Mendime
Astrit Lulushi: Gjëra sëprapthi
E enjte, 08.04.2021, 08:00 PM
Gjëra sëprapthi
Nga
Astrit Lulushi
Njerëzit
janë njerëz, majmunët janë kafshë. Disa thonë se njerëzit janë majmunë.
Atëherë, majmunët janë njerëz. Kështu, Toka është planet i majmunëve.
Nëse
majmunët janë njerëz, përse mbyllen në kafaze në kopshte zoologjike? A nuk
është ligji njerëzor që thotë që para se një njeri të mbyllet në kafaz ose
burg, duhet të ketë kryer një krim? A nuk është ligj njerëzor që thotë se një
njeri është i pafajshëm derisa të provohet fajësia e tij? A nuk thotë ligji
njerëzor që njerëzit kanë të drejta kushtetuese dhe të drejta civile? Atëherë,
çfarë krimi ka bërë njeriu majmun që të mbyllet në kafaz në kopshte zoologjike,
ose t’i mohohet punësimi për dëfrimin e majmunëve njerëzorë? Cila lloj shoqërie
njerëzore e civilizuar mbyll njerëz në kafaze në kopshte zoologjike, duke
mohuar të gjithë procesin e duhur të ligjit?
Njerëzit
nuk janë majmunë, dhe majmunët nuk janë njerëz. Lironi, pra, njerëzit nga
kopshtet zoologjike dhe nga robëria.
Në
atë mënyrë ata mund të jenë të lirë të drejtojnë makina, të kontrollojnë e të
fluturojnë aeroplanë, të bëhen mjekë, avokatë etj. Pse t'i privojmë nga
dashuria dhe liria e jetës?
Sepse
ndryshe pohohet se njerëzit janë majmunë, dhe majmunët janë njerëz.
Pse
nuk mund të pranohet që kjo është thjesht gënjeshtër? Siç është qendrimi i
Satanit ndaj tregimit të krijimit. Një engjëll u përpoq të bënte kryengritje,
vetëm sepse donte të adhurohej. Kështu, përdori një gjarpër t’i fliste Evës të
bindte Adamin të hanin nga një pemë në Kopshtin e Edenit. Zoti i kishte
paralajmëruar që nëse hanin do të vdisnin. Satanai, ky engjëll i shëmtuar, me
anë të gjarprit i tha Evës: "Ju me siguri nuk do të vdisni." Njeriu
iu bind dhe u bë i vdekshëm.
Fjala
hebraike “Satan” përkthehet “Kundërshtar”. Fjala Djall, është emri i Satanit në
shkrimet e shenjta greke, që do të thotë “Shpifës”. Pra, mos i besoni, mos u
mashtroni. E drejta për të jetuar e punuar në vendin tuaj është e
patjetërsueshme. Përndryshe vendi zhbëhet. Njerëzit janë njerëz, majmunët janë
kafshë.