E hene, 29.04.2024, 08:55 AM (GMT+1)

Mendime

B. Vula: Një propozim i këshilltarit komunal të Gjakovës

E marte, 25.11.2008, 05:05 PM


Një propozim i këshilltarit komunal të Gjakovës

 

Nga B. VULA

 

Meritojnë të shpallen qytetarë nderi të Gjakovës: Dejvid Çeter dhe Del Vekio meritojnë të shpallen qytetarë nderi të Gjakovës. Këtë propozim, këshilltari komunal i Gjakovës dr. Besnik Bardhi e mbështet në kontributin që këta dy persona e kanë dhënë më 13 qershor 1999 për të shpëtuar Gjakovën nga forcat e armatosura serbe, më 28 Tetor, 2008

 

Këto ditë, në adresë të Asamblesë Komunale të Gjakovës dhe të kryetarit të komunës, dr. Pal Lekajt, ka arritur një propozim nga anëtari i kësaj asambleje, dr. Besnik Bardhi. Përmes kësaj shkrese, dr. Bardhi kërkon nga kjo asambleja që gazetari i "Skaj-Njuz" Dejvid Çeter dhe komandanti i parë i KFOR-it italian, gjenerali Del Vekio, të shpallen qytetarë nderi të Gjakovës, për kontributin që e kanë dhënë më 13 qershor të vitit 1999 që Gjakova, e cila gjatë luftës së fundit kishte përjetuar shumë masakra të forcave serbe, t'i shpëtojë një masakre akoma më të madhe, që forcat e armatosura serbe përgatitnin të bënin në tërheqje e sipër nga kjo komunë.

"Ka shumë fakte, bile edhe video-xhirime, të cilat dëshmojnë se gazetari Dejvid Çeter dhe gjenerali Del Vekio kanë dhënë një kontribut shumë të çmuar që Gjakova t'i shmanget edhe një masakre, mbase më të madhes gjatë tërë luftës së kaluar", shpjegon dr.Besnik Bardhi, duke shtuar se, sipas të dhënave që ai ka arritur t'i sigurojë, por edhe si dëshmitar okular, është më se e sigurt se konvoji i forcave të KFOR-it italian, më 13 qershor të vitit 1999, nuk e kishte të planifikuar që fare të ndalet në Gjakovë, por të vazhdojë drejt në Pejë, në ndërkohë që serbët planifikonin një masakër të paparë për mbrëmjen e 13 qershorit të atij viti. "Për fat tonin, aty kah ora 15, në Gjakovë, nga drejtimi i Prizrenit arriti një makinë me mbishkrimin "press" dhe "Skaj-Njuz", nga e cila doli një figurë, që më parë e kishim parë në ekran. Fjala ishte për gazetarin e kësaj shtëpie televizive Dejvid Çeter, i cili na njoftoi se konvoji i KFOR-it nuk do të ndalet në Gjakovë, por do të vazhdojë në Pejë. Ia shpjeguam rrezikun shumë të madh në të cilin do të gjendemi ne nëse ndodh kjo dhe kërkuam nga ai që të na ndihmojë, gjë që ai edhe e bëri", i kujton ato momente dr. Bardhi dhe shpjegon se për t'u marrë vesh me Çeterin u kishte ndihmuar çupa Kaltrina Cana, e cila e njihte shumë mirë gjuhën angleze.

"Dejvid Çeter më propozoi që të futesha në makinën e tyre dhe së bashku të shkojmë deri në një fshat, ku forcat e NATO-s ishin ndalur për të pushuar. Më vonë kam mësuar se ishte fjala për fshatin Rogovë. Nuk u hamenda fare dhe ashtu veprova, duke mos dashur të dija se me këtë veprim timin në çfarë rreziku po e vija veten dhe familjen time, pasi të gjitha veprimet tona me kujdes i përcillnin forcat militare e paramilitare serbe, të cilët silleshin si bisha e plagosur", kujtohet çupa e atëhershme e tash goxha vajzë Kaltrina Cana, për të vazhduar: "Me të mbërritur në Rogovë, i ndihmuar nga një ushtar italian që e dinte anglishten, Çeter iu drejtua komandantit italian (më vonë u mësua se ishte fjala për gjeneralin Del Vekio), duke kërkuar nga ai që të gjendet forma që t'i ndihmohet popullit të Gjakovës, të cilit atë natë i kanosej rrezik i madh nëse forcat e KFOR-it nuk stacionohen në Gjakovë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora