmin baebar ndaj Giovanni Falcones, atij te
vertetit, e jo ktyne sheikeve tone qe ambasadoret i quajne me emnin e tij! Ka
vrare me dhjetera e ka plagos me qindra! Mbi te gjitha krimet mizore qe ka krye
jane dy vrasje ne Palermo; te nje vajze shtatzane dhe te nje djali 13 vjeç!
Per
djalin, nje femije me te cilin kishte lujt kur ishte ma i vogel, i cili e
kishte te atin ne burg, ai deshmoi se ishte nje monster e pabese, nje killer qe
spyeste tej ineteresave te tij e te Cosa Nostres teksa e mbajti dy vjet peng
dhe masanej e dogji me acid, pse i ati bashkepunoi me drejtesine! Brusca e dogj
te birin 13 vjeç! Ndersa per vajzen e masakrueme me femije ne bark askush nuk gjeti arsye se pse
e bani!
Brucsa
masi u arrestue, vendosi me bashkepunu me drejtesine! Drejtesia pranoi deshmine
e nje monstre, nje perbindeshi famekeq dhe nje killeri gjakftohte; ne kembim
sigurisht qe do te ishte liria e tij! Ia arriti! Italia u trondit prape! U
levizen eshtrat e dhjetera te pafajshmeve te vrame nga dora e tij! Shteti
italian u turpnue perballe ligjit te vet qe shkon ne favor te monstrave!
E
ndersa shkruaja per të, mendja me rrinte tek monstrat tona qe vrasin pa iu
dridh qerpiku, qe denohen per mbajtje pa leje armesh, qe largohen pasi te kene
krye masakra e i mban Perendimi ne shplake te dores me bekimin e shtetit shqiptar!
Masanej rrija e mendoja mbi reagimin tone, kir na lirohen ky lloji, qe
pasurojne gjyqtarë e prokurorë, i bajne topmodele e miliardere, ndersa gjaku i
radhes shihet si aset i garantuem per ta!
Shqipnia
ka kohe qe s’reagon; as kur nje femije i masakrohet ne grumbullin e plehnave,
as kur nje femije merret zvarre ne rruge nga ambulanca e mafies se
shendetesise, as kur nje femije i bie mbi fytyre suvaja e dhomes se spitalit!
Shqipnia nuk mund te reagoje kur lirohet nje perbindesh, sepse ate e puneson shteti,
partia, bashkia! Sepse ai asht miku i pasanikeve te vendit, i atyne qe harrojne
e miratojne ligje, i analfabeteve qe nuk dine me i lexu as titujt e diplomave
te tyre, as te doktoraturave; ata madje edhe firmen e hedhin me gisht, fiks si
ata per te cilet hartohen kto ligje!
Shqipnia
hesht kur lirohet nje killer, sepse ai asht i famshem! Ka dale ne TV e gazeta
dhe ia njohin te tana bamat prej te forti e parelliu! Ai neser munder me kane
deputet e minister, kryeminister e diplomat! Shqipnia hesht sepse nje vrases
vret prape, po vec lutet qe mos e sjellte Zoti nga shpia jeme!
Ndersa
Italia reagoi nga te kater anet; kunder shtetit, ligjit, mafies, kodit dhe
jetes! Shqipnia ka kohe qe s’leviz kur shtypet nga shteti, ligji, mafia dhe
kodet! Me jeten ka kohe qe s’ka ma lidhje! I duket e larget dhe e tepert!
Na
kena brusca-t tanë me shumicë, qe vrasin diten per diell, qe s’pyesin per
shtet, ligj, kod as jete, sepse ata jane shteti, ligji, kodet dhe fuqia! Mafia
ketu asht si ajo e Palermos; e pameshire dhe e pakode! E na s’jena italianë, na
s’dimë se sduam te jena si italianët qofte edhe vetëm e me veten!