E premte, 26.04.2024, 05:38 PM (GMT+1)

Mendime

Kolec Traboini: Shantazhe te pakuptimta te disa Cameve te Internetit

E shtune, 29.11.2008, 11:34 AM





Gjithesekush ne kete bote shfaq njeriun, disa po duan me shfaq hijen...


Moderatoreve te Listes Cameria, 
atyre qe shajne se nuk dine cfare tjeter te bejne
- per dijeni edhe opinionit publik internetik.

Nje stuhi sulmesh te paprincipta dhe fort te ndyra ka plasur ne njeren prej dy listave te internetit te cilen e drejton Olsi Jazexhiu dhe Abedin Rakipi. I ndodhur ne Shqiperi prej dy muajsh nuk arrita te marr vesh kurrgje se si po luhet me emrin e dinjitetin tim prej disa cameve te internetit, te cilin luften kunder shovenisteve fqinj te jugut qe u kane zaptuar tokat e kane kthyer ne lufte te paprincipte ne mes shqiptaresh. Ata nuk kane kursyer, vec meje, edhe te ndjerin deshmor te ceshtjes se arvanitasve te Greqise, Aristidh Kolia. I ndodhur ne kete qerthull te disa shqipfolesve qe nuk kane asnje princip, detyrohem te njoftoj publikisht se nuk kam te bej fare me asnje e-mail adrese tjeter vec atyre qe mbajne emrin tim te deklaruar. Cdo lloj aludimi sikur une perdor e-mail adresa te tjera eshte thjeshte nje mashtrim. Po e vertetoj kete edhe me faktin se gjate dy muajve te fundit kur kane ndodhur gjithe keto sulme te ndersjellta, ne mes anonimesh qe spekulojne me emrin tim, tek lista Cameria, kam qene ne Shqiperi dhe nuk kam patur lidhje interneti, vec ne raste te rralla ne ndonje internet kafe te kryeqytetit. Desheroj qe te marre fund kjo maskarade me emrin tim, sakohe qe nuk i kam rene ne qafe kurrkujt ne kete liste Cameria. Po ju kujtoj se nuk perdor ne asnje rast email adresa te tjera vec atyre te deklaruara publikisht. Persa shkruani me ofendime,duke pergojuar dhe familjen, ju kujtoj se eshte vertete turp, e pertej saj edhe krim. Une mund tu drejtohem pronareve te Yahoos dhe te bllokoj kete liste sepse jetoj ne Amerike ku e ka dhe qendren kjo kompani serveri elektronik, sepse po sulmohem personalisht me cpifje dhe shantazhe te pamoralshme, por nuk dua ta bej kete, prandaj ju lutem mos e perdorni emrin tim vend e pavend. 
Ceshtjet ne mes jush, cameve, i zgjidhni vete. Une nuk nderhyj ne punet e problemet e shoqatave came, vetem thjeshte jam dashamires i Cameve dhe Camerise ashtu si cdo shqiptar atdhetar duhet te jete. Po ju kujtoj se edhe pse kemi patur debate me zotin Abdi Baleta ne vite te shkuara, gjate diteve te Panairit te Librit mora nisiativen dhe e takova duke i folur miqesisht, madje kemi shkembyer libra me autografe ne mes nesh dhe kemi dale ne fotografi.Kjo ndodh sepse debatet jane shkembime mendimesh e idesh ne menyre te qytetruar dhe nuk duhet t'ia zbehin fisnikerine njeriut, fundja jemi shqiptare e jemi vellezer, nuk kemi si ti ikim njeri tjetrit. Njerezit e kulturuar jane tolerante dhe dine te ndajne luften e ideve prej shantazheve dhe perdorimit te dhunes verbale. Prandaj per here te pare e te fundit ju lutem miqesisht qe ti hiqni te gjithe keta mesazhe ku padrejtesisht permendet emri im me historira te felliqura qe vec nje mendje mizore e perverse mund ti sajoje. 
Nuk ju vjen prej meje asnje e keqe, prandaj as te mos e mendoni se une perdor anonimitet per te sulmuar ndonje njeri. Anonimiteti eshte jashte principeve te mia sepse kane te bejne me mungesen e guximit qytetar te perballosh opinionin me emrin e mbiemrin tend. Une kete kurre nuk e kam bere e nuk do ta bej. Jam krenar per emrin qe kam e me kete emer do te perballoj gjithcka qofte edhe sulmet me te pamoralshme nga ata qe kane turp te shfaqen. Gjithesekush ne kete bote shfaq njeriun, disa po duan me shfaq hijen. Puna e tyre. Une kam nje tjeter rruge...

Shpresoj ne mirekuptim  
Kolec Traboini  
Boston  

Me Abdi Baleten ne Panairin e Librit Tirane, duke i dhuruar librin "Lufta e maleve"
 

Kthjelltësia është vuajtja që ndodhet më pranë diellit - René Clair  BLOG-PORTA 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora